Një studente e vrarë dhe një e plagosur në Universitetin e Kamzës
NE FAQEN 4
Tre të vrarë në qendër të Durrësit
Përgjaken prapë qyteti bregdetar
NE FAQEN 4
Rrihet dhe merret peng mjeku Enon Maçi
Dhuna dhe terrori nuk kursejnë as bluzat e bardha
NE FAQEN 4
Gjithçka pezull deri më 15 mars
U mbyll Konferenca Ndërkombëtare e Ramboulles mbi Kosovën
Pala shqiptare pranoi në parim marrëveshjen politike, por nuk ka asnjë siguri pse e ka pranuar pala serbe.
Grupi i Kontaktit i pavendosur dhe i paqartë. Hap pas hapi deri tek “PO”-ja e shqiptarëve. Ja si është përcaktuar e drejta për referendum, deklarata e Grupit të Kontaktit dhe plani i ndërhyrjes së NATO-s. Pjesëtarët e UÇK mund të vizitojnë Washingtonin
NE FAQEN 2
Nga Mero BAZE
Rambuje, 23 shkurt
Majko rrezikon të shkojë në gjyq
Kryeministri shkel ligjin duke “shitur” qendrën e Tiranës
Propozimi i kryeministrit për të ndërtuar një kishë ortodokse në qendër të kryeqytetit është në kundërshtim me ligjet në fuqi
NE FAQEN 6
Në Rambuje nuk u arrit ajo që pritej
Deklaratë e Berishës: Përçarjet e Grupit të Kontaktit penguan nënshkrimin e marrëveshjes për Kosovën
Përfundimin me sukses të marrëveshjes nuk mund ta pengonte kërkesa e palës shqiptare për të plotësuar përfaqësueshmërinë e saj me konsulime të mëtejshme në Kosovë, pasi ajo e kishte pranuar në parim planin e konferencës së Rambujesë
“Ne radhë të parë duhet theksuar se sipas deklaratave të ministrave të Jashtëm të Francës dhe Britanisë dhe njoftimeve të tjera zyrtare nga Rambujeja, atje nuk është nënshkruar asgjë. Unë konsideroj si një hap të rëndësishëm pozitiv faktin që e delegacioni i shqiptarëve të Kosovës pranoi në parim marrëveshjen. Por në të vërtetë në Rambuje nuk u arrit ajo që e pritej. Përçarja në Grupin e Kontaktit bëri që Miloševiçi të arrijë që të ndajë planin politik nga plani ushtarak i marrëveshjes, duke e zhvlerësuar të gjithë procesin në një spirale të re. Po të kemi parasysh se konferenca e Rambujesë u mblodh para masakrës së Reçakut, mund të themi se agresori mbitëri sërish i pandëshkuar. Luftimet në Kosovë vazhdojnë ende, ndërkohë që ekziston rreziku i madh për masakra të reja kundër popullsisë shqiptare atje. Njoftimet e fundit nga Komisioni i Refugjatëve janë tronditëse. Ato bëjnë fjalë për shpërngulje etnike në zonat e Podujevës dhe Vushtrisë, më të mëdha që nga fillimi i luftës në Kosovë.
E theksoj edhe një herë faktin që arsyeja e këtij përfundimi të padeshirueshëm duhet kërkuar para së gjithash tek përçarjet e Grupit të Kontaktit, tek ndryshimi i planit të ambasadorit amerikan Kristofer Hill nga përkrahësit e hequr të Serbisë dhe Milosheviçit dhe mungesës së vullnetit për të ndëshkuar kasapin e Ballkanit dhe për krimet mizore, si dhe në shkeljen e të drejtave të luftës dhe të drejtave të njeriut në Kosovë. Përfundimin me sukses të marrëveshjes nuk mund ta pengonte kërkesa e palës shqiptare për të plotësuar përfaqësueshmërinë e saj me konsulime të mëtejshme në Kosovë, pasi ajo e kishte pranuar në parim planin e konferencës së Rambujesë.
