17/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 janar 1999

NANO, jashtë nga PS

Agolli paralajmëron largimin e Kryetarit në Konferencën e ardhshme Nga Edi PALOKA NE FAQEN 3

Kufi i ka shërbyer alibia e fundamentalizmit islamik

Nga Lazër STANI NE FAQEN 2

Vriten dhe masakrohen 80 shqiptarë

“Srebrenicë” tjetër në Kosovë. Ushtria e Millosheviçit mbyt në gjak Reçakun. Mes viktimave, dhjetëra civilë të pambrojtur NE FAQEN 7 Serbë të armatosur patrullojnë në kufirin shqiptar. Shqipëria kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ndërhyrjen e NATO-s

Kosova, mes Reçakut dhe Drenicës

Nga Sami NEZA Masakra e Reçakut kryer dje nga serbët, ku u vranë mbi tetëdhjetë shqiptarë, mes të cilëve shumë gra, fëmijë dhe pleq, tregon se që prej një viti situata në Kosovë ka qëndruar në vend pa arritur të sanksionojë një zgjidhje apo shpresë për zgjidhje. Menjëherë pas lajmit të tmerrshëm Tirana ka kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit, ndërkohë që përfaqësues të diplomacisë evropiane janë ndjerë të zhgënjyer e të fyer nga Beogradi. Gati një vit më parë serbët kryen një ndër masakrat e mëdha kundër shqiptarëve në fshatrat e Drenicës ndërsa fill pas asaj masakre komuniteti ndërkombëtar u zotua se nuk do të lejonte të përsëritej një gjë e tillë në Kosovë. Por ajo u përsërit dhe pikërisht nën hundën e njerëzve të OSBE, të cilët nuk ndjehen më të sigurtë për veten e tyre sa çdo shqiptar i Republikës së Kosovës. Masakruesit serbë duket se ndjehen rahat por askush nuk është në gjendje të argumentojë sigurinë e tyre. Vetëm pak ditë më parë tërë organizmat ndërkombëtare u angazhuan në lirimin e tetë pengjeve serbe dhe arritja e Vollebek me UÇK u konsiderua një fitore e madhe. Tani nuk dihet se ç’mënyrë të gjendet që Vollebek, Klark, apo ndonjë përfaqësues tjetër do të mund të realizojë një marrëveshje për të kthyer jetën e mbi tetëdhjetë të vrarëve në mënyrë barbare nga lloji i ushtarëve të liruar prej tyre. Masakra e Reçakut duhet lexuar mirë pikësëpari nga shqiptarët. Jo vetëm për faktin se që nga masakra e Drenicës nuk ka pasur një rezultat shpërthyes për një zgjidhje por për mungesën e plotë të profitit politik. Për një vit historia e Kosovës është mbështjellë në kufijtë e dy masakrave që nuk ndryshojnë shumë njëra nga tjetra duke shkrirë si në një pikë uji tërë mundimet e politikanëve të Prishtinës, shitjet e politikanëve shëtitës të Tiranës, mbledhje të Grupit të Kontaktit, kërcënimet për sulme nga NATO e të tjera aksione politike që në fund të fundit rezultatin e tyre duhej ta bënin të lexueshëm në terrenin e luftës dhe jo në sallonet dhe pritjet diplomatike. Spiralja politike, e cila dukej se ishte ingranuar në luftën e Kosovës për të mirë dhe me rezultat, tani ngjan se është mbështjellë rreth vetes duke vëngërrël për të lejuar edhe ato tavolina dhe traktate që janë bërë me bollëk në Prishtinë, Tiranë, Romë, Londër, Bon e gjetkë. Diplomacia botërore nuk ishte në gjendje të shuante masakruesit apo t’i rehontonte ata në grumbujt e tyre në Beograd po aq sa edhe politika e shqiptarëve të Kosovës, qoftë ajo e moderuar e qoftë ajo radikale, nuk ishte në gjendje që të nxirrte njerëzit e saj nga masakrat. Rasti i Reçakut nuk mund të konsiderohet i kryer në atë kohë si i Drenicës. Masakra e fundit nuk ishte aq e besueshme sa ajo e një viti më parë dhe shqiptarët nuk ishin aq të përmbytur me makinë ushtarake serbe, më pak të organizuar apo më pak të armatosur se dikur e masakrat e Drenicës. Për të mbrojtur veten nuk është e nevojshme të marrësh leje tek vëzhguesit e OSBE-së dhe nuk është shumë e domosdoshme me parë të kesh bërë një komunikatë trime, një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare etj., etj. Asnjëra prej këtyre nuk bëhet pazurë kur mbyllura ushtarë pushtues serbë kanë shkelur Kosovën dhe tani duan ta bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e saj. Shpërdorimin që i bën politikës së tavolinës Beogradi nuk është e nevojshme ta mësosh nga intervistat e Millosheviçit apo deklaratat e Jovanoviçit. Ato mësohen qartë në Reçak nga fëmijët e vrarë dhe masakruara. Një populli i pambrujtur bëhet edhe më i shumtë i tillë kur i servir paqen e qetë, më të ndryrë e më të rëndë edhe se sa lufta. Kur u hodhën raketat mbi Irak, Sadami ende nuk kishte bërë ndonjë masakër por veçse supozohej se çfarë mund të bënte ai. Homologu i tij ballkanik edhe bën masakra, edhe bën marrëveshje për t’i mbyllur ato masakra, edhe nuk bombardohet nga askush. Djeni e Reçak është shpallur dështimi i paqes që bëhet jashtë Kosovës. Evropa dhe SHBA tashmë duhet të mendojnë ndryshe, për një paqe që bëhet për Kosovën dhe funksionon atje.

