22/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 janar 1999

Zhduket Arapi i parave të fajdeve

Mbiqyrësi ka deklaruar se do të japë dorëheqjen NE FAQEN 5

Shuli i vë “llozin” fabrikës së çimentos

Fushë - Krujë, greve pa afat e 1000 punonjësve NE FAQEN 5

Në grevë pa afat 40 mijë mësues

Ministri i Financave kundër rritjes së pagave NE FAQEN 5

Teta: Mafia politike po drejton shtetin

Ish - ministri i Brendshëm sheh si rrugë të vetme për daljen nga kriza zgjedhjet e parakohshme parlamentare NE FAQEN 3 “Drejtuesit e partive të koalicionit qeveritar janë sharlatanë, të paaftë, të korruptuar dhe të padënie për qeverisur Shqipërinë”

Nano, gjykatësi dhe i pandehuri i madh i PS

Nga Astrit PATOZI Fatos Nano dha dorëheqje nga posti i kryetarit të socialistëve duke pështyrë mbi gjithçka mbetet pas tij në atë parti që drejtoi në të tërë jetët e fundit. Me një agresivitet të jashtëzakonshëm dhe me një stil triumfues, ai hodhi baltë mbi gjithë sallën e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, duke qenë shumë herë më i ashpër se tre vjet më parë, në kohën e mocionit, kur nga Burgu i Bënçës e kishte quajtur partinë e tij kështjellë. Akuza e Nanos, që nisnin me duart e përgjigjura të Pilatëve dhe mbarojnë me klanet e mafias që kanë pushtuar partinë, janë një sfidë e hapur mbi të cilën duhet të kapërcejnë ish-bashkëpunëtorët e tij, që tani përpi... kënetë. Akuza e Nanos, që nisin me duart e përgjakura duhet të kapërcejnë ish-bashkëpunëtorët e tij, që tani pretendojnë të marrin në dorë kontrollin e Partisë Socialiste. Heshtja e varrit me të cilën u përcoll fjala e fundit i tij si kryetar partie, si dhe reagimet e flashkëta të drejtuesve socialistë pasi ai braktisi mbledhjen, tregojnë se shigjetat e helmuara të Fatos Nanos kishin rënë në mish. Si njerëz që më mirë se kushdo tjetër njohin mekanizmat e jashtëligjshëm dhe mafiozë me të cilat kanë operuar klanet e Partisë Socialiste dhe të satelitëve të saj në Aleancën për Shtetin, Nano në rënien e udhëheqësisë së frontit të kryetarit të socialistëve dorashkën e një duel të ri. Deri dje njeriu më i fuqishëm i Partisë Socialiste, Fatos Nano, la të kuptoje se largohët vetëm përkohësisht nga skakiera e politikës shqiptare, duke paralajmëruar një rikthim të tij pasi të ketë rëzuar në tapet të gjithë kundërshtarët brenda partisë. Por ndërsa tingëllon tepër egërsisht fakti që në testamentin e tij politik, Nano nuk i kishte njohur asnjë përgjegjësi apo gabim vetes në këto tetë vjet, ai ka vënë në diskutim të madh edhe fatin e mëtejshëm të disa drejtuesve kryesorë të PS, po aq sa edhe vetë të ardhmen e kësaj partie. Ish-bashkëpunëtorët e tij, nuk do të mundën kurrë të lajnë njollat e tij: të krimeve, korrupsionit, grabitjeve dhe mashtrimeve, të së kaluarës dhe të sotmes, duke ia postuar Nanos që iku të gjithë të keqen e madhe që solli në Shqipëri qeverisja e majtë në këta pesë vjet. Nëse Fatos Nano ka përgjegjësi të madhe për dështimin