27/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 shkurt 1999

Edi Rama luan me 200 milion lireta

Ministria e Kulturës është e vendosur që të mos hedhë asnjë lek për Teatrin NE FAQEN 8

Kontrabanda mbyt cigaren e vendit

Fabrika e cigareve Durrës ul 50 % çmimet e prodhimeve të veta NE FAQEN 5

Mjekët protestojnë kundër dhunës

Ndërpritet puna në QSU: Qeveri siguro rendin NE FAQEN 5

Berisha: Shqiptarët të bashkuar ndaj çdo agresioni

Pas Rambujesë, Millosheviçi ndërmerr provokime ushtarake ndaj Shqipërisë “Asnjë aventurë nuk mund të përkulë shqiptarët në të drejtat e tyre, prandaj dhe unë shpreh bindjen më të plotë se ndaj një agresioni të mundshëm serb, shqiptarët do të jenë të bashkuar dhe do t’i japin përgjigjen që meritojnë kasapit të Ballkanit.” “ Asnjë aventurë nuk mund të përkulë shqiptarët në të drejtat e tyre, prandaj dhe unë shpreh bindjen më të plotë se ndaj një agresioni të mundshëm serb, shqiptarët do të jenë të bashkuar dhe do t’i japin përgjigjen që meritojnë kasapit të Ballkanit.” NE FAQEN 3

2000 zyrtarë kanë vjedhur 100 milionë

Kryetari i grupit mbikqyrës të fajdeve Arapi ka frikë të nxjerrë emrat e zyrtarëve Kryetari i grupit mbikqyrës të fajdeve Arapi ka frikë të nxjerrë emrat e zyrtarëve 2000 zyrtarë kanë vjedhur 100 milionë Janë 100 milion dollarë të grabitura nga rreth 2000 persona, zyrtarë të lartë të shtetit të sotëm. Kështu ka deklaruar dje kryetari i shoqatës së kreditorëve, Gezëm Hoxha. Sipas tij, kjo listë nuk mund të publikohet pasi të gjithë personat që kanë marrë dollarët e firmave janë pushtetarë të sotëm dhe se janë po ata që i bënë presion kryetarit të grupit mbikqyrës të fajdeve, Farudin Arapit. Ka tre javë thotë Hoxha që në një grup kreditorësh kemi marrë takim me Arapin dhe i kemi kërkuar që të shpallë listën e 2000 personave që kanë marrë 100 milion dollarë tek Vefa. Arapi ka premtuar që do t’i shpallte emrat brënda dy javëve, por ai as që ka ndërmend ta bëjë këtë thotë Hoxha. Sipas tij, Arapi ka frikë të shpallë listat me emra konkretë. Hoxha thotë se këtë pohim e mbështet në faktin se vetë Arapi i ka deklaruar se... NE FAQEN 5

