Gjinushi dhe Çeka duhet të ndjekin të njëjtën rrugë dinjitoze sikurse dhe Nano për të dalë nga politika
Shtohen zërat brenda grupit parlamentar të PS, që kërkojnë largimin e Gjinushit.
Kandidaturat e mundshme për zëvendësimin e tij janë Limoz Dizdari dhe Zihni Beqiri
NË FAQEN 3
Fundi pa lavdi i socialistëve
Nga Sami NEZA Problemi kryesor sot për shqiptarët nuk është përmirësimi i qeverisjes, por ndryshimi i saj nga e para. Nuk bëhet më fjalë për të larguar Ministrin e Brendshëm apo për të ndëshkuar Ministrin e Privatizimeve. Përballë shqiptarëve sot është shfaqur një qeverisje e frikshme, një koalicion i frikshëm në vetvete i madh, i papranueshëm edhe nga votuesit më të thjeshtë të këtij koalicioni e deri tek lideri i fushatës elektorale të 29 qershorit. Mungesa e një vote të tillë nuk është se sanksionon drejtësinë e Fatos Nanos për të shërë para e mbrapa kolegët e tij të partisë e të qeverisë, me shumë se sa të drejten e kolegëve të Fatosit për ta bërë të njëjtën punë me atë çfarë ai i solli qeverisjes në Shqipëri përgatitja një vit i më shumë. Raportet mes socialistëve apo kolegëve të tyre në koalicion as kanë qenë dhe as mund të jenë raporte të drejta që ndërtohen mbi besimin për të përsosur qeverisjen, por raporte interesash, të cilat sillen mes klaneve të reja e të vjetra të kësaj partie për të përsosur kontrabandën, korrupsionin, nepotizmin dhe për t’i bërë ato sa më të palexueshëm për sytë e publikut. Sa herë ata flasin kundër njëri-tjetrit arsyeja gjendet pikërisht tek ndëshja e egër bizantine brenda të majtës dhe nuk ka të bëjë me avancimin e saj drejt të majtës perëndimore. Por nëse nga kolltuku në kolltuk qeverisja shfaqet si mundësi për të glabëruar, për njerëzit e tjerë apo palët e tjera të politikës lind një përgjegjësi e re. Ata nuk mund të bëjnë më vetëm rolin e opozitës ndaj një qeverisje, e cila të paktën është penalizuar nga një ish-kryeministër i parë i saj, nga ish-ministrat dhe ish-prefektë të emëruar prej këtij koalicioni e doshta penalizimet do të vijnë duke u shtuar. Socialistëve dhe aleatëve të tyre u është thënë po të njëjtën gjë tyre se kanë ardhur në pushtet me ndihmën e mafias rajonale dhe janë përpjekur ta instalojnë atë në administratën e lartë shtetërore, u është thënë se zgjatja e 29 qershorit është prodhuar i kryengritjes së armatosur, u është thënë se janë korruptuesit, kontrabandistët, të papafatë, fanatikë, njerëz që nuk mund të bëjnë shtet, apatíkë, klanistë, Ponc Pilatë, vjedhës votash dhe vjedhës pushteti, klientelistë, puçistë, amorfë. Për shumicën prej këtyre akuzave në një shtet normal prokuroria do të kishte hapte çështje penale ndaj qeverisë dhe koalicionit qeverisës. Po të shtojmë edhe një pjesë të akuzave të opozitës së rastësishme nuk janë thënë ende nga të palët në qeverisje që kanë lënë bëjnë me kriminalizimin e shtetit, vrasjet dhe burgosjet politike, krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe klandestinëve, bashkëpunimin me bandat, mungesën e rendit e të tjera, atëherë nuk mbetet asgjë nga ajo që duhet të jetë një qeverisje, apo duhet të ketë për moral një grup i madh politik që përfshin tërë të majtën shqiptare. Tani pas një heshtjeje të gjatë brenda së majtës dhe pas një qëndrse shtëmbullore të opozitës për të mos u vënë ka më asnjë dilemë rreth përmirësimit të qeverisjes shqiptare apo koalicionit të majtë. Socialistët dhe aleatët e tyre nuk janë më në gjendje të qeverisin. Afati moral i tyre ka mbaruar dhe bashkë me të edhe ajo mundësi për të manipuluar qeverisjen. Nano nuk mund të mbledhë më votat apo bandat për të rimarrë qeverisjen ashtu si edhe qeveritarët aktualë nuk janë të zotë të mbushin të gjitha gropat që hap ish-kryetari i tyre. Në mundësitë e ndëshjeve klanore, në presionin e mafias që të mos luajnë nga pozitat përfaqësuese e tyre në pushtet, në semaforët dhe veset e administratës së korruptuar, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë edhe me të njëjtën e saj. Vendi i shqiptarëve, që të dalë tër jetën e koalicionit të majtë, me të cilën, njëjet që ata i kanë veshur njërën-tjetrën apo me tërë frikën që ato i ngjallin, kur i mendon se tërë këta kurrëmull njerëzish i ikën krye të shtetit shqiptar.
