14/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 janar 1999

Studentët bojkotojnë mësimin derisa t’u sigurohet jeta

Rrihen studentët e Institutit të Fiskulturës NË FAQEN 4

Bum çmimesh në tregun e dhjetorit

INSTAT: Çmimet u rritën 222 % BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË NË FAQEN 5

Ish - “Misto Mame” në grevën e gjashtë

Punonjësit e drurit sërish në protestë NË FAQEN 5

Meta: Në shkur[t] do të rrafshojmë Golemin

Qeveria në Kavajë: Zona turistike e Golemit do të virgjërohet njëlloj si në kohën e shokut Enver. Eskavatorët do të shkatërrojnë të gjitha ndërtimet NË FAQEN 2 I patur në mbledhjen vjetore të Bashkisë, Meta, si qeveritari i parë socialist që takon të zgjedhurit e Kavajës, vjen të thotë se hakmarrja e ish-komunistëve ndaj qytetit - bastion të demokracisë mbetet e njëjtë si më parë, pavarësisht se erdhi Majko dhe iku Nano nga kreu i saj

Rrënjët e mafias në Shqipëri

Nga Astrit PATOZI Kur kanë kaluar mëse një vit e gjysëm nga betimi i qeverisë së parë të koalicionit të majtë pas zgjedhjeve të 29 qershorit, është fare pak të thuhet se socialistët dhe aleatët e tyre janë të paaftë për të vendosur rendin e tronditur në Shqipëri, ndërsa po bëhet fare e qartë për të gjithë se është vetë ky pushtet që gjeneron kriminalitetin. Në ditët e para të vitit 1999 konstatohet se ...

Majko-Meta pranuan ngritjen e grupit të pavaru[r] hetimor

Nënkryetari i PD, Genc Pollo sqaron një nga pikat kryesore të dialogut mes pozitës dhe opozitës Nënkryetari i PD, Genc Pollo, shprehu dje habinë mbi deklaratën e bërë nga ministri i Informacionit, Ul- “Kam përshtypjen se z. Ulqini ka folur pa u konsultuar me drejtuesit e qeverisë, pasi nuk kam

“Shou” i Majkos para vizitës në Romë

Parlamenti miraton ligjin për kontrollin e shpejtësisë së gomoneve që sulmojnë çdo ditë Italinë me drogë, klandestinë dhe prostituta Skafistët të mbështetur nga qeveria e majtë e kanë shndërruar gjatë dy viteve të fundit kanalin e Otrantos në një kanal të vdekjes Parlamenti pretendoi dje se duke miratuar propozimin e qeverisë “Për regjistrimin dhe kontrollin e mjeteve lundruese nën 20 ton” do të ndalë trafikun e paligjshëm me motoskafe, gomone dhe mjete të tjera lundruese nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Ligji i miratuar në një seancë të jashtëzakonshme u cilësua nga shumica e deputetëve të opozitës, si një “shou” i kryeministrit para vizitës së tij në Romë, pasi gjatë sundimit të ish-komunistëve trafiket e paligjshme kanë njohur lulëzimin më të madh. NË FAQEN 3

Zgjidhje politike e pasuar nga zgjedhjet e parakohshme

Nënkryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, parashtron alternativën e PD për daljen e vendit nga kriza Nënkryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli parashtron dje alternativën e PD për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike dhe politike ku është zhytur. Një zgjidhje politike e ndjekur nga zgjedhjet e parakohshme, janë hapat e paraqitu-

