12/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 janar 1999

Të gjithë në shesh për Azem Hajdarin

Sot, miting madhështor në sheshin “Skënderbej” Sot, me datë 12.01.1999 ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, organizohet një miting madhështor në përkujtim të katër muajve të vrasjes së heroit të demokracisë, tribunit të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari. Demokratët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë! Të mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër vrasjes së heroit të pavdekshëm, Azem Hajdari, kundër heshtjes së qeverisë, e cila mbron vrasësit e Azemit, kundër vrasjeve pa gjyq të dhjetëra e qindra demokratëve të tjerë, kundër dhunës dhe arrestimeve që vazhdojnë mbi opozitën. Të gjithë në shesh për t’i ndalur dorën neodiktaturës! Të gjithë në shesh kundër krimit dhe mjerimit! Të gjithë në shesh për Azem Hajdarin! Të gjithë me Azemin - të gjithë për Azemin!

“Njeriu i Bin Ladenit”, blloi i SHIK-ut

Qeveria terrorizon, të gjithë shqiptarët që kanë sadopak lidhje me vendet arabe NE FAQEN 4 “Njeriu i Bin Ladenit”, blloi i SHIK-ut

Rikthehen shpërthimet mbi shtyllat e tensionit të lartë

Hidhet në erë me eksploziv linja elektrike në Fushë-Krujë. Tjetër avari e rëndë në transformatorin e Hidrocentralit të Fierzës Dje paradite rreth orës 08.00, është dëmtuar me lëndë eksplozive shtylla nr. 257, tek Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë. Keqbërësit janë larguar menjëherë në drejtim të paditur, ndërsa policia edhe këtë herë nuk mundi të identifikojë autorët e krimit NE FAQEN 4

Majko s’e lufton dot klanin mafioz në PS

Akuza të ashpra nga Italia për qeverinë e Tiranës. Pushtetarët organizojnë trafikun e drogës, prostitucionit dhe klandestinëve Akuza të ashpra nga Italia për qeverinë e Tiranës. Pushtetarët organizojnë traf iqet e drogës, prostitucionit dhe klandestinëve Majko s’e lufton dot klanin mafioz në PS Pafajshmëria ose mosdashja e Majkos për të luftuar kontrabandën, korrupsionin dhe traf iqet ilegale po bind komunitetin ndërkombëtar se kryeministri mbahet peng i klaneve mafioze të PS, dhe se alternativa e vetme për të shpëtuar Shqipërinë nga të tilla fenomene, por për të shpëtuar edhe vendet fqinje, që i vuajnë ato, mbetet një zgjidhje e re politike NE FAQEN 3

Gjinushi shpall klanin antidialog

Nga Edi PALOKA Gjinushi ka shpallur dy ditë më parë publikisht se kush është klani që sot më shumë se të tjerët po lufton për të prishur dialogun. I thirrur në një intervistë televizive, Gjinushi ka shpallur publikisht klanin e tij dhe qëllimet e këtij klani. Për herë të parë Gjinushi ka harruar të tregojë atë që i quajtur në përgjithësi e tij dhe pa e mbajtur veten ka shpallur se ekziston një grupim në radhët e pushtetarëve që po bën ç’është e mundur për të prishur atë që është arritur me vendosjen e dialogut. Aq i revoltuar ishte Gjinushi dhe pjesa që ai përfaqëson për vendosjen e dialogut, sa filloi të bënte dhe gafa. Ai arriti deri atje sa ta quante dialogun midis Berishës dhe Majkos si diçka jo institucionale, si një bisedë midis dy personave privatë. Kësaj i bën institucionet në Shqipëri kur kryeministri, zv/kryeministri dhe shefi i opozitës nuk qenkan institucione?! Sigurisht që këto lloj gafash dhe shpërthimesh vijnë atëherë kur e ke humbur logjikën, atëherë kur ndjehesh aq i humbur dhe i nxehur sa nuk arrin më as të logjikosh. Megjithatë Gjinushi bëri shumë mirë që u shpreh publikisht duke mos ju lënë më vend asyrë që të kërkonin të zgjidhnin se kush janë njerëzit që sot po luftojnë për të prishur dialogun. Gjinushi e shpalli klanin dhe që po lufton për këtë, pavarësisht se u mundua ta mbulonte në mënyrë të trashë. Kryetari aktual i Parlamentit shpalli se bën pjesë në një klan me Presidentin e Republikës, Kryetarin e shërbimeve sekrete dhe me funksionarë tjerë të lartë që po përpiqet prej kohësh të bëhet kryetar i PS dhe njëkohësisht kryeministër. Respekt Mediani, Skënder Gjinushi, Kastriot Islami dhe Fatos Klosi janë kanë klani që po përpiqet të prishë dialogun, që po përpiqet me çdo mënyrë ta kthejë atë në një sherr. Shpërthime të tilla dhe një gjuhë fyese pas tyre qëndrojnë dhe mjaft të fortë, politikane të pozitës dhe funksionarë të lartë të vendit e drejtesisë. Arsye të përsëritjes së njerëz janë mbledhur në një grup me qëllim të jenë relativisht të ndryshme, por thelbi është që të gjithë përbashkët. Mediani ishte njeri që u zgjodh nga Presidenti dhe nga opozita për të zgjidhur krimin në Shqipëri. Ai e dogji këtë shans duke kërkuar përfundimisht edhe vetë veten. Kjo ndodhi sepse Mediani mendonte dhe dëshironte ta eliminonte Nanon, por nuk dëshironte që të lepte në të vërtetë me zgjidhje për Shqipërinë. Për këtë arsye dhe gjyqtarët që zgjedh. Edhe Skënder Gjinushi erdhi momenti që nuk e donte më Nanon dhe me mënyrën e tij u lustroi, por jo sepse vendonte, atë si dhe, që Nano e futi qeverinë në krizë, por sepse interesat e tij ishin lidhur me një klan që nuk bashkohej më me interesat e klanit të Nanos. Vijon në faqen 3