Lacej: Forcat e djathta do ta shpëtojnë vendin
Ish-Prefekti akuzon klanet antidialog të PS-së për shkatërrimet dhe djegiet e Shkodrës
Ish Prefekti i Shkodrës refuzon postin e zëvendësministrit që i ishte ofruar për t’i mbyllur gojën dhe deklaron këputjen e lidhjeve me pushtetin aktual
NË FAQEN 2
EDU diskuton në Stamboll për Kosovën
Pollo merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të EDU
Dialogu ecën me zgjidhjen e çështjeve në diskutim
Berisha takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Stefen Nesh
NE FAQEN 3
Sulme të reja serbe në Mitrovicë
Pas masakrës së Reçakut 15 000 civilë shqiptarë janë zhvendosur
Goditjet e artilerisë së rëndë serbe kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së djeshme në rajonin e Mitrovicës dhe sipas njoftimeve më të fundit, luftimet më të ashpra janë përqendruar në fshatin Vaganicë. Më se 15 000 civilë shqiptarë janë zhvendosur nga vatrat e tyre, ndërsa qindra të tjerë janë kapur dhe terrorizuar nga forcat serbe, thonë njoftimet.
NE FAQEN 6
Vlora kërkon paratë, dhe jo Fatos Nanon
Vlonjatët e mbajnë mend shumë mirë se në qershorin e ‘97 ishte ministri aktual i Financave, Anastas Angjeli, teoricienti që zbërtheu premtimin e Nanos
NE FAQEN 2
Koçi: Dua vendin e Nanos
Ministri i Rendit, Petro Koçi, pranoi dje në Elbasan se policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm. Por, tha ai, kjo dhunë i shërben Partisë Socialiste dhe policia do të vazhdojë të zbatojë direktivat e saj. Me tej kryepolici ...
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 133 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria është ish-komunistëve që lenë e lirë dhe të pa-shqetësuar kriminelët që e vranë Jetën Liderin e Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Nano pa virgjëri dhe pa avokat
Për rigjykimin e çështjes Nano duhen prova të reja, të cilat mungojnë
Ish-avokatët e Fatos Nanos para se të marrin përsipër të mbrojnë klientin e tyre të dënuar si hajdut nga tre shkallët e gjykatave, duhet të japin dorëheqje nga detyrat që mbajnë
NE FAQEN 4
Nano përsëriti akuzat tona ndaj PS-së dhe qeverisë
Ish-kryetari i Parlamentit, Pjetër Arbnori komenton largimin e kryetarit të socialistëve
NE FAQEN 3
Ku është strukur Meidani
Zoti President, dil në mejdanin kombëtar
Në këtë atmosferë tepër kërcënuese për integritetin e shtetit tonë, kur zyrtarisht fundamentalizmi i Beogradit lajmëron për intervenacion ushtarak mbi ne, kur genocidi mbi bashkëkombasit ka tronditur opinionin ndërkombëtar, politikanët tanë po zënë vend pranë njëri-tjetrit për të gjetur atë qëndrim që kërkon situata. Po babai i kombit, Presidenti i Shqipërisë ku është?
Sado që e di më mirë se çdo tjetër atë vetë si ka ardhur në fron, për të është aq shumë e rëndësishme që të ndjejë veten të obliguar.
NE FAQEN 3
Dje, në një nga shkollat 8-vjeçare të Tiranës
Të burgosurit nga Kosova i shkruajnë ministrit të Drejtësisë
13 ditë, grevë urie në burgun 313
NË FAQEN 4
Ish-zëvendësministri i Rendit akuzon kryeministrin dhe njerëzit e tij
Celibashi: Kjo është qeveri e klaneve
NË FAQEN 4
Kioskat hapin plagë sociale. Njerëzit i drejtohen Bashkisë