Vendi i komoditetit të krimit

Kur kanë kaluar mëse një vit e gjysmë se socialistet se rënia në Shqipëri po shkon drejt katastrofës, ndërkohë që mirëorganizimi i mafias shqiptare po tregon edhe vendet europiane me një traditë të shquar në goditjen e krimit të organizuar. Qeveria e Majkos po bënte bilancin e 100 ditëve të para të saj, kur jo më shumë se 100 metra larg godinës së kryeministrisë, një 21-vjeçar u vra nga njerëz të armatosur, që si gjithmonë në të tilla raste mbeten të paidentifikuar. Në ditët e para të këtij viti rrugët e qyteteve janë skuqur nga gjaku i dhjetëra viktimave, shtyllat e tensionit të lartë janë sërish preja e shpërthimeve të tritolit, kurse policëve në Beratë Koqi u kanë vdekur në duar dy të arrestuar gjatë torturave. Në kohën që Majko dhe ndihmësi i tij Ulqini po u buzëqeshin gazetarëve duke renditur “sukseset” e 100 ditëve, në Itali zhvilloheshin manifestime shqiptare, të cilat ndeshen e lindojnë çdo shqiptar që jeton dhe djersën e vet në perëndim, janë njëkohësisht një akuzë e drejtpërdrejtë mbi qeverinë e Tiranës. Vendi i komoditetit të krimit Forcimi i malavita-s shqiptare në Itali apo në vende të tjera të perëndimit nuk mund të trajtohet si një vend i tërë për të përndritur nga krimi në Shqipëri, jo vetëm për lidhjet e tij gjenetike, por në radhë të parë për faktorët e shumtë mbështetës. Nëse në Milano ka një rrjet të madh të organizuar të trafikut të drogës, prostitucionit apo edhe armëve që kontrollohet nga shqiptarët, rëndë të zgjerohet në aktivitetin e tyre kriminal duhen kërkuar në radhë të parë në Shqipëri. Komoditeti me të cilin ata veprojnë në vendin e tyre, ku kanë bazat, banesat, agjentët apo njerëzit e parë, ka bërë që banditët shqiptarë të përndriten të fuqizohen me ritme galopante në vitet e fundit. Duke qenë se sjellë në fillim në mafiozët shqiptarë të mos jenë vetë për problemet e policisë, por edhe i lëshava apo shërbimeve të huaja; për edhë është faktori në vendet e Europës për mafiozët shqiptarë e disa faktorëve të veçantë e politikës italiane, të cilat gjithashtu krijojnë një klimë disfavorshme për mija refugjatë nga Shqipëria që jetojnë në Europë. Trafikantët e drogës, armëve dhe prostitucionit vendosen tepër të lehtësuar në Itali apo gjetkë nga fakti që ata mendojnë fare pak ose aspak për të ruajtur në vendin e origjinës, ku policia ose është si kur nuk ishe apo është bashkëpunëtore me ta. Duke qenë tepër të qetë në Shqipëri, mafiozët e rinj shqiptarë lë të dëtyruar fshihen në disa të aktiviteteve të tyre që janë të përhershme dhe kompromis me policinë shqiptare ose të bashkisë, e cila është pothuajse e pamundur, por lehtësisht që ofrojnë metropole me gjersinë e tyre lë kombe sërisht. Duke u ndjerë tepër të sigurtë në Shqipëri, banditët shqiptarë e kanë lehtë të kthehen e të qarkullojnë për një kohë të gjatë në vendlindje, sapo e shohin veten të rrezikuar në perëndim. (Vijon në faqen 3)

