25/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 mars 1998

Ndre Legisi bën kontrabandë lajmesh

Nuk ka të ndaluar në Krujë për kontrabandë karburantesh NE FAQEN 4

Nga një familje tre të vrarë për pronën

Ngjarje tronditëse në rrethin e Skraparit NE FAQEN 4

“Nano 3” mban larg investimet

BE, përsëri kushte për qeverinë shqiptare NE FAQEN 5

Bomba në kufirin verior

Lufta vetëm pak kilometra larg. Serbët rinisin sulmet me aviacion në vigjilie të mbledhjes së Grupit të Kontaktit

Shehu: Jemi kundër praktikave komuniste

Kasacioni i përgjigjet Dokles: Gjykata dhe policia bashkëpunojnë vetëm në diktaturë “Pushteti gjyqësor në realizimin e funksionit të tij nuk mund të bashkëpunojë me asnjë pushtet tjetër” NE FAQEN 3 Jo kushte për veprim Mbledhja e sotme e grupit të Kontaktit duhet të shkundë nga vetja sin- asnjë përpjekje për dialog dhe nis-mat e konsideruar qesharake dhe nga jetë komuniteti ndërkombëtar. Dërgi-

OSBE: Shkarjet e lokalëve të paligjshme

Zyra Juridike e OSBE-së konstaton dhunimet e qeverisë Nano ndaj të zgjedhurve Në rast se të zgjedhurit nuk kthehen në detyrat e tyre, atëherë mbetet të themi se konstatimet për shkeljet e ligjit vetëm sa i shtojnë dozat e dhunimit të institucioneve dhe parlamenteve lokale të zgjedhura NE FAQEN 2 Opozita kërkon qëndrim të ashpër ndaj regjimit të Beogradit, Rugova: Së Grupi i Kontaktit

Përshëndetet

Bode dhe Vejsiu, takim - konsultë me ish - pronarët e rrethit të Vlorës alternativa e PD për pronën NE FAQEN 2

Rugova: Së shpejti konstituohet parlamenti dhe qeveria

NE FAQEN 3

Grupi i Kontaktit vendos për Millosheviçin

Nano në Bon, opozita skeptike. “Më shumë do prishtë punë se do të ndreqë” Opozita kërkon qëndrim të ashpër ndaj regjimit të Beogradit. NE FAQEN 3-6

Dokle sulmon Ngjelën

Parlamenti paralajmëron ndryshime në komisionin “Makarti” NE FAQEN 3

Qytetarë telefononi qeveritarët

Aksion i Lidhjes së Gazetarëve për zhbllokimin e telefonave të Agjensisë Enter Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shpalli të martën një aksion solidariteti për të detyruar qeverinë shqiptare dhe Shërbimin Informativ Kombëtar të zhbllokojë telefonat e Agjensisë së Pavarur të Lajmeve Enter. Pas mes dhjetë ditësh bllokimi të qellimshëm. Lidhja e Gazetarëve u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të telefonojnë prej ditës së mërkurë çdo dhjetë minuta në telefonat e zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar dhe t’u kërkojnë atyre t’i lidhin me agjensinë ENTER. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, Lidhja e Gazetarëve po i publikon numrat e telefonave të disa nga personaliteteve më të larta të vendit. Kryeministri Fatos Nano, zyrë 28210, shtëpi 28399, Zëvendëskryeministri Bashkim Fino, zyrë 35937, celular 0382023901, Ministri i Shtetit Kastrati Islami (urdhëruesi për prerjen e telefonave të shtypit), zyrë 28425, cel. 0382030006, Neritan Ceka, zyrë 35397, cel. 0382023014, Fatos Klosi, kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe këta shifrat e Shërbimit Informativ Kombëtar që marrin në shërbimin e shtypit: 0382020489, 0382020491, 0382020492, 0382020493. Nëse deri ditën e mërkurë telefonat nuk zhbllokohen ne do të bëjmë publik numrin e telefonit celular të kryeministrit Nano, presidentit Meidani dhe ambasadorit të OSBE në Tiranë Daan Everts, të cilët qytetarët mund t’i telefonojnë pa u prezantuar dhe t’u kërkojnë të lidhen me agjensinë Enter. Në aksionin e saj të solidaritetit Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë u tërheq vëmendjen organizatave proqeveritare të shtypit, si Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Lidhja e Drejtave të Njeriut (Elsa Balaj) dhe disa organizatave të tjera spekulative, që nëse nuk ngrejnë zërin për gazetarët e mbytur dhjetë ditë pa telefon dhe drita për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë, atëherë do t’u publikohen dhe atyre numrat e telefonit përkrah drejtuesve të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar që po ekzekutojnë urdhrat e shtetit shqiptar

