6 maune pas makinës pushtetarit të lartë si dhe policisë
NË FAQEN 2
Në sheshin “Skënderbej” për Azem Hajdarin
Të premten, miting i madh në qendër të Tiranës
Ditën e premte më 12 mars mbushen 6 muaj nga vrasja kriminale e Azem Hajdarit! Tribuni i nacionalizmit, simboli i pluralizmit, heroi i demokracisë, Azem Hajdari, është i gjallë në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari. Që prej 6 muajsh qeveria vazhdon të mbrojë vrasësit e Azemit!
Ditën e premte më 12 mars 1999, ora 17.00, shqiptarët nga mbarë Shqipëria do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të nderuar kujtimin e heroit të pavdekshëm Azem Hajdari, duke mbajtur në duar lule e qirinj.
Mit ingu zhvillohet me lejen e policisë.
Të gjithë në shesh për Azemin!
Azemi është i gjallë!
Azemi është mes nesh!
Specialët qëlluan mbi fosh njën time
Fakte të reja për masakrën e Beratit. Deklaratë tronditëse e nënës së Jonada Dervishit
Breshëritë e policëve kanë nisur në çastin që kriminelët kishin hedhur armët përtokë, dhe njëri prej tyre mbante në duar fëmijën 7 muajshe
NË FAQEN 4
Prokuroria liron Zanin
Hana tërheq të gjitha akuzat e krimeve dhe e fajëson kapobandën vetëm për armëmbajtje pa leje
Amnisti e pashpallur për bandat e marsit Astrit PATOZI Prokuroria paralajmëroi dje lirimin e shpejtë të kapobandës së Vlorës, Zani Çaus hi, duke provuar dyshimet për një proces farsë ndaj bandës më të njohur për herë të parë mizore gjatë trazirave të vitit 1997. Prokurori Hana shpalli reduktimin e akuzës nga vrasje, grabitje dhe krijim bandash të armatosura, në vetëm armëmbajtje pa leje për njeriun që kishte në simbol të krimit në Shqipërinë e dy viteve më parë, që u përfshi nga rebelimi i armatosur. Pretenca e djeshme në Gjykatën e Tiranës zbulon dhe një herë pozicionin skandaloz të shtetit dhe të drejtësisë shqiptare, ndërkohë që është një sinjal ogurzi për pamundësinë e vendosjes së rendit në vend. Nëse deri më kishte ndonjë që dyshonte për lidhjet e Zanit dhe të banditëve të tjerë me qeveritarë të lartë në pushtet, tani nuk besoj se gjendet më shqiptar që të besojë në pastërtinë e figurës së atyre që janë lak uar si miq të kapobandës së Vlorës, përfshirë këtu kryeparlamentarin Gjinushi dhe ish-ministrin e Financave, Malaj. Por nga ana tjetër, lirimi i Zanit tingëllon si një amnisti e pashpallur për të gjithë ata që ranë, grabitën dhe dogjën në vitin 1997 për të ndihmuar ngjitjen në pushtet të socialistëve. Për të ardhur në këtë përfundim nuk ka shumë rëndësi emri i prokurorit të çështjes dhe as maratona e procesit të... procesit të tij në Gjykatën e Tiranës. Përfaqësuesi i shtetit shqiptar, që prezantoi tërheqjen e akuzës, la të kuptoje dje se ajo që është thënë deri më sot se ndalimi, arrestimi dhe gjykimi i Zani Çushit janë qenë pjesë e një lloj politike për të