16/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 shkurt 1999

Bursat, qeveria mashtron studentët

Rektorati: Fajin e ka ministria e Financave NE FAQEN 5

Prifta qeveritare, prologu i vrasjes së Hajdarit

Një vit nga prita e Milotit ndaj Azemit. Flet dëshmitari i ngjarjes, Dajçi NE FAQEN 4

Vdes në Greqi atletja Manushage Taku

Një autoveturë e ka goditur sportisten, duke e lënë të vdekur në vend NE FAQEN 6

Koçi: Për trafiqet, fajin e ka Italia

Ministri i Rendit akuzon politikanët italianë, masmedian italiane dhe opozitën shqiptare se përfaqësojnë interesa mafioze. Fejzo dhe Alushi kërkojnë liri për skafistët Koçi i përtyp deklaratat e disa ditëve më parë kur ishte shprehur se deputetë dhe qeveritarë nga Vlora janë të përfshirë në trafie[t] e klandestinëve, duke gjetur edhe për këtë rast fajtorë në radhët e opozitës shqiptare NE FAQEN 3

Java që vendos fatin e Kosovës

SHBA trondisin plogështinë europiane rreth marrëveshjes për Kosovën Amerikanja Albright: Pa NATO në Kosovë nuk mund të garantohet asnjë marrëveshje. Rusi Ivanov: Pa lejen e Beogradit, NATO nuk mund të hyjë në Kosovë Nga Mero BAZE, Rambuje 15 shkurt NE FAQEN 3

Kujt i ankohet Majko?!

Nga Edi PALOKA Majko duket sikur ende nuk e ka mësuar që është kryeministër i Shqipërisë. Në disa raste të përseritura Majko duke folur për disa nga problemet e Shqipërisë, të mëdha apo të vogla qofshin ato, flet sikur të jetë sekretar i një partie në opozitë. Janë bërë gadi dy vjet që PS dhe satelitët e saj janë në pushtet. Dy vjet ku për të sharë ka shumë dhe për të lavdëruar asgjë. Majko në fakt ka qenë kritik edhe me qeverinë Nano deri sa ai vetë ishte thjeshtë sekretar i PS dhe kryetar i grupit parlamentar, por problemi është që Majko vazhdon ta mbajë atë qëndrim edhe tani që është kryeministër. Janë disa raste që kur Majko është bërë kryeministër që ai është ankuar për disa nga problemet që nuk shkojnë në Shqipëri. Kështu ka qenë pikërisht Majko që është ankuar në një mbledhje të transmetuar në TV se 90% e drejtë- 90% e drejtësisë qen­ka e korruptuar. Sulmet e Majkos ishin aq të egra sa dukej se ai po i kërkonte dikujt që ta zgjidhte këtë problem, por siç duket Majko kishte harruar që ishte ai kryeministër e jo ndonjë tjetër. Pak kohë më parë kryeministri vizitoi spitalet shqiptare, ose më mirë ato spitale që konsiderohen si më të mirët në Shqipëri. Edhe në atë vizitë Majko u pasqyrua shpesh herë me fytyrë të vrënjtur e me kritika të shumta. A thua Majko nuk e dinte se si ishte gjendja e spitaleve në Shqipëri, as kur rusen e dërgoi për mjekim në Greqi? E në fund të fundit përsëri duhet pyetur: “kujt i ankohej Majko?” Rasti i fundit është prononcimi i kryeministrit lidhur me përgjimin që i bën telefonit të Berishës. Edhe për këtë çështje Majko deklaroi se ishte kundër. Po atëherë si ndodh gjithë kjo gjëra në Shqipëri për të cilat kryeministri është kundër?! Kujt i ankohet Majko për këto probleme? Majko duhet më në fund të kuptojë se është ai kryeministër, se të gjitha çështjet për të cilat ai ankohet janë pikërisht në dorën e tij e jo të të tjerëve. Kjo nuk do të thotë që Majko bën gabim që evidenton të metat, por ai nuk mund ta bëjë këtë në rolin e një opozitari që nuk ka asgjë në dorë. Nga Majko pritet që t’i zgjidhë problemet e jo t’ju ankohet shqiptarëve që për sepsë në një rast të tillë rezulton që Majko bën thjesht show. Në se Majko e bën këtë për t’ju treguar shqiptarëve se sa i shqetësuar është ai për problemet e tyre, që t’ju tregojë atyre se sa i mirë është kryeministri, për gjëra nuk janë në dorë të tij, bën dy herë gabim. Bën gabim sepse në radhë të parë del në rolin e atij që nuk i njeh problemet dhe se dyti kështu ju tregon shqiptarëve që është i paaftë për t’i zgjidhur problemet dhe aq më tepër që le evidentuar ato. Këtu u përmendën disa nga problemet që Majko tani i paska “zbuluar”, por ka shumë probleme që ashtu si ato janë evidente dhe bëhen çdo ditë evidente në shtypin shqiptar. Mos vallë duhet të presim sa një ditë papritur Majko t’i “zbulojë” dhe ato për t’ju ankuar përsëri shqiptarëve?! Majko duhet të kuptojë përfundimisht se kryeministri është ai dhe që prej tij presin zgjidhje problemet e shqiptarëve. Majko duhet të kujtohet sidomos për premtimet që ai ka bërë me gojën e tij e për të cilat nuk po prononcohet ende. Të paktën për ato ai nuk mund t’i ankohet askujt. Prandaj në se do që qeveria ai duhet të marrë situatën në dorë, përndryshe, në se gjendja është e tillë siç e paraqet vetë Majko, që kryeministri vetëm mund të ankohet pa zgjidhur asgjë, është më mirë që të lërë atë vend e të kalojë në opozitë. Kështu do të ketë mundësi të ankohet sa të dojë, por të paktën do të jetë i qetë që do t’i marrin parasysh ankesat e do zgjidhin problemin.

