24/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 mars 1999

Bombat mbi Serbi

Dështojnë bisedimet Hollbruk-Millosheviç. Amerikanët dhe Europa vendosin të ndërshkojnë Beogradin. Gjendje e jashtëzakonshme në ish - Jugosllavi NE FAQEN 2 Klinton: Kosova, pjesë e interesave jetike amerikane. Primakov kthen avionin mbrapsh, duke anulluar udhëtimin për në SHBA

Shqipëria: dy vjet firmë piramidale

Nga Bardhyl LONDO Qeverisja socialiste ka arritur pothuajse në mes-in e rrugës së vet. Shqiptarët tani e kanë të lehtë të bëjnë konkluzionet e kësaj qeverisjeje jo vetëm duke u nisur nga realiteti i sotëm shqiptar që s’ka nevojë për asnjë koment, por edhe duke shfletuar apo sjellë ndër mend ato premtime të bujshme që u bënë gjatë fushatës elektorale nga shtabi socialist dhe sidomos nga lideri i tyre, i cili ndodhet tani në prag të pensionit të përjetshëm politik dhe nga ky fund i paralajmëruar prej kohësh nga opozita dhe i parandjerë nga të gjithë njerëzit gjithashtu e të paanshëm, nuk mund të shpëtojë më as aklami i tij brenda PS, që gjithsesi është tepër i fuqishëm, as ata mijëra militantë fatkeqë që dinë vetëm të duartrokasin pa munduar gjatë dhe as gjithë ai skalion gazetarshtë të vetëshpallur “të pavarur”, të cilët gati sa s’vunë kujen bisedave e komenteve tepër televizionet private kur udhëheqësit e tyre shpall bërdehjen, që me vonë u konvertua në vetë-pezullim dhe s’dihet se ç’emër do të marrë deri në mbulimin e ardhshëm të socialistëve. Madje ky taborr gazetaresh është i pari që ka fulluar t’i kthejë krahët idhullit të dikurshëm, në kërkim të një idhulli të ri. Po cili është me dy fjalë përkujtimi që mund t’i bëhet qeverisë socialiste? Në këta dy vjet ajo e shndërroi vendin në një firmë piramidale, falimentimi i së cilës në shumicën e rasteve është i shpallur, kurse në disa fusha të tjera pritet të shpallet, duke qenë kështu në çastin e rrëzohët pa mëshirë të sotmen dhe sidomos të ardhmen e shqiptarëve. Ja përse ka ardhur koha që shqiptarët duhet të mendohen seriozisht për të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Indiferenca apo, ca më keq, pranimi dhe ambi-entimi me të keqen do të jetë me pasoja të pallogarit-shme për ta. Një rol të veçantë e të papërsëritshëm në këtë situatë ka padyshim opozita, e cila në çdo hapin e vet duhet të jetë bindëse dhe me alternativa të qar-ta. Edhe ajo pjesë e opozitës që deri më sot ka mbaj-tur një qëndrim as mish as peshk, ka ardhur koha të kërkojë me të gjithë zërin ndryshimet e domosdoshme politike, ndryshe ajo do të marrë mbi supe përgjegjësitë e dështimit fatal të qeverisë. Ndryshimet politike në Shqipëri duhen bërë jo jo thjesht për të ndërruar partitë apo koalicionet qeverisëse, por, para së gjithash, për të ndërruar alternativën e dështuar me një alternativë tjetër, për të zëvendësuar një staf qeverisës të korruptuar deri në palcë, me një ekip tjetër të ri, që do ta nxjerrë vendin nga bataku ku e zhyti qeverisja socialiste. Dhe, mbi të gjitha, ndryshimet duhen bërë për ta kthyer Shqipërinë nga një firmë piramidale në të cilën e katandisi koalicioni i majtë, në Shqipërinë e vërtetë, në Shqipërinë që meritojnë shqiptarët. Në rast se deri tani opozita toleroi shumë sidomos për hir të çështjes kombëtare, tani ajo njëzëri dhe e bashkuar duhet të kërkojë zgjedhjet e reja dhe të përdorë për këtë të gjitha mjetet e mundshme demokratike. Bashkimi i opozitës (jo shkrirjen në një parti të vetme) për bashkëkërendimin e taktikave në problemet kryesore, nuk e dikton thjesht marrja e pushtetit, por shpëtimi i Shqipërisë nga agonía e sotme dhe e gjithanshme. Po cila është piramida që ngriti qeverisja socialiste? Shqiptarëve u premtuan kthimin e parave të humbura në firmat piramidale dhe iu morën dhe ato kursime që u kishin mbetur. U premtuan 250 mijë vende pune dhe e kthyen Shqipërinë në një azil të uriturish. Rendi aq i kërkuar dhe i ëndërruar nga shqiptarët mbeti “një mollë e ndaluar”. Në vend të sigurisë dhe qetësisë, shqiptarët panë të shtohen maskat, të rrembehen tregtarët, të vriten të pafajshmit, të shpallen heronjtë banditë dhe, ç’është më e dhimbshura dhe më e tronditshme, as në kohën e rrëmuajve apokaliptike të marsit ‘97, u qëlluan në parlament dhe u vranë në mes të këtyre deputetët e opozitës. Vetë jeta e shqiptarit, siguria dhe qetësia e tij u kthyen në një firmë të dështuar piramidale. Por zhgënjimi është më i madh atje ku qeverisja socialiste mendonte se kishte pikën më të sigurtë të saj: politikën e jashtme. Kreta, Lisbona, deklarimet e papërgjegjshme dhe qëndrimet pa asnjë lloj kriteri për çështjen kombëtare, orientimi i prioriteteve në shumicën e rasteve nga Greqia dhe nënevleftësimi i patolerueshëm i partnerëve të mëdhenj evropianë, duke përfshirë dhe Italinë, krijuan rezerva të mëdha përfundimisht dhe për bashkësinë perëndimore. Por ajo që e tronditi përfundimisht besimin e miqve perëndimorë tek politika e jashtme e qeverisë socialiste, ishte fjala vëllazërore me rusët dhe përpjekja më të gjitha mënyrat për ta vënë lehtësi triumfante të popullit shqiptar të Kosovës, nën diktatin e krerëve marksist-leninistë, një gjë që do të thoshte diskreditim dhe izolim i saj nga bota dhe SHBA. Sidomos dy veprimet e fundit treguan se çështja e rivendosjes së komunizmit apo të reminishencave të tij në Shqipëri nuk është aspak një alarm encavë të tij në Shqipëri nuk është një alarm propagandistik. Të paktën ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm aktual treguan se nuk janë çliruar prej nostalgjive të tyre të vjetra. Tani pyetja që shtrohet më së shumti është: çfarë do të ndryshojë zëvendësimi i komunistëve? Me gjithë dëshirën dhe përkrahjen e sinqertë të opozitës, rezultati është pothuajse i barabartë me zero. Dhe kjo ndoshta jo për mungesën e dëshirës dhe vullnetit të kryeministrit, se sa për shtikak të pafuqisë dhe të mungesës totale të ndihmës dhe mbështetjes nga ana e parisë, se cilës i përket kryeministri.

