12/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 shkurt 1999

Prokuroria dhe SHIK-u nisin survejimin e gjykatësve

Gjykatësit në panik: cili do të pushohet në emër të “sekretit” NE FAQEN 4

Në sheshin “Skënderbej” për Azem Hajdarin

Sot, miting i madh në qendër të Tiranës Sot, më datë 12. 2. 1999 organizohet një miting madhështor në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër qeverisë, e cila vazhdon të fshehë vrasësit e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë dhe tribunimit të nacionalizmit shqiptar. Sot, me 12 shkurt 1998 mbushen pesë muaj nga dita kur klika qeverisëse vrau heroin e Dhjetorit ’90, heroin e pluralizmit shqiptar, Azem Hajdarin. Të gjithë në shesh për të mbrojtur pluralizmin, të gjithë në shesh për t’i rikthyer Shqipërisë demokracinë, të gjithë në shesh kundër qeverisë që mbron vrasësit e Azemit, kundër qeverisë së mjerimit. Vëllezër e motra, sot, me 12.2.1999, ora 12.00, të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej”.

Investitorët: Do të ikim

“Tatimi mbi të ardhurat” mblech Komunitetin e biznesit vendas dhe të huaj. Biznesmenët i shkruajnë Majkos për ligjin Ligji është antikushtetues dhe në se zbatohet do të mbyllen të gjitha ndërmarrjet dhe mund të mbijetojnë vetëm aktivitetet e fshehta, ato që deri tani nuk kanë paguar dhe do të vazhdojnë të mos paguajnë taksat

Provokime Rambujese

Nga Sami NEZA Në Rambuje ende nuk është identifikuar qartë nëse drejtuesit dhe monitoruesit e konferencës mendojnë që në Kosovë të ketë paqe apo në Kosovë të ketë liri. Nga deklarimet e deritanishme të liderëve të konferencës është bërë e qartë për opinionin tekst i marrëveshjes, i cili sipas këshilltarëve të të dy palëve duhet të ndryshojë në esencë. Ndryshimet serbe synojnë nga ulja e shkallës së vetëqeverisjes së Kosovës ndërsa ndryshimet shqiptare synojnë drejt rritjes së kësaj shkalle qeverisje. Të vërtetat përqind e marrëveshjes ka qenë e pranuar që më parë nga Prishtina dhe Beogradi ndërsa një pjesë përqind e saj do të mbajë vulën e Rambujesë ose ndryshile është edhe pjesë... ndryshe është edhe pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes prej të cilës edhe ndërtohet distanca e Kosovës në Beogradin. Në varësi të përmasave të saj Kosova do të ketë paqe që është një sipërblim shumë më i vogël se liria edhe pse me një çmim më modest, ose Kosova do të ketë lirinë e kërkuar për çfarë është punuar që në vitin 1913 kur në Rambuje jetër, në një kohë tjetër, në Prezhma të tjera copëtoi Shqipërinë. Deri tani duket se ngatërresa më e madhe është konteksti i ngushtë kohor ku është vënë konferenca e Rambujesë. Deklaratat që vijnë prej saj nga drejtuesit e konferencës të lënë përshtypjen se problemi i Kosovës është i tillë vetëm që prej 11 muajsh duke harruar se Kosova është problem shqiptar dhe ballkanik aq sa edhe problemi i Evropës që ditën kur u vendos Shqipëria e saj nga shteti shqiptar. Duke trajtuar problemin e Kosovës në këtë interval datësi të çuditë mund të bëhen në gabime që çojnë në zgjatjen e konferencës dhe daljen e vendimeve të mjegullta prej saj. Po ashtu duhet se vendimet mund të ndonji gjest publik për të kujtuar opinionin se Kosova është pushtuar nga serbët dhe është çliruar një pushtim i tillë në kushte aspak të favorshme për kombin shqiptar. Në vend që një gjest i tillë të bëhej prej shqiptarëve, për ndonjë moment të bollshme historike që ata kanë për Kosovën, ai bëhet nga dy përfaqësues serbë, të cilët shkojnë në Rambuje të veshur me petkun e njerëzve moderuar anti-Millosheviç ndërsa nën raso mbajnë fundamentalismin ortodoks që duan ta ushqejnë në një tokë të aktualisht, edhe më parë, edhe para tëdhjetë viteve, edhe përpara shekullit të 14 e shumë më përpara se kaq as nuk ka pasur dhe as ka substancë sa ta ushqejë apo ta mbajë një fundament kaq të thellë fetar. Historisë do të shërbente në Rambuje jo për një ngatërruar gjërat ashtu si konsiderohet historia e Ballkanit por për t’i shpjeguar ato. Në tastin e Kosovës, është e qartë, e pakomenteshme dhe e mbushur me plot resurset tepër të vlefshme për një konferencë me vendime të drejta. Asnjë drejtues i konferencës, aq më pak delegacionet, aq më pak aleancat e tjera dhe rajonet, nuk mund të kenë autoritetin e historisë se Kosovës dhe kombit shqiptar në Ballkan. Këtë ditë e fundit aleatët europianë dhe Serbise, shteti dhe diplomacia janë ndërmjetësorë në ekrimin e ministrit të Jashtëm grek, Pangalos, jë luftëtar i ashpër antishqiptar, ndërsa nëse e motivojnë pozitivisht konferencën e Rambujesë, edhe me fusha antikombëtare. Edhe ky rast është verifikim i anës nga serbët kërkojnë talistikimin e historisë së dilet e Rambujesë qëpërmjet fashizmit fetar dhe përdorimi të arsenalaj ortodoks kundër zgjidhjes së problemit të Kosovës. Rambuje duhet të zhbllokojë dhe këtë instrumenta që i kanë mbetur ideologjisë serbe dhe sigurimin kështu një pasqyrë të vërtetë e saj.

