31/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 maj 1998

Dosja e zezë e Tepelenës (4)

Kush i vuri zjarrin Tepelenës dhe ç’qëndrim mbajtën demokratët Në numrin e ardhshëm të "RD" do të lexoni: - Kush e shkatërroi dhe vodhi spitalin e Mezhgoranit. - Fjalimi kundër oficerit Gjergj Mehmeti të dëgjuar nga Komiteti. - Sa lekë, pensione, paga dhe asistencë u grabitën gjatë rebelimit. - Emrat e politikanëve që lakoheshin me rebelët. - Arrestimi i 15 ushtarakëve, dhe pse ata folën kundër shtetit. SPECIALE NË FAQEN 5

Ja historia e bombardimeve në jug

Aviatorët u takuan me Cekën, Tetën dhe një diplomat grek. Si ndryshoi papritur destinacioni i arratisjes Kopjet e borderove të kriminelëve janë në zyrat e Partisë Socialiste në Tiranë NE FAQEN 5 Kjo foto është një nga dëshmi tipike të dosjes së zezë të rebelimit. Ish-kryeministri Bashkim Fino, dhe konsulli grek Kanellos, në shoqërinë e kryekomitit të Tepelenës, Gjolekë Malaj, i cili ka në dorë një automatik “Tomson”.

Arben Malaj, doktor Adhamudhi i piramidave

Berisha: Qeveria ka kontratuar borxhin e shqiptarëve “Të mendosh se PD u fut në jug nga pushteti, është njësoj si të mendosh se Gjinushi dhe Ruçi janë anëtarë të PD-së” NE FAQEN 3 Willson shpëtoi Shqipërinë, Klinton shpëton Republikën e Kosovës PD përshëndet takimin

PD përshëndet takimin Rugova - Klinton

Willson shpëtoi Shqipërinë, Klinton shpëton Republikën e Kosovës Gjinushi dhe Ruçi janë anëtarë të PD-së takimin Rugova - Klinton NE FAQEN 3

Shqiptarët dëgjojnë fjalë, por jo shpresë

Nga Bardhyl LONDO Para dy ditësh kryeministri shqiptar u shfaq me një kostum sportiv në takimin e ministrave të vet të kollarisur dhe në krah të shefit të OSBE-së gjithashtu me kostum sportiv. Natyrisht është e drejta e kryeministrit të zgjedhë sipas vendit kostumet dhe veshjet, ndonëse këshilltarët e tij mund t’i thonë që shefit të gjithëve dhe elegant të OSBE-së i shkon kostumi sportiv, ndërsa kryeministrit tonë jo. Megjithatë, askush s’ka ndërmend të merret me këtë. Ajo që bëri përshtypje (natyrisht, jo para atyre kamerave të pafajshme, jo para atyre mijëra njerëzve që ndodhën televizionin) ishte fjala e kryeministrit pas këtij foluri. E, ndërsa këshilltarët mund ta kenë të vështirë të bindin kryeministrin se të veshësh kostum sportiv duhet të jesh të paktën mbi 170 cm i gjatë, ata duhet patjetër t’i bëjnë të qartë atij se pas presidentit ai mund të flasë vetëm kur është i domosdoshëm dhe gjithmonë duke iu drejtuar atij “zoti President”, se presidenti i përfaqëson të gjithë duke përfshirë edhe kryeministrin. Shumica që e ndan skenën e më sipërme mbetet pak ngushtë, sepse sipërme mbetet pak ngushtë, sepse ajo u fye institucionin e Presidencës, aty u fye institucionin skenën kur para. Shumë kush kujtoi skenën kur presidenti u “përjashtua” në parlament dhe, kur ishte duke ngritur duart shkallet, kryeministri filloi fjalimin patetik që e quajti presidentin e sapokthyer, e gazhdoi presidentin si “përkthyesor, si për të thënë atij se i pari është ai dhe do të jetë kryeministri. Do të ishte e kotë të merresh me të gjitha këto, në rast se këto skena do t’i shihnin thjesht si çështje etikë. Por e keqja e kësaj që arrihet të ftojnë sot të kanë treguar se institucionin e Presidencës, vete presidenti shënon. Vetë kundërvënia e presidentit duke thirrur pranë tij gjithë ata ministra që pushohen kryeministri, me tëpër se kundërvënie, është një farë amortizimi që presidenti do të bëjë brenda gjirit të partisë së pushtetit, për të shmangur konfliktet e mundshme dhe hapjen e letrave, që do ta nxirrte shumë punë kësaj partie sidomos tani në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale. Injorimi i institucioneve, sidomos kur bëhet nga kryeministri, është shenjë e qartë e dhunimit të demokracisë. Dhe pikërisht atë ditë kur kryeministri “sfidon” presidentin, të drejtat më elementare të mijëra arsimtarëve shkelën brutalish. Inspektorë të arsimit, siç quhen, turen nëpër shkolla dhe u dhunojnë mësuesve të drejtën elementare që ka individi në një shoqëri demokratike: të drejtën e grevës. Sot për sot drejtorët e Drejtorive Arsimore mund të lavdërohen, ndoshta mund edhe të tregohen për dhunën që ushtrojnë ndaj arsimtarëve, por ata duhet ta dinë se kanë dhunuar demokracinë dhe nesër do të përgjigjen për këtë. Kushdo që ka pushuar nga puna ata drejtorë që cilët kanë kuptuar vepron në njerëz të lirë, duhet ta dinë mirë se kanë dhunuar të gjithë shqiptarët. Aq që duhet të japë shembullin e respektimit të institucioneve dhe të drejtave njerëzore, është padyshim kryeministri. Nga ai pritet, ta zëmë, të rikthejë në punë drejtorët e pushuar dhe të merret masa për të gjithë ata inspektorë arsimi që vepruan si çekanë. Por kryeministri nuk e bëri këtë dhe as mund ta bëjë, sepse ai i pari dhunon institucionet dhe në çdo moment do t’ia japë të kuptojë të tjerëve se ai është njëshi i Shqipërisë. Nuk është fjala thjesht se ai i mbajti mbi imban fjalim Meladit, sepse për hir të së vërtetës duhet të përmendet presidenti dhe është i thjeshtë, ndërsa i dyti flet dhe zhurmon. Problemi është tek respektimi i institucioneve dhe tek shembulli që duhet t’u japin ata që janë në krye të këtyre institucioneve, pavarësisht nga mënyra si janë zgjedhur. Do t’i ndajmë vërtet me duar të gjitha gjallimet e kryeministrit, dhe kur na duhet përkthyes për t’marrë vesh ato (që ndodhi në shumicën e rasteve), sikur vërtet të shikojmë punën të mira. Por deri tani shqiptarët kanë dëgjuar vetëm fjalime dhe nuk kanë parë asnjë shpresë për jetën e tyre. Po arrijmë në vitin 2000, shqiptarët duan vepra, jo fjalime, zoti kryeministër.