Theqafja e lekut nuk ndalet

Dollari arrin në kuotën e 165 lekëve Theqafja e lekut nuk ndalet Zhvlerësohen çdo ditë depozitat dhe zbrazën xhepat e qytetarëve Leku humbi dje dhjetë pikë të tjera, duke treguar se rrokullima e tij tashmë është e pandalshme. Në tregun e këmbimit 1 dollar u këmbye me 165 lekë, nga 164 të një ditë më parë. Zhvlerësimi i lekut të cilin media shtetërore përpiqet ta paraqesë si panik nga dollari fallso, vjen si rezultat i krizës politike dhe ekonomike, mungesës së prodhimit, ngushtimit të bizneseve dhe rënies së fuqisë konsumatore. Politika e ngritjes së pagave nga qeveria pas një muaji, po rezulton se është një tjetër mashtrim i Nanos me zhvlerësimin katastrofik të monedhës kombëtare. Rrokullisja e lekut që nuk dihet se kur do të ndalet është e ngjashme me situatën ekonomike në Bullgari ku komunizmi në pushtet e varfëruan vendin deri në mjerim të plotë ekonomik dhe u detyruan të largohen pas protestave masive antievropiane nëpër rrugët e Sofjes dhe qyteteve të tjera bullgare. Zhvlerësimi i monedhës kombëtare pritet të shkaktojë ulje të mëtejshme të fuqisë blerëse, rritje të çmimeve dhe rënien e bizneseve duke e thelluar varfërinë dhe mjerimin ekonomik në vend. Në këtë rrokullisje që ka përfshirë lekun nuk përjashtohet edhe manovrat e Qeverisë nëpërmjet Bankës për të zhvlerësuar depozitat, nëpërmjet rritjes së mëtejshme të inflacionit. Humbja e vazhdueshme e pikëve të lekut në raport me dollarin dhe valutat e tjera është një goditje e rëndë për depozitat e shqiptarëve në banka, të cilat po shkojnë drejt rrënimit të plotë. Politika e dollarizimit të ekonomisë që po ndjek koalicioni qeveritar, po jep frytet e veta duke zbrazur edhe xhepat e grisur nga varfëria që i solli shqiptarëve pushteti që doli nga zgjedhjet vetëm të pranueshme të 29 qershorit. D.Xh.

