Zani lirohet në sallën e gjyqit
Bandat e pushtetit nxjerrin nga burgu bashkëluftëtarin e tyre Myrteza Çaushi
Furgona policie për të siguruar jetën e kapobandës së Vlorës. Skënder Gjinushi urdhëron mbrojtjen e Myrteza Çaushit
NE FAQEN 4
Tirana afron zgjedhjet e shpresës
Berisha: Alternativa jonë është alternativa e pajtimit kombëtar. Ne do të vendosim shtetin ligjor, në vend të shtetit klanor, do të vendosim ligjin dhe të drejtat për shqiptarët në vend të bandave, mafies dhe organizatorëve të krimit. Do të ndërtojmë sërish tregun, lirinë, demokracinë dhe të ardhmen
Rikthehen në sheshin “Skënderbej” mitingjet e marsit ’92 në përkujtim të fitores së PD. 100 mijë demokratë kërkojnë largimin e qeverisë së dështuar
Zgjedhjet e reja, shpëtim nga sundimi i majtë Zgjedhjet e reja tashmë janë një realitet tek të gjithë shqiptarët. Ato janë shpresa e vetmja e vetmja shpresë për të gjithë njerëzit, si e vetmja mundësi për të shpëtuar nga sundimi i majtë bandito-kontrabandist. Tirana ushtoi dje nga thirrjet e mijëra qytetarëve për të ndaluar gremisjen e vendit, rikthimin në paraverën demokratike dhe shpëtimin njëherë e mirë nga sundimi i roçë, që e ka kapluar vendin prej dy vitesh. Zgjedhjet e reja duhet të bëhen, sepse qeverisja e majtë e fundos vendin në korrupsion, kontrabandë, krim, trafiqe dhe dhunë. Qeverisja e majtë i dha vendit emrin e keq të banditizmit shtetëror dhe ordiner, ndërtoi dhe mban banda politike dhe gangsterësh, për të ruajtur qeverisjen me dhunë dhe terror mbi të tjerët. Qeverisja e NE FAQEN 3 ktheu në një shtojë politikë të mafias rajonale dhe sot është një ndër mekanizmat e mafias shqiptare të kontrabandës, trafiqeve, të narkotikëve, klandestinëve dhe prostitucionit. Qeverisja e majtë i ktheu shqiptarët në njerëz të varfër, u hoqi shpresën dhe dëshirën për të qëndruar në vend, për të punuar për vendin. Qeverisja e majtë i zhvveshi shqiptarët nga personaliteti, i dhunoi me të gjitha mjetet, i shpërndau shqiptarët duke u vënë bandat mbi kokë, si të vetmin shtet që e mban sigurori që në marsin e ’97. Qeverisja e majtë la në papunë gjysëm milioni shqiptarë, mbylli me gangsterët e saj mbi 2000 biznese të huaja dhe të vendit, vrau mijëra e mijëra njerëz, shumica e tyre të rinj, biznesmenë, investitorë të huaj dhe qytetarë të ndershëm. Prandaj duhen zgjedhjet e reja. Që të largojnë nga pushteti qeveritarët që kanë për hero banditin e Vlorës, Zani Çaushin, që e nxjerrin nga burgu kapobandën dhe dhe e sulmin njëri-tjetrin e pafajshëm. Zgjedhjet e reja duhet të largojnë nga pushteti mentalitetin e Zanit, metodad e Zanit, policinë politike të Zanit, prokurorinë politike të tij, parlamentin e Zanit, që është zyra më e madhe e trafikut të mafiozëve në Europë. Zgjedhjet e reja janë për shpresën dhe për vendin. Mijërat e njerëzve që protestuan dhe në Tiranë, janë vetëm një pjesë e zemërimit të madh që shqiptarët kanë me qeverisjen më të keqe që kanë njohur ndonjëherë. Në dënim e 22 marsit, të gjithë u vunë në mend diler që solli festa e demokracisë shtetëve të mëdha. Të gjithë u kujtuan që qeveria e demokratëve që solli përpara mundësi, lumturi, qetësi dhe rend, siguri dhe prosperitet. Askush nuk e dëshironte më jetesën në lumturi kun socialistet dhe e majta e koracuar në “Aleancën për Shtetin” e ktheu vendin dhe gjithë arritjet që ai kishte bërë vite vite e lirisë së tyre të vendit. Zgjedhjet duhet të bëhen sa më shpejt. Llogaria është e thjeshtë. Njerëzit duan prosperitet për vete në vend të sigurisë për bandat, njerëzit duan qetësi për vete në vend të qetësisë për kriminelët, njerëzit duan të jetojnë të lumtur vetë në vend të lumturisë së kontrabandistëve dhe korrupsionistëve të shtetit, njerëzit duan mundësi për vete në vend të mundësisë për trafikantët, ministrat hajdutë dhe banditë. Zgjedhjet e reja janë si i vetmi simbol i shpresës për shqiptarët. Askush nuk ka të drejtë t’ua mbyllë këtë mundësi, për të shpëtuar nga ferri ku janë futur shqiptarët. Shqipëria dhe demokracia shqiptare. Njerëzit sot kanë një mundësi. Ato janë zgjedhjet që të rikthejnë shpresën për të gjithë.
Qeveria frikësohet nga protestat paqësore
Mijëra policë rrethojnë kryeqytetin. Petro Koçi urdhëron torturimin e demokratëve në komisariate
Policë dhe komando ishin pozicionuar me antitanke dhe mitralozë në tarracat e selive të kryeministrisë, Presidencës dhe Ministrisë së Brendshme...