Shkopinj gome mbi studentët e Elbasanit

Pushteti i dhunës policore keqtrajton qytetarët NE FAQEN 2

Gramoz Ruçi drejton kontrabandën e hekurit

PS ka monopolin mbi tërë kontrabandën Kontrabanda e hekurit nga Greqia për në Shqipëri ka nisur të gjallërohet shumë. Dhe kjo pasi në këtë lojë janë futur njerëz të dorës së fortë dhe me pushtet në PS NE FAQEN 4

Rebelohen policët e reparteve speciale

Ministri Teta në kalvarin e mashtrimeve Takimin dhe temën e diskutimit me “Specialet”, Ministri Teta bëri ç’ishte e mundur të mos e bënte publik NE FAQEN 4

Protestat dhe grevat do ta largojnë qeverinë e kontrabandistëve

Aktiv i zgjeruar i degës së PD-së së Lushnjes NE FAQEN 2

Kryetarin e zgjedh opozita

PD: Kushtetuta duhet të jetë një akt kompromisi Presidenti duhet të ketë funksione honorifike, emëruese dhe funksione ekzekutive të kufizuara, tha Berisha NE FAQEN 3

Kongoli ose një ton i ri në letërsinë ballkanike

Emri i Fatos Kongolit përkrah Kafkës dhe Selinit. Sukses i shkrimtarit shqiptar në Francë NE FAQEN 11

Ali Kazazi, i dënuar politik

105 ditë nga burgosja e ish-ministrit të Brendshëm Ish-ministri i Brendshëm në Qeverinë e Pajtim Kombëtar, Ali Kazazi vazhdon të mbahet i burgosur, për akuza qesharake. Ai është ndaluar më 14 shkurt 1998 në Urrën e Milotit, pas pritës policore që iu bë liderit të Djetorit, Azem Hajdari, si një përpjekje e dukshme e shtetit të sotëm për të inkriminuar opozitën. Me 17 shkurt ndaj tij është vendosur masa e arrestit pa afat. Kazazi rrjedh nga një familje me tradita të njohura antikomuniste dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.