Bufi korrupsion me privatizimin e çelikut
NE FAQEN 5
“Biografia” djeg pesë kryetarët penalistë
Gjykata e Tiranës në mes të pastrimit dhe pështejllimit
NE FAQEN 4
Lihohet Voci për mungesë provash
Ishte akuzuar për ngjarjet e Shkodrës të vitit të kaluar
NE FAQEN 4
Lirohen të gjashtët
Prokurorët specialë u heqin prangat të burgosurve politikë të gushtit
Halit Shamata, Blerim Çela, Safet Zhulali, Kreshnik Lushaj, Bujar Rama, Sokol Mulosmani që nesër pa burgun shtëpiak. Drejtuesit e lartë të qeverisë demokratike do të jenë ende nën hetim
NE FAQEN 2
SHBA: Serbët, fajtorë për shtyrjen e bisedimeve
Grupi i Kontaktit vendos të shtyjë për të martën afatin e nënshkrimit të marrëveshjes për Kosovën. Millosheviçi i përgjigjet me topa Rambujesë
Klinton i shkruan Jelcinit: “NATO është gati për sulm kundër Serbisë”. Brukseli, i shqetësuar për lëvizjet ushtarake serbe. Qindra shqiptarë braktisin shtëpitë e tyre. Trazohen evakuimi masiv i perëndimorëve në Beograd
Nga Mero BAZE Rambuje, 20 shkurt
NE FAQEN 6
Dështimi i parë prokurorisë politike
Pas penalizimit të intrigave nga Partia Demokratike, pas qëndrës së mijëra e mijëra demokratëve në të gjithë vendin, pas presionit të komunitetit ndërkombëtar, prokurorët politikë u detyruan dje të lirojnë nga burgu gjashtë prej ish-drejtuesve të lartë të qeverisjes demokratike, të cilët prej më shumë se gjashtë muajsh ndodheshin në prangat e neodiktaturës.
Prokurorët politikë të Shqipërisë shënuan kështu dështimin e parë në misionin e tyre për të shkatërruar zhvillimet demokratike në Shqipëri, për të ... nënshtuar qendrën demokratike përballë mafies shtetërore dhe rajonale, në misionin e tyre për të destabilizuar vendin dhe shndërrimin e tij në një oaz trazirash civile. Që nga dita që prokurorët nën dekretimin e ish-kryeministrit Fatos Nano urdhëruan arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Halit Shamata, ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali, ish-Kryetarit të Kontrollit të Shtetit, Blerim Çela, ashtu edhe të Bujar Ramës, Sokol Mulosmanit dhe Kreshnik Lushës, ata ndërkohë shënuan edhe deklarimin e tyre për shërbimin politik dhe qëllimin për të shndërruar pushtetin e majtë sa më shpejt të ishte e mundur në një pushtet të dhunshëm tipik sigurimi, neodiktatorial. Arrestimi i të gjashtëve ishte vetëm fillimi i një aventure hetuesie të ardhur nga diktatura kundër demokracisë në Shqipëri. Pas pak ditësh ata do të bëjnë të paditurin për vrasësi e Azem Hajdarit, pasi kishin tentuar eliminimin e tij nëpërmjet gjyqesh fallco, arrestimin e familjarëve, të bodigardëve dhe miqve të tij. Prokurorët politikë të kërkonin në mes të shtatë-tetë vite të kaluara arrestimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, ndërkohë që do të nënshkruanin rreth njëqind urdhër-arreste për veprimtarë, anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në Tiranë dhe gjithë vendin. Prokurorët politikë në të njëjtën kohë do të bëheshin barrierë për sabotimin dhe dënimin e hetimeve të kontrabandës dhe korrupsionit duke u vënë kështu direkt në funksion të mafies. Përgjatë aksionit të tyre kundër opozitës, pra përgjatë qëndrimit të tyre në këtë detyrë që me ardhjen e socialistëve në pushtet, ata nuk dënin asnjë trafikant, asnjë vrasës, asnjë kontrabandist apo mafioz. Nëse vendi ku bëheshin rreth pesëdhjetë vrasje në muaj, ku për gjashtë muaj vidheshin rreth 200 milionë dollarë shteti, prokurorët politikë nisën deklarata e thirrje kundër liderit të opozitës për bërë as edhe përpjekjen më të vogël që të kapnin një kriminel të pasërr nga drejtësia. Përkundrazi, drejtuesi i tyre shpesh, Fatos Nano ishte shpallur i pafajshëm