Gazetari “RD” Edi Paloka, për të dytën herë në gjykatë
NE FAQEN 4
BSPSh: Gati greva e përgjithshme
Në vend të dialogut, shteti përdor dhunën dhe terrorizon sindikalistët
NE FAQEN 5
Qeveria vjedh shpresën për punë
Dështon marrëveshja e punësimit sezonal në Itali - 1998
NE FAQEN 5
Meidani dhe Nano fshehin kontrabandën
Pse gjithë kjo zhurmë për heshtjen e dyshimtë të Ceas
Prova dhe dokumente për implikimin e 80 qeveritarëve mbahen kyçur në presidencë dhe kryeministri
NE FAQEN 3
Meidani dhe Nano i vendosën dyrnin dosjes së kontrabandës qeveritare në Shqipëri, duke dëshmuar implikimin e tyre të drejtpërdrejtë në trafikun e paligjshëm që po shkaktojnë prej një viti shtetin. Një dosje me rreth 400 faqe me fakte tronditëse dhe me emra qeveritarësh të implikuar ka disa kohë në sirtarët e godinave të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Dosja është përpiluar nga Misioni i Asistencës së Doganave në Shqipëri si dhe nga burime të tjera që kanë furnizuar Brukselin, me të dhëna tepër komprometuese për qeveritarët e lartë shqiptarë. Pas përpilimit të detajuar ajo u është vënë në dispozicion autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar, me shpresën që këta të fundit të godasin pikat më të forta të qeveritarëve kontrabandistë, për t’i prerë rrugën kësaj kuçedre që mban peng prej kohësh vendin.
Të paktën 80 emra qeveritarësh janë lakruar në dosjen sekrete që ka mbetur në sirtarët e Presidencës dhe Kryeministrisë. Emra konkretë të pushtetarëve, si dhe të lidhjeve të personave të tretë me ta, bashkë me fitimet nga trafiku e paligjshme të cigareve, karburanteve, kafes dhe pijeve alkoolike, kanë kohë që presin të ndriçohen nga drejtësia e sotme të shtetit shqiptar.
NE FAQEN 3
Germano: Ndalni kontrabandën
Elio Germano
Nantalia Cea
Vjedhja për ’97-ën, mbi 100 milionë dollarë
Doganat kazani i vjedhë i qeveritarëve shqiptarë. Malaj hartoi plane që mundësuan vjedhjen dhe kontrabandën
Vjedhja e shtetit nëpërmjet shmangies së taksave doganore dhe stimulimit të kontrabandës prej qeveritarëve shqiptarë është jashtë çdo parashikimi. Vetë ministri i Financave, Arben Malaj ka ligjëruar kontrabandën dhe vjedhjen që me planifikimin e planit të vjeljes së taksave doganore.
Malaj ka shmangur qëllimisht grafikën e prurjeve në dogana. Një grafik që përgjithësisht është klasik në dokumente që gjashtëmujorin e parë të vitit rreth 40 për qind e taksave në gjithëshmërinë e dytë rreth 60 për qind të taksave. Ndërkohë Malaj për vitin 1997 ka projektuar që për gjashtëmujorin e parë të realizohet rreth 51 për qind e planit ndërsa për gjashtëmujorin e dytë 49 për qind çfarë është një shmangie nga natyraliteti i vjeljes në dogana përgjatë disa viteve.
Ndërkohë ai ka ulur planin e vjeljes së tatimeve në dogana për vitin 1997 nga 24 miliardë lekë që ishte planifikuar në 18 miliardë lekë, ndërsa ka përdorur po atë koeficient që janë përdorur më parë në ’97 kur në fakt vlera e lekut ka qenë me 50 për qind dhe është rritur TVSH në 20 për qind.
Në një vitin 1996 u realizuan vjelja nga taksat doganore në shumën 165 miliardë lekë ndërsa në vitin 1997 u realizua në shumën 140 milionë dollarë. Po të kihet parasysh rritja e taksës së akcizës 40 për qind, atëherë që vjelja e taksave të ishte në nivelin e vitit 1996 do të kishim një shumë prej 240 milionë dollarë. Në këtë rast rritja e TVSH jo vetëm që nuk sjell të ardhura më të mëdha në buxhetin e shtetit, por është përdorur edhe si mbulesë për vjedhjen e rreth 100 milionë dollarëve në rastin e një propagande vetëm me shifra krahasuese.
Vjedhja e madhe e qeverisë kuptohet qoftë edhe vetëm nga një fakt skandaloz. Përgjatë gjithë vitit 1997 janë zhdukur varë 8 tonë cigare ndërsa vetëm në tre muajt e parë të vitit 1998 janë zhdukur rreth 11 tonë çfarë vërteton një vjedhje të madhe dhe një kontrabandë në të gjitha produktet me ndryshime të fortë. Kështu gjatë vitit që ka kaluar është zhdukur vlera prej më shumë se 40 milion dollarë, ndërsa kontrabanda e këtij viti kapërcen mbi 100 milionë dollarë.