Rambujeja e Majkos është në Tiranë

Kryeministri Majko u përpoq dje të kapërcente akuzat e forta të komunitetit ndërkombëtar për qeverinë e tij, duke postuar vëmendjen nga problemet tepër të rënda që po kalon vendi, tek kriza në Kosovë. Nga Astrit PATOZI Kryeministri Majko u përpoq dje të kapërcente akuzat e forta të komunitetit ndërkombëtar për qeverinë e tij, duke spostuar vëmendjen nga problemet tepër të rënda që po kalon vendi, tek kriza në Kosovë. Në një takim me reporterët e Këshillit të Europës Sole Tura dhe Smorawinski, kryeministri i ka çuditur të gjithë kur ka deklaruar se Shqipëria ka kaluar momentin e krizës së saj të brendshme, për t’u shndërruar në një element të krizës në rajonin e Ballkanit. Deklarata e Majkos vjen vetëm një ditë pas publikimit të dokumentit të konferencës së Vjenës, ku “Miqtë e Shqipërisë” i bënë radiografinë qeverisë së tij, duke nënvizuar se gjithë elementët e krizës në Shqipëri nuk kanë ndryshuar aspak. qeverisë së tij, duke nënvizuar se të Mbledhja e Vjenës konstatoi se rendi dhe ligji janë mjaft për të dëshiruar në Shqipëri, duke i kërkuar administratës së Majkos që të realizojë detyrimet e saj, nga zbatimi i cilave do të varet edhe ndihmat në Shqipërinë. “Miqtë e Shqipërisë” vunë edhe njëherë hijet mbi plagët më të rënda të qeverisë së koalicionit të majtë, korrupsionin dhe kontrabandën, të cilat kanë shoqëruar të gjitha kabinetet e pas zgjedhjeve të 29 qershorit. Dokumenti i Vjenës i hartuar vetëm një ditë pas përfundimit të fazës së parë të konferencës së Rambujesë, në fakt ishte sinteza e qeverisjes në Shqipëri, pas ngjitjes në pushtet të Pandeli Majkos, i cili zëvendësoi Fatos Nanon, kur ky i fundit u detyrua të japë dorëheqjen. Duke theksuar praninë e të gjithë elementëve negativë të krizës në Shqipëri dhe gjatë mbretërimit të Majkos, konferenca e Vjenës i ka bërë të qartë shqiptarëve se gati asgjë nuk ka ndryshuar në qeverisjen e tyre, në këta muaj e fundit, përveç ndërrimit të emrave të kabinetit qeveritar. Deklarata e Majkos në takimin me raporterët e Këshillit të Europës, më shumë se një lajthitje e kryeministrit mund të konsiderohet si një përpjekje e këtij të fundit për t’u fshehur shqiptarëve vërtetën për kredencialet e ulëta të qeverisë së tij në sytë e perëndimit. Sepse nuk mund të besohet kurrsesi që një kryeministër të mos dijë të paktën të lexojë drejt, pa pasur nevojën e përkthyesit, akuzat e drejtpërdrejta që janë ngritur kundër tij nga dokumenti i Vjenës, që në fakt janë përmbledhja e opinionit të Europës dhe SHBA për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Kryeministri shqiptar me siguri i ka bërë të qeshin eurodeputetët e mirëinformuar për situatën në vend, aq më tepër kur këta të fundit vinin në prani e Majkos, pas një sërë takimesh të tjera me përfaqësues të drejtësisë, shtypit dhe opozitës. Një ditë më parë, disa drejtues të medias i kishin bërë të qartë delegacionit të KE përmasat e krizës së rendit, ligjit si dhe mungesën e garancive të shtetit në Shqipëri. Të vërtetat që kanë përmendur gazetarët kanë qenë të tilla, sa ato kanë qenë të detyruar që t’i pranojnë edhe përfaqësuesit e medias shtetërore në takim. Pas që ka bërë fakt të kryer kapërcimin e krizës në vend, Majko është bërë dëshmitar i një deklaruar se qeveria e tij ka luajtur rol determinant në rezultatet paraprake të konferencës së Rambujesë, pasi nuk e lejon të shohë se çfarë është gjallë? Tashmë është fakt i njohur që kryeministri i Jashtëm i qeverisë së tij, Paskal Milo, u detyrua të presë në hollin e këshilltëve së Rambujesë, pasi nuk e lejuan që të takohet me palën shqiptare në bisedime. Është lehtësisht e kuptueshme që gënjeshtra e parë e kryeministrit Majko në këto pasur praninë e tij në Rambuje, kur dihet që Milo i izoluar nga brenda këshillës pyeste me telefon gazetaret jashtë, nëse është nënshkruar ose jo marrëveshja. Ndërkohë për drejtuesit e radhe, të dërguarit e Tiranës zyrtare në këshillën ku po zhvillohej konferenca, u bënë gati të hiqnin, pas konfliktit të Majkos me shefin e shërbimit sekret, Fatos Klosi Debati u kishin marrë leje apo nuk i kishin marrë leje Majkos ti treguar SHIK-ut në Rambuje ishte në fakt karikatura e përfaqësimit të qeverisë shqiptare në konferencë, ku nuk vendoset vetëm për fatin e Kosovës, por edhe atë të Shqipërisë. Deklaratat entuziaste të Majkos për kapërcimin e krizës, vijnë në një kohë që nuk ka asnjë përparim në vendosjen e rendit në Shqipëri, ndërsa nga mbetur pezull pakti i propozuar nga Partia Demokratike, që ofron garanci për stabilizimin e situatës jashtë kontrollit në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Në rast se konferenca e Rambujesë ka spostuar disi vëmendjen nga ajo që po ndodh në Shqipëri, kjo nuk do të thotë aspak se qeveria e Majkos ka zgjidhur ndonjë nga problemet akute që trashëgoi nga paraardhësja e saj, “Miqtë e Shqipërisë” që konstatuan vendnumërimin e Majkos, në kulmin e dhënies së Rambujesë, i treguan shqiptarëve edhe një herë faktorët për mungesën e sigurisë dhe për ritmet e ulëta të reformimit të tyre. Kryeministri shqiptar nuk mund të fshihet pas Rambujesë, edhe në rastin më të mirë të mundshëm, nëse qeveria e tij do të kishte kontribuar për marrjen e arritjes së marrëveshjes. Rambujeja e Majkos është një Tiranë, dhe në atë muaj pas ngjarjes në postin e kryeministrit ka treguar se nuk ka lëvizur asnjë centimetër për të spostuar krizën që ka përfshirë vendin.