lënë njollat e gjakut e duart e pushtetarëve të bashkëpunuar me të, është plotësisht i vërtetë. Paralajmërimi për lirimin e Zanit vjen në një kohë që kryeministri shqiptar ka lëshuar piskamën për të dënuar pa gjyq kriminelët. Të gjitha ata që e kanë dëgjuar fjalimin e improvizuar të Majkos në Berat tani kanë një arsye për të mos e besuar, madje për ta përbuzur atë si një shaka të keqe, në një situatë kur burka e krimit ndodhet në zenitën e saj, që kur ish-komunistët erdhën në pushtet. Çfarë goditje të ashpër kundër kriminelëve mund të pritet tani, kur i dhulli i shumë bandave që nisen betejën mbi shtetin dhe qytetarët e këtij vendi në pranverën e vitit 1997 shpallet i pafajshëm? Ku janë ata pushtetarë, prokurorë apo media proverarët që u ngritën para pak ditësh duke kërkuar lincimin e një gjykatësi që shpalli të pafajshëm një person që akuzohej si bashkëpunëtorë te Altin Dardha? Në rast se një gjykatës mund të jetë politisht i motivuar në vendimin e tij, kur në proces nuk paraqiten prova të mjaftueshme nga akuza, cilido qoftë i pandehuri, çfarë mund të thuhet për prokurorinë që tërhiqet e para nga akuza për një njeri që është mburrur publikisht për gati një vit rresht me krimet e tij. Askush nuk mund ta gellitë parrellën e sisur për mungesën e dëshmive dhe të dëshmitarëve, kur dihet që nuk gjenden njerëz gjallë në rreth 100 mijë banorë të Vlorës që të mos jetë ndeshur me hëmat e Zanit Çushit në pranverë e 1997-ës. Po kështu, fakti që dëshmitarët e akuzës nuk vijnë në gjykatë, ose në rastin më të mirë deponojnë në favor të të akuzuarit, si edhe ka ndodhur në gjykimin e Zani Çushit, është shumë komprometues për shtetin e sotëm, sesa mund të ishte zhvillimi normal i procesit. Skenat qesharake, kur dëshmitarët që kishin humbur të afërmit apo prindërit e tyre vinin në agremësorin e tyre, më shumë se turpi i drejtësisë, do të mbahen mend gjatë si një njollë më të errët të pushtetit të pasqyrdhjeve të 29 qershorit. Çfarë besimi mund të ketë qytetari shqiptar ndaj drejtësisë, në kohën që shpallet i pafajshëm Zani Çushi d gjenden sërish nën akuzë për “krime kundër njerëzimit” Halit Shamata, Safet Zhullaj, Blerin Cela, Sokol Mulusmani, Bujar Rama dhe Kreshnik Lusha? Kur kryetari i një partie të opozitës dhe një ish-komisar policie që shpëtoi Tiranën në marsin e ’97 mbahen prej gjashtë muajsh në burg dhe quhen “kryengritës të armatosur”, për atë që terrorizoi Vlorën dhe gjithë Jugun e Shqipërisë gjatë sa nuk po duhet që do të shpallet “Qytetar Nderi”. Ky është mesazhi më i qartë për shqiptarët, i cili ndikon edhe arsyet e vërteta të mosnënshkrimit të paktit për vendosjen e rendit, të ofruar prej shumë kohësh nga Partia Demokratike. Ata që kanë bërë paktin me kriminelët, nuk mund të bëjnë marrëveshje me ata që duan fundin e këtyre të fundit.