NE FAQEN 3
“Do të vazhdojmë presionin ndaj Beogradit”
Klinton dhe Prodi të shqetësuar për zhvillimet në Kosovë
Italia dhe Shtetet e Bashkuara përsëritën edhe një herë vendosmërinë e tyre për t’u konsultuar për mjetet më të efektshme për të parandaluar konflikte të reja
Klinton dhe Prodi të shqetësuar për zhvillimet në Kosovë
“Do të vazhdojmë presionin ndaj Beogradit”
Italia dhe Shtetet e Bashkuara përsëritën edhe një herë vendosmërinë e tyre për t’u konsultuar për mjetet më të efektshme për të parandaluar konflikte të reja
Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar se gjendja në Kosovë “është gjithnjë e më shumë shqetësuese” dhe ata janë të vendosur t’i përforcojnë mekanizmat e bashkëpunimit për të garantuar sigurinë e rajonit, thuhet në deklaratën “Në partneritet i ri për një shekull të ri”, që u do të botojnë dje, në përfundim të takimit të Prodit me Klintonin në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne mendojmë, afirmojnë Italia dhe Shtetet e Bashkuara, se gjendja në Kosovë është gjithnjë e më shqetësuese. Vendimet e marra nga Grupi i Kontaktit në Romë duhet të zbatohen. Kontakt dialog, konflikti vetëm mund të bëhet më i lehtë e të zgjerohet më shumë, duke kërcënuar sigurinë e rajonit. Ne do të vazhdojmë t’i vëmë theksin presionit ndaj Beogradit, me rastin e takimit të ardhshëm të NATO-s që zhvillohet politikë. Ne do të vazhdojmë edhe përpjekjet tona për forcimin e stabilitetit në Europën Juglindore nëpërmjet iniciativës së bashkëpunimit për Europën juglindore e të tjera”.
Italia dhe Shtetet e Bashkuara përsëritën edhe një herë vendosmërinë e tyre për t’u konsultuar për mjetet më të efektshme për të parandaluar konfliktet e reja, për t’u përgjigjur kërcënimeve për sigurinë që mund të paraqiten, ashtu siç kemi bërë në Bosnje dhe në Shqipëri e siç po bëjmë në Kosovë”.
Pesë vetë të vrarë
Gjakovë dhe Deçan
NE FAQEN 6
NATO-ja kundër ndërhyrjes në Shqipëri. BEP-i paralajmëron Serbinë
De Puig: BEP mund të zgjedhë rrugën e armatosur
NE FAQEN 3
Frikë nga konsolidimi i opozitës
Zëdhënësi i PD-së reagon ndaj shpjegimeve të “Koha jonë”
Zëdhënësi i Partisë Demokratike deklaron se i shpifjeve të ulët dhe deformimeve artikullin e djeshëm të gazetës “Koha jonë”, që bën fjalë për aktivitete në degës së PD-së së Tiranës. Si pas zëdhënësit, kjo nuk është gjë tjetër veçse shqetësimi i frika e artikullshkruesit dhe e gazetës për konsolidimin dhe ripërtëritjen e degës së PD-së së Tiranës, që ndodhet në pararojë të përmirësimit dhe të suksesve politike të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.
Shpjegimi fto tilla dhe deziformime për opozitën, veçse përforcojnë imazhin joprofesional dhe etik të gazetës, si dhe të atyre që për të zgjedhur agoni në pushtetit të vet, porosisin shkrime të tilla, përfundon zëdhënësi i Partisë Demokratike.
NE FAQEN 2
Opozita kërkon monitorimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale
Delegacioni i Kongresit të Pushtetit lokal dhe rajonal europian takohet me Kryetarin e PD-së, Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha priti dje pasdite delegacionin e Kongresit të Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Evropës të kryesuar nga Presidenti i këtij kongresi z.Klod Hagi.
Në përgjigje të interesimit të z.Hagi, z.Berisha bëri një panoramë të plotë të situatës tej të rënduar politike.
NE FAQEN 2
Televizioni përballë problemeve të mprehta
Shkarkimi dhe zëvendësimi i drejtuesve aktualë, me njerëz po aq, ose më shumë militantë duket si hapi i fundit për të shpëtuar aq sa ka mbetur nga i ashtuquajturi televizion i pavarur
Minarolli: “Nuk jemi për bojkot. Të shqyrtojmë shqetësimet që kanë ngritur anëtarët e Këshillit Drejtues dhe më pas të diskutojmë kandidaturat”
NE FAQEN 7
Bie Havari, ngrihet Xhaferaj
Shteti përgatit arrestimin e Zanit
Xhaferaj, drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
NE FAQEN 4
Privatizimi i minierave do dështojë pa sindikalistët
Deputetët e PD-së kundërshtojnë kontrollin qeveritar mbi pasuritë e sindikatave
Komision parlamentar për hetimet
Nuk është e ligjshme që Kontrolli i Shtetit të kontrollojë administrimin e pasurive të sindikatave
Konferencë shtypi e Gëzim Kalasë, president i SPMSH-së
Privatizimi i minierave do dështojë pa sindikalistët
NE FAQEN 5
Spastr ime t politike nuk kanë të ndalur
Qyteti i arsimit përballë injorancës dhe shkeljeve ligjore nga socialistët
Spastrime politike nuk kanë të ndalur
NE FAQEN 2