07/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 prill 1998

Detyrim paraqitje për deputetin Hajdari

Prokuroria ende pa prova në sallën e gjyqit NE FAQEN 4

10 greva dhe 22 mijë të papunë

Largohet nga Elbasani investitori i fundit NE FAQEN 5

Qyteti me lista nën mbretërinë e maskave

Gramshi ku privatët tresin dhjamin e viteve të PD-së NE FAQEN 4

Mensa supë në Tiranë

Një biznesmen i vogël për herë të parë në Shqipëri ka marrë iniciativën t’u vijë në ndihmë të varfërve të Tiranës. Të uriturve u shërbehet groshë dhe makarona Në Tiranë, 40 mijë banorë vetëm me 8 mijë lekë të vjetra në muaj; 300 të uritur në Kinostudio i drejtohen qavetes

Berisha: Komunistët lënë shqiptarët pa ndihma

50 vjet më parë, regjimi i Hoxhës la Shqipërinë jashtë Planit Marshall Perëndimi nuk jep ndihma për ata që rrahin gjykatësit NE FAQEN 4 Gjykata Kushtetuese e Aus- trisë kundërshton shkarkimin

Dita e vetëflijimit dhe përkushtimit ndaj Zotit

Berisha uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit Me rastin e ditës së madhe të Kurban Bajramit, ditës së nderimit të sakrificës së njeriut, dashurisë sublime të tij për Zotin, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen “Gëzuar dhe për shumë vjet ditën e bekuar të Kurban Bajramit”, ditën e vetëflijimit, sakrificës dhe përkushtimit të njeriut ndaj vetes, ndaj Zotit, në emër të asaj që është më e lartë, më njerëzore. Në këtë ditë të premtimit të mbajtur të njeriut para Zotit, në këtë ditë të faljes, mëshirës, miqësisë, mirëkuptimit, mirësië, shfaqet më shumë se kurrë njerëzia, dashuria, vllazëria dhe bashkimi me njëri-tjetrin. Ditën e Kurban Bajramit, besimtarët bashkohen në respektin e thellë, vlerësimin e madh për sakrificën, dhimbjen, vuajtjen e njëri-tjetrit. Edhe një herë ju uroj “Gëzuar festën e Kurban Bajramit!” Lavdi Zotit!

Vidhet ndërmarrja elektrike e Tiranës

Ndërhyn qeveria austriake

Gjykata Kushtetuese e Austrisë kundërshton shkarkimin antikushtetues të Gjatës NE FAQEN 3

Grabiten 4.700.000 lekë

Vidhet ndërmarrja elektrike e Tiranës TIRANË - Punonjësit e ndërmarrjes elektrike të Tiranës ngelën pa rrogat e tyre. 4.700.000 lekë të kësaj ndërmarrjeje u grabitën në mesditën e djeshme pranë vendit të quajtur “Kodra e Kuqe” në Tiranë. Burimet paraprake të policisë së kryeqytetit bënë të ditur se rreth orës 12.30 të së hënës tre persona ende të panjohur kanë grabitur rrogat e punonjësve të ndërmarrjes elektrike të Tiranës. Ato shoqëroheshin nga tre punonjës të kësaj ndërmarrjeje, dy prej të cilave ishin gra. Të tre punonjësit, asnjëri i armatosur, u përballën me grabitësit e maskuar dhe të armatosur. Policia ka dyshime për identitetin e autorëve dhe po bën përpjekje për konfirmimin e saktë të tyre, thanë burime të komisariatit nr. 3 të Tiranës. “Liqeni përcakton që transfera e shumave të parave mbi 5.000.000 shoqërohet nga organet e policisë”, thotë Fadil Canaj, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke theksuar se, megjithatë, policia është e gatshme “të ofrojë ndihmën e duhur në kësi rastesh, pavarësisht nga shuma. Në këtë rast policia nuk ka patur asnjë kërkesë për shoqërim ndihme për sigurinë e kësaj transferte”.

