26/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 maj 1998

Dosja e zezë e Vlorës (8)

Kush u pasurua me arkiolët e Otrantos? Nesër në "RD" do të lexoni: Kush ishin “engjëjt” e grevës së urisë së Universitetit të Vlorës dhe misioni i tyre Nesër në "RD" do të lexoni: Kush ishin “engjëjt” e grevës së urisë së Universitetit të Vlorës dhe misioni i tyre Zani Çausi dhe Arben Malaj, njerëzit që ngarkuan anijen “Katri i Radës”. Ku shkuan paratë që iu grabitën fatkeqëve që po udhëtonin drejt vdekjes? Çfarë ishin dëshmitë e para në Itali? Kush ishte baza e luftës e Gramoz Ruçit? SPECIALE NË FAQEN 5

Tirana dhe Shkodra në sheshe

Qeveria mbyll shkollat. Bashkimi për Demokraci në krah të sindikalistëve protestues Sot, e gjithë Shqipëria në greva dhe protesta kundër mjerimit dhe varfërisë Opozita reale shqiptare do të jetë sot sërish në sheshe dhe në protesta në krah të grevistëve dhe sindikalistëve, që do t’i kërkojnë largimin qeverisë së mjerimit dhe të varfërisë. Partia Demokratike dhe në përgjithësi “Bashkimi për Demokraci”, do të jetë në krah të zemërimit të rrugës të shqiptarëve, të cilët tashmë nuk kanë më asnjë iluzion për ndonjë përmirësim të mundshëm nga administrata e Fatos Nanos. Opozita do të bashkojë zërin e saj me qindra - mijëra shqiptarët që do të protestojnë kundër çmimeve që po prekin qiellin, kundër kontrabandës qeveritare, kundër mashtrimit për kthimin e parave dhe kundër mungesës së perspektivës për nxjerrjen e vendit nga kriza. Mësuesit e gjithë Shqipërisë, të përbuzurit e mëdhenj të qeverisë, të cilët nesër do të braktisin shkollat, do të kenë me vete në QEVERI! JU JANE 50.000 VENDE PUNE

Kryeqyteti në krye të lëvizjes për zgjedhje të reja

PD duhet të kthehet në një katalizator të fuqishëm të rrëzimit të regjimit të Nanos dhe rikthimin e demokracisë Berisha fton shqiptarët në protesta masive antiqeveritare NE FAQEN 2

Pritet anulimi i

Socialistët tallën me dekretn e Meidani për zgjedhjet

Fermerët pranojnë

Deputeti i PD-së sulmon strategjinë e qeverisë për bujqësinë . Fermerët pranë falimentimit. NË FAQEN 3

Pritet anulimi i marrëve­shjes me OSBE

Socialistët tallën me dekretin e Meidanit për zgjedhjet . Pritet anulimi i marrëveshjes me OSBE

