Hetimet mbi VEFA-n implikojnë qeveritarët
Shteti kërkon manipulimin e dosjes “Alimuçaj”
NE FAQEN 4
“Plotësoni kushtet ndryshe bojkot”
Studentët e ekonomisë peticion Ministrisë dhe Rektoratit
NE FAQEN 5
Rrihen kreditorët nga policë civilë
Dje në gjykatën e Apelit kreditorët protestojnë
NE FAQEN 5
Nano: Të mbyllen mensat e supës
Mercenarë të Nanos dhe Klosit kërcënojnë me vrasje bamirësin Kuka
12 parti dhe 4 shoqata në tryezë për zgjidhjen problemit të kreditorëve: Kryeministri të mbajë premtimin
NE FAQEN 4
12 parti dhe 4 shoqata në tryezë për zgjidhjen problemit të kreditorëve:
Kryeministri të mbajë premtimin
Klestil përshëndet Berishën
Mesazh nga Presidenti austriak për kryetarin e PD-së
Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti dje ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Arno Riedel, i cili dorëzoi një mesazh të Presidentit austriak Tomas Klestil për kryetarin e PDSH-së. Duke falenderuar për urimet e dërguara nga zoti Sali Berisha me rastin e rizgjedhjes si president i Austrisë z. Tomas Klestil thekson mesazhin se do të vazhdojë të ndjekë me interes të madh zhvillimet në Shqipëri dhe të kontribuojë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe në të njëjtën kohë, shpreh urimet më të mira për veprimtarinë e Sali Berishës për një të ardhme paqësore dhe të lumtur të popullit dhe të Shqipërisë. Kryetari i PD Berisha duke marrë mesazhin i kërkoi ambasadorit që t’i transmetojë Presidentit Austriak falenderimet e tij të thella për interesimin e madh dhe ndihmën që Presidenti Klestil dhe Austria i kanë dhënë popullit shqiptar. Gjatë takimit ambasadori austriak shprehu interesim të njëjtë me qëndrimin dhe analizën e kryetarit të PD, Berisha, për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në Kosovë.
Masakra e Cërrikut akuzë për Nanon dhe Meidanin
Dëshmi e një ish-gardisti pjesëmarrës në ngjarje
NE FAQEN 4
Rebelohen ndaj kreut socialistët e Elbasanit
Kriza në Partinë Socialiste shtrihet në bazë. Kryesia lokale kundër kryetarit të madh: Nano, “dhi e zgje(b)osur e bishtin përpjetë”
“Më mirë të anëtarësohemi në partinë e Hysni Milloshit, se sa të bashkëjetojmë
Vrasësit nuk mund të nderojnë viktimat
Qeveritarët shqiptarë u përpoqën dje të shprehnin distancën me krimin që krijon dëshmorë.
Nëpërmjet disa vizitave në familje të ndryshme të krye-viktimave autorët e rebelimit komunist në Shqipëri kërkuan njëfarë harrese prej mijëra familjeve shqiptare, njerëzit e të cilëve u vranë në flakët e revolucionit komunist që përfshiu vendin përgjatë pranverës së vitit 1997. Po ashtu për presidentët që vreshtuan paraardhësit e tyre prej të cilëve nuk i ndan asgjë krijuan mijëra dëshmorë të rremë në luftën për mbrojtjen e ideologjisë komuniste dhe shkatërrimin e të gjitha geneve demokratike të shqiptarëve.
Dërgata qeveritare nëpër familje shqiptare dhe varrezat e dëshmorëve dje ishin ndër veprimet hipokrite që qeveritarët shqiptarë vazhdojnë të bëjnë në kurriz të ndërgjegjes kombëtare dhe demokratike të qytetarëve të vet.
Ato dërgata ishin të vrasësve dhe në asnjë rast vrasësit nuk mund të kthejnë viktimat e tyre. 5 maji nuk ka asnjë mundësi të përballojë në të njëjtën kohë rendësinë e kujtimit për njerëzit e rënë për kombin dhe shëtitjen e paskrupullt të autorëve të krimeve që krijuan dëshmorë.
