29/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 janar 1999

Skandal i madh në qendrën e ankandeve

Tenderat burim fitimi për kompaninë e huaj. Pazar me pronat e kompanive huamarrëse NE FAQEN 5

Pezullohen hetimet për vrasjen e Krasniqit

Prokuroria mbyll dosjen e vrasjes misterioze të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës NE FAQEN 4

Lirohet vrasësi i kryesindikalistit

Gjykata nxjerr në liri vrasësit dhe kriminelët NE FAQEN 4

Fini: Shteti shqiptar të ndahet nga krimi

Lideri i opozitës italiane përsërit paralajmërimet e Italisë dhe të Europës ndaj qeverisë shqiptare: Luftoni mafian, ose mbeteni pa ndihma. Pranoni paktin e opozitës për rendin NE FAQEN 3 Berisha: “Lufta kundër trafikave mund të ndërpritet kur mbi skafe të mos jenë deputetët e parlamentit shqiptar dhe qeveritarët. I takon drejtuesve të kësaj qeverie të zgjedhin nëse do jenë në krahun e atyre politikanëve që drejtojnë fijet e mafies, apo në krahun e atyre forcave politike, që kërkojnë të luftojnë trafiket”

Italia: Mbështeteni paktin e Berishës

Nga Shemsi PEPOSHI Politika e së djathtës italiane i bëri thirrje dje qeverisë që të përkrahë dhe mbështesë paktin e propozuar nga opozita për rivendosjen e rendit në vend dhe luftën kundër krimit të organizuar. Vizita e përfaqësuesit të Polit të Lirisë, kryetari i Aleancës Nacionale, Fini, në Tiranë përveç mbështetje për PD ishte në të njëjtën kohë edhe një sinjal ndërkombëtar i rëndësishëm për qeverinë, për hapat që ajo duhet të ndërmarrë për problemet themelore të ven[?] vendit. Në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e qeverisë, Fini shprehu shqetësimin jo vetëm të politikës dhe opinionit italian, por edhe të një opinioni më të gjerë europian për atë që kalon sot Shqipëria si pasojë e mungesës së rendit, sundimit të trafikut, egzistencës kërcënuese të krimit të organizuar, të cilat kanë shkaktuar probleme edhe në vendin fqinj. Fini në konferencën e shtypit u bëri thirrje publike autoriteteve të qeverisë që të mbështesin paktin e propozuar nga Berisha si një mundësi reale për kapërcimin e gjendjes dhe kthimin e normalitetit në vend. Sinjali i politikës europiane është shprehje e qartë e qëndrimit të njohur të opozitës se krimin dhe kriminalitetin nuk do të vijë t’i kapin dhe luftojnë europianët, por para se të gjithash është detyrë e shqiptarëve dhe strukturave të shtetit të tyre që të punojnë për qetësinë, paqen dhe sigurinë në vendin e tyre. Ndërkohë, në të njëjtën kohë që Fini takonte autoritetet dhe shprehte qëndrimin e tij për gjendjen në vend si dhe mundësitë e kapërcimit të krizës, Parlamenti socialist i dominuar nga ithtarët e krimit dhe partizanët e kaosit në një sfi de të hapur lëshoi mallkime dhe anatema ndaj politikës së djathtë italiane dhe shtypit italian, duke e quajtur atë të manipuluar nga PD, për raportimin dhe gjykimin e problemeve shqiptare. Nertian Ceka, një nga karikaturat më të spikatura të atij farë Parlamenti udhëhoqi sfi den e dëshm e antiitaliane duke pohuar se në Shqipëri realiteti është krejt ndryshe dhe se nuk dominon as krimi i organizuar, as mafia, as trafiqet e t. [???] e nga morrën përditë jetën njerëzish. “Realiteti ynë nuk është ai që propagandon shtypi i djathtë italian, i cili po e nxin atë i nxitur dhe manipuluar nga opozita shqiptare”, tha Ceka, duke na kujtuar deklaratat e para 3 vjetëve kur akuzonte kryetaren e KE si të korruptuar nga qeveria e Berishës! Problemi nuk qëndron tek deklaratat e Parlamentit që dënojnë njësoj si Parlamenti i Sadamit të gjitha ato qëndrime, të cilat nuk u shkojnë për shtat. Problemi është më i komplikuar dhe ka të bëjë me sfidën që u duhet të përballojnë shqiptarët kur në institucionet si Parlamenti apo të tjera sundojnë mbrojtësit e kaosit, krimit të organizuar, trafiqeve dhe mafias. Janë pikërisht segmentet të tilla, të cilat edhe kanë sulmuar dialogun e nisur mes opozitës dhe qeverisë, kanë kontestuar bllokimin e skafeve duke e quajtur një veprim që nuk duhet ndërmarrë, kanë mbrojtur korrupsionin dhe kontrabandën, kundërshtuan energjikisht një Pakt Kombëtar Antikrim dhe tashmë kanë filluar sulme ndaj Flamurit e Parlamentit kundër presidentit dhe opozitës përfundimtar. Në të njëjtën kohë që Ministri i Rendit kërkon forcën shtrënguese për vendosjen e rendit, po ky ministër dhe Parlamenti i tij refuzojnë hapin dhe sfidojnë opinionin politik perëndimor, duke i quajtur tendencioze raportet dhe qëndrimet ndaj situatës në Shqipëri. Në fakt ky është momenti kur demagogjia nuk vlen më. Ajo që nuk u dhanë rendin, sigurinë, qetësinë, ata që duan kaosin, kriminalizimin e shoqërisë sepse kanë interesa konkrete, janë strukturat që u mbrojtën në Parlament dhe her pas here bëjnë deklarata ku thonë se “edhe ne jemi këtu, mafja jemi legjitime”. Nertian Ceka, Shkëndër Gjushi, apo të tjerë të këtij formati, duke manifestuar publikisht mjerimin ku gjenden për shkak të largimit të afërt nga politika, me veprimet e tyre mundohen të pengojnë të mund të shpëtojnë. Por ylli i tyre në rast se kanë patur ndonjëherë jetë po shkon drejt shuarjes dhe as mafia, as krimi ka mbështetjen nuk i shpëton dot.

