Breshëri automatike në shtëpitë e fshatit Letaj të Hasit
NE FAQEN 4
Deputetët socialistë zhdukin 272 mijë $
Ish-kryetari i PS, Balla dhe drejtori Bogdani, gllabërojnë miliona
NE FAQEN 5
Shqiptarët, njerëz qëdihen pa pensione
Licencat për aktivitet private tani kanë në dorë edhe Sigurimet Shoqërore
NE FAQEN 5
Berati mbytet në gjak. 10 të vdekur
Asgjësohet banda që vrau 3 policë dhe 4 qytetarë në Posh Një. Forca speciale nga Tirana në ndihmë të policisë lokale
NE FAQEN 3
Banditët kishin qëlluar mbi dëshmitarët që panë skenën e grabitjes dhe pastaj mbi postbllokun e policisë. Katër të plagosur mes të cilëve edhe një fëmijë 8-muajsh
NE FAQEN 4
Fej: Tirana na mashtroi me Ligjin “anti-gomon”
Komisioni i Parlamentit Italian për marrëveshjen e Shengenit i zhgënjyer nga qeveria e Tiranës
“Nuk është një ligj “anti-gomon” në kuptimin e vërtetë
Vritet krahu i djathtë i Zanit
Përleshje e përgjakshme në lagjen Çole të Vlorës. Policia qëllon mbi të kërkuarin
Viktima është ish-anëtar i bandës së kapobandës së Vlorës dhe shoqërues i parë i Gjinushit në fushatën e fundit elektorale
Përleshje e përgjakshme në lagjen Çole të Vlorës. Policia qëllon mbi të kërkuarin
Vritet krahu i djathtë i Zanit
Viktima është ish-anëtar i bandës së kapobandës së Vlorës dhe shoqërues i parë i Gjinushit në fushatën e fundit elektorale
Një ndër anëtarët më të njohur të bandës së Zani Çaushit u vra dje në Vlorë, pas një përleshje me forcat e policisë. Renato Sadiku, i përfolur si krahu i djathtë i kapobandës së Vlorës, ka mbetur i vdekur pasi mbi të janë zbrazur breshëritë e forcave të rendit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen Çole të qytetit, kur sipas njoftimeve është zhvilluar një betejë mes forcave të policisë dhe personit të shpallur në kërkim.
Viktima është përcjellë me pas në morgun e spitalit të qytetit nga policët që morën pjesë në aksion. Përveçse një prej anëtarëve të bandës së Zani Çaushit, Renato Sadiku njihej edhe si shoqërues i Skënder Gjinushit gjatë fushatës së fundit elektorale të vitit 1997. Burime nga Vlora thanë se pas ngjarjes gjendja në qytet paraqitet e rëndë, ndoshta edhe për shkak të lajmeve për masakrën e Beratit. Një qytetar tha për “RD” se rrugët e Vlorës ishin të boshatisura, ndërsa qarkullonin lajme kontradiktore për betejën e lagjes Çole. Përleshja e armatosur në Vlorë është zhvilluar thuajse në të njëjtën kohë që në Berat zhvilloheshin etapat e masakrës së tmerrshme, ku humbën jetën 10 persona, mes të cilëve edhe tre policë.
“Nuk ka vullnet për vendosjen e rendit”
Parlamentarët italianë diskutojnë me Berishën çështjet e rendit dhe të pasigurisë në Shqipëri
Fabio Evangjelisti: “Në Shqipëri gjetëm një problem shumë kompleks të rendit, për këtë do të njoftojmë qeverinë italiane”
NE FAQEN 3
me Ligjin “anti-gomon”
“Nuk është një ligj ‘anti-gomon’ në kuptimin e vërtetë të fjalës e për këtë arsye jemi ndjerë disi të mashtruar nga ky ligj dhe nga njerëzit që na e kanë paraqitur atë”
e vërtetë të fjalës e për këtë arsye jemi ndjerë disi të mashtruar nga ky ligj dhe nga njerëzit që na e kanë paraqitur atë”
NE FAQEN 3
Poli i Lirisë pranë aspiratave të shqiptarëve
Dyzet deputetë të opozitës italiane firmosin peticionin për lirimin e të burgosurve politikë në Shqipëri. Intervistë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Genc Pollo rreth vizitës në Itali
Pollo: “Poli i Lirisë shprehet se statusi i Kosovës duhet të përcaktohet në përputhje me vullnetin e shqiptarëve të Kosovës”
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 175 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasur dallësit e tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pashetuar veprën e kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga ligji. Demokracia dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e ç’armatosë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Fini: Serbia nuk është partner ekonomik i Italisë
Kryetari i Aleancës Nacionale flet për Kosovën, interesat ekonomike italiane në Serbi, si dhe deklaratën e ministrit të Brendshëm shqiptar
“Do ishte mirë që të thoja se deklarata e ministrit të Brendshëm shqiptar në rastin më të mirë do të ishte një barcaletë e lezets(h)me, ndërsa ana e keqe e saj është se budalla-llëku nuk ka kufi”
NE FAQEN 2
Qeveria bllokon pagat
Punonjësit e çimentos në Vlorë fillojnë grevën pa afat
Sipas marrëveshjes mes sindikatës dhe qeverisë, duheshin dhënë pagat rregullisht dhe duhej të financohej nisja e prodhimit, por kontrabanda e çimentos nga qeveritarët ka bllokuar gjithçka
NE FAQEN 5
Zani rrihet me të burgosurit
Kur kriminelët përlesh-en, shteti loz arbitrin
Banda e Zani Çaushit, pasditen e të mërkurës, është përleshur ashpër në ambientet e burgut ...