e dy qeverive, por mbi të gjitha për dështimin e alternativës së të majtës shqiptare për të mbirë shtetin që ata vetë e shkatërruan në Shqipëri, janë po aq përgjegjës ata drejtues të PS që sot po duartrokasin largimin e papritur të kryetarit të tyre. Janë ata që e kthyen në një legjendë dhe simbol të tyre Fatos Nanon, që e votuan tre herë në mënyrë plebishitare, më shumë se zgjedhjet e 29 qershorit, që ai të drejtojë qeverinë dhe partinë e tyre nga fitorja në fitore. Madje janë të njëjtët njerëz që i dhanë atij mandat tjetër dhe pas dorëheqjes së institucioneve më 14 shtator, kur kryeministri u vu në krye të qeveritarëve që ia mbathën, duke u larguar fare nga Shqipëria. Janë ata që u vunë në resht nga Fatos Nano, që u çaktuan nga ai për të goditur opozitën, drejtuar ministri apo drejtori të rëndësishme, si dhe për të ngritur dhe për të shitur e doganuar ose për të mbyllur sytë kur niseshin gomone të klandestinëve, drogës dhe prostitucionit. Për shqiptarët nuk ka shumë rëndësi mosmirënjohja që ish-varësit e Nanos kanë tonë për shefin e tyre të lënë nga kali. Kjo është një bashkëpunëtore e politikës primitive, e cila tek e matja ish-komuniste e Shqipërisë, gjen udhëzime shtambullin me të përkryer. Por për shqiptarët ka shumë rëndësi se çfarë kanë bërë dhe drejtuesit e Partisë Socialiste që të gjithë bashkë kundër qeverisë dhe shtetit të tyre, në kohën që drejtoheshin nga Fatos Nano. Përpara se të ndezin motorat e sharjeve kundër atij që deri dje ishte Mesia i tyre, kundërshtarët e fuqishëm të Fatos Nanos në Partinë Socialiste duhet të tregojnë se cili ka qenë mekanizmi që ka mbajtur ata të lidhur me njerëzit e kryetarit të dikurshëm. Përpara se të tregojnë atë me gjithë si mëkatari e vetëm, socialistët e ngjitur në pushtet nën hijen e tij, duhet të shpjegojnë së pari Partia Socialiste kishte gjetur tek Fatos Nano mishërimin e aspiratave dhe forcës së saj në gjithën këtë vite. Pesha e kryetarit mbi Partinë Socialiste bëhet më e rëndë për faktin që Nano u largua me dëshirën e tij, jo se u larguan ata që sot po fërkojnë duart nga gezimi që u solli e papritur dhe dorëheqjes së tij. Me ikjen e Nanos, askush të mos mendojë se është çliruar nga barra e premtimit për kthimin e parave të fajdeve, e hapjes së 250 mijë vendeve të reja të punës, apo nga pengu i madh i vrasjes së Azem Hajdarit. Partia Socialiste e Majkos, Metës, Islamit, Legisit, Koci, Dades, Dokles dhe e kujtdo tjetër nuk mund të hedhë lumin e pakënaqësisë së shqiptarëve nga keqqeverisja dhe mosqeverisja e tyre, duke ia faturuar Fatos Nanos e gjitha përgjegjësitë, edhe sikur ky i fundit të tërhiqet përfundimisht në shpellën e tij dhe të mos luftojë për t'u rikthyer në politikë, ashtu siç ka premtuar. Nëse ikja e Fatos Nanos ka pasur një efekt çlirues për politikën shqiptare në përgjithësi, për Partinë Socialiste ajo vetëm sa ka hapur frontin e ri të problemeve të mbetura që vjetërsojnë luftën e egër e klaneve brenda saj.

