07/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 janar 1999

Çështja e Kosovës kërkon bashkëpunimin e të gjithëve

Berisha takon Liderin politik të UÇK-së, Adem Demaçi Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha i priti dje në një takim përfaqësuesin politik të UÇK-së, zotin Adem Demaçi Berisha në këtë takim theksoi se së pari dua të shfrytëzoj rastin e nëpërmjet jush t’u shpreh simpatinë time të gjitha familjeve të luftëtarëve të rënë në Kosovë dhe familjeve të viktimave të agresionit barbar serb,... NE FAQEN 2

Torturat policore vdesin 19-vjeçarin

Kastriot Saliu pasi dhunohet nga policia, vdes në spitalin e Elbasanit NE FAQEN 5

“Të na rikthehet liria e rrëmbyer!”

Tre nga të akuzuarit për “krime kundër njerëzimit” i bëjnë apel pushtetit të heqë dorë nga akuzat politike Shamata, Çela e Zhulali përkrahës të dialogut Berisha-Majko, por edhe skeptikë për rezultatet e tij Tre nga të akuzuarit për “krime kundër njerëzimit” i bëjnë apel pushtetit të heqë dorë nga akuzat politike “Të na rikthehet liria e rrëmbyer!” Shamata, Çela e Zhulali përkrahës të dialogut Berisha-Majko, por edhe skeptikë për rezultatet e tij NE FAQEN 4

Shtëpi llogore për refugjatët në Vlorë

Kështu përgatiten grupet për zbarkimin e klandestinëve Pak muaj më parë klandestinët vendoseshin në baraka afër portit denoncimi i trafikut në shtypin shqiptar dhe më pas ndërhyrja e policisë shtynë mafian në krijimin e sistemit të banesave burgje. Me këtë lëvizje të re duket se policia dhe trafikantët ranë dakort për vazhdimin e kontrabandës NE FAQEN 5

Ngjallja e shpresës, kryeçështja e politikës për ’99

Nga Ferdinand XHAFERRI Një vështrim i vitit që lamë pas, me objektivin për t’i shëruar të ardhmes, mund ta përcaktonte si një vit të mbarë, se ngjallja e shpresës, ndonëse na një krizë shumë-pleksëshe në thellim, me dialogun e nisur mund të themi, se [teksti vazhdon jashtë pamjes]

Përvjetori i RD, festë e gjithë shtypit shqiptar

NE FAQEN 3

Politikanë italianë vizitojnë përsëri PD

Deputetë të Polit të Lirisë në Tiranë për të forcuar lidhjet me kolegët demokratë NE FAQEN 2

kryeçështja e politikës për ’99

Një vështrim i vitit që lamë pas, me objektivin për t’i shërbyer të ardhmes, mund ta përcaktonte si një vit të mbarë, se “agjithëse në mazhorancë, e dominua nga një krizë shum[?]planëshe në thellim, me dialogun e nisur mund të themi, se pali një fillim që ngjalli shpresën.” i vitit që lamë pas, me objektivin për t’i shërbyer se “agjithëse në mazhorancë, e dominua nga një krizë shum[?]planëshe pali një fillim që ngjalli shpresën. Rikthimi i besimit, apo ngjallja e shpresës tek shqiptarët, mendoj se është kryeçështja, që politika duhet të fillojë të ndërtojë, për ’99. Kjo nga prioritetet kryesore, që detyrimisht duhet plotësuar, për projektin e infrastrukturës së kthimit të besimit, është mbajtja gjallë dhe çuarja më tej e dialogut mes pushtetit dhe opozitës. Ecuria politike e këtyre ditëve, ka ekspozuar dukshëm superioritetin e të dyja palëve, në plotësimin e angazhimeve të takimit të parë dhe çfarë është më kryesore, edhe në kampin e majtë ku kishte probleme, duket se deri më tani, me sponsorízimin e drejtëpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar, z Majko ndihet i plotë për të ecur bindshëm më tej. Në stadin aktual të raporteve pushtet-opozitë, do të ishte e turpshme dhe fatale, që me shumë pushtet dhe shumë pak opozita, ta këpërdorin dialogun për të krijuar një hije shesh pushtimi, që mund të emërtohej si stacion i vegjetimit. Që dialogu i shërbejë efektivisht daljes nga kriza dhe kthimit të besimit, duhet të studiohen e shkuara dhe zgjerohet aftësia për të lexuar të ardhmen. Studimi i të shkuarës kërkon, midis të tjerave, që interesat pragmatiste të partive të dalin në plan të dytë dhe hapat e hidhen vetëm në funksion të daljes nga kriza. Kjo doshta është e vështirë për t’u pranuar, por ngëftëse do të jetë aktive psikologjia e të dyja palëve, për përfijmë reciproke dhe vendi do vazhdojë në këtë rrjedhë, por askush nuk është i fituar. Pra për t’u shprejguar më tej, n.q.s. në ’98-ën, koalicioni i majtë vetëm sa thelloi krimin, rrënimin, varfërimin dhe natyrshëm kultivoi, për fatkeqësinë tonë të përbashkët, humbjen e shpresës, opozita nuk ka të drejtë të krenohet për rezultatet e saj deri sa Shqipëria është në krizë. Në fund të fundit, megjithëse shteti ka përgjegjësinë e lëmuar për gjendjen në vend, jo pa përgjegjësi duhet të ndihet dhe opozita. Leximi i të ardhmes, në funksion të daljes nga kriza, zotin Majko dhe pjesën e moderuar afër tij, që mendoret se ndryshojnë nga e djathtë në PS, duhet t’i bindin, që formula aktuale e qeverisjes e ka shumë të vështirë përparimin, sepse vepron në kushtet: - E mungesës së eksperiencës - Klaneve të fuqishme brenda PS-së dhe rrotull saj - Moralit të shthurur në administratë - Gjendjes lejet të rënduar në kufirin verior shtetëror - Të një elektorati tashmë të lëkundur me presencën blu dhe rozë, respektivisht në veri dhe jug (dhe të dyja palët duhet të kontribuojnë që t’i shkrijnë konturet). - Të mungesës së një konsensusi të gjerë, që do të kërkonte vendosja e rendit dhe zbatimi i disa programeve të përbashkëta të problemit afatgjatë të carmatimit, etj. Nga ana tjetër, lexim i të ardhmes për opozitën, do të thotë që ajo të jetë e kthjellët, se pa dialog midis palëve edhe kur të jetë në pushtet, do ta ketë të pamundur për të nxjerrë vendin nga kriza. Në këtë frymë, precedentët e bojkotimit të parlamentit, pavarësisht shkaqeve dhe arsyeve që e mund të konsiderohen si shumë të forta PD-ja dhe Berisha për vetë vlerat që përfaqësojnë ka për mision t’i japë fund. Duke përfunduar do të thoja, se zhvillimi i frymës së bashkëpunimit midis forcave politike në Shqipëri, medo se ndikon drejtpërdrejtë edhe në krijimin e një klime pozitive, që klasa politike e shtetit amë, ka për unifikimin e qëndrimit të faktorit politik shqiptar, në Kosovë e gjetkë. Në këto drejtime shenjat konkrete, tashmë po duken.

