24/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 maj 1998

Dosja e zezë e Vlorës (7)

Djegia e bashkisë dhe zjarrvënësit Së afërmi në "RD" do të lexoni: - Kush u pagua për tradhtinë e "Otrantos"! - Të gjithë emrat e studentëve të grevës së urisë dhe misioni i tyre. - Ku e kishte rezidencën e luftës Gramoz Ruçi Në faqen 5 do të gjeni të detajuar se çfarë pritet prej dosjes së zezë të Tepelenës që do të publikohet së afërmi në "RD" SPECIALE NË FAQEN 5

Tirana: Largohu Nano!

Të martën, më 26 maj, e gjithë Shqipëria në grevë Tirana: Largohu Nano! NE FAQEN 2

Fantazma e Ramiz Alisë ose manipulimi i historisë

Nga Bardhyl LONDO Një fantazmë e re po endet kohëve të fundit nën qiellin e trazuar të Shqipërisë: fantazma e Ramiz Alisë. E konvertuar në një jetë intensive publike, ajo u shfaq përsëri të ngatarrojë edhe me lehtësi shqiptarët, i cili edhe pa këtë fantazmë është tepër i ndërlikuar për t’u shpleksur. Po a do rreshtesh kjo fantazmë, apo e thirri dikush? Cili është synimi i rishfaqjes së politikani të dështruar në skenën shqiptare? (Sikur të mos na mjaftonte ky plak dinak, një fantazmë tjetër do të… gopur me manipulimet dhe përgjegjësitë që i bëjnë historisë shqiptare gjatë 50 vjetëve, Ramiz Alia dhe dishepujt e tij tani duan të përvetësojnë edhe meritat për organizimin e lëvizjes mbarëpopullore shqiptare që shënoi vendosjen e pluralizmit. Po cilat janë të ashtuquajturat “merita” të Ramiz Alisë? Shqipëria, në sajë të “tolerancës” së Alisë, ishte vendi i fundit që ligjëroi pluralizmin. Po në sajë të kësaj figure politike dinake, ajo silkelmoi mundësinë e madhe që i ofroi Evropa me anë të vizitave në Shqipëri, për t’u bërë i pari vend që do të hapte rrugën procesive demokratike. në ngjarjet edhe me temshin shqiptar, për t’u shpleksur. Po a doli rastësisht rishfaqjes së politikani të deshtruar dinak, një fantazmë tjetër doli në skenë paralelisht me të, fantazma e atrofiuar e Abaz Ermenjit... A thua të jetë kjo një rastësi?) Do të ishte naivitet të mendoje se rishfaqja e Alisë apo Ermenjit njëkohësisht është krejt e rastësishme. Ç’ka shënon, pra, rishfaqja e fantazmës Alia? A është një përpjekje e dëshpëruar e një personazhi dikur publik për të rigjallëruar publicitetin e humbur apo për të shtjelluar veten në historinë shqiptare? Mesa duket rishfaqja e liderit të fundit komunist veç këtyre që përmendëm më lart ka synime më të thella: manipulimin e historisë, pronësinë mbi proceset demokratike të fillimit të viteve ’90. Ish komunistët shqiptarë pasi morën në mënyrë krejt të dyshimtë pushtetin, tani duan të përvetësojnë edhe historinë e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Nxënësit dhe krijesat e Ramiz Alisë që sot drejtojnë kupolat e politikës shqiptare (presidencën kryeministrinë dhe parlamentin), kanë njëje të kaluar të komprometuar; në kohën kur shqiptarët luftonin për pluralizëm, ata u reshtuan në kampin e kundërt. Duke emëruar Ramiz Alinë si “baba” të pluralizmit, ata ose, më saktë, kështu mendojnë ata, do të çlirohen nga kompleksiteti negativ të së kaluarës. Në të njëjtën kohë me këtë veprim, ata mendojnë se u heqin vëmendjen demokratëve shqiptarë dhe Sali Berishës, mënjanimin e madh të vendosjes së pluralizmit. Pasi u përgjakën qytetet, njerëzit, tani përgatitet të përgjaket dhe historia më e re. Dhe nuk është hera e parë që ndodh kështu. Historia shqiptare është gangrenizuar nga manipulimet komuniste. Glaberizmi i historisë ka qenë gjithmonë një nga synimet e tyre kryesore. Aq makabër janë këto kryqëzore, sa ajo u përpoq ta shndërronte historinë e popullit shqiptar në histori të komunizmit famëkeq shqiptar. Të pan- në saje të “tolerancës” së Alisë, ishte vendi i fundit që lejëroi sikëlmoi vizitave në Strasburg, për t’u bërë i pari vend që do tu hapte rrugën proceseve demokratike. Alia me dyfytyrësinë dhe paqendarush-mërinë e tij, është urdhërua edhe në shkruese i varjes së poetit të mjerë në Kukës më 1988, t’hërheqjes zvarrë nëpër qytete të atyre që kalonin kufirin më 1990, i gjakut të derdhur në Shkodër më 2 prill e.tj. etj. Ta shfajësosh Alinë nga të gjitha këto, do të thotë të bësh fajtor popullin. Po a ka shqiptar të mbajë mbi supe një mëkat të tillë? Pluralizmi nuk erdhi si dhesi Ramiz Alia. Përkundrazi, po të ishte një tjetër në krye të shtetit shqiptar, ai mund të vinte më shpejt dhe me më pak dhimbje. Ramiz Alinë e detyruan të tjerët të firmoste pluralizmin kundër dëshirës së tij. Gjithçka që kishte në dorë ai e realizoi: e vonoi dhe e përgjakti këtë pluralizëm. Dhe sikur të mos mjaftonim të gjitha këto, tashi rishfaqet gryke-sia e tij, e komunisteve shqiptarë, dhe e pasuesve të tyre për të manipuluar përsëri historinë dhe për të fituar aurorësinë e proceseve demokratike. Fantazma e Ramiz Alisë u rishfaq përsëri. Në një shfaqje pluraliste, qoftë kjo edhe si shoqëria shqiptare, do të ishte normale sikur kushdo ish udhëheqës shteti qoftë komunist, ballist, legalist apo diktator tjetër, të shfaqte mendimet e veta, të shkundte e të botonte kujtimet. Po kur kjo rishfaqje bëhet me synimin për të manipuluar përsëri historinë, është tepër shqetësuese. Fantazma e Ramiz Alisë u shfaq përsëri. Ajo u shfaq në emër të saj, por në të njëjtën kohë e thirrur edhe nga të tjerë. Në emër të saj për të justifikuar veten, në emër të të tjerëve për të kaluar ata nga kompleksitet e së kaluarës. Fantazma e Alisë po lan duart si Ponc Pilati. Dhe gjaku po mbetet mbi historinë shqiptare, po e bën atë të palexueshme, po e manipulojnë përsëri. Shqipëria po u vjedhin të kaluarën e afërt, në mënyrë që ta kenë të lehtë vjedhjen e së sotmes dhe së ardhmes.

