Vlora, tani, kërkon 60 % të parave
Arapi jep llogari përpara vlonjatëve të Sheshit të Flamurit
NE FAQEN 5
Kriza qeveritare shton maskat
Vazhdon pasiguria dhe frika në akset rrugore
NE FAQEN 4
Alimuça do të hetohet i lirë
Kreditorët takojnë zëvendësprokurorin
NE FAQEN 5
Meidani firmos mafian
Takim kokë më kokë Nano-Meidani. Kontrabanda mbetet në qeveri
Presidenti kërkon pjesë në biznesin mafioz qeveritar. Fillojnë lëshimet nga Presidenti kukull. Fino rikthehet në postin e zëvendëskryeministrit
Malaj në Prokurori për kontrabandën
Akuza njeh mafian qeveritare por nuk vepron
Majko hap dosjen e kontrabandës: Malaj është thirrur brenda 15 minutave në Prokurori për të dhënë shpjegime mbi dosjen e
Pazaret e ristrukturimit
Spektakli që dhënë Meidani dhe Nano për më shumë se një javë mori fund dje. Në një takim të zhvilluar dje mes tyre të emetuar më pas nga zyra e shtypit e kryeministrit thuhet se mes tyre nuk ka asgjë dhe se gjithçka bëhet për të mirën e punës.
Pas këtij konstatimi mbeten të paqarta për shumicën e shqiptarëve të thjeshtë se pse u bënë ndryshimet në Qeveri. Nëse do të nisim nga propaganda zyrtare e njerëzve të kryeministrit thuhet se ristrukturimi i qeverisë është bërë për të mirën e punës, nëse i referohemi Presidencës dhe ish Ministrat kanë punuar mjaft mirë, kanë qenë të suksesshëm dhe janë falënderuar përzemërsisht nga vetë Meidani, kurse në referohemi takimit të Nanos dhe Meidanit del diçka pa kuptim në gjithë këtë spektakël të neveritshëm. Gjatë kësaj jave që është ristrukturuar Qeveria ka pasur po atë ritëm krimesh dhe vrasjesh, po ato probleme me varfërinë dhe mjerimin, po ato shqetësime që çdo ditë shtohen. Ish ministrat dhe ministrat të dekretuar dje në padëkrretuar që nga Lush Përpali që iku vetë nga Kabineti dhe deri tek Edi Rama që është afruar po vetë në Kabinet, mbetën xhola në duart e Nanos dhe Meidanit për pazare emrash, postesh dhe njerëzish mes njëri-tjetrit. Në këtë pazare të rëndësishme mbetën përfundimisht kuallcion me partitë e vogla, emrat e anëtarëve të kabinetit, postet dhe njerëzit konkrete. Qeverisja e socialisteve në këtë mënyrë përmbylli këtë spektakël u dha edhe një shembull tjetër shqiptarëve se pse nuk qeveriset vendi. Ky shembull këtë radhë është posaçërisht i rëndësishëm, sepse demonstron vetë qeveritarët shqiptarë duke folur nga kreu i shtetit dhe deri tek Duka që pret në hëbë Ministrer. Gjatë javës që lamë pas, shk…
Qitarët patën një rast të mirë për të parë se çdo të thotë të qeverisësh nga njerëzit e pushtetit. Me shumë se një javë tërë propaganda qeveritare me dhe në zëdhënësja luajti farsën më të shëmtuar për të mbuluar dështimin e qeverisjes socialiste. Nëse hapja ishte spektakolare, mbyllja e kësaj shfaqjeje mbetet në mjerimin e saj shumë më spektakolare.
Komed ia e luajtur me ndryshimet në Qeveri, si konflikt mes Nanos dhe Meidanit në skenë pati për protagonistë aktorë mediokër dhe të dorës së dytë të cilët vazhdimisht besojnë se në shfaqje të sforcuara janë në gjendje të bëjnë për të qeshur spektatorët.
Transparenca e trumbetuar e ndryshimeve të Kryeministrit dhe dekretimeve të Meidanit është e njëjta me transparencën e Mafias. Nano ende nuk ka shpjeguar se pse ka hequr gjithë ato anëtarë të Kabinetit, kurse Meidani ende nuk ku shpjeguar se pse i ka zëvendësuar kur sipas tij ato kanë punuar shumë mirë. Matja e muskujve mes tyre më shumë se një tentativë e Meidanit për të qenë pjesëtar i familjes Mafioze me emrin Qeveria Nano 4, nuk ka asnjë motiv tjetër. Kurse Nano, i cili edhe e dirigjon këtë familje padyshim që e ka pranuar atë në periferi e saj, sepse nuk i prish asnjë punë, madje i mbron edhe krahët.
Nga ana tjetër qeverisja e vendit edhe pas pazareve që po quhen ristrukturime mbetet e njëjtë, me të njëjtat shqetësime dhe probleme për njerëzit, si mungesa e rendit, papunësia, varfëria drejt mjerimit, papunësia, mungesa e perspektivës, etj. Pazaret e qitura ristrukturim e largojnë edhe disa hapa të tjerë qeverinë nga njerëzit duke e ngushtuar rrethin e familjes së Klikës, këtë radhë vetëm tek anëtarët e saj, por ndërkaq duke i ofruar më shpejt fundin.
