08/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 janar 1999

Të gjithë në shesh për Azem Hajdarin

Të martën, miting madhështor në sheshin “Skënderbej” Me datë 12.01.1999 ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, organizohet një miting madhështor në përkujtim të këtër muajve të vrasjes së heroit të demokracisë, tribunit të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari. Demokratët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë! Të mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër vrasjes së heroit të pavdekshëm, Azem Hajdari, kundër heshtjes së qeverisë, e cila mbron vrasësit e Azemit, kundër vrasjeve pa gjyq të dhjetëra e qindra demokratëve të tjerë, kundër dhunës dhe arrestimeve që vazhdojnë mbi opozitën. Të gjithë në shesh për t’i ndalur dorën neodiktaturës! Të gjithë në shesh kundër krimit dhe mjerimit! Të gjithë në shesh për Azem Hajdarin! Të gjithë me Azemin - të gjithë për Azemin!

Kastriot Begën e vrau policia

Ja krejt e vërteta mbi vdekjen e 19-vjeçarit nga Peqini NË FAQEN 4

Valë arrestimesh dhe dhunë mbi opozitën

Rikthehen arrestimet për “Grushtin e shtetit”. Prokurori special Tirana firmos arrestin e demokratit elbasanas Bajram Hidri Ditët e fundit në qeli kanë përfunduar edhe demokratët Frrok Gjini, Avni Metalia dhe Qamil Biberaj, të cilët edhe janë keqtrajtuar barbarisht në dhomat e izolimit NË FAQEN 3

25 kosovarë, grevë urie në burgun e Tiranës

Dyshohet në bashkëpunimin e Xhavit Halitit me policinë e Tiranës për burgosjen e shqiptarëve të Kosovës Ishin ndaluar dhe burgosur për “grushtin e shtetit”, kërkojnë takim me Demaçin NË FAQEN 2

Ministria e Rendit, ministria e krimit

Pjesa kriminale e Ministrisë së Brendshme është sot bartësja kryesore e krizës shqiptare. E ndërtuar në kohën kur ishte kryeministër Fatos Nano, ajo ende mbahet në këmbë nga Ministri i Brendshëm aktual, Petro Koçi. Vetëm dy ditë e gjysmë ajo ka arritur të ngjallë në vend pasigurinë dhe ankthin e tensionit politik po aq sa në ditët e arrestimeve urdhëruar nga prokuroria politike, në gusht apo shtator. Para dy ditësh, në një nga birucat e komisariatit të policisë së Peqinit vdiq, nga torturat e banditëve të veshur policë, një 19-vjeçar. Ndërkohë, dje, është doshtë politikë në Tiranë urdhëruar arrestimin e një aktivisti të PD-së në qytetin e Elbasanit. Vrasja apo ekzekutimi kriminal që i bëhet një të riu vëçse është aktivist i opozitës dhe arrestimi i tjetrit se ka marrë pjesë në funeralin e Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, përbën rastin e pastër të terrorit politik në Shqipëri. Sot ky terror politik mban emrin Ministria e Brendshme, ku ministri Petro Koçi, njeriu që dogji Fierin dhe ngriti simbolin serb në mes të Shqipërisë. Por nuk janë këto dy raste të izoluara të sulmit ndaj opozitës dhe jetës së njerëzve. Në Ministrinë e Rendit ka një platformë të qartë të luftës kundër opozitës e ndërkohë në kuadër, i cili është i okupuar gjithë ditën vetëm me këtë punë. Një segment i tërë i policisë merret me përpunimin, gjurmimin, goditjen dhe ekzekutimin e njerëzve të opozitës duke e bërë një gjë të tillë pa asnjë përpjekje të fshehur vetveten, por me një krenari kriminale. Rreth një muaj më parë Petro Koçi solli në krye të policisë ish - komisarinin e Tropojës, i cili vrau oficerin brenda komisariatit. Po ashtu një numër i madh drejtuesish të policisë në qendër dhe bazë janë të zgjedhur nga formacionet e rebelimit komunist në jug të vendit. Ata sot kanë penetr uar në të gjitha arteriet e Ministrisë së Rendit duke e ngritur luftën e policisë kundër krimit dhe duke e orientuar atë si luftë politike kundër opozitës shqiptare. Vetëm brenda vitit që shkoi nga forcat e policisë apo bandat e Partisë Socialiste janë vrarë mbi 22 demokratë përfshirë dhe deputetin Hajdari, janë arrestuar mbi 100 prej tyre deri edhe ish-ministrat e Brendshëm, ish-Ministri i Mbrojtjes, ish-Kryetari i Kontrollit të Shtetit etj., janë ndaluar nga policia apo keqtrajtuar në birucat e saj rreth 1000 të tjerë. Po Ministria e Brendshme mban përgjegjësinë dhe për djegien dy herë të Shkodrës, për vjedhjet e makinave të diplomatëve apo shoqatave të huaja humanitare, për sulmin ndaj Lazaratit dhe shkatërrimin shtetëror në Tropojë. Një institucion i tillë shtetëror që funksionon vetëm për të shkatërruar vendin, për të vrarë njerëzit, për t'i instaluar mafien në politikë, ekonomi dhe kudo, duhet ndalur. Përndryshe në ditë do të jemi me Petro Koçin edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër i Brendshëm, edhe Ministër i Mbrojtjes, edhe pronar fabrikash dhe hotelesh, edhe pronar skafesh dhe bandash. Një ditë detashmenti kriminal në mbrojtjen dhe ombrellën e institucioneve të Ministrisë së Rendit do të lodhet me opozitën dhe do t'i kthehet popullit. Atëherë do të jetë vonë për shtetin. Bandat mafioze na shikojnë gjithnjë vetëm interesa politike apo partie. Atyre u intereson prona, tenderat, lekët e ndërtimit, privatizimet, pasurimi i parave. Këto bëhen me firmën e shtetarëve dhe jo të opozitës.

