31/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

31 mars 1999

Vrasjet e intelektualëve, aktet më kobzeza

Intelektualët shqiptarë dënojnë vrasjet barbare të kolegëve të tyre në Kosovë NE FAQEN 8

Bashkia e Tiranës, 10 milion për kosovarën

Pushteti lokal, përpjekje maksimale për përballimin e fluksit NE FAQEN 6

Gjithçka për të pritur vëllezërit nga Kosova

Minarolli flet për shtabin e luftës të ngritur pranë PD NE FAQEN 2

Bomba ministrisë së Mbrojtjes në Beograd

Millosheviçi drejt Gjykatës të Hagës. Prishtina nën rrezikun e masakrës, mijëra shqiptarë në darën e ushtrisë terroriste serbe NE FAQEN 4

Pavarësi për Kosovën dhe njohje ndërkombëtare

Çdo propozim që parashikon ndarjen e Kosovës apo status tjetër përveç pavarësisë së saj do të jetë i papranueshëm për shqiptarët Pollo: Qeveria, vetëm komisar i ndihmash. Roli i Tiranës, nuk mund të reduktohet vetëm në zgjidhjen e problemit humanitar NE FAQEN 2

Asnjëanësit e Tiranës zyrtare

Nga Sami NEZA Opozita paralajmëroi dje qeverinë shqiptare për një harrësë të pafalshme, që po vihet në dritë e fundit në trajtimin e problemit të Kosovës. Fjala ishte për përfaqësimin e të gjithë fraksionit shtetëror shqiptar në zgjidhjen dhe përballimin e katastrofës humanitare, ndërkohë që është lënë pas dore ajo që është çështje për shqiptarët, zgjidhja e problemit të Kosovës. Një mendjelehtësi e tillë u manifestua dje edhe nga Ministri i jashtëm, Milo, i cili duke folur për aktivitetin diplomatik të këtyre ditëve, tha se diplomacia e Tiranës është përqëndruar totalisht në sigurimin e ndihmave humanitare, për të ardhurit nga Kosova. Transferimi i problemit nga Prishtina në Tiranë, apo nga Prizreni në Kukës është një sabotim i problemit të Kosovës dhe një mungesë stabiliteti e vetë diplomacisë shqiptare, në trajtimin e tragjedisë së Kosovës. Shmangia apo vetëshmangia e Tiranës nga ky problem do të ketë pasoja të rënda, ashtu si edhe mungesa e menaxhimit të politikës së jashtme, apo bashkëpunimit të tërheqjes, apo ideologjik me faktorët e rëndësishëm të Kosovës, pak kohë më parë. Tragjedia e Kosovës kërkon një trajtim shumë më kompleks se sa thirrjet telefonike në Itali, Turqi, Greqi për të sjellë ndihma. Në rast se tilla, bota perëndimore dhe vendet e zhvilluara kanë qenë gjithnjë të ndjeshme, duke ndërhyrë infrastrukturë, të cilat kanë qenë efikase. Gjithsesi, problemi i shfaqur është mjaft i madh, por për ta zgjidhur atë nevojiten më shumë instrumenta teknike. Problemi i madh është Kosova atë që është, Prishtina në flakë, e rrethuar nga bandat e Arkanit me mijëra shqiptarë brenda, Gjakova e djegur, Peja e djegur, Prizreni i djegur, mijëra pengje në qytetet e banuara me Millosheviç, e ardhmja e Kosovës dhe luftërat lindore e mërzitur e luhen me të. Ndërkohë që NATO, Presidenti Klinton, Kryeministri Bler apo kancelari Shrëder, Departamenti i Shtetit, Pentagoni, ministria e Mbrojtjes në Londër dhe Bon mbajnë opinionin me strategjinë e politikës së tyre ndaj Kosovës, në Tiranë ka një heshtje të rrallë, sa e përsëritur e TV-ve private dhe ato të gazetave të përditshme janë bërë e vetmja referencë. Për ditë më radhë pas heshtjes olimpike të Megjistrit, ndodhi edhe heshtja e Ministrit të Jashtëm, heshtja e Parlamentit dhe pothuajse e të gjitha strukturave shtetërore, që kanë lidhje me politikën e jashtme të vendit. Opozita shqiptare kërkon futjen e forcave të NATO-s në Kosovë, ndërsa nga qeveria nuk vjen një sinjal i tillë, ose vjen me vonesë dhe nuk shoqërohet me këmbëngulje. Me përpara se të vinin, pavarësia e Kosovës kërkohet në Vjenë nga ambasadori i Tiranës, Petriç. Shtetet e Kosovës është e komentuar ndërkombëtarisht dhe jo e shpjeguar, sikur Kosova është në Bruksel apo në njërën, në rreth 200 kilometra larg kufirit Shqipërisë. Harresa shtetërore ndaj reflektimit negativ të disa vendeve lidhur me sulmet e NATO-s është një sabotim i hapur. Ka qenë gjithë herë ndjeshmëria e Ministrisë shqiptare Milo, Presidenti Medani apo Kryeministri Majko të deklaroheshin kundër spektaklit politik rus të bombardimit të Kosovës. Disa mbështetës të Millosheviçit shfaqen në Tiranë atë se sulmet e NATO-s, ndërkohë që është heshtur, as parandalimin, as reagimin e as dënimin për sulmet e NATO-s. Qeveria shqiptare që ka komisionet e tjera shtetërore duhet të jenë të vetëdijshme se ajo që po ndodh në Kosovë është në shpërthim që në vendin. Në ditën e fundit në këtë kohë, shqiptarët në Shqipërinë e Tiranës, se nuk i datin jon Shtiu dhe gjithë komision shoqëtar, Kosovën, atëherë kanë shikuar me këmbë e gjithë kombin shqiptar. Prishtina është shndërruar në kamp ndërsa tërë Kosova në flakë. Akuzat nuk ka më mundësi të ngrejë sipër prapë, ndërkohë Ahmeti dhe Krivova është që plagosur. Tani Tirana është qendër, por të vetë Kosovës nuk humanitet ndaj banorëve të Kosovës, për perënditë e ne lëre. Por Tirana zyrtare është mjaft e vonuar për të korrigjuar këtë rol. Harresat e përditshme e kanë fundosur atë në një situatë, që nuk i takon as martirit as Petritës dhe as qeverisë, jo më qeverisë e shqiptarëve në Ballkan.