Fatos Nano, Skënder Gjinushi etj., dhe paraardhësit e tyre i kanë dhënë Shqipërisë më shumë dëshmorë se sa kishte nevojë ajo. Me pushkën që mbajnë ngritur kundër demokracisë për 55 vjet rresht dëshmorët nuk reshtën, aq sa komunizmi shkoi deri tek revolucioni me armë dhe shkatërrimin e Shqipërisë emrin dhe pamjen me të shëmtuar.
Nano, Meidani, Gjinushi, Çeka apo të tjerë, nuk kanë asnjë të drejtë me kulë të nderojnë viktimat e Cerrikut, viktimat e Ura Vajgurore, ato të Levanit apo të Vlorës. Dëshmorët që u krijuan vetëm për disa muaj janë dëshmia e madhe se qeveritarët dhe të tjerët të 5 majit nuk reflektojnë përderisa dy ideologët dhe përfaqësuesit e tyre përpiqen edhe veten viktimë e të shprehur edhe veten dëshmorë.
Kësaj pendese. Plumbat që ata dhe fa-langët e tyre i kanë përdorur mbi qytetarët shqiptarë për të zënë kolltukët, nuk mund të shlyhen me një vizitë në familje të të rënëve. Dënimi për krisesat e dëshmorëve duhet të jetë shumë më i madh. Nëse 5 maji nuk është i mjaftueshëm për të reflektuar, qeveritarët kanë mundësinë e përdorimit të të gjitha ditëve për të qenë të pakët koshientë se mbi viktimat e tyre nuk mund të vendosin kurora. Nano ka një histori të gjatë të krijimit të dëshmorëve. Përgjatë qeverisjes së tij në ’91 u vranë mbi 20 qytetarë nga forcat e sigurimit, ndërsa masakra e Shkodrës mbetën drejtpërsëdrejti autorësisë së tij dhe njerëzve të afërt që ai ka tani në pushtet.
Mbi Nanon dhe qeverinë që ai drejton rëndojnë vrasjet e demokratëve në Tropojë, në Levan, të cilat për nga përmasat janë po aq të dhimbshme e të rënda sa ato të Cerrikut dhe Urës Vajgurore, apo edhe ato të Vlorës.
Përpara monumentit “Nënë Shqipëri”, qeveritarët shqiptarë janë të turpëruar. Ata e kanë dhunuar simbolin e tyre, turpërimin e shqiptarëve që u vranë nga bandat komuniste e po ashtu të atyre që u mbytën në det duke u larguar prej luftës që qeveritarët e sotëm provokuan në Shqipëri. Shqiptarët sot janë të mobilizuar vetë, sot detyrohen qeveri edhe formalisht për të vendosur përshëndetjen kujtimin e viktimave të tyre po shqiptare. Historia sjell vazhdimisht dëshmorë për Shqipërinë ata që i krijojnë ata largohen duke mbajtur mbi vete njollën e madhe të vdekjes së njerëzve edhe kur një gjë e tillë nuk është aspak e nevojshme. Nano i krijoi dëshmorët për hapjen shpejt të tyre, duke mbrojtur pronën e tyre, qetësinë dhe jetën e përkrahur. Asnjë prej tyre nuk ra në kufi, por në rrugët e qyteteve apo në pragjet e shtëpive. Kryeministri dhe skorta e tij prej qeveritarësh e gjithë-tarë trohësit e tyre vazhdojnë të kërkojnë përseri dëshmorë, po ashtu me homazhet e tij kërkojnë të jetë 5 majin.
Pranga për shtypin e lirë
Neritan Ceka, i papërgjegjshëm në detyrën e ministrit të Brendshëm, sot përballë gazetarit të “RD”, Edi Paloka
NE FAQEN 3
Për kë vjen në Tiranë delegacioni i Kongresit të pushtetit lokal dhe rajonal të KE-së
Program komprometues i vizitës së delegacionit europian
NE FAQEN 2
SHBA: Qeveria Nano, zbret tetë vende më poshtë
Republikani Çeku shpjegon bllokimin e financimeve për Shqipërinë
NE FAQEN 3
Berisha dhe drejtues të tjerë të PDSH bënë homazhe dhe vendosën kurora tek Monumenti “Nënë Shqipëri”
PD nderon dëshmorët e kombit
Kryetari i PD, Sali Berisha i shoqëruar nga nënkryetari Pollo, sekretari i Organizatit Bejo dhe kryetari i PD degës së Tiranës Karapici, bënë dje homazhe në varrezat e dëshmorëve me rastin e 5 majit ditës së dëshmorëve.