...e grupit të pavarur hetimor

“Kam përshtypjen se z. Ulqini ka folur pa u konsultuar me drejtuesit e qeverisë, pasi nuk kam dëshirë të besoj që zotërinjtë, Majko e Meta mund të tërhiqen nga deklaratat e bëra, gjë e cila përbën edhe tërheqje nga rruga e dialogut” Nënkryetari i PD, Genc Pollo, shprehu dje habinë mbi deklaratën e bërë nga ministri i Informacionit, Ulqini, i cili mohoi një nga pikat kryesore të dialogut, mes Kryetarit të PD, Berisha dhe kryeministrit Majko, lidhur me ngritjen e një grupi hetimor të pavarur për çështjen Hajdari. e bërë nga ministri i Informacionit, Ulqini, i cili mohoi një nga pikat kryesore të dialogut, mes Kryetarit të PD, Berisha dhe kryeministrit Majko, lidhur me ngritjen e një grupi hetimor të pavarur për çështjen Hajdari. Në përvjetorin e tetë të degës së PD në Elbasan, Pollo ka sqaruar edhe njëherë opinionin lidhur me predispozicionin, që shfaqën gjatë takimit, kryeministri dhe zv/kryeministri lidhur me përgjigjen e një projek-tligji, që do të bënte të mundur ngritjen e grupit të pavarur hetimor. “I am i habitur nga një prononcim i tillë i z. Ulqini. Në tryezën e dialogut të 21 dhjetorit, kryeministri Majko na deklaroi se do të mirëpriste një projekt-ligj, që do të mundësonte ngritjen e grupit hetimor duke u shprehur se ai do ta firmoste e do ta paraqiste para grupit parlamentar të PS. Një gjë e tillë u mbështet edhe nga zv/kryeministri, Meta”, u shpreh Pollo. Nënkryetari i PD ka qenë skeptik mbi seriozitetin e deklaratës së bërë nga ministri i Informacionit. me drejtuesit e qeverisë, pasi nuk kam dëshirë të besoj që zotërinjtë Majko e Meta mund të tërhiqen nga deklaratat e bëra, gjë e cila përbën edhe tërheqje nga rruga e dialogut”, u shpreh Pollo. Ministri i Informacionit, Ulqini në një konferencë shtypi u shpreh se në takimin mes Kryetarit të PD Berisha dhe kryeministrit Majko nuk është rënë dakord nga ana e qeveritarëve për krijimin e një grupi të pavarur hetimor për çështjen Hajdari. Një deklaratë e tillë bie në kundërshtim edhe me vetë deklarimet e mëparshme të bëra nga Majko dhe Meta lidhur me këtë problem. Ngritja e një grupi të pavarur hetimor për zbardhjen e vrasjes së shekullit është konsideruar nga drejtuesit e PD, si një pika kryesore të dialogut mes pozitës dhe opozitës në takimin e 21 dhjetorit. Si rrjedhojë largimi i qeveritarëve nga ky premtim përbën një rrëshqitje nga dialogu, të patolerueshme për opozitën. B. KASMI

Zgjedhjet e parakohshme

Nënkryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli parashtroi dje alternativën e PD për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike dhe politike ku është zhytur. Nënkryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli parashtroi paraqitur nga PD, si një domosdoshmëri për kapërcimin e situatës tejet të rënduar në vend. Në 100 ditë të qeverisjes së kryeministrit, Majko, Nënkryetarja e parlamentit ka vlerësuar tek kryeministri i ri vetëm një dëshirë të mirë për zgjidhjen e problemeve që preokupojnë realitetin shqiptar. Por nga ana tjetër, Topalli ka kujtuar se asnjë nga këto probleme...

Pollo takon Institutin Demokratik Amerikan

PD me IDA, bashkëpunim i frytshëm Dje në mesditë, nënkryetari i PD-së, zoti Genc Pollo priti në zyrën e tij në një takim, përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan...

Berisha përshëndet marrëveshjen OSBE-यूÇK

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti marrëveshjen ndërmjet OSBE-së dhe UÇK-së të arritur dje nga ministri i Jashtëm Norvegjez dhe kryesuesi i radhës së OSBE-së Vollabek, nga shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uoker dhe ambasadorët Hill dhe Petric, si një hap të rëndësishëm që do të kontribuojë në hapat e mëtejshëm në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 128 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Ramiz Nano dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë të lirë dhe të pa-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Minarolli: Synohen struktura më efikase

Riorganizimi i strukturave të PD, proces i filluar prej kohësh NE FAQEN 2

Korrupsioni mbretëron në piramidën e privatizimit

Industria e Elbasanit privatizohet në selinë e socialistëve Objekte industriale, të cilat kanë një teknologji dhe traditë në prodhimet në vend dhe eksport u futën në lojën e mafias politike dhe korrupsionit NE FAQEN 5

Demagogjia e Majkos për Kosovën

Frazeologjia patriotike për Kosovën si dhe vrasja dhe burgosja e demokratëve nacionalistë, janë dy gjëra që nuk shkojnë Deklarimet e fundit të Qeverisë socialiste për Kosovën janë parë si një kapërcim i madh i politikës së kësaj partie në lidhje me pavarësinë e gjysmës së kombit shqiptar të pushtuar nga serbët. Në qoftë se nuk do t’i riktheheshim historisë së vjetër dhe të re, NE FAQEN 2