Kriza e PS, faktor madhor i mungesës së qeverisjes
Nga Ridvan BODE Mungesa e qeverisjes së vendit përbën tiparin më dallues të krizës së gjithanshme, e cila sa vjen e po bëhet më shkatërruese. Përballë rritjes së intensitetit të krimit, kur klanet mafioze po konsolidojnë çdo ditë pozitat e tyre, kur një pjesë e administratës shtetërore zhy tet çdo ditë në korrupsion duke çmotivuar pjesën tjetër të saj, në një kohë kur nga brenda dhe nga jashtë pushteti i sotëm po akuzohet për lidhje të tij me grupet mafioze dhe vendi çdo ditë po izolohet ekonomikisht për këto shkak, partia e koalicionit të majtë qeverisës, në radhët të parë PS, po dëshmojnë një mungesë totale të vullnetit politik për të qeverisur vendin dhe për të filluar stopimin e krizës shkatërrimtare që po e përpijë prej dy vjetësh. qeverisë, në radhë e krizës shkatërrimtare që po e përvetësojmë prej dy vjetësh. Zhvillimet e fundit në forumet më të larta të PS, konfirmuan edhe një herë faktin se klanizimi në qeverisjen e vendit, lufta e ashpër që bëhet për të kontrolluar poste të caktuara në administratën publike, është pasqyrim i grupimeve klanore në PS, të cilat me çdo kusht kërkojnë të ruajnë pozita të privilegjuara për sigurimin e fitimeve të paligjshme. Propagandimi i kësaj lufte klanesh si shprehje e demokracisë së brendshme në parti, synon jo vetëm justifikimin e publikut të asaj që po ndodh në gjirin e partisë së madhe të koalicionit qeverisës, por gjithashtu kërkon që ndryshimet e shpejta në qeverisje dhe në administratën e saj, të cilat në shumicën e tyre janë motivuar nga interesa nepotike dhe dominuar nga etja për përfitime të paligjshme, t’i paraqesë si përpjekje për të përmirësuar apo korrigjuar alternativën e tyre qeverisëse. Pas zhvillimeve më të fundit në KPD të socialistëve, janë sqaruar përfundimisht motivet e kësaj lufte klanore dhe tashmë për gjithsecilin është e qartë se zhvillimet brenda kësaj force politike përbëjnë faktorin madhor të krizës shqiptare, se kriza e saj e brendshme është e lidhur pazgjidhshmërisht me krizën në qeverisje. Tashmë grupimet brenda PS nuk bëjnë gjë tjetër veçse përllogarisin dimensionet e dështimeve të njëri-tjetrit, madhësinë e kontrabandës, numrin e të vrarëve dhe të skandaleve të bëra në qeverisjet respektive të tyre. Shqiptarët më kot presin të qeverisen prej tyre. Lenia e vendit në krizë dhe pa qeverisje, sipas asaj që u deklarua nga drejtuesit më të lartë socialistë e ka bazën edhe tek mungesa e një alternative qeverisëse të majtës së sotme shqiptare. Ish-kryetari, Nano i kujtoi edhe një herë forumit më të lartë drejtues të PS se alternativa e cila solli në pushtet socialistët ishte “alternativa Nano”, e premtimeve mashtruese dhe se klanet që erdhën pas largimit të tij në këtë parti mundeshin në krizë të alternativës së tyre. Në fakt i tillë ngrihet problemi jo vetëm të krizës së alternativës së socialistëve, por edhe bazueshmërinë morale të qeverisjes së sotme, e cila sipas Nanos ndodhet e ulur në karrige që ai la vetë bosh, ose që ata i morën në mënyrë të dhunshme, ndaj atij ky që shpesh në një farë mase atë të vërtetë të hidhur se përse Majko dhe kabineti i tij nuk qeverisin dot vendin. Kriza e figurave qeverisëse, pas deklarimeve për dështime të një pasnjëshme përbën një tjetër argument që shpjegon përse vendi nuk po qeveriset. Zhvillimet e fundit në kampin socialist treguan hapur përpjekjet për të ricikluar të dështuarit e dëshmuar. Pranimi se tashmë nuk ka mbetur socialist pretendent për qeveri pa u provuar, se në këtë provë qeverisjeje kanë kaluar jo vetëm shoqëri e mijëra anëtarëve të klanit, por po provon edhe konsumisht dhe rezultati është po ai, dështimi, përbën një të vërtetë tjetër që të bën të mendosh, se dështimi i qeverisjes së koalicionit të majtë e ka burimin dhe tek mënyra aspak e besueshme se si u ndërtua dhe erdhi në pushtet koalicioni i majtë. Mungesa e qeverisjes, shuarja e vullnetit politik për të qeverisur konform një alternative dhe zhvillimet e kohëve të fundit në partinë e madhe qeverisëse shtrojnë domosdoshmërinë e përgatitjes dhe realizimit të një zgjidhjeje të re politike në vend. Partia Demokratike, edhe pse vlerëson si i ngjan zhvillim pozitiv në politikën shqiptare vetëdijen e klaneve që mbështesin sot PS, ajo shprehet shqetësim përballë linjës së vendit pa qeverisje dhe thellimit të saj përballë linjës së vendit pa qeverisje. Marrja e përgjegjësive politike që i takojnë, ridimensionimi i kësaj përgjegjësie në kushtet e krijuara, hartimi i një platforme politike dhe veprimi adekuat nga ana e PD dhe opozitës shqiptare në tërësi për t’i dhënë vendit një alternativë të re qeverisjeje, përbën një nevojë emergjente. Të gjithë duhet ta pranojnë me fundi se vetëm një proces zgjedhor normal e i besueshëm mund të ofrojë qeverisje të besueshme, se vetëm ky proces përbën procesin me normal të rendit dhe reformimit të mazhorancës të qëndrushme dhe të opozitave vitale.