Kasacioni, goditja e fundit në Drejtësi

Sistemi gjyqësor vihet përfundimisht nën thumbën e ekzekutivit me miratimin e ligjit për Gjykatën e Kasacionit. Me një relacion shoqërues skandaloz një projektligj i Këshillit të Ministrave është gjendur në tavolinat e punës së deputetëve dhe është tërhequr papritmas nga reagimet e para që erdhën menjëherë pas publikimit të tij. Ndërkaq beteja për Kasacionin nga Qeveria është beteja përfundimtare për të shndërruar sistemin gjyqësor në shtojcë të ekzekutivit dhe politikës së partisë në pushtet. Brenda dy javëve, siç është konfirmuar nga kreu i Parlamentit, kjo betejë përfundon me goditjen e Gjykatës së Kasacionit. Në mënyrë permanente përpjekjet për të nënshtruar sistemin gjyqësor, mbeten përpjekjet me energjike dhe më të suksesshme të qeverisë Nano gjatë këtyre 10 muajve të qeverisjes së saj. Ambiciet politike të qeverisë për të vënë nën kontrollin politik gjykatat dhe drejtësinë, janë shprehur nga ish-Ministri i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi, deputet i PS, i cili në një prononcim, menjëherë pas formimit të Qeverisë dhe emërimit të Meidanit në postin e Presidentit, i kërkonte këtij të fundit “të mbllidhte KLD dhe të pastronte gjykatat”. Këtë udhëzim të Shefit të Sigurimit të Shtetit e materializoi duke dhunuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë me ndryshimin e raporteve në favor të politikës dhe duke futur në KLD mbrojtësit e Fatos Nanos në gjyqet e tij për krime ordinere. Ndryshimet e ligjeve për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Organizimin e Drejtësisë, për Gjykatën Kushtetuese dhe së fundi projektligji për Gjykatën e Kasacionit, janë shoqëruar me ndryshimet e drejtuesve të institucioneve gjyqësore të të gjitha niveleve duke shkaktuar tronditje dhe panik në radhët e gjykatësve. Paralelisht me dhunimet e institucioneve gjyqësore qeveritarët që nga Skënder Gjinushi e deri tek Edi Rama, përfshi Neritan Cekën dhe Gramoz Ruçin, me një fjalor bandash, vazhdimisht kanë kërcënuar gjykatësit duke i terrorizuar psikologjikisht dhe deri fizikisht, siç ndodhi me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, që u tërhoq zvarrë nga policia. Në këto përpjekje për të shkatërruar përfundimisht sistemin gjyqësor bën pjesë edhe projekti i Thimio Kondit me të ashtuquajturin testim për gjykatësit, i cili referohet një Neni të konstatuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe kundërshtuar ashpërsisht nga juristët shqiptarë. Gjithë kjo betejë ndaj sistemit gjyqësor nuk ka pasur dhe nuk ka si të ketë qëllim pavarësinë e gjyqësorit. Nuk sigurohet pavarësia e gjyqësorit duke emëruar në krye të Gjykatës së Tiranës një mashtrues dhe falsifikator për të cilin zot Meidani ka një telegram personal nga një qytetar kryeqytetas rreth banave të tij dy vjeçare se ta emëronte në krye të Gjykatës së Faktit. Nuk mund të sigurohet pavarësia e Gjykatave me emërimin e një zyrtari të lartë socialist në krye të Gjykatës Kushtetuese i cili në vitin 1998 ka varur një disident dhe ka dhënë qindra vite burg politik për qytetarë të ndryshëm. Nuk mund të sigurohet pavarësia e Gjykatave kur Këshilli i Ministrave merr përsipër të tregojë se si duhet të punojë Gjykata e Kasacionit dhe nuk denjon t’i u kërkojë mendim gjykatësve të saj, por i fton në mënyrë skandaloze duke i akuzuar në bllok për korrupsion dhe mungesë profesionalizmi. Nuk mund të sigurohet pavarësia e Gjykatave duke miratuar ligje që i kundërshtojnë gjykatësit, organizmat e specializuar të sistemit të drejtësisë dhe organizatat ndërkombëtare. Të gjitha këto veprime janë përpjekje për shkatërrimin e sistemit gjyqësor, çfarë edhe është arritur. Gjykatat jo vetëm që nuk po fitojnë pavarësinë, por venia e tyre nën varësinë e politikës dhe hakmarrja e Kryeministrit e dënuar në tre shkallët e saj për korrupsion, i kanë shndërruar ato në gjykata e para viteve ’90. Beteja e nisur me Gjykatën e Kasacionit që përfundon brenda këtyre dy javëve, i jep fund të gjitha përpjekjeve të nisura më 1992 për një drejtësi të pavarur në Shqipëri. Shemsi PEPOSHI

Tre enveristë në sekretarinë e KQZ-së

PS e vendosur për të garantuar grabitjen e votave Partia Socialiste vazhdon të pronësojë të gjithë mekanizmat që do t’i garantonin realizimin e skemave të saj për grabitjen e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale. Zv.kryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Bashkim Fino ka emëruar dy tre sekretarë enveristë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke larguar arbitrarisht nga puna sekretaren pranë këtij komisioni që në zgjedhjet parlamentare të 26 majit. Burime pranë këtij komisioni thanë dje se akti i Finos është i paligjshëm dhe ai së përfaqësuesi i qeverisë nuk ka të drejtë të bëjë emërime dhe emërime sekretarësh pa iu kërkuar më parë nga KQZ. Ndërkohë, Presidenti Meidani nuk ka patur dje kurajo të publikojë në televizion dekretimin e përfaqësuesve të opozitës si anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Presidenti javën e shkuar pati deklaruar se nuk do të pranonte përfaqësues të PD-së në KQZ, duke i bërë thirrje partive të tjera që të propozojnë anëtarë nga radhët e tyre. Pas ndërhyrjes së institucioneve ndërkombëtare, Meidani u detyrua ta ndryshojë dekretin, duke plotësuar kërkesat e PD-së dhe aleatëve të saj. Pikërisht, për këtë arsye Meidani i vjen turp të publikojë dekretin në TV, pasi ka “lëpirë atë që ka pështyrë”. A.SH

Ali Kazazi, i dënuar politik

100 ditë nga burgosja e ish-ministrit të Brendshëm Ish-ministri i Brendshëm në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Ali Kazazi vazhdon të mbahet i burgosur, për akuza qesharake. Ai është ndaluar më 14 shkurt 1998 në Urën e Milotit, pas pritës policore që iu bë liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si një përpjekje e dukshme e shtetit sotëm për të inkriminuar opozitën. Më 17 shkurt ndaj tij është vendosur masa e arrestit pa afat. Kazazi rrjedh nga një familje me tradita të njohura antikomuniste dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

HTYLE [e pjesshme] OKRACISE [e pjesshme]