Paratë e fajdeve në xhepat e socialistëve

Si u tkurrën llogaritë bankare të firmave rentiere që nga Janari i vitit 1997. Xhaferri dhe Vejsiu denoncojnë grabitjen Xhaferri: PD ka denoncuar deri tani me emra të njohur pushtetarësh socialistë, por pasi të flasë përfundimisht qeveria dhe parlamenti mbi transparencën atëherë ajo do të publikojë listën emërore të atyre që morën 120 milionë dollarë para të firmave rentiere NE FAQEN 5 Partia Demokratike dënon lirimin e Zanit nga mafia shtetërore dhe segmentet e saj në prokurori U mblodh grupi Parlamentar i PD-së Zgjedhjet të

Shteti i bandave në vend të shtetit ligjor

Partia Demokratike dënon lirimin e Zanit nga mafia shtetërore dhe segmentet e saj në prokurori Lirimi i banditit të Vlorës ka autorësinë e kryeparlamentarit Gjinushi (që në seancën e parë të gjyqit të ëma e tij deklaroi se “Sa të kemi Gjinushin, nuk kanë ç’t’i bëjnë Zanit”), të kryeprokurorit Rakipi dhe të kryeshefit Klosi NE FAQEN 3

Zgjedhjet, të dosmosdoshme

U mblodh grupi Parlamentar i PD-së U mblodh dhe paradite Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për të diskutuar situatën në vend si dhe gjendjen në Kosovë. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shprehu solidaritetin e plotë me shqiptarët e Kosovës përballë masakrave dhe barbarive të makinës luftaçake serbe si dhe ndihmën që duhet t’u japim vëllezërve tanë në Kosovë. Grupi parlamentar u shpreh se goditjet ajrore të NATO-s janë të domosdoshme dhe po ashtu është i domosdoshëm dislokimi i trupave të Aleancës për të garantuar mbarëvajtjen e Rambujesë. Grupi Parlamentar shprehu solidaritetin... NE FAQEN 3

Arapi fsheh listën e grabitësve

Evidencave të llogarive bankare në të parave të piramidave 21.02 shkurt ‘97 120 milion dollarë 30 prill ‘97 77 milion USD 30 qershor ‘97 5.0 miliardë lekë 30 korrik ‘97 3.0 miliardë lekë NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 192 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi e gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paqëshuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Minarolli: Zgjedhjet i kërkon elektorati

Sekretari i Marrëdhënieve Publike të PD shpjegon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme “Qeverisja e sotme në Shqipëri i ngjan lojës së kukullave që bëjnë vajzat e vogla .. NE FAQEN 4

“Grushti i shtetit”, akuzë e prokurorisë së dështuar

Nënkryetarja e Kuvendit Popullor denoncon proceset politike të montuara kundër opozitës Topalli: “Të akuzosh gazetarët që mbrojtën RTV kur aty nuk dukej këmbë...” Topalli: “Të akuzosh gazetarët që mbrojtën RTV kur aty nuk dukej këmbë... NE FAQEN 4

FMN larg euforisë, sërish kushte

“Luftoni kontrabandën dhe korrupsionin që të merrni para” Në takimet e tyre me dyer të mbyllura me qeverinë shqiptare, misionarët e FMN-së kanë parashtruar të tjera kërkesa kusht para... NE FAQEN 5

Majko: Jemi të detyruar të shtrëngojmë dhëmbët

Qeveria i raporton parlamentit për situatën e rënduar në Kosovë dhe në veri të vendit NE FAQEN 3

Trupa të NATO-s gati për sulm

Maritati: “Shqipëria, urë për të gjitha trafiket”

Numri dy i antimafias italiane shpreh rezerva për Prokurorinë shqiptare NE FAQEN 7

Presidenti Meidani si operativi i lagjes

Largimi i gjyqtares Sofie Zhilla, fillimi i një spastrimi politik NE FAQEN 7

Grevistët kërkojnë largimin e drejtorit

Protestë e 1000 punonjësve të fabrikës së Cigareve përpara prefekturës Gre vistët kërkojnë largimin e drejtorit NE FAQEN 5

Online Albania

Vizitoni www.albaniaonline.net (stih ne faqe 5)