SH. PEPOPSHI
Gratë e Tiranës kërkojnë zgjedhje të reja
Zhvilloi punimet konferenca e 3-të e LDG të kryeqytetit
NE FAQEN 2
Malaj mori 700 mijë dollarë nga Cenaj Co
Opozita denoncon listat e qeveritarëve të lartë që grabitën firmat rentiere
NE FAQEN 3
Ceka dhe dosja e kontrabandës
Ku e gjeti Ceka dosjen dhe pse e dërgoi atë vetëm tani në prokurori? A ka lidhje kjo dosje me atë të Divizionit XXI?
Pollo: Millosheviçit i duhet treguar vendi
Nënkryetari i PD diskuton në Asamblenë e KE-së
Nënkryetari i PD-së, Genc Pollo ishte i vetmi nga delegacioni shqiptar që diskutoi për Kosovën në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të KE-së. Në një nga pikat e pro-rezolutës që do të diskutohet të mërkurën, ishte vizita e Kryetares së Asamblesë së KE-së në Beograd. Pollo në diskutimin e tij përshëndeti reagimin e menjëhershëm të Këshillit të Europës duke theksuar se pas rezolutës së mërkurës duhet t’i dërgohet një mesazh i qartë Millosheviçit që të pranojë dialogun pa kushte për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pollo duke analizuar situatën në Kosovë theksoi se gjendja është shumë e rëndë dhe shpërthyese. Represioni, dhuna shtetërore mbi shqiptarët ka kaluar çdo imagjinatë theksoi nënkryetari i PD. Ai tha se kjo gjendje represioni e pakrahasueshme me as në Europë ndaj qytetarëve europianë duhet të marrë fund sa më parë dhe kjo arrihet duke zgjedhur çështjen e Kosovës sa më shpejt.
Pollo theksoi se duhet t’i bëhet presion Millosheviçit që të pranojë ndërmjetësimin ndërkombëtar deri kërkojnë OSBE-ja, Grupi i Kontaktit dhe Këshilli i Europës.
Në fjalën e tij nënkryetari i PD përshkroi hollësisht masakrat serbe në Drenicë dhe vise të tjera të Kosovës nga policia dhe forcat paramilitare serbe. Pas këtij përshkrimi të tyre Pollo tha se kërkesa e Jugosllavisë së mbetur për t’u anëtarësuar në KE është një akt sa fyese aq dhe qesharak.
Nënkryetari i PD ishte i vetmi përfaqësues i Shqipërisë që foli në Byronë e Asamblesë së KE-së. Përfaqësuesit e zyrtarë të PS dhe aleatëve të saj nuk e morën mundimin për të diskutuar rreth çështjes së Kosovës.
Ritme të shfrenuara papunësie në vend
'98 - Edhe 45 000 mijë të papunë
Bilance negative: 15 000 të papunë në 100 ditë, 20 000 familje brenda tre muajve pa të ardhura dhe 4200 vende të reja pune ende në letër. Ritmet dëshmojnë për dështimin, jo të një apo dy ministrave, por për një program të tërë të ashtuquajtur social, në bazë të të cilit qëndron mashtrimi për hapjen e 200 000 vendeve të reja të punës
NE FAQEN 5
Nano bizantin, mazhoranca rrugaçe
PD thërret tryezën e partive për zgjidhjen e krizës së gjithanshme. Të bashkohemi për zgjedhje të reja
“Kjo qeveri nuk është as e jugut, as e veriut, por një grup mafioz. Vetëm në Serbi mund të gjesh në pushtet figura kaq antip popullore”
NE FAQEN 3
Nga i dërguari ynë në Strasburg, Astrit Patozi
NE FAQEN 2
Njoftim i Telebingo Kombëtare
Lista e Çmimeve fituese të shortit të datës 19 Prill 1998 të Tele-Bingo Kombëtare
ÇMIMI MINI-BINGO
Fitojnë çmimin Mini-Bingo me vlerë 4000 lekë biletat me Nr. 2352
Fitojnë të drejtën e konkurrimit për Çmimet e Mëdha:
Bileta Nr. 2352 Seria 774
Bileta Nr. 2352 Seria 724
Bileta Nr. 2352 Seria 787
3 fituesit e mësipërm do të konkurrojnë ndërmjet tyre të dielën e ardhshme me datë 26 Prill 1998 për të ndarë:
NJË APARTAMENT
NJË AUTOVETURË
NJË UDHËTIM TURISTIK
ÇMIMET PLOTËSUESE
Fitojnë çmimin e tretë plotësues me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e serisë 764 (pavarësisht nga numri i biletës)
Fitojnë çmimin e dytë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e serisë 765 (pavarësisht nga numri i biletës)
Fitojnë çmimin e parë plotësues me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e serisë 788 (pavarësisht nga numri i biletës)
Fituesit e çmimeve Plotësuese dhe Mini-Bingo mund t’i tërheqin ato pranë çdo pike shitje të Tele-Bingos dhe të Toto-Futbollit.
Fituesit e çmimeve të mëdha duhet të kontaktojnë menjëherë me Tele-Bingo Kombëtare me në tel. 414-29.
Për shortin e ardhshëm janë hedhur në treg 100 seri me numër nga 001-100.