Kërcënime me vdekje për gazetarët e “RD”

Dosja e zezë alarmon qeveritarët Publikimi i fakteve tronditëse të dosjes së zezë të rebeIimit ka shkaktuar alarm të madh tek qeveritarët shqiptarë, dhe ka rritur kërcënimet mbi gazetarët e opozitës “Rilindja Demokratike”. Ditët e fundit janë shtuar telefonatat kërcënuese si dhe lëvizjet e shikuesve të veshur tebdil rrotull redaksisë. Kanë qenë disa telefonata që kërcënojnë jo me vdekje të zakonshme, por me vdekje të ngjashme me krimet makabre të rebelimit, gazetaret e “Rilindjes Demokratike”. Në i themi Fatos Klosit të largoje të pakten tre përgjegjesit e përditshëm, që rrinë me orë të tëra rrotull redaksisë, pasi ato janë të dekoruara. Një shikas me mustaqe, relativisht i gjatë, dhe dy të tjerë rreth 1.70 të gjatë, të veshur me bluza sportive dhe me xhinsa kanë qenë të paktën gjashtë ditë që enden me makinë ose më këmbë para redaksisë tonë. Sipas një burimi të besueshëm nga SHIK-u, është përpiluar një plan që synon goditjen e disa gazetareve të “RD”-së. Në kujtojmë se qeveritarëve që erdhën me dhunë në pushtet se jemi të vendosur t’i shkojmë të vërtetës deri në fund, dhe se në të gjitha rastet përgjegjësia do të bëjë shumefish mbi ta.

Opozita cakton anëtarët e saj në KQZ

“Bashkimi për Demokraci” i kënaqur me përmbushjen e kërkesave për Komisionin e zgjedhjeve Opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhje lokale. Pollo: Po konsultohemi me aleatët NE FAQEN 3

Rebelimi ka patur gisht nga jashtë

Intervistë ekskluzive me zv.ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Gjeneral Major Këksal Karabaj NE FAQEN 3

Masakra e Cërrikut akuzon Meidanin

Presidenti qëndron në fron mbi gjakun e gardistëve të vrarë Masakra e Cërrikut akuzon Presidentin e Republikës. Bodigardët e tij dhe shtabi elektoral që nxorri Presidentin janë ndërlikuar edhe kriminalisht dhe vrasësit më makabër. Pikërisht këta njerëz i morën jetën gjashtë policëve dhe plagosën 17 të tjerë. Presidenti i Cërrikut qëndron në postin e tij, pa vrarë mendjen për krimin që e ndjek nga pas. Ka kaluar një vit që nga ajo ditë dhe plaga ende është e hapur. Asnjë proces penal nuk ka filluar ndaj njerëzve të Presidentit e ndaj Meidanit vetë. Bile vrasësit e tille guxojnë dhe dërgojnë nëpër redaksi edhe përgjënjeshtrime të pacipa. Në të njëjtin hap me vrasësit vazhdon të jetë prokuroria. Ndërsa krimi tani është zbuluar publikisht nga shtypi shqiptar, mëkatari i madh Rexhep Meidani nuk guxon të flasë një fjalë. Presidenti që erdhi në postin e tij mbi turmat e gjashtë policëve të vrarë, nuk ka asnjë arsye të qëndrojë me atë. NE FAQEN 3

Vidhët Benzi i PS para Ministrisë së Brendshme

Kishte ardhur për të denoncuar mungesën e rendit tek Teta NE FAQEN 3

50 mijë kryeqytetas mbushin sheshin “Skënderbej” në mitingun e madh të protestës. Brohoritje të fuqishme për Partinë Demokratike dhe Berishën