Gre vistët drejt ngujimit

Flakën në rrugë sindikalistët, punësohen militantët NE FAQEN 3

PAD-i çahet nga koalicioni me PS-në

Partia e klubeve e frikësuar nga dështimi i qeverisjes së majtë NE FAQEN 3

Qeveria s’ka para për pagat

Përpali, bashkiës: Të pushohen 132 punonjës NE FAQEN 5

Jo kushte për veprim

këpunojnë me asnjë pushtet tjetër” Kontaktit duhet të shkundë nga vetja sindromin e Bosnjës. Është e domosdoshme për paqen në Kosovë, Ballkan dhe më gjerë që vendimet e saj të jenë të ashpra dhe pa ekuivok ndaj presidentit serb Millosheviç. Për dhjetë ditë afat ai nuk ka bërë asgjë nga ato që ka kërkuar Grupi i Kontaktit në mbledhjen e Londrës. Për ta bërë edhe më të qartë kokëfortësinë e tij ndaj Perëndimit dhe me një koleksion armësh të rënda përfshirë edhe helikopterë ka sulmuar fshatarët kufi me Shqipërinë duke dëguar e shkatërruar shtëpi ndërkohë që qindra banorë kanë filluar të lëshojnë shtëpitë e tyre për t’u vendosur në zona më të qeta. Nga burime të ndryshme informacioni flitet se ka shumë të vrarë dhe të plagosur. Nëse shqiptarët në kushtet e masakrimit të tyre u vënë në tavolinë dyndjen më parë dhe në nënshkrimin marrëveshjen për lirimin e objekteve shkollore nga serbët, kjo nuk është një shenjë e justifikueshme e represionit ushtarak serb do të perfundojë. Bile ndëshkim i marrëveshjes nuk është as shenjë se ajo mund të zbatohet ndonjëherë nga pala serbe. Kjo marrëveshje është nënshkruar me shumë zë një vit më parë dhe Millosheviçi nuk kishte bërë as hapin më të vogël për përmbushur atë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve Millosheviçi vetëm që nuk tërhiqet asnjë linjë ushtarake nga Kosova, por e përforcon edhe më tej dhe duke u futur edhe më në thellësi të territorit të Kosovës, fare pranë kufirit me Shqipërinë si në Gjakovë, Pejë, Prizren etj. Ndërkohë vazhdojnë bombardimet e rrethuar fshatrat e Drenicës e po ashtu nuk janë liruar ende pengjet në shënim Broje. Policia serbe ka arrestuar dhe më pas i ka dërguar nga Kosova gjashtë veprimtarë shqiptarë të Kryqit të Kuq dhe ndaloi fjalën e një grupi senatorësh dhe kongresmenësh amerikanë për të vëzhguar zgjedhjet e 22 marsit. Ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog dhe nismat e tij janë konsideruar qesharake dhe nga vetë komuniteti ndërkombëtar. Dërgimi i një delegacioni në Prishtinë drejtuar nga një zëvendëskryeministër i Serbisë ishte një blof i presidentit serb dhe nuk ishte asnjë përkushtim real që dialogu shqiptar-serb të fillonte seriozisht ashtu siç edhe ishte konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar. Millosheviçi nuk ka pranuar mediatorin e OSBE-së, Gonzales dhe ende nuk është shprehur për një dialog të drejtpërdrejtë Prishtinë-Beograd në praninë e faktorit të rëndësishëm ndërkombëtar. Qëndrimi i tij tregon se ai nuk ka as gatishmërinë më të vogël për të konkretizuar marrëveshje paqësore, por përkundrazi po tregon gjithnjë e më shumë dhëmbët ndaj një populli paqësor. Përgatitë këtyre ditëve diplomacia ndërkombëtare ka bërë hapa të mëdhenj konsultativë lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës. Pavarësisht faktit se nga SHBA kanë ardhur sinjale serioze ndaj Millosheviçit nuk është vënë re një shkallë e tillë reagimi nga disa vende evropiane. Tani nuk është më koha e gjuhës diplomatike, por e gjuhës së drejtpërdrejtë. Përballë fëmijëve dhe grave të pafajshme që u masakruan dy javë më parë, diplomacia duhet të gjejë përgjigjen e duhur. Përndryshe Bosnja do të përsëritet, por kësaj radhe në një shkallë më të madhe. Grupi i Kontaktit ka rastin që të shfrytëzojë njërën e mirë rajonin e Ballkanit nga një diktator, terrorist dhe kriminel që drejton një makinë të re ushtrake kundër lirise dhe jetës së popullive të tjerë që nuk janë serbë. Të gjithë presin nesër që Grupi i Kontaktit të mos kthejë kurrë, por veprime të drejtpërdrejta që synojnë paqësimin e rajonit nga i fundit diktator në Evropë. Të veprosh, kjo është diplomacia përballë trupave ushtarake të nisura për të masakruar e dëgjuar një popull si ai i Kosovës. S.N