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare kurorën pranë monumentit “Nënë Shqipëri” e vendosën Kryetari i PD, Berisha dhe kryetari i PD për Tiranën Rexhep Karapici.
Po dje paradite Kryetari i PD, Berisha i shoqëruar nga nënkryetari Pol-lo, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Brojka, kryetari i degës së Tiranës, Karapici dhe sekretari për marrëdhëniet me publikun Minarolli bënë vizita pranë familjeve të Ymer Dishnicës, Kico Ngjelës dhe Spartak Delia ndërsa anëtarët e Kryesisë Azem Hajdari dhe Ylli Vesiu bënë vizita në familjen e Gjergji Mehmetit.
Sekretari i përgjithshëm i PD, Ridvan Bode dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie Lemin Gjana bënë vizitë në familjen e Bujar Kaloshit.
Forcat e NATO-s mund të vendosen në kufi
Kinkel rreth pranisë ushtarake evropiane në Shqipëri
Kreu i diplomacisë gjermane Klaus Kinkel, ka deklaruar dje në Strasburg mundësinë e degimit të forcave të BEP-it apo NATO-s në Shqipëri, kufi me Kosovën.
Kinkel tha se një mundësi e tillë është ende në shqyrtim nga vendet e Grupit të Kontaktit. Gjatë një konference shtypi në selinë e KE-së, Kinkel foli për një implikim të BE-së, ose të NATO-s në kuadrin e Partneritetit për Paqe. Sipas tij një ndërhyrje e BEP-it apo NATO-s, s’do të jetë e pamundur, veçanërisht, kontributi ende i armëve midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Përsa i përket pranisë së një pale të tretë në bisedimet shqiptaro-serbe, Kinkel mund të mendohet për një dyshe me një europian dhe një amerikan. Tani për tani, kemi menduar për Felipe Gonzalez, tha ministri gjerman.
Havzi Nela: Letra nga burgu
59 letra nga disidenti Havzi Nela, i dënuar me varje më 1988 prej Fehmi Abdiut, sot Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
NE FAQEN 7
PA NË DITË LUMNIE
Qeveria po na mban në rrethim të dyfishtë
Demokratët shkodranë protestojnë
NE FAQEN 2
Berisha nuk është aksioner në asnjë ndërmarrje në Shqipëri apo jashtë
Zëdhënësi i ish-Presidentit Berisha përgënjeshtron gazetën “Zëri i Popullit”
Gazeta “Zëri i Popullit” dt. 5 Maj 1998, boton me urdhër të kryeministrit Fatos Nano, me gërma kapitale trillimin se Berisha është aksioner në Hotel Rogner.
Zëdhënësi i ish-Presidentit deklaron se ish-Presidenti nuk është aksioner në asnjë ndërmarrje publike as edhe private, shqiptare apo të huaj, në Shqipëri apo jashtë vendit.
Ish-Presidenti Berisha është i vetmi politikan që ka deklaruar pasurinë e tij. Gjihashtu, ai fton të gjithë ata që janë të interesuar, të krijojnë komisione të çdo lloj natyre për verifikimin e saj.
Zëdhënësi i ish-Presidentit deklaron se trillimi i atyre që për lëkurë ndonjë gjë kokë, kanë kafshuar vëllezërit e tyre në burgjet e diktaturës dhe që sot hidhët serish ndonjë kokë tjetër për të lepire nga ustallarët e tyre, nga ata që kanë grabitur miliona nga ndihmat humanitare të fëmijëve shqiptarë e që mbajnë “Vlla e vllamën” në kryeqytetet e Evropës, dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër skrupulozitetin shpërfillës të elen të dy palët bashkarisht përtej përtejme.
Tryeza e djeshme e partive politike për problemin e fajdeve. Foto: A. FUSHA