03/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 shkurt 1999

PD: Nuk i kërkuam mendim Evertësit

OSBE ka ligjin për çështjen Hajdari vetëm me kërkesën e qeverisë NE FAQEN 3

Himçi mashtron për paratë e VEFA

Prokuroria, mjegull për fajdet në Itali e Zvicër NE FAQEN 4

Koseni bashkëpunon me kriminelët

Një qytetar nga Requini denoncon krimet e komisariatit të Elbasanit NE FAQEN 4

SHBA: Majko, vendos rendin dhe jepi fund korrupsionit

Sekretarja amerikane e Shtetit sheh të domosdoshme ristrukturimin e policisë shqiptare dhe sistemit të drejtësisë. Ollbrajt: Suksesi i bisedimeve për Kosovën siguron integritetin tokësor të Shqipërisë Ollbrajt i kërkon Majkos të vazhdojë dialogun me opozitën. Qeveria t’i japë fund shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të respektojë pavarësinë e drejtësisë NE FAQEN 3

UÇK-ja vendos të dërgojë një delegacion në Rambuje

Shqiptarët dëshmojnë se do të shkojnë me një zë unik në Konferencën e Parisit NE FAQEN 6

Shqiptarët e Kosovës të bashkuar në Rambuje

Forcat politike në Shqipëri kanë të njëjtin qëndrim për Kosovën Berisha përshëndet vendimet e vendeve anëtare të NATO-s për dërgimin e trupave në Kosovë NE FAQEN 3

Kryeministri të plotësojë kushtet

Nga Edi PALOKA Lufta e klaneve në PS duket se do të zhvillohet ashtu siç e parashtuam edhe nga ana analistë. Nano do të mbështetet tek militantët ekstremistë të PS ndërsa kundërshtarët e tij, ku tani duket se bën pjesë edhe Majko, do të kenë veç të tjerave dhe një mbështetje ndërkombëtare. Këte ndarje e ka bërë vetë Nano me deklaratën e tij në KD të PS. Ai u shpreh kundër dialogut midis pozitës dhe opozitës kështu që nga ai moment Nano e humbi përfundimisht mbështetjen ndërkombëtare, por mbase ai e kishte llogaritur këtë fakt pasi atë mbështetje e kishte humbur me kohë. Pikërisht ashtu siç parashikohej edhe ka filluar fushata e dy grupeve kundërshtare në PS. Në kohën që Nano shpalli se do të shkonte në Vlorë e la kohën me militantët, Majko mban për SHBA. Ljo mund të duket si një lëvizje e zakonshme, por për njerëzit që merren me politikë është një shenjë e qartë. Faktikisht Nano ngjithëse qëndron për një kohë relativisht të gjatë kryeministër, nuk arriti ta kalojë oqeanin ndërsa Majko e mori ftesën pikërisht në kohën kur lufta midis klaneve në PS shpërthoi publikisht prej Nanos. Por çfarë është më e rëndësishme lidhet me deklaratën e Departamentit të Shtetit pas takimit që Majko zhvilloi me Ollbrajt. Ollbrajt ka përcaktuar qartë si një nga sukseset e politikës së sotme shqiptare pikërisht dialogun e filluar midis pozitës dhe opozitës, pikërisht atë dialog të sulmuar nga Nano, atë dialog të cilin Nano ka menduar ta përdorë si armë në të tjerët për të fituar pikë e militantëve ekstremistë të PS. Për duket se Majko do të mbështetet në luftën e tij kundër Nanos, por jo nuk do të thotë që mbështetja që i bëhet atij del jashtë marëve të PS. Majko veç është vënë përballë kashtuve nga komuniteti ndërkombëtar. Nëse se brenda PS është bërë një tjetër encim dhe midis Nanos dhe Majkos është një luftë e fytyrë, kjo nuk do të thotë aspak që kemi të bëjmë me mbështetje për qeverinë socialiste. Ollbrajt i ka bërë të qartë Majkos se duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe Shërbimi në një kohë kur dhitër mirë se janë të drejtë e opozitës ato që shkelen nga pushteti, që kur në pushtet kanë ardhur socialistët. Për këtë Majko duhet të pranojë me çdo mënyrë dhe përkrah për rendin të ofruar nga opozita. Atij i është kërkuar të realizojë me çdo mënyrë vendosjen e rendit në Shqipëri, luftën e korrupsionit dhe të pasurojë drejtësinë, dhe rëndësia nga ky korrupsion dhe të rikthimin e arit. Të gjitha këto janë kërkesa që në mënyrë të eksplicite i ka bërë opozita shqiptare. Opozita shqiptare ka kërkuar pikërisht respektimin e të drejtave të saj, lirimin e të burgosurve politikë, largimin nga organet e prokurorisë e të policisë të të diktaturës të cilët edhe sot vazhdojnë të persekutojnë opozitën e djathtë shqiptare dhe largimin nga organet e rendit e të gjithë bandave që u janë dhënë pasurive të komunizmit. Me pak fjalë Majkos i duhet të pranojë pikën e propozuar nga PD sepse vetëm përkrahet ai pak mund të realizohen të gjitha këto kërkesa që ajo dhe duket nuk janë vetëm kërkesa të opozitës shqiptare. Tani mbetet të shihet pozicioni i Majkos kur të kthehet nga SHBA. Sapo të kthehet ai duhet të deklarojë se SHBA janë të barabartë dhe të jashtëm marrë me këtë lëvizje është bërë përkrahje kushtetve nga komuniteti ndërkombëtar. Nëse se brenda PS është bërë një tjetër encim dhe midis Nanos dhe Majkos është një luftë e fytyrë, kjo nuk do të thotë aspak që kemi të bëjmë me mbështetje për qeverinë socialiste. Ollbrajt i ka bërë të qartë Majkos se duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe Shërbimi në një kohë kur dhitër mirë se janë të drejtë e opozitës ato që shkelen nga pushteti, që kur në pushtet kanë ardhur socialistët. Për këtë Majko duhet të pranojë me çdo mënyrë dhe përkrah për rendin të ofruar nga opozita. Atij i është kërkuar të realizojë me çdo mënyrë vendosjen e rendit në Shqipëri, luftën e korrupsionit dhe të pasurojë drejtësinë, dhe rëndësia nga ky korrupsion dhe të rikthimin e arit.