NE FAQEN 4
Shpërthim granate në banesën e gjyqtarit
KORÇË - Persona të panjohur kanë hedhur të mërkurën në mbrëmje një granatë dore në banesën e një gjyqtari të gjykatës së Faktit në qytetin e Korçës.
Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur se, rreth orës 20.00 të së mërkurës persona...
NE FAQEN 4
Lufta sindikale del në shesh
Përfaqësuesit e trupave të dramës nga e gjithë Shqipëria u mblodhën dje në Teatrin Kombëtar
Aktorët: “Duhet që të mos i lëmë kohë pushtetit që të marrë frymë se përndryshe do të na marrë frymën dhe këtë ta kërkojmë me protesta në sheshe e bulevarde, pasi njerëzit do të na mbështesin”...
NE FAQEN 5
Masakra nuk sku[g] fytyrën e Petro Koçit
Ministri i rendit, Petro Koçi konsideroi të arsyeshme që dje me rastin e vrasjes së shtatë qytetarëve shqiptarë krejt të pafajshëm të lavdëronte punën e tij në krye të dikasterit të policisë. Me një naivitet, pafytyrësi dhe po aq hipokrizi, kryepolici shqiptar tha se numri i krimeve ka rënë dhe rendi ka një ngritje në të gjithë vendin. Dje gjatë gjithë ditës, një grup prej tre kriminelësh kanë vrarë tre uniforma të policisë si dhe katër qytetarë të tjerë, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se sa është numri i të plagosurve. Policia e impenuar arriti të eliminojë grupin kriminal, por me një çmim të madh. Ky është një lajm i mirë, por që e ka mjaft të vështirë por që e ka mjaft të vështirë të qëndrojë i tillë pas një krimesh që kanë ndodhur nga këta kriminelë. Vrasja e tyre nuk është tregues se krimi ka rënë, por se krimi po ngre krye, po bëhet më i fortë dhe më i guximshëm deri aty sa të qëllojë me gjakftohtësi edhe ndaj uniformave blu. Kur vriten shtatë qytetarë nuk ka vend për fjalë të mira për rendin në Shqipëri. Kjo është masakër dhe përgjegjësit për këtë mban pikërisht ministri i rendit dhe jo populli, që sipas ministrit është bërë inkubator i kriminelëve, që lind dhe rrit grupe të tilla kriminale. Ky popull që qenë edhe para tre vitesh, edhe para shtatë vitesh. Kanë ndryshuar regjimet dhe qeverisjet, por populli është po ai. Një bandë e tillë arrin në krim e tillë monstruoze vetëm pas një karikimi të përditshem të banditizmit në Shqipëri, vetëm pas krijimit të një terreni paqësor për bandat dhe në fund pas krijimit të një qeverisjeje së bandave me shtetin, ashtu siç është sot. Ndoshte të killert e djeshëm nuk kanë pasur kurrë asnjë lidhje me askënd në politikë, por ata kanë parë dhe dëgjuar se si banditë të tjerë po aq gjakatarë sa ata përmendnin në biseda emra ministrash, shpalosin aleancat e tyre me qeveritarë, kanë parë ministrat aktual mes kallashëve në marsin e ’97. Kjo nuk është pak. Është pikërisht laborator qelizë krimi, laborator që aq shumë e deformoi ministrin e Brendshëm duke ia deleguar emërtimin e tij kolegëve të tij popullit që i takon të vritet. Logjika e Ministrit të Brendshëm është logjika e shtetit të sotëm. Mungesa e dhimbjes që ata kanë për njerëzit që nuk kanë të ngrohtë askund në qiell, dëshira për pushtet dhe sulmin personat në kurriz të popullit, i ka mbledhur gjuan personat si dhe të gjithë shqërat. Ministri i Brendshëm nuk sheh as masakrën e djeshme, një subjekt i denjë për policisë për Hagen e jo më për njerëzit që është në krye të policisë shtetit. Tre kriminelët u vranë dje. Por qindra të tjerë që vrasin dhe nuk kapen, që vrasin dhe shfihen, që vrasin dhe mbrohen nga kolegët e tyre kriminalë në radhët e policisë, kush do t’i ndalë në vullnetin e tyre për të shuar çdo shenjë shprese e jetë në këtë vend. Ç’do të bëjë me ta Perto Koci, ose fare ka bërë deri tani me një komunitet të tillë. Apo pret të rekrutohet populli që të pakësojë edhe kriminelët, teori që nuk e gjen kaq të avancuar edhe tek shtetet që gëzojnë dijalin. Masakra e Beratit është ndër më tragjiket që ka ndodhur në Shqipëri. Për një ngjarje të tillë Ministria e Rendit duhet të rishikojë tërë punën e saj. Të kthejë syrin dhe prodhohet krimi dhe mos akuzohet populli se mban në vetvete kriminelë. Potencialisht krimi qëndron vetëm afër krimit. Kur mungon e kundërta, ai godet. Kur kundërta e krimit është ministria e Rendit. Ajo mungon dhe në të gjithë Beratin, edhe tek policia, edhe tek pushtetarët, edhe tek policët që mbajnë në shërbimin, edhe tek pengjet dhe familja plogësuar.