Hetim të pavarur për vrasjet politike

Të dielën, takimi Berisha-Vollebek: Bode dhe Minarolli dënojnë përdorimin politik të Prokurorisë së Përgjithshme

PD: Ndaloni gjakderdhjen e shqiptarëve!

NE FAQEN 3

Shkodër, bojkoti i mësuesve vazhdon

Këshilli i grevës pret përgjigjen e ministrit Ruka NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 126 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë se Fatos Nanos dhe të pashpresat të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pashpresat e tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-kolonelëve dhe të pashpresat e saj që të lirë dhe të pavarur të hetojnë këtë ngjarje. Qeveria e ish-kolonelëve, të gjithë shërbimet e tyre të lidhura me krimin dhe të gjitha institucionet që të mos pengojnë hetimin e ngjarjes, të cilat kanë një vlerë të veçantë. Përse nuk pranohet që të hetohen vrasjet e shqiptarëve që e kanë dëshmuar e përpara vrasjes së Azem Hajdarit nuk mund të tolerohet kurrësesi kulti. Qeveria, ose duhet të hapë e njëherë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Ceka dhe Klosi, dy njerëzit e serbëve?

Pas një dëshmie tronditëse të gjeneral Astrit Mehjes. Ja kush bashkëpunon me serbët kundër Shqipërisë NE FAQEN 2

Policia masakron dhe grabit Hekuran Llapushin

Banda e Petro Kocit vazhdon dhunën shtetërore NE FAQEN 2

Vritet shefi i QIK-ut, Enver Maloku

Atentat i rëndë ndaj medias shqiptare në Prishtinë Tre persona të armatosur kanë qëlluar ndaj Malokut në vendin e ajquar Kodra e Diellit në Prishtinë. Më pas pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale, Enver Maloku ka vdekur. Ende janë të panjohura rrethanat dhe hollësitë e këtij atentati ndaj një personaliteti të medias shqiptare në Kosovë NE FAQEN 6

Qëndrim i përbashkët në Kosovë dhe Shqipëri

Berisha takon Kryeministrin Bukoshi Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, u takua dje në mbrëmje me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi. Bashkëbiseduesit zhvilluan një diskutim të zgjeruar mbi gjendjen në Kosovë. Në këtë takim u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit të të gjitha faktoreve politike dhe ushtarake në Kosovë për çështjen e Kosovës, siç kujton Berisha dhe Bukoshi ishin në të njëjtin mendim se një qëndrim i përbashkët i forcave politike në Shqipëri dhe në Kosovë përbën një mbështetje të fuqishme për zgjidhjen e këtij problemi.

Deputeti socialist Braho i implikuar në korrupsion

Flet një punëtor - Ja se si drejtori Astrit Hysi vjedh kantinën e pijeve të Durrësit NE FAQEN 5

Qeveria braktis 40 ndërmarrje

Ministria e Financave shton numrin e të papunëve Ministria e Financave nuk ka planifikuar për vitin 1999 subvencionin për minierat e Ferkonit Burrel, e Bulqizës dhe e Memaliajt, azotiku i Fierit, 13 filiale të Albpetrolit, Superfosfati i Laçit, Uzina Tirana... NE FAQEN 5