Shkatërrimi i shtetit dhe pushteti i mafies

Shqipëria që prej dy vjetësh vazhdon të jetë një shtet pa shtet. Gjatë 50 vjetëve të komunizmit nuk mund të mohohet ekzistenca e një shteti në disa aspekte por ai ishte një shtet i ngritur për të shtypur shtetasit e tij. Ekzistenca e rendit nuk ishte gjë tjetër veçse pasojë e diktaturës dhe represionit. Përveç kësaj “të mirë” ai shtet nuk kishte asnjë të mirë tjetër. Përmbysja e diktaturës komuniste krijoi mundësinë që më në fund edhe shqiptarët të kishin shtetin e tyre që do të mbronte jo vetëm interesat kombëtare. NE FAQEN 3

Drogë dhe klandestinë, arrestohen dy skafistët

Otranto: bllokohet një barkë e mbushur me hashish pasi hodhi në ujë 27 persona NE FAQEN 5

B rojka: Qeveria mbetet indiferente

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i shqetësuar për situatën e rëndë në kryeqytet “Pres nga Majko të më ftojë këtë vit për të deklaruar fondet që do të japë për mijëra të pastrehë të kryeqytetit dhe për mijëra kilometra rrugë të pashtruara e për qindra kilometra trotuare...” NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 121 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria është ish-komuniste që lë në tërheqje dhe të pasiguruar, kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë sh[?] që kanë qenë të lirë, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë kapje. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet t’i deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Bovilla plas tubacionet

Prurjet e mëdha të ujit shkatërrojnë tubacionet e vjetra Ndërmarrja komunale nuk ka fondet e nevojshme për riparimin e tubacioneve, ndërkohë që Ministria e Punëve Publike ka neglizhuar të aprovojë fondin për riparimin e tubacioneve të amortizuara edhe pas lajmërimeve të herë pas hershme nga kjo ndërmarrje NE FAQEN 7

Mësuesit nuk i pranojnë lëmoshat

Qeveria, shpërblime qesharake për Vitin e Ri NE FAQEN 7

Anti-kioska, hqi një e lërë një

Forcat e rendit shkul[in?] 15 kioska në qendër të Tiranës Rifillon operacioni, por jo të gjitha kioskat u ka ardhur koha e heqjes NE FAQEN 7

NE FAQEN 3 Dje në përvjetorin e tetë të ”Rilindjes Demokratike” Foto: Albes FUSHA Dje në përvjetorin e tetë të ”Rilindjes Demokratike”. Foto: Albes FUSHA

Nesër, homazh për Avdyl Matoshin

Me datë 8.1.1999 në ora 11.15 Partia Demokratike do të ndërtojë Pishataren e Demokracisë, Avdyl Matoshin, me rastin e 1 vjetorit të vrasjes. Nisja për në varrezat e Shish-Tufinës do të bëhet në orën 11.30. Familja pret vizita nga ora 8.00 - 11.00 dhe mbasdite pas orës 16.00. Adresa e familjes, Universiteti Bujqësor, godina nr.2, kati II.