Pollo dhe Arbnori takojnë të burgosurit politikë

Pollo dhe Arb­nori në shtëpinë e Çelës (lart) dhe shtëpinë e Zhulalit (poshtë)

Stani i Rakipit me vegla të Sigurimit

PD akuzon prokurorinë politike për shtyrjen e procesit të Spahisë NE FAQEN 3 Kryeministri i përgjigjet negativisht kërkesës së PD-së Majko përkrah bandën

Berisha përshëndet deklaratën e Ollbrajt

SHBA paralajmëron bombardimin e objekteve serbe Kryetari i PDSH-së Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti deklaratën e Sekretares së Departamentit të Shtetit zonjën Ollbrajt në të cilën ajo njoftoi bombardimin e objekteve serbe në rast se serbët në Rambuje nuk nënshkruajnë marrëveshjen. Kjo është, theksoi Berisha, rruga e vetme për të ndërprerë luftën në Kosovë, katastrofën e madhe njerëzore si dhe implementuar marrëveshjen, projekti i së cilës përbën një bazë serioze për një zgjidhje të përkohshme tre-vjeçare të

Paralajmërohen betejat mes të mëdhenjve

Serbët dhe shqiptarët përçajnë komunitetin ndërkombëtar rreth çështjeve kyçe të bisedimeve Marrëveshja nxjerr Serbinë jashtë Kosovës, por jo Kosovën jashtë Serbisë. – Nëse NATO ka vendosur të mos bombardojë, atëherë shqiptarët mund të shpallen fajtorë për dështim bisedimesh për të justifikuar mosveprimin - Marrëveshja nxjerr Serbinë jashtë Kosovës, por jo Kosovën jashtë Serbisë. - Nëse NATO ka vendosur të mos bombardojë, atëherë shqiptarët mund të shpallen fajtorë për dështim bisedimesh për të justifikuar mosveprimin Nga Mero BAZE, Rambuje NE FAQEN 3

Majko përkrah bandën e prokurorëve politikë

Kryeministri i përgjigjet negativisht kërkesës së PD-së e prokurorëve politikë Majko nuk gjen rastin të distancohet edhe ndaj frymëzimit që i bëri kësaj kaste prokurorësh të diktaturës kur mori pushtetin e lënë nga Nano, duke u bërë para kallashodeputetëve se “do të ndëshkonte autorët e grushtit të shtetit të 14 shtatorit”. Pa u deklaruar, Majko mbështet aktin e fundit të Prokurorisë Politike dhe SHIK-ut të Fatos Klosit për të vënë nën kontroll aktivitetin e opozitës dhe në veçanti të liderit të saj. NE FAQEN 3

Ministria e Rendit me hajdutë ordinerë

NE FAQEN 2

Koçi shtie në dorë kontrabandën

Kryepolici shqiptar ka emëruar të propozuarit e PS-së në krye të qarkullimit rrugor NE FAQEN 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 153 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë të lirë dhe të pa-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Shpirti i martirëve në flamurin tonë kombëtar