Parlamenti sulmon Italinë, ditën e vizitës së Finit

Të majtët shqiptarë sulmojnë shtypin dhe politikën italiane. Lideri i Aleancës Nacionale pritet me rrufetë e liderëve të koalicionit qeveritar Socialistët miratojnë propozimin e Cekës për një qëndrim proteste kundër gazetave italiane që kanë shkruar këto ditë raporte për trafikun e klandestinëve nga Vlora, implikimin e pushtetarëve të majtë në këtë trafik si dhe kontrollin e shtetit nga Mafia qeveritare NE FAQEN 3

Janar ‘99, jeta 50% më e shtrenjtë

Çmimet nxjerrin negativ bilancin e familjeve shqiptare Janar ’99, jetë 50% më e shtrenjtë Kushtojnë 50 për qind më shtrenjtë çmimet e produkteve ushqimore në Janar të ’99 krahasuar me Janarin e ’95, duke e bërë më të shtrenjtë jetën e një familjeje të thjeshtë që shtyn muajin me pagat e marra në shtet NE FAQEN 5

Brojka: Për rendin duhet angazhimi i të gjithëve

Bashkia e Tiranës mbështet nismën e Partisë Demokratike, për luftën kundër krimit E quaj një iniciativë shumë të dobishme nismën e PD për vendosjen e një pakti për rendin. Kështu ka deklaruar dje kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Albert Brojka. Problemi kryesor që shtrohet sot në Shqipëri është rendi pasi është pikërisht destabilizimi i vendit dhe mosfunksionimi i rendit ai që ka bërë të largohen investitorët e huaj dhe të shtohen problemet të mëdha sociale siç është papunësia, rritja e çmimeve etj., thotë Brojka. Ai ka deklaruar se mbështet plotësisht iniciativën e PD për kontribuimin për rendin... NE FAQEN 2

Qëllohet gjykatësi në sallën e gjyqit

Persona të papërgjegjshëm, kanë kërcënuar dhe keqtrajtuar një nga gjykatësit Siç mësohet nga burimet brenda kësaj gjykate si nxites ndaj këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që kanë sulmuar gjykatësin S. Serjani kanë shërbyer edhe ata të cilët duhet të jenë mbrojtës të ligjit NE FAQEN 4

Kontrabanda mbyll fabrikën e cigareve

Durrës - 800 punëtorët me leje të zakonshme NE FAQEN 5

Bejko: Duhen edhe pakte lokale

PD e Gjirokastrës mirëpret Paktin e propozuar nga Berisha Dega e PD së Gjirokastrës mbështeti dje Paktin antikrim të propozuar nga Kryetari i PD, Sali Berisha, dhe bëri thirrje edhe për një pakt lokal në qytetin jugor të vendit... NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 139 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që të lënë të paqetësuar kriminalitetin që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminalët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Lëvizjet në polici, ose triumfi i klaneve të kontrabandës

Nën motivin “forcim rendi”, përligjet ofensiva e duel it mes bandave të pushtetit NE FAQEN 4

Prokuroria “merr hak” për dritat e shqiptarëve

Prokuroria akuzon KESH për thyerjen e kontratës me qytetarët dhe për shpërdorimin në detyrë NE FAQEN 5

Berisha dhe Fini dje në një konferencë shtypi në Tiranë

Duroni deri të dielën tjetër

Njoftim urgjent i KESH-it Korporata Elektro-Energjitike njofton se për arsye e rëndësisë së nivelit të ujrave në Fierzë, të prishjes së transformatorit, të hedhjes në erë të shkallëve elektrike do të ketë kufizime të energjisë elektrike dhe shqiptarët nuk do të kenë mundësi që të ndjekin “E diela debat” Korporata Elektro-Energjitike ka marrë masa që javën tjetër të importojë energji elektrike dhe “E diela debat” do të jetë midis nesh. Prandaj Korporata fton qytetarët shqiptarë të ruajnë qetësinë dhe të vetëpërmbahen, duke shfrytëzuar çdo sinjal pas këshillë, deri të dielën tjetër. Korporata Elektro-Energjitike Miratuar nga mbledhja VIII Baj me urdhër dite nr. 3/6