Kriza shqiptare shqetëson Belgjikën

Berisha, priti ministrin e Jashtëm belg, Deryeke Instituti Shuman fton kryetarin e PD-së në Asamblenë Vjetore

Berisha në Bruksel

Instituti Shuman fton kryetarin e PD-së në Asamblenë Vjetore Me ftesë të Institutit Shuman, Instituti i BE-së që merret me problemet e integrimit europian, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, u nis për të marrë pjesë në zhvillimin e punimeve të Asamblesë Vjetore të këtij Instituti që do të mbahet me 3 Shkurt në kryeqytetin e Mbretërisë së Belgjikës. Gjatë këtij takimi që do të bisedohet për të takohët me drejtuesit e Institutit Shuman dhe personalitete të tjera të Europës, të pranishëm në këtë Asamble.

KESH kërcënon: Tirana pa drita

Kreu i KESH - Tani dritat në varësi të çelësit automatik KESH ka vendosur ta zgjidhë problemin e dritave duke penalizuar drejtpërdrejtë qytetarët e Tiranës me vendosjen e çelsave automatikë të cilët për ngarkesën më të vogël ndërpresin furnizimin me energji, duke lënë për 24 orë pa drita qytetarët NE FAQEN 5

Ministri Rama godet filmin

Ministria e Kulturës vazhdon luftën kundër institucioneve kulturore Në Albafilmstudio në kundërshtim me nenin 148 të Kodit të Punës pushohen nga puna 40 specialistë. Këtë urdhër e ka lëshuar Edi Rama, i cili kërkon të bëhet aksioneri më i madh me 51% duke e kthyer institucionin e mësipërm në Shoqëri Tregtare Aksionare NE FAQEN 8

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 144 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që rënditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasigurt kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Pa sovranitet nuk ka shtet shqiptar

Pse nuk bën Shqipëria një politikë të sigurimit kombëtar? NE FAQEN 2

Kioskat e Parkut mbeten pa prekur

Në shkurt hiqen kioskat e rrugës së Kavajës dhe Durrësit Kioskat e Parkut mbeten pa prekur Edhe 200 kioska të tjera do të hiqen nga aksesi kryesorë të Tiranës NE FAQEN 5

FRPD mbështet paktin e propozuar nga Berisha

Rinia, pjesa më e ekspozuar përballë krimit dhe pasigurisë totale që solli qeverisja socialiste “Struktura e Forumit do të përpiqen për t’i bërë në të gjitha ambientet ku veprojnë një shpjegim të hollësishëm Paktit të propozuar nga Berisha, me qëllim që njerëzit të njihen konkretisht me elementët e tij, - tha Strazimiri” NE FAQEN 2