Skandal tjetër i ministrit të Privatizimit në Elbasan
NE FAQEN 6
Shqipëria, vendi ku vriten liritë
Human Rights Watch publikon raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 1998. Akuza të rënda për qeverinë e Tiranës
NE FAQEN 3
Raporti fillon me vrasjen e Liderit të Dhjetorit Azem Hajdarit dhe vijon me dhunimet e tjera të opozitës nga policia. Në pjesën për shtypin zë vend rrahja e gazetarit të "RD" Rexhep Polisi nga policia e Elbasanit. Raporti përmban edhe rastet e presionit qeveritar mbi agjensinë "Enter" dhe radio "Kontakt".
Djalin tonë e mbyti policia
Letër rrëqethëse për Meidanin, Koçin dhe Kondin nga familja e viktimës
36-vjeçari Bardhyl Balliu, banor në Kavajë, ishte arrestuar nga policia të enjten më 24 dhjetor të vitit të kaluar, pasi ai dyshohej për një vrasje që kishte ndodhur në muajin qershor të atij viti në Kavajë.
Ende pa mbushur 24 orë nga arrestimi, Balliu u gjend të premten rreth orës 08.00, i vrarë në dhomën e izolimit të komisariatit numër 4 në Tiranë, ku ishte shoqëruar një natë më parë
NE FAQEN 4
Koçi i zi, fytyra e re e Partisë Socialiste
Nga Artur KOPANI Partia Socialiste rrezikon të bjerë në duart e ministrit të Brendshëm, Petro Koçi, një ndër qeveritarët më të ekspozuar me lidhje të forta me krimin në Shqipëri, si në të kaluarën ashtu edhe në të sotmen. Mekëmbësi i Fatos Nanos në bizneset e kontrabandës po shfaq ditët e fundit synime të qarta për të marrë nën kontroll partinë më të madhe në pushtet, e cila për më shumë se tre muaj ka mbetur pa kryetar. Shtypi i afërt me PS-në konfirmoi dhe synimet politike të Koçit, i cili në fillim të muajit u shfaq edhe “ndërmjetës” konfirmoi dje u shfaq edhe “ndërmjetës” i një takimi “të munguar” të Nanos me Majkon. Nuk është e rastit që Petro Koçi synon kreun e PS-së, duke qenë prej më shumë se tre muaj ministër i Brendshëm, dhe rrjedhimisht njeriu më i fuqishëm i kontrabandës që ruan të njëjtat nivele si edhe në dy qeveritë e Nanos. I vetëdijshëm për pozicionin e tij në qeveri, ish-kryetari i socialistëve në Fier kërkon tashmë të jetë edhe në krye të partisë, ku klanet e saj njihen më shumë për forcën që demonstrojnë në kontrollin e trafikut dhe të kontrabandës që e kanë kthyer Shqipërinë në “Kolumbinë” të Europës. Prej tre muajsh në krye të policisë, Koçi ka njohur tashmë me të gjitha hollësitë e nevojshme rrugët dhe njerëzit e partisë së tij që drejtojnë trafikat dhe kontrabandën e stërmadhe në Shqipëri. Para mundësisë për t’i asgjësuar këto rrjete të ngritura nga mafia rajonale, Koçi ka zgjedhur kompromisin që në ditët e para të punës së tij si ministër. Dhe kjo marrëveshje, që padyshim i sjell milionat, ka hapur, gjithashtu, oreksin e Koçit për të kapur majën e piramidës në Partinë Socialiste. Kur të gjithë ish-qeveritarët e majtë që u shkarkuan si krerë të kontrabandës refuzohen në zyrën e Ministrit të Brendshëm, dhe vetëm njerëzit e emëruar shefa komisariatesh dhe titullarë të lartë të policisë, Koçi është shumë i thjeshtë kur kërkon postin e kryetarit të PS-së. Me votat e “ujqërve” të kontrabandës dhe të ekstremistëve që e kanë kthyer në simbol, pasi e kanë parë marrës e ’97 të degë institucionesh e Fierit, Koçi ndjehet i sigurt në një konkurrim që do të tentojë t’i bëjë pjesë e vogël e reformuar e partisë. Nëse vërtet ministri i Brendshëm, Petro Koçi do të kërkojë të zërë kreun e PS-së, kjo ngjarje do të thotë konsolidim i frymës së vjetër në parti. Koçi, i marrë dy vjet më parë nga kreu në kryesinë e Partisë Socialiste, si një nga eksponentët më fanatikë, në një ngjarje tjetër brenda partisë do të thotë edhe një vdekje tjetër e shpresës për një reformim të së majtës shqiptare. Në kongresin e fundit të socialistëve, Koçi i vënë krah Majkos, Islami dhe Brokaj, me socialistët e Fierit dhe të Vlorës, nxiti konservatorët e partisë që të frenonin çdo reformim e së majtës, dhe udhëhoqi mbledhjen e votave për t’i ruajtur Nanos së burgosur karrigen e kryetarit të Partisë Socialiste. Ndërkaq, zgjedhja e Koçit në krye të Partisë Socialiste do të ishte një betejë i pushtetit politik nga klanet mafioze që kanë gllabëruar Partinë Socialiste prej shumë kohësh. Kur nuk dhet mes Majko i ruan raportet e ngushta me bashkëpunëtorin e tij të vjetër Petro Koçi, është lehtë-sisht e provueshme se kryeministri nuk ka mundur në ndalë vërshimin e provincialit që erdhi në kryeqytet me kallashnikov dhe urë zjarri në dorë. Me miratimin e Majkos, ose jo, në çdo orë të ditës në zyrën e Koçit mund të gjesh njerëzit e Nanos, Islamin, Finon, Malajn dhe të tjerë që janë identifikuar si krerë të kontrabandës në Shqipëri. Praktikisht, Majko i ka lënë një mjer karrigesh, por në asnjë rast pushtetin, që mesa duket do t’i mbetet të ushtrojë si edhe Mëdanii në inaugurime shkollash, apo takime përm-ajë të OJQ-ve e “Soros”-it. Majko, që u shfaq tepër “muskuloz” në largimin e Nanos, duke se do të jetë i pafuqishëm të shmangë ngjitjen e menduar të Koçit në krye të partisë. PS është pronë dhe peng i më të fortëve të kontrabandës, që Majko në tre muaj nuk tregoi as vullnet as shpresë se do të mund t’i prekë.
