18/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 mars 1999

Kërkohet dorëheqja e ministrit Rama

Sot aktorët e mbarë Shqipërisë në shesh për të protestuar NE FAQEN 8

Gjykatësit, në protesta kundër testimit të KLD-së

Kondi fillon fushatën e pastrimeve politike në organet e drejtësisë NE FAQEN 4

Sindikalistët “Duhet ta pranojmë në drejtorin”

Peticioni i Sindikatës së Pavarur të RTSH drejtuar Parlamentit NE FAQEN 8

Vlorë, peticion kundër Zanit

Skënder Gjinushi kërkon të lirojë kapobandën e Coles për të shtypur revoltat e kreditorëve Vlorë, peticion kundër Zanit NE FAQEN 3 Koalicioni qeveritar i alarmuar për protestat e fajdeve. Liderët e marsit të ’97 kërkojnë rikthimin e bandave

Më 22 mars, miting i madh në sheshin “Skënderbej”

Zgjedhjet e reja politike, shpresë për shqiptarët QYTETARË SHQIPTARË! “Bashkimi për Demokraci” ju fton në mitingun e protestës paqësore “Zgjedhjet e reja - Shpresë për shqiptarët”, ditën e hënë, më 22 Mars, ora 17.00 në Sheshin “Skënderbej”. Pas dy vjet qeverisje të Aleancës për Shtetin (Xhepin), ju që e ndiemë veten të mashtruar nga premtimet e saj elektorale për hapjen e 250 mijë vendeve të reja pune, për dyfishim të pensioneve dhe të pagave të ulëta, për kthimin 100% të parave, rend dhe qetësi publike në 100 ditë. BASHKOHUNI NE PROTESTEN TONE - Kundër qeverisjes që në dy vjet ka krijuar gjysëm milionë të papunë, ka dyfishuar çmimet dhe taksat, mjerimin dhe varfërinë. - Kundër qeverisjes së klaneve të mafies shtetërore (siç kanë pranuar vetë) që me kontrabandën dhe kontrollojnë, kanë përvetësuar në dy vjet mbi 680 milionë dollarë - 3.5 herë më shumë se të gjitha rrogat e paguara gjatë dy vjetëve të marra së bashku. - Kundër qeverisjes së skaforepublikës, gjatë së cilës në Shqipëri janë vrarë më shumë shqiptarë se në Kosovë e janë larguar 90% e sipërmarrësve të huaj. - Kundër qeverisjes që grabiti 120 milionë dollarë gjendje të huadhënësve dhe të gjitha pasuritë e firmave rentiere. - Kundër qeverisjes që ekzekutoi Heroin e Pluralizmit Shqiptar, Azem Hajdari, dhe mbron vrasësit e tij, që me prokurorët e saj liron vrasës dhe kriminelë, që rreh, burgos kundërshtarë politikë. Të protestojmë së bashku për t’i dhënë vendit zgjedhje të reja, si e vetmja rrugë për t’u kthyer shqiptarëve shpresën, rendin, sigurinë, për t’i nxjerrë ata nga varfëria.

Lobet e kontrabandës, në garë për PS-në

Nga Sami NEZA Qeveritarët socialistë kanë kryer dy ditë më parë një goditje modeste ndaj kontrabandës në Shqipëri, ndërkohë që ish-kryeministri Fatos Nano ka filluar një tur shërbësash partiake në disa qytete kryesore të vendit. As të parët e as i dyti nuk kanë në funksion të aktivitetit apo masave të tyre ndërtimin e një politike antikontrabandë apo antikorrupsion brenda Partisë Socialiste, ose qeverisjes së majtë, por thjesht zënien e pozicioneve përballë kongresit të Partisë Socialiste që pritet të mbahet në fund të qershorit të këtij viti. Partia Demokratike ka denoncuar dje me shifra vjedhjen e madhe prej rreth 100 milionë dollarësh që i është bërë shtetit shqiptar nga infrastruktura e doganave dhe e ministrave, për dy vjet qeverisje të të majtëve. Fjala nuk është për tërë piramidën e biznesit të lidhur me strukturat shtetërore, por vetëm për pjesë nga assortimentet me konsumin më të madh në vend. Shifra prej 100 milionë dollarësh nuk ka përfshirë vjedhjen me tendera, si ato të rrugëve të Apostolit apo me ndihmat humanitare e programeve sociale, si ato që përvetësohen nga OJQ-të. Sot, nëse kemi shifrën e vjedhjes së parave të shtetit në shuma marramendëse që vetëm për pesë produkte shkojnë deri në 30 për qind të buxhetit të shtetit, ende mbetet i pakonfirmuar fakti se çfarë mund të bëjnë në të vërtetë me këto para. Deri tani, këta njerëz nuk janë mësuar me emra, por adresa e tyre dihet dhe ata janë njerëz dhe familjarë të Partisë Socialiste apo ministrave të ndryshëm të qeverisë. Njerëz me shuma të tilla mund të arrijnë të ndërtojnë imazhin e tyre brenda partisë, të mbajnë reparte të armatosura në të gjithë vendin, të përsekutojnë kundërshtarët e tyre politikë, por edhe kundërshtarët brenda llojit, të krijojnë favore brenda strukturave të Partisë Socialiste dhe brenda strukturave të qeverisë, bile edhe në ndryshojë ligje në Parlament siç është diskutuar dje për ligjin mbi tatimet. Shqiptarët janë dëshmitarë të masisë të parëve të se para se në trazira të vritet qoftë edhe një njeri, ishin thyer ndërkohë disa prej bankave kryesore në qytetet e përfshira nga trazirat. Pikërisht bankave kryesore në qytete të përfshira nga trazirat. Pikërisht pasi u mbushën thasët me para, filluan edhe vrasjet, edhe identifikimet e bandave dhe kapobandave kryesore në vend dhe po me të njëjtën lehtësi edhe njerëzit e rëndësishëm të politikës, që qëndronin prapa tyre. Socialistët, ata që kanë vjedhur nëpërmjet korrupsionit e kontrabandës, kanë treguar se paratë e vjedhura i investojnë shumë më me shërbim të së ardhmes së tyre politike. Ne e shohim të gjithë se Nano është i majtë i përkëdhelur me media dhe veçanërisht fare në disa raste u ngritën rënat edhe militantëve me fanatikë së majtës. Po ashtu nuk kanë munguar udhëtime të shtrenjta private të tij jashtë vendit, ndërkohë që për honorarë nga numër i madh donatorësh, komisarë policie, deri shefa të pasaportave janë bërë vërtetë, kushërinj, nipër të deputetëve të majtë, të pasunuar apo ndonjë horra që në marsin e '97 drejtojnë bandat. Majko dy ditë përpara urdhëroi një operacion unikombëtar-bandë duke izoluar në burg një prej katër firmave të njohura të kafesë në Shqipëri, ndërsa Fatos Nano akuzoi për korrupsion dhe kontrabandë qeverinë e Majkos në një takim me njerëz të majtë socialistë në Durrës. Që të dy janë kryeministra dhe të dy janë socialistë të Partisë Socialiste. Duket se në veprimet e ditëve kryesore të Partisë Socialiste. Duket se në veprimet e ditëve ka një tërheqje të kamufluar e cila është sheshur pas parave të mëdha që kanë grumbulluar kontrabandistët dhe korrupsionistët në qeverinë socialiste. Kongresi i tyre do të vendosë edhe fatin që Partia Demokratike i bëri dje publike edhe pse vetëm në katër-pesë produkte. Në fund të gushtit, pas përfundimit të kongresit të Partisë Socialiste do të jetë ose kryetari i kafesë, ose kryetari i naftës, ose kryetari i duhanit, ose kryetari i doganave ose kryetari i tenderave.

