11/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 shkurt 1999

Të 33 filialet e naftës në grevë

Patos: Nafta vazhdon të jetë e bllokuar NE FAQEN 5

Në sheshin “Skënderbej” për Azem Hajdarin

Të premten, miting i madh në qendër të Tiranës Me datë 12. 2. 1999 organizohet një miting madhështor në sheshin “Skënder-bej” për të protestuar kundër qeverisë, e cila vazhdon të fshehë vrasësit e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë dhe tribunit të nacionalizmit shqiptar. Me 12 shkurt 1998 mbushen pesë muaj nga dita kur klika qeverisëse vrau heroin e Dhjetorit ’90, heroin e pluralizmit shqiptar, Azem Hajdarin. Të gjithë në shesh për të mbrojtur pluralizmin, të gjithë në shesh për t’i rikthyer Shqipërisë demokracinë, të gjithë në shesh kundër qeverisë që mbron vrasësit e Azemit, kundër qeverisë së mjerimit. Vëllezër e motra, me 12.2.1999, ora 12.00, të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej”.

Agjentët e Klosit rrethojnë shtëpinë e Sali Berishës

Banorët e zonës ndërpresin survejimin e SHIK-ut për liderin e opozitës Shikasit Vasil Riza dhe Ilia Palloi, kanë zbritur nga makina AUDI, ngjyrë kafe me targë TR 8234 A dhe kanë provokuar nënoficerët e Gardës që bëjnë shërbim pranë pallatit të kryetarit të PD NE FAQEN 3