Mesazh ngushëllimi i kryetarit të PD-së Berisha për Presidentin Rugova, Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, për prindërit dhe familjarët e martirëve të Reçakut Sot ju me dhimbje të thellë, vaj e zi, lotë e pikëllim të hidhura, ju mbuluat me dhe të ftohtë në kodrën afër fshatit Reçak trupat e masakruar nga barbarët, të fëmijëve, vëllezërve, motrave, nënave, baballarëve tuaj të dashur. Sot ju me dhimbje të thellë, vaj e zi, lotë e pikëllim të hidhura, ju mbuluat me dhe të ftohtë në kodrën afër fshatit Reçak trupat e masakruar nga barbarët, të fëmijëve, vëllezërve, motrave, nënave, baballarëve tuaj të dashhur. Me ju sot në zi, dhimbje, vaj e pikëllim të thellë kanë qenë të gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë. Por, unë jam i sigurtë se me ju dhimbjen sot e kanë ndarë të gjithë njerëzit e qytetëruar në Evropë dhe në botë që nuk mund të pranojnë masakrën dhe barbarinë, shfarosjen e njerëzve të pafajshëm vetëm e vetëm se i përkasin kombit tjetër. Por sot, bota mbarë pa përjashtim të gjithë shemtinë e barbarëve që vrasin, masakrojnë njerëz të pafajshëm, gjymtojnë trupa dhe i mbajnë të vdekurit peng, dëshmi e pakundërshtueshme e një nacionalizmi primitiv i mbrojtur në fakultetet më të errëta të instiktive njerëzore. Barbarët që njerëzve tuaj të dashur u prenë fillin e jetës, u nxorrën organet dhe u prenë gjymtyrët sipas kodit të tyre sub-human nuk arritën me asgjë të shuajnë dritën e shpirtit të njerëzve tuaj të dashur. Kështu që ju sot vendosët në tokën e ftohtë njerëzit tuaj më të dashur, por koka e fshatit tuaj do të mbetet për mbarë kombin shqiptar, monument lapidar i pavdekshëm i martirëve tanë. Sonte trupat e gjymtuar të njerëzve tuaj më të dashur prehen nën kodrën e ngrirë të fshatit tuaj, por shpirti i tyre prehet në flamurin tonë kombëtar, prehet në folezat e ngrohta të zemrave tuaja, të zemrave të miliona shqiptarëve. Ata prehen dhe do të prehen në folezën e shpirtit të gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptarë si dritë e lirisë dhe e së ardhmes që shqiptarët meritojnë. Asgjë nuk mund ta kompensojë humbjen e njerëzve tuaj të dashur, por besoj ngushëllimi më i madh për ju dhe për çdo shqiptar qëndron në thirrjen-dritë të shpirtërave të tyre. Të jemi së bashku, që së bashku të qëndrojmë kundër barbarëve që duan të shfarosin pjesë-pjesë qenien tonë kombëtare. Ju sot vendosët në dheun e ftohtë të Reçakut trupat e masakruar të njerëzve tuaj më të dashur. Por, shpirtrat e tyre qëndrojnë si thirrje-dritë në Rambuje dhe në të gjitha Kancelaritë e mëdha të botës. Ata ftojnë botën e qytetëruar të mos mposhtet para barbarive por t’u japë atyre ndëshkimin që meritojnë. Nder për jetë martirëve të Reçakut. Martirët e Reçakut dhe të gjithë të rënët e lirisë na ftojnë me sakrificën e tyre sublime të mos harrojmë se mençuria më e madhe e individit dhe kombit të qytetëruar është të shmangë luftën kur ajo mund të shmanget me sikundër mençuria më e madhe e individit është të bashkohet dhe të bëjë luftën kur ajo nuk shmanget, ta fitojë atë përpara se barbarët të shfarosin pjesë-pjesë ata.

Survejimi i Berishës minon dialogun

të Departamentit të Shtetit zonjën Ollbrajt në të cilën ajo njotoi nuk nënshkruajnë marrëveshjen. Kjo është, thekson përkohshme tre-vjeçare të problemit të Kosovës. Survejimi i Berishës minon dialogun Majko është një kryeministër, të cilin nuk e bindet as SHIK-u, as prokuroria, as policia dhe as vartësit e tij të kabinetit NE FAQEN 3

Pollo dhe Arb­nori në shtëpinë e Çelës (lart) dhe shtëpinë e Zhulalit (poshtë)