Bode: Nano si Ponc Pilati

Se kush është Partia Socialiste, lexoni deklaratën e dorëheqjes së kryetarit të saj

Skafistët e vdekjes bëjnë tifo për serbët

Në çerdhen e trafikantëve të njerëzve në Shqipëri Kontrabandistët e Vlorës pasurohen me lëkurën e refugjatëve: “këtu, kosovarë do të thotë punë” NE FAQEN 4

Shkarkohet Prefekti i Shkodrës, Ali Laçej

Largohet nga detyra njeriu që nuk pranoi të zbatonte urdhërat e SHIK-ut për djegien e Shkodrës. Prishen skema e koalicionit qeveritar Emërimi i një socialisti dhe largimi nga detyra i

Topalli: Koalicionit të majtë i janë mbaruar ditët

Nënkryetarja e Kuvendit Popullor komenton çarjen e madhe në PS NE FAQEN 2

Shkarkonet Prefekti i Shkodrës, Ali Laçej

Emërimi i një socialisti dhe largimi nga detyra i një aleancisti tregon se skema e koalicionit po prishet dhe dalëngadalë partisë së Çekës po i ngushtohet rrethi, deri në zhbim nga qeveria NE FAQEN 3

Koloneli i zi që përgatit djegien e Tiranës

Mith’hat Havari - drejtori i ri i policisë së prefekturës të Tiranës NE FAQEN 4

Policët specialë rebelohen për pagat

Berat, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bojkotojnë stërvitjen NE FAQEN 4

Nga Vlora, 900 klandestinë në brigjet italiane

Shtohet ritmi i klandestinëve për në Itali pas vizitës së Majkos në Romë NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 132 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët e të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Formohet këshilli i RTV-së

Mbrëmë vonë në parlament “Vera të kthehet në uthull”, vendoset në ligi pas propozimit të ministrit Xhuvelit Parlamenti miratoi dje këshillin e drejtues të Radiotelevizionit shqiptar. Pas debatave për shtyrjen e votimeve dhe sa të paraqiten e propozimet e opozitës për vendet që i takojnë sipas ligjit. Nga 26 kandidatura u zgjodhën 13, ku mes tyre veçohen militantët e PS-së që shpëmndarë në OJQ-të, në shoqata dhe sindikata. Nga sindikatat u zgjodh vetëm përfaqësuesi i konfederatës së afërt me qeverinë. Kryetari i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Vasil Melo kundërshtoi propozimet e ardhura nga sela e PS-së, dhe në shenjë proteste la seancën plenare. Ra në sy fitoria në votim e njeriut të Gjinushit, Natasha Xhako, dhe e minoritarit Argjile Garo, i cili për gradë shkencore kishte të qenët refugjat në Greqi. Përbërja e Këshillit Drejtues ishte në shumicë nga rusishtfolësit e Shkollës së Partisë Vladimir Iliç Lenin. Me propozimin e Gjinushit dhe të shoqatave të gazetarëve e duhëpërfaqësuesve sekretari i parë e Vehbi Velu, Mira Meksi u zgjodh në këshilli drejtues për merita të njohura në fushën e gazetarisë. Fanatikët e komuniste Guro Zeneli, Alfred Dalipi dhe Jona Bulo e patën të lehtë të fitonin garën për këshilli drejtues. Pas kësaj me propozim të Ministrit të Bujqësisë, Lufter Xhuveli parlamenti vendosi me shumicë votash që “vera të kthehet në uthull”.

Ngatërresë presidenciale

Lajm i orës së fundit Presidenti Meidani deklaroi mbrëmjen dorëheqjen e Nanos nga Partia Socialiste. Këshilltarët e tij me të afërt, kur panë dekretin gati, i thanë pak si larg e larg se Nano nuk ishte me kryeministër për t’u larguar me dekret. Me shumë vonesë e kuptoi presidenti se nuk duhej dekret i tij për dorëheqjen e Nanos. Vetëm me ndërhyrjen e Daul Gumenit në shpjegim e tij presidenti u bind se ai nuk kishte lidhje fare as me Nanon e as me PS-në, as me qeverinë dhe as me Shqipërinë. Ngatërresa me fjalimin e Nanos ... Kur i quan fjalimin e Nanos për ta rradhitur gazetari i faqes nuk e besonte syve të tij. “Do je të ndonje kongrese ose ndonje loje” - mendoi ai dhe me fjalimin në dorë u paraqit tek shefi. - Ka ndodhur një gabim që po të mos e kishim mendjen do r’na gjente belaja? - Çfarë? - pyeti shefi, i habitur. - Dikush ka sjellë një artikull të Berishës kundër PS-së dhe ka vënë poshtë emrin e Fatos Nanos. Ja lexoj vetë. - Lere se e di, ai është fjalimi i Nanos me mbledhjen e kryesisë së Partisë, kam qenë atje ... - Po mirë, kështu ka folur Nano kundër partisë sonë, mëmë? - Tamam ashtu, s’levis presja. Vetëm kryetari ynë i ndjeruar mund ta shkruante atë, sepse vetëm ai e njeh mirë se Berisha, partinë tonë. - Më falni shef, po sikur nuk shkon ta botojmë, kur ta lexojnë njerëzit, socialistët e thjeshtë do të mendojnë se kanë marrë me dorë “RD”. - S’ka gjë, ne jemi parti e hapur. Ku partia del kundër kryetarit dhe ky i fundit kundër partisë ... vetëm kështu shkruhet në Evropë. P. ÇAKULI