Majko me skafistët, D’Alema me viktimat e tyre

Nga Astrit PATOZI Kryeministri Majko ka pranuar publikisht pafajësinë e qeverisë së tij për të rivendosur rendin në Shqipëri, ndërsa ka habitur të gjithë në Departamentin e Shtetit kur ka kërcënuar ndihmën amerikane për të shpëtuar koalicionin e majtë në pushtet nga presioni ndërkombëtar në rritje. Por në terma sinqeriteti foshnjarak për një burrë shteti, ankimi i Majkos tek Ombrajder për akuzat dhe sulmet e shtyra e në Romës zyrtare mbi kabinetin e tij për çështjen e trafikut të klandestinëve i bën të gjitha shpresat e shqiptarëve për uljen e kurbës së kriminalitetit në vend. Në kohën që policia ndjehet plotësisht e paralizuar para krimit të organizuar dhe kur nuk është shuar ende jehona e incidentit të Vlorës, kur një bandë skafistësh mori peng komisarin e qytetit, kryeministri gjen rastin të justifikojë administratën e tij me argumentin shqiptar se për mosluftimin e mafias shqiptare ka përgjegjësi me argumentin qesharak se për mosluftimin e mafias shqiptare ka përgjegjësi edhe Italia. Me shumë se problemi diplomatik që ka shkaktuar, deklarata e Majkos në Uashington duhet marrë në konsideratë për perspektivën e zymtë që ajo paralajmëron. Kryeministri shqiptar në një farë mënyre ka pranuar të jetë në rolin e Gjinsuhit, mbrojtësit zyrtar të skafistëve, ndërkohë që bisedonte me shefen e diplomacisë së fuqishme së pari botërore. Ndërsa kryetari i parlamentit, njëri prej politikanëve më vetëpërfolur për lidhjet me mafian e traficeve të drogës dhe të klandestinëve, është deklaruar hapur në mbështetje të trafikantëve të Vlorës. Majko i ka brohoritur ata në rrugë të tërthortë, kur ka dashur që të shpërngulë përgjegjësitë e qeverisjes së tij përtej Adriatikut. Është vërtet tronditës fakti që kryeministri shqiptar gjatë kohën më të keqe për të bërë shaka me problemin më të mprehtë dhe më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria. Baluta e tij që “skafet nisen nga zona elektorale e kryetarit të parlamentit shqiptar dhe përfundojnë në zonën elektorale të kryeministrit italian” është një humor i papakaparishëm, i vetëmi si gafë e rëndë diplomatike, por më shumë si një mesazh që qeveria e Tiranës nuk do të bëjë asgjë për të ndalur turrin e skafistëve dhe të botës së krimit në përgjithësi. Krahasimi i kryeministrit italian me Shkëlzen Gjinushin, njërin nga politikanët më të akuzuar për lidhje me mafian, është ndërkohë një fyerje për vetë Italinë, shtetin që qëndron në radhët e para të listës së vendeve të saj. Nëse Italia mund të ketë përparësi të bëjë të lehtë vetë problemet që operojnë në territorin e saj, kjo nuk do të thotë aspak se ajo ka të njëjtën përgjegjësi me qeverinë shqiptare për trafikun e jashtëzakonshëm të politiksit, që buron nga brigjet përballë saj. Kur rangjet më të larta të pushtetit janë të lidhura me botën e krimit dhe kur skafistët komunikojnë me celularë me deputetë, ministra apo zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë së Majkos, Italia nuk mund të bëjë xhelatin e banditëve shqiptarë të sponsorizuar nga shteti i tyre. Duke rritur presionin mbi Tiranën, Roma zyrtare ka bërë gjestin më të arsyeshëm për të minimizuar aktivitetin kriminal që nis në brigjet e Shqipërisë dhe shkarkohet në brigjet e puliez. Kurse në brigjet e koalicionit qeveritar ndodhet presioni italian po provon jo vetëm akuzat e lidhjeve të pushtetarëve shqiptarë me klanet mafioze, por edhe oreksin e tyre që çuditshëm për më shumë se sa një kërcënim nga askush për këtë aktivitet kriminal. Majko nuk mundet kurrësesi të kërkojë mbështetjen e Italisë dhe aq më pak ashpërsinë e saj në goditjen e trafikut klandestin shqiptar që kalojnë çdo natë kanalin e Otrantos, sa kohë që mafiozët kanë njerëzit e tyre në qeveri dhe në parlament. Ai nuk ka asnjë të drejtë morale të akuzojë shtetin fqinj, sa kohë që policia, institucionet dhe ai vetë janë ende peng i skafistëve apo mafiozëve të tjerë në Shqipëri. Tani që qeveria e D’Almejës deklaroi legalizmin e afro 50 mijë shqiptarëve të tjerë, pozicioni i Majkos dhe i qeverisë së tij në këtë konflikt të jashtëzakonshëm komprometohen edhe më shumë. Duke dhënë viston për pajisjen me dokumente të emigrantëve shqiptarëve, D’Alma qeveria e tij dëshmon se janë në anën e viktimave që rrezikojnë jetën në udhëtimet e ferrit të tyre në Otrantos. Ndërsa Ndërsa Majko, me takimin e tij qesharak, në një mënyrë apo në një tjetër, ngjason dhe akuzon skafistëve, të vetëm të interesuar që statuskuja e mosluftimit të trafikut të klandestinëve të vazhdojë. Ky kontrast i jashtëzakonshëm është edhe thelb i konjunktit që i në qeveri kryeministri shqiptar për të anashkaluar problemin serioz të trafikut të klandestinëve dhe të kriminalitetit në përgjithësi, që qendron përballë vetën me raportet e Shqipërisë me Italinë. Ndërkohë, paralajmërimi i papritur apo pamundësisë së qeverisë për të goditur krimin, rikthen edhe një herë domosdoshmërinë e nënshkrimit të paktit për rivendosjen e rendit të përkohshëm nga opozita, si e vetmja alternativë për të shpëtuar shtetin dhe qytetarët nga thonjtë e mafias.

SHBA: NATO patjetër në Kosovë

Në Rambuje rikthehen shpresat rreth garancive ushtarake të marrëveshjes NE FAQEN 3 Nga Rambuje Mero BAZE REUTERS

Korrupsion me taksat në Ministrinë e Financave

Kontrolli i Shtetit: Taksat burim fitimi për ekspertët e financave Kryetari i KLSH, Mustafa Kërçuku, do të paraqitet në parlament para deputetëve dhe të raportojë lidhur me ekzistencën e korrupsionit në institucionet shtetërore Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon ekspertët e ministrisë së Financave për korrupsion. Sipas burimeve zyrtare nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kreu i këtij institucioni ka akuzuar ekspertët e ministrisë së Financave për korrupsion. Sipas kreut të KLSH-së, Kërçuku, ekspertët e ministrisë së Financave nuk mbledhin rregullisht taksat. Burimet thanë se shumë shpejt pritet që vetë kryetari i KLSH, Kërçuku, të paraqitet në parlament para... NE FAQEN 5

