Rihapet seanca gjyqësore për kryetarin e burgosur të legalistëve
NE FAQEN 4
Banka shqiptare bllokon kreditë
Kredi me pikatore në 7 banka të huaja private
NE FAQEN 5
Dëbora bllokon rrugët nacionale
Vështirësi në transportin automobilistik dhe komunikim
NE FAQEN 4
Kadare: Një krah i egër bolshevik drejton shtetin
Shkrimtari i madh tërheq sërish vëmendjen e shqiptarëve: "Shqipëria ka probleme të rënda me demokracinë"
Ky krah afishohet si vazhdim i regjimit komunist, me metodat e tij, me urrejtjen e sëmurë kundër njerëzve të kulturës, si dhe me pasionin për hakmarrje të vonuar
NE FAQEN 3
Qeveria bllokon buxhetin e PD-së
Kondi urdhëron Financat që të ndërpresion financimet për partinë më të madhe të opozitës
Drejtori i Drejtorisë së Kodifikimit, Artan Hoxha, ose nipi i Foto Çamit dhe ahendërri i Sofokli Lazarit nuk lejon Drejtorinë e Buxhetit në Ministrinë e Financave që të çlirojë fondet që i takojnë Partisë Demokratike
NE FAQEN 3
Rendi në Shqipëri alarmon KE-në
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Vili Minarolli tregon prapaskenat e Rezolutës së KE-së për Kosovën
Shumë europarlamentarë ishin të bindur se trafiku, kontrabanda e madhe, korrupsioni që zhvillohet në Shqipëri kanë lidhje dhe mbështeten nga qeveritarët më të lartë aktualë
Vrasja e opozitës hetohet në Gjenevë
Unioni Ndërparlamentar diskuton dosjen e demokratëve të përndjekur
Dosjen e dhunimit të deputetëve shqiptarë, e ka përgatitur sekretarja e Komisionit për të Drejtat e Deputetëve, Ingeborg Schwartz
Të gjithë në tryezë për të mbrojtur Kosovën
Berisha përshëndet takimin e Ministrit Kук me përfaqësuesit politikë të Kosovës
Berisha përshëndet takimin e Ministrit Kuk me përfaqësuesit politikë të Kosovës
Të gjithë në tryezë për të mbrojtur Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, përshëndeti takimin e djeshëm të ministrit në Shkup të Jashtëm anglez, Robin Cook, me përfaqësuesit politikë dhe ushtarakë të Kosovës.
Berisha përshëndeti gatishmërinë e Presidentit Rugova për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Parisit dhe shpreh besimin se vështirësitë nuk do të pengojnë përfaqësimin politikë të Ushtrisë Çlirimtare dhe vetë luftëtarët e Kosovës si dhe përfaqësuesit e forcave të tjera politike, që të marrin pjesë në këtë takim, dhe bashkërisht të mbrojnë në tryezën e bisedimeve interesat jetike, njerëzore dhe kombëtare të dy milionë shqiptarëve në Kosovë.
Tirana mbështet paktin e propozuar nga Berisha
Konsolidimi i strukturave të PD-së prioritet edhe për kryeqytetin
NE FAQEN 2
LDGSH do të fillojë punën për ristrukturimin e saj në bazë
U mblodh Këshilli Kombëtar i Lidhjes Demokratike të Gruas
Këshilli Kombëtar i LDGSH analizoi dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar punën e Lidhjes në harkun kohor të muajit dhe vuri theksin në domosdoshmërinë e organizimit të LDGSH në çdo nivel dhe situatën e rëndë politike-ekonomike në vend.
Diskutohet gjerësisht për gjendjen në Shqipëri
Berisha takohet me grupin e diplomatëve dhe studiuesve spanjollë
Kryetari i Partisë Demokratike priti dje pasdite në një takim Grupin e diplomatëve dhe studiuesve spanjollë të kryesuar nga këshilltarja e ambasadës spanjolle në Romë, Maria Victoria Escolà dhe këshilltarin e presidentit të Kongresit të Mbretërisë së Spanjës, Carls Pouell.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për gjendjen në Shqipëri.
Diplomatët dhe studiuesit spanjollë treguan interes të madh për nismat e Partisë Demokratike, pikëpamjet e kryetarit të PD-së për kalimin e tranzicionit në Shqipëri faktorët e krizës, rrugët e kapërcimit. Ata vlerësuan analizën e zotit Berisha.
Në takim morën pjesë nënkryetari i Partisë Demokratike, zoti Genc Pollo, nënkryetari i Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli, Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Leonard Demi, si dhe këshilltari i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri Dr. Kita Sallabanda.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 143 ditë nga vrasja e Liderit të Djathtorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë lënë tërë dhe të pas-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Djathtorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Masakrohet demokrati Vladimir Hatia
Dhunë dhe tortura mbi veprimtarin demokrat në fshatin Kallm të Fierit
Ditën e diel datë 31.01.1999 ora 07.00 një fuoristradë i policisë së Fierit i mbushur me njerëz me maska dhe uniforma policie ndalon në shtëpinë e veprimtarit demokrat zotit Vladimir Hatia. Grupi i policëve me një fjalor rrugaçësh futet me dhunë në shtëpi dhe pa asnjë mandat kontrolli fillon bastisjen e shtëpisë.