Pra, në rast se Konferenca e Rambujesë u mblodh për të errësuar një marrëveshje për t’i rikthyer Kosovës institucionet dhe një shkallë të lartë autonomie për një fazë tranzitore, mund të thuhet se kjo nuk u arrit. Në rast se Rambuje u mblodh për të ndërprerë luftimet dhe kthimin njerëzore në Kosovë, si të thuash për të mundur luftën, edhe kjo nuk u arrit.
Qeveria shkel me këmbë Bankën Botërore
Ministri i Punës, Kadri Rrapi në bashkëpunim me Kontrollin e Shtetit nxit spastrime
Janë propozuar për shkarkim nga detyra tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, të vetmit që i kishin shpëtuar furtunave të këtyre dy viteve
NE FAQEN 5
Ku janë miliardat e ndihmave për gruan
Shkruan Panorama: Kujt ja jep paratë Livia Turco?
Zonjat që zotërojnë paratë për zhvillimin e gruas, ish-funksionare të larta të regjimit komunist
NE FAQEN 5
Greva e avokatëve bllokon gjyqet
Në Gjykata kanë mbetur vetëm policët
NE FAQEN 4
Bruka: Qeveria vonon fondet për mbrojtjen civile
Pushteti lokal i gatshëm për përballimin e situatës së luftës
Rritet numri i rekrutëve dhe rezervistëve të thirrur në Divizionin e Kukësit. Majko e Hajdaraga inspektojnë Veriun
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 163 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që lënë në lirë dhe të pasqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë të unë të vrasësve, siç kanë emra të përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. Demokracia dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e ndëruan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, që duhet të hape e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, do duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Të djathtët skeptikë për marrëveshjen e Rambujesë
Pas arritjes së një marrëveshjeje në parim për Kosovën, të Djathtët shprehen për të ardhmen e Kosovës
Tre nga Krerët e partive të spektrit të Djathtë u deklaruan menjëherë pas përfundimit të bisedimeve në Rambuje, skeptikë për të ardhmen e Kosovës.
Marrëveshja e arritur në parim, për të tre liderët e së djathtës është shumë larg aspiratave kombëtare të shqiptarëve. Mospërfshirja në marrëveshje e një referendumi pas periudhës tranzitore është një hap prapa dhe po kështu edhe mos sanksionimi në marrëveshje i vendosjes së trupave të NATO-s, në Kosovë. Megjithatë, ndërsa Laco është i mendimit se Rambuje është një hap në drejtimin e duhur, për fatet e shqiptarëve, nuk janë të këtij mendimi, Selfo dhe Bushati, të cilët kanë pritur...
NE FAQEN 3
Largimi i Nanos, fillimi i largimit të antivlerave
Pengu i politikës shqiptare
Shqipëria hyn në rrugën e normalitetit e fillon progresin vetëm kur të largohen nga politika ashtu si Nano, Ramizistët konservatorë - Gjinushi - Ceka - Xhuveli - Mediani - Ruçi - Broka e Co
NE FAQEN 7
Minatorët ende nuk kanë marrë pagat
Bulqiza në udhëkryqin socialist!
Tani pak kush mund të dyshojë se qeveria socialiste nuk po e çon Minierën e Kromit të Bulqizës drejt falimentimit total të saj.
Edhe pas njoftimeve të bujshme në gazetën “ZP” për marrjen e rrogave, minatorët...
NE FAQEN 6
Ujësjellësi i Dumresë, pazari i Shulit?!
Hysa: “Interpellanca me Shulin do të zbulojë lojën e kungulleshkës me fondet”
Tëkzuë me ujin e pijshëm në Dumre. 106 milion lekë të akorduara prej kohësh kanë mbetur peng i lojës prej Shulit. 60 milion lekë kanë vënë në punë firmën fituese të tenderit për Ujësjellësin e Dumresë, por s’kanë çuar ujin në destinacion.
Sipas specialistëve të rrethit 40 milion lekë të akorduara brenda shumës së plotë, për paisje e makineri, mbajnë peng përfundimin.
NE FAQEN 7