Amerikanët ankorojnë “Enterpraiz” në Adriatik

Tensioni në Kosovë përshpejton hapat ushtarake të NATO-s Aeroplanmbajtësja me 70 avionë në

Rugova: shumica e shqiptarëve përkrahin marrëveshjen

Presidenti i Kosovës denoncon goditjet ushtarake serbe në Kosovë NE FAQEN 6

Arrestohen 20 shqiptarë

Drejtuesit e PD ishin të ftuar nga qeveria britanike

“Entërpraiz” në Adriatik

Aeroplanmbajtësja me 70 avionë në bord mbërrin nesër në Trieste Aeroplanmbajtësja bërthamore amerikane, “Entërpraiz”, do të mbërrijë nesër në gjirin e Triestes, ku do të qëndrojë në rade deri më 2 mars. Aeroplanmbajtësja ka një ekuipazh prej 5000 trupash dhe mban në bordin e vet 70 njësi-bombardues F-15 dhe F-16. Ajo bën pjesë në forcën detare amerikane në Mesdhe në kuadrin e NATO-s, dhe do të qëndrojë në pritje të një urdhri për të ndërmarrë, në rast nevoje, të sulmeve ajrore kundër Jugosllavisë. “Entërpraiz” mund të ankorohët në Mesdhe vetëm në portet e Marsejës dhe të Trieste.

Topalli e Beja kthehen nga Londra

Drejtuesit e PD ishin të ftuar nga qeveria britanike Pas një vizite disaditore në Angli u kthyen në Tiranë zonja Jozefina Topalli, nënkryetare e Parlamentit dhe zoti Fatos Beja, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike.

Arratisen 20 shqiptarë nga burgu i Kretës

TIRANE - Sipas informacionit të marrë nga ambasada jonë në Greqi, bëhet e ditur se 20 të burgosur shqiptarë u arratisën të enjten nga burgu i sigurisë së lartë të Kretës. Policia greke është vënë në kërkim të tyre me gjithë shtuma, por deri të premten nuk është kapur asnjë prej të arratisurve. Aktualisht në burgjet greke vuajnë dënimin rreth 2.000 shqiptarë. Gjatë kësaj.

Arbnori: Konstatimet e Vjenës PD i ka shprehur me kohë

Ish-kryetari i Parlamentit komenton konkluzionet e Mbledhjes së “Miqve të Shqipërisë” në Vjenë NE FAQEN 3

Selfo: Diplomacia e Milos ka dështuar

Balli Demokrat i pakënaqur me përfundimet e konferencës së Rambujesë NE FAQEN 3

Koalicioni drejt shpërbërjes

PSD dhe PAD, aleancë e re! Dy partitë që plotësojnë numrin në koalicionin e majtë qeverisës PAD dhe PSD, ankohen... NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 167 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që ndodhi të enjten botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pafuqishëm kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën e denuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Majko e pëson nga udhëtimi me tren

Lajm i orës së fundit Dje kryeministri Majko nuk është paraqitur në zyrë. Arsyeja e mungesës në punë të Kryeministrit nuk lidhet me gripin australian apo me ndonjë problem familjar, por me përurimin e modernizimit të hekurudhës Vorë - Tiranë. Majko u nis me tren nga Vora për në Tiranë në linjën e rindërtuar hekurudhore, të cilën e përurroi vetë dhe ende nuk ka arritur në kryeqytet. Sipas një punonjësi të hekurudhave, zoti Majko vazhdon udhëtimin në linjën e rindërtuar hekurudhore dhe nuk ka informacione kur do të mbërrijë në kryeqytet. Zhdëhënësit të tij ndërkohë nuk ka sak-zuar nëse Majko do të paraqitet apo jo sot në zyrë, por ka sqaruar se për mungesën e djeshme në punë, megjithëse me arsye, do t’i hiqet dita e punës, sepse nuk ka lajmëruar më parë për vonesën.

Prokurorët politikë ngecin në Apel

Hidhet poshtë kërkesa e prokurorit për përjashtimin e gjyqtares Zhilla NE FAQEN 4