Berisha ndan dhimbjen me të ardhurit nga Kosova

Kryetari i PD-së në Kukës bashkë me drejtuesit e “Bashkimit për Demokraci” Berisha dhe të rinj në Kukës duke takuar të dëbuarit nga Kosova

Zemrat dhe portat hapur për vëllezërit kosovarë

Mbërrijnë të ardhurit e parë në Durrës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Fier etj Shqipëria në këmbë për të pritur të debuarit e përgjakur nga genocidi serb NE FAQEN 6

Diaspora përshëndet Amerikën dhe NATO-n

Mesazh përshëndetjeje i Kryetarit të PD, Sali Berisha NE FAQEN 4

Krime mizore të terrorit stalinist

Federata Ndërkombëtare e Helsinkit dënon genocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë NE FAQEN 4

“Pas kemi lënë zemrën tonë”

Epidemitë dhe kriza e urisë mund të kërcënojnë jetën e të ardhurve, të vendosur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Asnjë deputet e ministër me pagat 1-milionëshe nuk është paraqitur akoma në ambientet ku janë vendosur shqiptarët e Kosovës, për të shprehur praktikisht solidaritetin, që nuk harrojmë ta tregojmë me fjalë në stacionet televizive NE FAQEN 5

Besnik Jaku në qeli

Koçi arreston kryetarin e grevës së urisë së studentëve Policia e Petro Koçit arreston kryetarin e grevës së urisë dhe një nga negociatorët kryesorë të studentëve me qeverinë për kërkesat e studentëve. Ai vazhdon të mbahet në komisariatin e policisë në mënyrë të paligjshme. Arrestimi i Jakut është bërë nga policia e qytetit Student. Dje, përmes një proteste Këshilli Studentor Shqiptar dërgoi një nga përfaqësuesit arbitrar të studentëve Besnik Jaku, nga ana e policisë në qytetin “Student”. Këshilli kujton se “studentët Besnik Jaku ka qenë një nga bashkëkryetarët e grevës së urisë të studentëve në Dhjetorin ’98, si edhe ishte firmëtari i paktit juridik me Qeverinë në emër të studentëve”. Qeveria me këtë akt dëshmon edhe një herë se nuk ka aspak ndërmend të zgjidhë kërkesat e studentëve sipas insistimit që ka marrë në Paktin Juridik, por vazhdon me strategjinë e saj arrogante dhe represive ndaj studentëve. Studentët Besnik Jaku mbahen arbitrarisht në ambientet e Komisariatit Nr.1. Këshilli Studentor Shqiptar kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Jaku, përfundon protesta e këtij këshilli, firmosur nga Kryetari i K.S.SH, Arian Saliaj. L.M.

Dështon misioni i Primakovit në Beograd. NATO nuk pranon variantin e Millosheviçit. SHBA shton avionët bombardues

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontaktoni për informacione në lidhje për femijët e dëbuar të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 342200/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të “Shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.

Njoftim për shqiptarët nga Kosova

Për të ardhur ndihmë te dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55. REDAKSIA