Poli i Lirisë intensifikon bashkëpunimin me PD

Takim i kryetarit të PDSH, Sali Berisha me delegacionin parlamentar italian

Torturat e kasapëve me uniforma

PD denoncon vdekjen e qytetarit Kastriot Begaj, nga torturat e policisë në komisariatin e Elbasanit

Torturat e kasapëve me uniforma, janë krim

Zoti Minarolli bëri të ditur se para dy ditësh policia politike ka arrestuar veprimtarin e shquar demokrat Avni Metalia, ndërsa dje ka ndaluar në Elbasan Bajram Hidrin, një të persekutuar politik të diktaturës NE FAQEN 3

Minatorët fillojnë grevën pa afat

Pas peticionit të dërguar në ministrinë e Privatizimit Pagat e vonuara që prej nëntorit të ’98, pushimi i shumëfishtë se 450 punonjësve dhe strategjia e pa bazuar e privatizimit të minierave kanë bërë që Sindikata e Pavarur e Minatorëve të vendosë fillimin e grevës pa afat të minatorëve dhe shkallëzimin e saj nëse qeveria nuk merr masat për realizimin e kërkesave të tyre [Fotografi e një ndërtese industriale] NE FAQEN 7

Vangberg: “Nuk është hetuar për Azemin”

Prokurori nordik shpreh rezerva për hetimet e dosjes së vrasjes të simbolit të demokracisë NE FAQEN 4

“Jemi kundër ngrirjes së hetimeve”

Tre ushtarakët e burgosur për “krimet kundër njerëzimit” kërkojnë përfundimin e procesit politik dhe dhënien e pafajësisë Arrestimi ynë është në vetvete një atentat që i bëhet statusit të ushtarakut. Ushtarakut ka si detyrë të ti vetëm bindjen ndaj ligjit. Gjatë gjithë aktivitetit tonë jemi udhëhequr vetëm nga bindja ndaj ligjit. Akuza që na bëhet është krejt absurde. Në thelb kjo akuzë na bën fajtor se përse respektoam ligjin ... NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 122 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë në të tre pushtetet, dhe të pasuesve kriminalë që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të hapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. [Fotografi portreti] NE FAQEN 7

Bode: Të forcohen strukturat e PD në bazë

Përkujtohet 8-vjetori i PD-së së Fierit Demokratët fierakë përkujtojnë 8-vjetorin e themelimit të degës. Die në 7 janar në orën 11.00 në sallën pranë selisë së PD Fier u organizua ... NE FAQEN 2

Flakët e luftës i afrohen Prishtinës

Acarohet së tepërmi gjendja në Kosovë. Serbët e armatosur bllokojnë rrugët Hill takohet me Rugovën duke mbërritur në Prishtinë nga një rrugë sekondare. Vëzhguesit e OSBE-së nisin të mendojnë për rrezikun e jetës së tyre NE FAQEN 6

Rivolta: Në Shqipëri duhet të fitojë drejtësia politike

duhet të fitojë drejtësia politike dhe sociale

NE FAQEN 3