03/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 maj 1998

Shqiptarët mezi presin të lënë vendin

Porti i Durrësit përcjell më shumë shqiptarë sesa pret NË FAQEN 4

Kryeministri do të mbrojë Havarin

Dyluftimin Kondi - Havari pritet ta zgjidhë Nano NË FAQEN 4

Ura Vajgurore akuzon Nanon

Gjykata i kërkon ndjesë Zef Gjonit për “arrestim pa dashje” NË FAQEN 4

Shteti grabit dokumentat e VEFA-s

NË FAQEN 5 Zhduken edhe emrat e qeveritarëve të cilët kanë vjedhur paratë e VEFA-s Policia bastis selinë e kompanisë “VEFA”. Kërkohet zhdukja e shkresave komprometuese. Nuk dihet se ku përfunduan të gjithë dokumentat DELOITTE & TOUCHE LARG NGA VEFA

1998: Shqiptarët të braktisur nga shteti i tyre

Nga Bardhyl LONDO 1998: Shqiptarët brenda shtetit të tyre dhe ata që ndodhen jashtë kufijve politikë aktualë, e ndjejnë veten jetimë. Natyra e tyre e begatë, thesari i tyre intelektual në këtë fund mijëvjeçari, janë të pafuqishëm për të ndihmuar ata të realizojnë aspiratat e tyre minimale. Dhe kjo, jo për faj të kësaj race fisnike, po për shkak të qeverisjes së keqe të papërgjegjshme. I vetmi mekat i shqiptarëve është vota e 29 qershorit e cila u diktua nga kallashnikovët. Po a duhet që një komb i tërë të dënohet aq kaq fryes për shqiptarët. Kjo është e vërtetë, ndonëse e patolerueshme. Por e vërtetë, me sa duket, është edhe ajo që përshpirtet prej kohësh: Duke ditur mirë illegjitimitetin dhe përkohshmërinë e tyre, qeveritarët e sotëm udhëhiqen nga mendimi “Ta shtyjmë sa ta shtyjmë”. Është pak ta quash këtë lloj qeverisje të papërgjegjshme. Edhe pushteti nuk i kanë fyr shqiptarët kaq rëndë. Brenda dhe jashtë kufijve të tyre këta të fundit ndjehen të fyrë, të braktisur. Kudo edhe kudo mund t’i vrasë, madje. Vriten shqiptarë në Greqi, Kosovë, shteti shqiptar hesht. Mendoni sikur në Shqipëri të vritej një qytetar me kombësi greke, apo një qytetar me kombësi serbo-malazeze. A e dini vallë artin e të protestuarit qeveritarët e sotëm? Katër-pesë vjet më parë, në pikë të konfliktit greko-shqiptar për çështjen e pesë minoritarëve, të cilët më vonë edhe grekët i shpallën spiunë, qeveritarët e sotëm atëherë në opozitë, u ngritën me të gjitha energjitë dhe potencialet për të mbrojtur “të drejtat” e pesë minoritarëve. Askush prej tyre s’u vra, askush s’u fy, veçse përballeshin me drejtësinë. Sot, shqiptarët, fëmijë, gra, burra vriten pa fjalë dhe shteti i tyre hesht me një memecikë të padurueshëm dhe fytes, me një kompleksitet inferioriteti jashtë natyrës shqiptare. Shteti shqiptar i ka braktisur qytetarët e vet. Natyrisht kjo është e shëmtuar. Por e keqja vazhdon edhe më tej. Edhe shqiptarët e kanë braktisur shtetin e tyre. Ata nuk shpresojnë më tek ky shtet, nuk kanë më besim tek ligji dhe tek zbatimi i tij. Sa më tepër të vazhdojë kjo gjendje mosbesimi midis shtetit dhe popullit, aq më gjatë do të shthyhet agonia shqiptare që po jetojmë këto kohë. Këtë më mirë se kushdo duhet ta kuptojë ajo pjesë e opozitës që vazhdon të ftojë në mënyrë të papërgjegjshme me qeverisjen e sotme. Por këtë duhet ta kuptojë edhe qeverisja e sotme, sepse ndryshe gjithçka mund të arrijë në konflikte të padheshurshme. të qeverisjes së keqe të papërgjegjshme. I vetmi mëkat tërë të dënohet aq rëndë siç u dënua kombi shqiptar, qofte dhe për gabimin fatal të 29 qershorit? Shqiptarët brenda kufijve aktualë politikë ndjehen jo vetëm të braktisur nga qeveria, por edhe të tradhtuar si raca. Ata sot kanë të pasigurt jetën, pasurinë, fëmijët, të ardhmen. Për më tepër duhet të durojnë imoralitetin e qeverisjes së sotme, cinizmin e saj. Duke i menduar shqiptarët si një turmë pa personalitet e pa mend, kryeministri aktual premtoi më 29 qershor ato që ai vetë ishte i vetëdijshëm që s’do t’i realizonte kurrë. Imoraliteti u shfaq në një mënyrë të paskrupullt edhe me lëvizjet që u bënë për formimin e qeverisë së re. Edhe fëmija më më pak përvojë e di se konflikti Nano - Berisha duhej patjetër të përfundonte ndryshe. Ka dy përfundime: Ose ish ministri i Mbrojtjes është vërtet imoral, ose kryeministri është një hipokrit ordiner. Për çudi, të dy vazhduan të mbeten në sferat e larta qeverisëse shqiptare. Rrjedhimisht, imoraliteti ose shpifja vazhdon të qeverisë Shqipërinë. E keqja nuk qëndron vetëm pse mbeten të dy, por ajo është më e madhe kur mendon, se qeveritarët e sotëm i konsiderojnë shqiptarët një turmë vyleshe, me të cilët mund të veprosh si të duash, mund t’i gënjesh me një propagandë intensive, megjithëse të trashë, mund t’u jepësh të hanë dhe bar dhe prapë të rrish rehat. Koncepti i sotëm qeverisës asnjëherë s’ka qenë …