Polici nisi? Zondha politike është llogjike
Polici nisi? Zondha politike është llogjike
Tritol bashki-së së Fushë-Krujës
Tjetër sulm kundër pushtetit lokal
. Godina e bashkisë së Fushë-Krujës, u dëmtua rëndë të premten në mbrëmje nga shpërthimi i tritolit vendosur në ambientet e saj. Lajmi i vendosjes së tritolit në Godinën e Bashkisë së Fushë-Krujës është konfirmuar edhe nga burime zyrtare. Ora e shpërthimit ka qenë jashtë orarit zyrtar të punës në mbrëmje. Vënia e tritolit godinës së Bashkisë është akti më i rëndë... NE FAQEN 2
Sot, Vollebek takon Berishën
Kryetari i radhës i OSBE-së vazhdon vizitën në Tiranë. Shqipëria të ndikojë tek UÇK
Kryetari i radhës i OSBE-së, Knut Vollebek, u deklarua dje para shtypit për një zgjidhje afatgjatë për Kosovën e vetmja zgjidhje e cila mund të sjellë stabilitet në rajon. Gjatë një konference për shtyp dhënë në Tiranë, kryetari i OSBE-së është shprehur se qeveria shqiptare du-
Ministri Koçi përgëzon dhunën policore
NE FAQEN 3
Aktiv i zgjeruar i Degës së Partisë Demokratike të rrethit të Tiranës
Zgjidhja politike, shpëton vendin nga kriza e rëndë
E vetmja mundësi për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike dhe politike, është dialogu dhe zgjidhja politike.
Partia Demokratike është e hapur dhe i mirëpret aleancat, por atëherë kur ato janë konstruktive dhe pa qëllime të mbrapshta.
NE FAQEN 2
t akon Berishën
para shtypit për një zgjedhje afatgjatë për Kosovën si OSBE-së është shprehur se Serbia shqiptare duhet të ndërhyjë pranë UÇK për lirimin e pengjeve. Sipas Vollebek afati-ultimatum tashmë ka përfunduar, por bisedimet për lirimin e pengjeve serbe vazhdojnë ende. Vollebek tha se ndërhyrjen e ka kërkuar nga të gjitha instancat shqiptare, ndërkohë ka takuar Presidentin...
NE FAQEN 2
Ja pse nuk bllokohet trafiku klandestin
Gjinushi, pjesën e luanit në skafë
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 124 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresht këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Socialistët, varrmihës të ekonomisë shqiptare
Flet republikani Robert Çeku: Ekonomia vuan nga skleroza
“Në se nuk bie kjo qeveri nga pushteti, për ekonominë shqiptare nuk do të hapet kurrë drita jeshile”
“ Në se nuk bie kjo qeveri nga pushteti, për ekonominë shqiptare nuk do të hapet kurrë drita jeshile”
NE FAQEN 7
Mbështesim ndërhyrjen e NATO-s në Serbi
Numri dy i Aleancës Nacionale, Adolfo Urso flet mbi rezultatet e vizitës së delegacionit parlamentar italian në Shqipëri
“Jemi në dijeni se një numër i madh përfaqësuesish të opozitës, përfshi ish-ministra, dhe Kryetarin e PLL mbahen të burgosur.
Një gjë e tillë është e patolerueshme në Perëndim. Ne vazhdojmë të jemi të indinjuar për vrasjen e një prej drejtuesve kryesorë të PD, Azem Hajdari, ndërkohë që vrasësit e tij vazhdojnë të jenë të lirë. Çështja më e rëndësishme mendoj se mbetet vendimi i parlamentit shqiptar për heqjen e imunitetit Kryetarit të PD, Berisha. Zoti Berisha është një simbol i opozitës shqiptare dhe me të gjithë zhvillimeve demokratike të këtij vendi dhe askush nuk duhet të luajë me simbolin”.
NE FAQEN 3
Deputetët italianë të Polit të Lirisë bëjnë homazhe përpara memorialit të Azem Hajdarit
Të gjithë në shesh për Azem Hajdarin
Të martën, miting madhështor në sheshin “Skënderbej”
Me datë 12.01.1999 ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, organizohet një miting madhështor në përkujtim të kalër muajve të vrasjes së heroit të demokracisë, tribunit të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari.
Demokratë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë!
Të mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër vrasjes së heroit të pavdekshëm, Azem Hajdari, kundër heshtjes së qeverisë, e cila mbron vrasësit e Azemit, kundër vrasjeve pa gjyq të dhjetëra e qindra demokratëve të tjerë, kundër dhunës dhe arrestimeve që vazhdojnë mbi opozitën.
Të gjithë në shesh për t’i ndalur dorën neodiktaturës!
Të gjithë në shesh kundër krimit dhe mjerimit!
Të gjithë në shesh për Azem Hajdarin!
Të gjithë me Azemin - të gjithë për Azemin!