Washingtoni në krah të PD-së dhe Berishës

SHQIPËRISË NE FAQEN 3

56 të vrarë vetëm gjatë janarit

Krimi nuk ndalet. Përmasa të frikshme të vrasjeve, plagosjeve dhe grabitjeve Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, të cilave u referohet shtypi i ditës, gjatë muajit Janar 1999, në Shqipëri: - Janë vrarë 56 veta. - Janë plagosur 27 veta. - Grabitje personi dhe prone 34 raste. - Vendosje eksplozivi banesave dhe pronave private 10 raste. SPECIALE NE FAQEN 7 Deklaratat e kongresmenëve ameri-

Policia bashkëpunon me trafikantët e kurdëve

Klandestinët futen në Shqipëri përmes Greqisë Në tokën greke janë ngritur kampe me kurdë që presin për t’u futur në tokën shqiptare dhe që andej të kalojnë me skafe për në Itali NE FAQEN 6 Berisha, dje, në një konferencë shtypi me kongresmenët amerikanë

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 157 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fat(os) Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë në hire dhe të pasardhësuan kriminalen që që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kriminelët këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

“Citaroil” hedh në rrugë punëtorët

Ballsh - Protestë e re në sektorin e naftës, mbeten mijëra të papunë NE FAQEN 5

Shteti i gjithë shqiptarëve, realitet i afërt

Kryetari i PDSH të Maqedonisë, Arbër Xhaferi, optimist për një zgjidhje të shpejtë të çështjes kombëtare NE FAQEN 3

Kosova mes luftës dhe pavarësisë

Filloi në Tiranë konferenca ndërkombëtare për “Sigurimin demokratik dhe stabilitetin rajonal” NE FAQEN 3

Deklaratat e kongresmenëve amerikanë në konferencën për shtyp Traficant: Mafia brenda qeverisë shqiptare

NE FAQEN 3