Ka trokitur ora e opozitës

Nga Bardhyl LONDO Mënyra e qeverisjes së deritanishme ka vdekur. Ruajtja e mëtejshme e saj i ngjan konservimit të një trupi në frigorifer e jo një drame të së tashmes. Sado tuvaletë të bëhen, i vdekuri mbetet i vdekur. Në këtë kuadër ajo që duhet të vijë përgjegjësinë është opozita. Tashti ka ikur koha kur për hir të qetësisë, për hir të sigurisë së vendit, opozita mund të mbyllë njërin sy dhe t’i jepte kohë për qeverisje më të mirë; ajo pezull ka pas zgjidhjeve ekipit që e mori përsipër këtë pas zgjedhjeve të 29 qershorit. Kjo kohë është mbushur e tejkaluar plotësisht. Askush, edhe më mirë se partitë në pushtet, nuk e priste një zhgënjim kaq të shpejtë dhe total, një papërgjegjësi të tillë. Ora e opozitës ka ardhur plotësisht. Për hir të së ardhmes së Shqipërisë, ajo duhet të bashkohet dhe, gjithmonë në rrugë demokratike të detyrojë pozitën të mos ta zvarrisë në kalendar greke agoninë e Shqipërisë. Opozita e shëndoshë duhet ta kuptojë se të vazhdosh e bashkuar kundërshtimin ndaj një pozicioni e emëruar apo me parti që kanë qeverisur “regjigjare” e herë nga PD, do të thotë i bësh një dëm të madh së ardhmes së Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por i bën dëm edhe partisë tënde, ka katalizuesi dhe në zgjedhjet e tjera le ta marrë po ashtu në rreth zgjedhjet parlamentare, nëse do dy opozita i bashkohen brenda vendit, e sidomos ai i jashtmi, i kaq vendit, me se dëshmi për të ardhmen opozite të formojë partinë pale tjetër. Askush nuk e bën me këtë farë opozite, kur ende del me parulla dhe të barazojë PS me PD, e shikon veprimtarinë e tyre ende njësoj. Këto parulla tashmë të konsumuara e kuptojnë albanianët e dikurshëm francezë kur lustrohen dhe bjerin me të njëjtën përmasë; në sfondin e pushtetit të gjerë dhe të supërfaqitë botërore. Ka ardhur koha që e gjithë opozita bashkë, në zë të jetë në front, të thotë se: Tolerimi i melesirë dhe megjykësia e qeverisjes do t’i thotë që opozita do të shkojë në pushtet. Mënyra e qeverisjes së saj do të sigurojë opozitë të vërtetë, do të ndajë së me, në të ardhmen, më mirë nga opozita politikë e menduar më e keqe. Shqipëria me këtë mënyrë qeverisjeje, nëse elipti? dhe transparencë, natyrisht sillet dhe më afër me cilësinë më të ardhme. Madje analizat që i bëjmë për degradimin e koalicionit qeverisës së deritanishëm vazhdojnë.

Para humorit qeveritar zbehet Koço Devole

Bisedë me të papunin e fundit, humoristin Koço Devole NE FAQEN 7 Nga takimi i fundit me Fatos Nanon për shkurtimin e rrogave në administratën shtetërore

Vlerësohet ndihma austriake për Shqipërinë

Berisha priti ambasadorin e Austrisë Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, priti dje në selinë e Partisë, ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, z. Arno Riedel, me kërkesë të këtij të fundit. Duke i uruar ambasadorit austriak detyrën, kryetari i PD-së nëvizoi rëndësinë e lidhjeve dhe të marrëdhënieve miqësore të ngushta midis dy popujve dhe dy vendeve tona dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e çmueshme që shteti austriak dhe presidenti Tomas Klestil i kanë dhënë Shqipërisë për forcimin e demokracisë dhe kërcënimin e krizës. Ambasadori i Austrisë, z. Arno Riedel, falënderoi kryetarin e PD-së, Sali Berisha, për pritjen dhe analizën e zgjeruar të situatës aktuale në vend dhe të alternativave të Partisë Demokratike përballë këtyre situatave.

Foto: Kikia

Redaksia e gazetës “RD” uron të gjithë besimtarët

GËZUAR Festën e Kurban - Bajramit!