Shfaqet “Watergate” shqiptar

Përgjimi i Berishës nga shteti paralajmëron destabilizimin e vendit Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Majko që të denoncojë publikisht këtë akt si dhe të marrë masa që të hiqet kontrolli ndaj liderit të opozitës NE FAQEN 3

Prokurori Rakipi pohoi autorësinë e survejimit

Kryeprokurori Rakipi pohoi dje autorësinë e Prokurorisë Politike në vendimin e Gjykatës së Tiranës për të vënë nën përgjim telefonat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai pohoi dje në mediat shtetërore se vendimi i gjykatës për të vënë nën kontrollin e SHIK-ut komunikimin e liderit të opozitës është marrë pas iniciativës së organit që ai drejton. Sërish, Prokuroria Politike e Rakipit tregon vullnetin e verbër për t’i shërbyer klaneve të ekstremit të majtë që janë të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë. Rakipi u prononcua dje për median duke u hedhur e organit të tij për këtë skandal që e rikthen në akuza Prokurorinë Politike.

Pollo takohet me përfaqësuesin e vëzhguesve ndërkombëtarë

Peticioni i Grupit Parlamentar të PD për lirimin e të burgosurve politikë kërkon vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar . “Këto janë procese shumë të çuditshme dhe të pakup­tueshme për bashkësinë ndërkombëtare” NE FAQEN 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 152 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Shqipëria dhe shqiptarët humbën një mik

Ish-presidenti shqiptar, Berisha, i bën nderimet e fundit Tatarellës Presidenti i Partisë Demokratike, z.Sali Berisha, në fjalën e tij u shpreh: “Zija e Italisë është edhe zi për Shqipërinë sepse Tatarella ishte një mik i vendit tim e përpiqej për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë” Ishte presidenti i Dhomës së Deputetëve, Luciano Violante, që ka mbajtur një fjalim të shkurtër dhe në mënyrë sintetike i ka bërë nderimin e fundit Giuseppe Tatarellës në dhomën e nxehtë të sallës së Këshillit të Komunës së Barit. Me Violanten ishin edhe presidenti i Senatit Nicola Mancino, zëvendës presidenti Domenico Fisichella, e përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare. Përpara arkivolit të mbuluar me trëndafila të kuq dhe nga shiriti me shkrimin Alleanza Nazionale edhe lideri i Polos, Silvio Berlusconi, ka nderuar ish-zëvendëspresidentin e parë kohën e qeverisë së qendrës së djathtë. Për t’i dhënë mundësinë njerëzve të mbledhur në sheshin Prefektura të merrnin pjesë në këtë ceremoni, arkivolin me trupin e Tatarellës e kanë nxjerrë jashtë ndërtesës së bashkisë e aty kanë mbajtur fjalime përkujtimore kryebashkiaku i Barit, Simeone di Cagno Ab- Berisha, të martën, në funeralin e Tatarellës brescia dhe presidenti i partisë Alleanza Nazionale, Gianfranco Fini. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Sali Berisha, i cili në fjalën e tij u shpreh: “Zija e Italisë është edhe zi për Shqipërinë sepse Tatarella ishte një mik i vendit tim e përpiqej për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë” Përgatiti: R.HAFIZI

Arrestohet drejtuesi i seksionit të PD-së

Ndalohen nga policia e Sarandës një ndër veprimtarët më aktivë të PD-së së komunës Ksamil Ndalimi i tij është bërë pa asnjë arsye, vetëm mbi bazën e raportimeve të disa personave që e mbajnë veten si militantë të PS-së Ditën e martë është ndaluar nga policia e Sarandës një ndër veprimtarët më aktivë të Partisë Demokratike të komunës së Ksamilit, Hysen Caci, i cili është ndër drejtuesit e seksioneve të PD-së. si militantë të PS-së dhe njerëz. NE FAQEN 4