si të ishte brigadier ndërkohë që kryeprokurori i posaçëm me shish Coca-Cola të mbushura me kokainë në tentative për të inkriminuar ish-drejtuesit e qeverisë demokratike. Megjithëse të gjashtët do të jenë përsëri nën hetim, gjithsesi kjo është një fitore e demokracisë në përballjen e saj me përfaqësuesit mesjetarë të diktaturës, me përfaqësuesit e mafias dhe metodave të sigurimit të shtetit. Sot, është dita kur ata filluan të bien. Rënia e tyre nuk duhet të ndalet deri në çlirimin e ambientit të shqiptar nga njerëzit e tillë qe për dy vjet i bënë të gjitha të zezat që kishin mundësi t’i bënin. Demokratët e mëdhajet të vazhdojnë qëndresën e tyre deri në heqjen e akuzave qesharake që prokurorët politikë ngritën ndaj tyre, deri në lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Shqipëri. Ende janë në burg me dhjetëra të tillë edhe dhe kryetari legalist, Eqrem Spahia. Eshtë detyrë e demokratëve të qëndrojnë përballë prokurorisë politike dhe segmenteve të tjera të jetës shtetit deri në pastrimin e Shqipërisë prej prokurorëve të tillë dhe kthimin e Shqipërisë përfundimisht në një vend pa të burgosur politikë.
Liri dhe demokraci për shqiptarët
Mijëra banorë të Tiranës, në ditën e shembjes së simbolit të diktaturës komuniste, u kërkojnë fuqive të mëdha pavarësi për Kosovën!
NE FAQEN 3
Rakipi dhe skuadra e tij të largohen nga detyra
Deklaratë e Partisë Demokratike: Lirimi i të gjashtë, tjetër absurd i prokurorisë politike
Majko, shkarko Petro Koçin
Të hënën, procesion mortor
Unioni i Pavarur Studentor dhe Grupimi “Dhjetor ’90” dënojnë vrasjen e studentes
NE FAQEN 3
Gratë e shoqatave nuk reflektuan ndaj dhunës OJQ-të miliardere heshtën për Kozetën
NE FAQEN 5
Beja dhe Topalli të ftuar nga qeveria Angleze
Sekretari Organizativ i PD-së, zoti Fatos Beja dhe zonja Jozefina Topalli, anëtarë e kryesisë së PD-së dhe nënkryetare e Parlamentit, janë ftuar nga qeveria e Madhërisë së Saj e Britanisë së Madhe, për të marrë pjesë në një seminar për problemet e demokracisë.
Seminari “Demokracia parlamentare - a është ky modeli perfekt”, fillon të hënën me 22 shkurt në qendrën e konferencave në Wilton Park në Sussex.
Në këtë konferencë, zoti Beja dhe zonja Topalli, përveç të tjerash do të paraqesin problemet që shoqërojnë krizën politike aktuale në Shqipëri dhe qëndrimet e Partisë Demokratike për të.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 162 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pasinqertë ndaj kriminelët që morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët janë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e mjeruan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
DEMYC mbështet fuqimisht FRPD
Të rinjtë demokratë sigurojnë përkrahje politike nga partnerët europianë
Ekzekutivi miraton një rezolutë për Kosovën dhe dënon vrasjet dhe burgosjet politike në Shqipëri
NE FAQEN 3
Historia e ministrit të Luftës që u pushkatua nga Hoxha
Ismail Totzati: Ja kush jam unë dhe çfarë kam bërë për Shqipërinë
NE FAQEN 10
Synojmë eficencën e të gjitha strukturave
Flet Egfantina Metani, kryetare e degës së Partisë Demokratike të Skraparit
Zonja Metani, ju jeni kryetarja e vetme e një dege partie. Është ky emancipim apo kurajë për të përballuar realitetin që ju rrethon?
Ardhja në krye të degës së PD-së Skrapar nuk qe hap i rastësishëm. Jam angazhuar herët në jetën politike të Skraparit që në vitin ’92.
NE FAQEN 8
Dje, në sheshin ”Skënderbej”
Skuadra e tij të largohen nga detyra
NE FAQEN 3
Pollo: Duhet të lirohen të gjithë të burgosurit politikë
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD deklaron pas vendimit të Prokurorisë
NE FAQEN 2