Arbnori “Unë uroj fit oren e Nanos”
Ish - kryeparlamentari flet për përplasjen e klaneve në PS
Ata që mallkonin pronën private tani janë bërë milionerë
NË FAQEN 3
Dokumenti i Rambujesë duhet të nënshkruhet
Shqiptarët duhet të mbajnë premtimin për të mos humbur mbështetjen e perëndimit
NE FAQEN 3
Duhet të ndalim thellimin e krizës
Mbrëmë, mbledhje e kryesisë së PD
Duhet të ndalim thellimin e krizës
Në qendër të mbledhjes ishin çështja Hajdari dhe probleme të organizimit të partisë
Mbrëmë u mblodh kryesia e Partisë Demokratike, e cila analizoi ecurinë e një viti në proceset më themelore të saj, zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit, si dhe diskutoi për qëndrimet që duhet të adoptojë forca e madhe politike e opozitës në kushtet e thellimit të krizës në Shqipëri.
Kryetari e kryesisë diskutuan për çështjen Hajdari, duke theksuar se që prej jakimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në kryeministrin Majko, qeveria nuk ka bërë asnjë hap përpara për të mbushur premtimet e saj. Në mbledhje u tha se në kundërshtim me atë që është besuar në fund të vitit të kaluar, qeveria po nxjerr pengesa për zbardhjen e vrasjes së simbolit të demokracisë, që nismin me indiferencën e qeverisjes në prokurorisë dhe mbarojnë me kimin mbarësht lëgjitë të propozuar nga opozita. Duke konsideruar një problem kyç për ekzistencën e Partisë Demokratike, kryesia e saj diskutoi që të rritet presioni për të detyruar qeverisjen që të mbajë premtimin dhe të çlirojë vendin nga tensioni që krijon moszbardhimi i atyre që vranë Azem Hajdarin.
Ndërkohë kryesia u njoh me masat dhe ceremonitë që do të zhvillohen nga PD-ja në përkujtim të 6-mujorit të vrasjes së Liderit të Dhjetorit më 12 mars 1999.
Të pranishëm në mbledhje ishin kryetari i PD-së Sali Berisha dhe 12 mars 1999.
Në mbledhje u diskutua gjithashtu për probleme të përsojes së strukturave të Partisë Demokratike, ku u dakord që të kalohet nga seksion në Departament te Organizimit, për tu përshtatur kushteve të reja që po kalon vendi. Kryesia kishte ftuar kryetarët e degëve të PD-së së Vlorës, Korçës, Fierit edhe Beratit, pasi kohët e fundit në këto qytete është punuar me moton “një qendër votimi, një seksion i Partisë Demokratike”. Në mbledhje u vlerësua puna për organizimin e partisë në këto rrethe dhe u përcaktuan detyra për të gjitha degët e PD.
Një ndër problemet e rëndësishme që u diskutuan në mbledhjen e djeshme të kryesisë ishte edhe adaptimi i qëndrimeve të Partisë Demokratike në kushtet e thellimit të krizës në vend, për shkak të mosqeverisjes nga koalicioni i majtë në pushtet dhe alternativat e saj për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza.
Malaj në shkollë me 14 vjeçarët!
Zbardhen misteret e ish-ministrit në SHBA
NE FAQEN 7
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 179 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
“Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasur dështit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.”
fitoren e Nanos
Ata që mallkonin pronën private tani janë bërë milionerë dhe ai që ka milionat kërkon edhe pushtetin politik
fitoren milionerë dhe ai që ka milionat kërkon edhe pushtetin politik
NE FAQEN 3