22 miliardë lekë në xhepat e qeveritarëve

Bode e Karamitro dje në konferencë: Pse janë shqiptarët të varfër Karamitro: “Paratë e munguar në buxhetin e shtetit janë më shumë se gjysma e fondit vjetor të pagave, sa 40-fishi i shpenzimeve publike për rrugë, ujësjellësa, drita; tre herë më shumë se fondi i pagesës së pensioneve etj.” Sa cigare, duhan dhe alkol janë vjedhur në dy vitet e fundit (Në ton) Viti 1996 Viti 1997 Viti 1998 Fondet e humbura në lekë kundrejt vitit '96 Cigare 984 117 575 7.560 mil lekë Duhan 480 198 209 1.400 mil lekë Birrë 12071 4754 10860 252 mil lekë Verë 2026 229 237 150 mil lekë Alkool e raki 5565 1467 2598 2.386 mil lekë Kafe ('92-'96) 3200 95 172 1.500 mil lekë Në total afërsisht 13250 miliard lekë Tabela e zhduktimeve në vitet '96, '97 dhe '98 për disa nga mallrat kryesore. Vini re diferencat e mëdha të zhduktimeve të bëra dy vitet e fundit me ato të '96-s. NE FAQEN 5

Sot në Paris pritet ...

Ndërmjetësit ndërkombëtarë, të shqetësuar nga përgatitjet e Beogradit për luftë Sot në Paris pritet

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 188 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe e gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Sot në Paris pritet nënshkrimi i shqiptarëve

Ndërmjetësit ndërkombëtarë, të shqetësuar nga përgatitjet e Beogradit për luftë Sipas burimeve diplomatike, shqiptarët mund të nënshkruajnë sot zyrtarisht dokumentin dhe pastaj të veprohet ashpër me palën serbe. Përqëndrimet ushtarake serbe në Kosovë shikohen si një sfidë e Beogradit ndaj komunitetit ndërkombëtar Nga MERO BAZE Paris, 17 mars NE FAQEN 2

Apostoli nën hetim jo vetëm për rrugët e Tiranës

Kujtesë për kryeministrin Majko Nga Hasan HALILI Pak ditë më parë qeveria bëri një denoncim në Prokurori për hetimin e shtrimit të disa rrugëve të Tiranës, për të cilat u harxhuan miliona dollarë. Menjëherë ata që kishin “mizën nën kësulë” u tutën dhe vetëmbrohen në të gjitha llojet e mediave, të bëjnë aluzione për reagime të qillimshme politike të vënë deri në atë fazë, sa të akuzojnë qeverinë e qeverisjes së tyre për tendencë përçarjeje brenda partisë. Për t’u ardhur në ndihmë strukturave të Kontrollit të Shtetit, po kujtojmë se denoncimi i Kryeministrit është shumë i vogël në vlerën e humbur për shtrimin e rrugëve të Tiranës... NE FAQEN 5

Ankandeve të “D & T” u afrohet fundi

Objektet e ish-kompanive rentiere, sërish në ankand Pas dy vjetësh të zhvillimit të transparencës, i vetmi fakt i vërtetë i thënë para kreditorëve është se nga procesi i kushtueshëm prej 6 milionë dollarësh mezi u mblodhën 1 milion apo e thënë ndryshe 10 për qind e vlerës së kredive të humbura .... NE FAQEN 5

Kasolli dy javë në errësirë

Ankohen tek Majko, por u mbyllet dera NE FAQEN 5

Njoftim

Të premten ora 11⁰⁰ mbidhet grupi parlamentar i PD-së në selinë qendrore të PD-së