Zhduket edhe “Gjall…ica”

Dosja hetimore prej 800 faqesh është e mangët Kreditorët ankesa në prokurori: ku janë kontratat tona ? Dosja hetimore prej 800 faqesh është e mangët Zhduket edhe “Gjall…ica” Kreditorët ankesa në prokurori: ku janë kontratat tona ? NË FAQEN 5

Ndalni

Kreditorët i shkruajnë Presidentit të Republikës

Sindikalistët,

1 maji - sindikalizmi në fillim apo fund dëshpërimi e tij

Pse nuk shihet Televizioni Shqiptar?

Dalja në çdo orë, çdo ditë e pushtetarëve të sotëm në ekranin e televizionit shtetëror, përbën një maskaradë të pashëmbullt NË FAQEN 11

Bode: Hiperinflacioni kërcënon ekonominë

Banka e Shqipërisë nuk nxjerr dot bilancin e saj vjetor Ngec privatizimi i bankave Partia Demokratike e alarmuar nga treguesit makroekonomikë tremujorë. Vazhdon rënia ekonomike dhe thellimi i krizës NË FAQEN 5

Liria dhe përgjegjësia intelektuale

Karl Popper (1902-1994): “Kush duhet të komandojë” NË FAQEN 10

T’i japim fund dhunës dhe diskriminimit qeveritar

Vetëm zgjedhjet e reja dhe fitorja e PD, do t’i japë fund mjerimit ekonomik, si dhe do të përmirësojë pozitat e gruas në shoqërinë shqiptare Sot Kuvendi i Tretë i Lidhjes Demokratike të Gruas NË FAQEN 2

Bregdeti mbështet alternativat e PD-së

Takimi i përzemërt i Minarollit dhe Vejsiut në Himarë NË FAQEN 2

Mediu: Qeveria po grabit kompanitë

PR kërkoi debat publik mes qeverisë, kreditorëve, firmës D&T, dhe përfaqësuesve të kompanive e firmave rentiere Republikanët për shpërndarjen e parave: Seriali i dytë i mashtrimeve të Nanos NË FAQEN 3

DELOITTE & TOUCHE LARG NGA VEFA

Kreditorët i shkruajnë Presidentit të Republikës

Ndalni genocidin e ri qeveritar NË FAQEN 5

1 maji - sindikalizmi në fillim apo fund dështimin e tij

Sindikalistët, breshëri sharjesh për qeverinë NË FAQEN 5

Të gjejmë zgjidhje për shlyerjen e fajdeve

Forcave politike parlamentare dhe joparlamentare, shoqatave dhe sindikatave shqiptare “Bashkimi për Demokraci” fton partitë dhe shoqatat Ju ftojmë ditën e martë dt. 05.05.1998, ora 11.00 në hotel “Dajti” të merrni pjesë në tryezën e rrumbullakët ku do të diskutohet rreth formulimit të një qëndrimi të përbashkët për problemin e shlyerjes së depozitave të firmave huamarrëse. Duke besuar në angazhimin tuaj për diskutimin e këtij problemi të rëndësishëm shpresojmë pjesëmarrjen e të gjithëve.