Drejtuesi i grupit të gatshëm me thirrjen se kjo është një çerdhe këlyshësh demokratë, drejton vetë përmbysjen e orendive të shtëpisë duke shkaktuar dëme dhe tmerr për pjesëtarët e familjes, si dhe banorëve përreth. Më pas marrin dhunshëm me rrobat e gjumit dhe e zbathur Vladimirin 28-vjeçar...
NE FAQEN 2
Kur identifikohet antikom(b)i
Kur identifikohet antikombi Lufta që prokurorët politikë dhe pjesët e errëta të qeverisjes shqiptare i kanë hapur shkrimtarit të madh Kadare zbulohet dhe një herë në regresivitetin e këtyre njerëzve tashmë të reflektuar në krizën e madhe gjithëshqiptare. Ky është vetëm një aspekt që segmentet e inkriminuara të vendit kanë investuar në favor të mbajtjes gjallë të krizës shqiptare për aq kohë sa i intereson klanëve mafioze të rajonit e po as edhe nacionalizmit primitiv ballkanik që manifestohet sa herë Shqipëria del në dritë. Që në krizën e vitit 1997 dhe rebelimin komunist organizuar pikërisht nga bashkëpunimi i dhe mafias rajonale me interlocutorët e tyre në Tiranë, shfaqja e elementeve destruktive më shenjëster në vetë shpirtin e kombit shqiptar është shfaqur më hapur dhe është gjithnjë e më e organizuar. Por fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve është ndërfutja e regjistrit në qeverisjen shqiptare dhe në segmente të tjera të shtetit shqiptar. Po aq sa është fatkeqësi që nga ky pozicion të pilotohen goditja ndaj vlerave kombëtare, shpirtërore, njerëzore, progresiste të vendit. Është krejt tjetër një debat politik majft i ashpër e krejt tjetër kundërvënia jo më për arsye politike ndaj të tilla vlerave që përbëjnë edhe shpresën dhe mundësinë për një komb. Këto ditë ne kemi qenë dëshmitarë të një ngjarjeje të rëndë kundër shtetit, goditjes së skafistëve të një segmentëve të tij që ngritën krye kundër mafias qeveritare e rajonale. Pikërisht tek një pjesë e po atij shteti që shqiptarët i paguajnë taksat për të mbrojtur vlerat e tyre, skafistët që janë samari i mafias në bregdetin shqiptar gjetën një mbështetje të paparë e të pasfrytëzuar. Një lider partie i koalicionit qeveritar e llogarit inatin e skafistëve me atë të tridhjetë e llogarinë e familjeve vlonjate që jetojnë me këtë punë, por ndajmë edhe pazarin me këta ndërtues dhe bashkëpunues të miliona shqiptarëve të tjerë. Për të jetuar më të kënaqur pesë mijë banorë të Vlorës, tre milionë shqiptarë e gjithë shqiptarët e tjerë të shkënojnë çelësat që Perëndimi mund t’i vërë Shqipërisë e bashkë me të edhe miliona dollarëve investime të mundshme. Po ashtu një homolog i tij në dogana arriti sundim kundër shtetit si një Inat ndaj njerëzve kishin ne atë çast. Nëse shteti sulmohet sa herë inatosen shqiptarët atëherë ne na duhet të ndërtojmë një nga më insticionet do t’i amn… [pjesë e palexueshme]. Këtë është rasti i pastër kur shtetari shqiptar, nje shtetin e tallen me të, e ndrydhin deri sa i nxjerrin shpirtin, që më pas të fillojnë afërsi e shqiptarëve të bëjnë atë pas të tjerën për protektorat të huaj apo për një qeverisje si ajo që është tani. Ndaj vlerave shqiptare dhe mundësive të kombit, shtetarët aktualë shqiptarë kanë bërë atentate të përsëritshme. Ish-kryeministri socialist nuk ka lënë asnjë fyer Kosovën dhe lëvizësh me saj, nuk ka lënë rast pa luajtur me fatin e dy milionë shqiptarëve anëtë një emër të luftës kundër obskurantizmit nacionalist që e kishte kuptuar ai domosdoshmërinë e progresit shi kombësisë shqiptare. Rasti i luftës me Kosovën është ndërkohë dhe rast i papërsëf… [pjesë e palexueshme] së madhe të pjesës pozitive dhe i lënies si shqiptar për të linçuar politikisht vlerat njerëzore që në momentin e parë. Kështu këto raste janë vetëm pak për të bërë një ekspozë negative të administratës shqiptare, të nomenklaturës së saj të lartë, gjithnjë në një pjesë të saj, e cila po i ben shërbimin më të madh të gjitha atyre që vendin tonë e duan pazar për mafian, pazar për nacionalizmat dhe politikat e Ballkanit dhe pazar për antishqiptarët. Këto janë vetëm pak raste kur identifikohen antikombi.