Milo ruan politikën e Nanos për Kosovën

Qeveria shqiptare nuk unifikon qëndrimet për Kosovën Ministri i Jashtëm deklaroi se zgjidhja e çështjes së Kosovës mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve dhe dialogut. Një deklaratë e tillë bie në kontradiksion të plotë me vetë deklaratat e qeverisë shqiptare, e cila ka kërkuar një ndërhyrje ushtarake të NATO-s NE FAQEN 3 Papulias dhe Milo në të njëjtën valë për çështjen shqiptare “NATO, larg Kosovës” NE FAQEN 3

2 mijë punëtorë hidhen në rrugë

Buxheti i shkurtër i shtetit godet industrinë e bakrit e të kromit Në datën 16 dhjetor 1998, qeveria paraqiti projektbuxhetin e “parajsës social-ekonomike të punonjësve për vitin 1999”, në datën 17 dhjetor vulosi vendimin për papunësi tjetër masive! NE FAQEN 5

Prokuroria zhduk dosjet e kontrabandës

Pazare pushtetarësh në organet e drejtësisë, 5 doganierë arratisen pasi grabisin miliona lekë Kanë qenë dhjetëra dosje kontrabandistësh që flinin në sirtarët e hetuesve, ndërsa tani as që flitet më për to. Nuk dihen saktësisht ku kanë përfunduar dosjet e bujshme, por një burim nga Prokuroria e Përgjithshme shprehet... NE FAQEN 6

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 127 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit e tij në krimin e rëndë të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që tërë të lirë dhe të pasiguruar kriminalet që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratë dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Laku i borxheve po mbyt Shqipërinë

Flet Republikani Çeku për buxhetin dhe borxhin e jashtëm “Sa ishte në pushtet PD u gjend zgjidhja për shlyerjen e borxhit të jashtëm të trashëguar ku u likuiduan mbi 550 milionë dollarë”, shprehet eksperti, ish-zëvendësministri i Financave, Robert Çeku NE FAQEN 5

Elbasan, 300 familje fermere në grevë

Kryefamiljarët protestojnë para prefekturës. Prefektura u mbyll dyert. Konflikti mbetet i hapur dhe i ndezur NE FAQEN 2

Në “burgun e ri”, ndryshe reparti 3 I3

Një vizitë tek të burgosurit politikë të regjimit socialist Nga Pjetër ARBNORI NE FAQEN 2

Vetëm zgjedhjet e reja mund të pastrojnë PS-në

Nga Prof. Dr. Albert KARRIQI NE FAQEN 4

Vështirësia e të qenit intelektual

Nga Bardhyl LONDO NE FAQEN 10