NE FAQEN 3
Komisariati N.3, qendër torturash
Masa të rrepta policore shoqërojnë demokratët pas mitingut
Furgonat e policisë nuk reshtnin së mbërrituri në Komisariatin numër tre të Policisë në Tiranë. Trashesigim Abazi ...
Drejtori i naftës dhe Ylli Buf(i) vjedhin bashkë
200 mijë dollarë shitje-blerje false për solarë dhe bitum tek kompania “VEFA”
Drejtori i naftës dhe Ylli Bufi vjedhin bashkë
Është fallsifikuar firma dhe vula e ish-bosit të kompanisë VEFA
NE FAQEN 5
Zgjedhjet e reja, shansi i demokracisë
Korça dhe Elbasani në festë e protestë
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 191 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e rëndë të bërë mbi botën shqiptare.
Qeveria e ishi-komunistëve që janë të lirë dhe të pasqëtuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të pranojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Policët shoqërojnë maunet e kontrabandës
Prefekti i Vlorës, Hamo dhe kryepolici Koçiu garantojnë të trafikut
Shefi i komisariatit të Sarandës, Edmond Kule është detyruar të pohojë duke thënë se është policia e Gjirokastrës dhe ajo e Vlorës që vjen në Sarandë dhe shoqëron maunet nga porti në drejtim të Gjirokastrës dhe më tej.....
NE FAQEN 4
Zani Çaushi, heroi i PS
Kryekrimineli Myrteza Çaushi u lirua dje nga burgu dhe u nis i shoqëruar me furgona policie drejt Vlorës, qytetit të viktimizuar të vitit 1997, ku ka kryer krime nga më të përçudshmet.
Me vendimin për nxjerrjen nga burgu të Zanit, drejtësia shqiptare nënshtroi aktin më të turpshëm të historisë së saj, duke shënuar edhe rekordin e vet të nënshtrimit nga pushteti politik, që pas 29 qershorit 1997. Por nëse prokurorët dhe gjykatësit do të mbajnë në jetë të jetëve damkën e bashkëpunimit me simbolin e krimit në Shqipëri, qeveritarët që urdhëruan lirimin e Zani Çaushit dhe pushteti i tyre do të përgjigjen para shqiptarëve, si shkaktarët e krizës që ka gëlltitur me mijëra jetë njerëzish. Tashmë askush nuk mund të ketë më iluzione për qeveritarët e koalicionit të majtë, që po drejtojnë vendin prej gati dy vjetësh. Ata nuk kanë më asnjë ndryshim nga Zani Çaushi, jo vetëm për faktin se drejtues të lartë të Partisë Socialiste kanë përdorur terma heroike për kryebanditin. Nëse Dritëro Agolli, idhulli i shumicës së socialistëve thotë se Zani Çaushi është një personazh baladash dhe Spartak Braho, një homolog i Zanit në PS, e quan atë Robin Hud, kjo nuk ta bën aspak më konsumin e madh të alkoolit të të parit dhe genit kriminal të të dytit. Me lirimin e Zanit janë të palyer të gjithë ata që drejtojnë shtetin, që nga Skënder Gjinushi, shoku i tij i armëve në mars 1997, e deri tek socialisti i fundit i pranuar në PS pas dorëheqjes së Fatos Nanos. Zani Çaushi është tashmë një hero i Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, jo vetëm se kështu e ka quajtur Dritëro Agolli, por se tanimë ai është kthyer në një simbol të kësaj kohe që jetojmë.
Lirimi i Zani Çaushit u tregon qartë edhe herë të gjithë shqiptarëve se ata që vranë, grabitën dhe dogjën në mars të dy vjetëve më parë, janë heronjtë e atyre të cilët meritojnë falenderimin e zoterinjve të tyre. Me nxjerrjen e tij nga burgu, ky pushtet pranon publikisht akuzën që është ngritur në pushtet me dhunën e bandave të armatosura, ku më e spikatura për nga barbaria dhe kanibalizmi ka qenë ajo e Zani Çaushit në Vlorë. Për kapobandën e liruar i Vlorës nuk është vetëm simbol i rebelimit të vitit 1997, por edhe i qeverisjes gjatë dy-vjeçare të Partisë Socialiste pas 29 qershorit. Ata që kanë gati ndonjë ndryshim për mijëra të vrarët dhe pamundësinë e vendosjes së rendit në Shqipëri, tani e kanë para syve shembullin e dosjes së rëndë së rëndë të kriminimit deri në qelizën e fundit të vetë shtetit. Çfarë mund të presin ata që janë bërë pre e banditëve dhe jetojnë me ankthin e tyre, nga një shef që lejon kryekriminelin më të njohur në vend dhe e shoqëron atë me makina policie në Vlorë, për t’i siguruar jetën? Nxjerrja nga burgu e Zani Çaushit është një deklarim edhe për ata shqiptarë apo segmente të drejtësisë që e kanë seriozisht luftën kundër kriminalitetit, por mbi të gjitha është më shumë se zhgënjim për tre milion shqiptarët që po kërkojnë të rikthehet normaliteti në vendin e tyre. Duke pasur parasysh faktin që Zani Çaushi është kthyer tashmë në një hero të Partisë Socialiste, jo vetëm se këtë e thotë Dritëro Agolli, e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit nga thonjtë e krimit shtetëror është rrëzimi i këtij pushteti, që i ka rrënjët dhe trungun tek bandat e marsit 1997.
“RD”
Dje, në sheshin ”Skënderbej”