03/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 prill 1999

NATO dërgo trupat tokësore në Kosovë!

Ish-Presidenti Berisha përshëndet rolin e Klinton, në mbrojtje të kombit shqiptar NE FAQEN 3

Jervolin: Nuk po arrijmë të racionalizojmë operacionet

Italia dhe Gjermania ndeshin probleme me ndihmat në Shqipërinë NE FAQEN 3

Hasi në situatë katastrofike

Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë për të evituar një tragjedi tjetër NE FAQEN 7

Dorëzohet qeveria

Kukësi po mbytet nga dyndjet e të shpërngulurve. Opozita kërkon korridor emergjent për ndihmat dhe ndryshimin e skemës së shpërndarjes së tyre Katastrofë në Shqipëri. Mbi 200 mijë të ardhur nga Kosova. Sot priten 50 mijë të tjerë. Nis grabitja dhe zvarritja e ndihmave

Ne do ta ndalim Milosheviçin

Nga Robin COOK Ndërsa po ju shkruaj, forcat paramilitare dhe të sigurisë serb po kryejnë fushatën më brutale të terrorit kundër shqiptarëve të Kosovës. Burrat po ndahen nga gratë dhe fëmijët e tyre dhe pastaj ekzekutohen. Fshatra të tëra po digjen. Qindra mijë vetë, po detyrohen të lënë shtëpitë e tyre. Në luftën e fundit botërore, Europa pagoi çmimin e deportimit dhe të urrejtjes etnike. Pas luftës ne thamë “kurrë më”. Por ende disa taktika serbe na kujtojnë shumë ato ditë të errëta. Forcat e presidentit Millosheviç po ushtrojnë dhunë sistematike kundër një grupi civilësh thjesht për shkak të etnisë së tyre. Ata po bëjnë një përpjekje të plotë për të hequr qafe një komunitet të tërë nga vendi i vet. Aktet e presidentit Millosheviç janë një abuzim i rëndë i të drejtave të njeriut. Ata po shkaktojnë vuajtje njerëzore në një shkallë kolosale. Dhe ato janë një ofendim i gjithçkaje mbi të cilën qëndron Europa moderne. Unë vij nga një brez që u tmerrua nga djalli i aparteidit në Afrikë. Heqja e tij ishte një fitore më të mëdha të viteve të fundit. Ne nuk do të tolerojmë ringjalljen e tij në prag të derës. Ja pse ne po veprojmë në Kosovë, ja pse ne po e bëjmë këtë. Fushata e represionit dhe dhunës prej Millosheviçit nuk është aspak diçka e re. Nuk filloi nga sulmet e NATO-s. Gjatë viteve të kaluara, shumë kohë para se të vinin bombat e para të NATO-s, forcat e Millosheviçit kishin shpërngulur gati 400 000 njerëz nga qytete dhe fshatrat e tyre. Raundi i fundit i kësaj brutaliteti e ka rritur numrin edhe më shumë. Është shndërruar në një histori vuajtjesh të një shkalle të paimagjinueshme. Këto statistika të zymta tregojnë një histori të tmerrshme. Çdo rast përfaqëson një jetë të çrrënjosur, një shtëpi të humbur, një fëmijëri të shkatërruar, një jetesë të braktisur. Çdo rast përfaqëson një shkelje brutale të të drejtave të ... njeriut. Çdo rast është një njollë në kontinenti tonë, është një rënkim i ditëve më të zeza të së kaluarës sonë. Disa njerëz thonë se veprimi ynë i ka kënaqur gjërat. Gabim më i madh se kjo thënie nuk mund të ketë. Ne e kemi ditur prej kohësh që Milosheviçi po planifikonte një fushatë në pranverë kundër popullit të Kosovës. Kjo është arsyeja që ne - dhe partnerët tanë të Grupit të Kontaktit - bëmë gjithçka që mundëm për të mbajtur gjallë procesin e paqes. Për këtë arsye ne i ofruam vazhdimisht Milosheviçit dorën e paqes, që gjithmonë u refuzua. Është gjithçka shumë e qartë, që ai kurrë nuk bëri bisedime në mirëbesim. Ai kurrë nuk ka qenë i interesuar për paqen. Ndërsa ne zhvillonim bisedimet në Rambuje dhe Paris, ai përgatitej valën e re të spastrimit etnik. Kjo fushatë tashmë ka filluar dhe ne po i shohim pasojat e saj të tmerrshme. Taktika e Milosheviçit është shumë e qartë - të shpërngulë shqiptarët nga Kosova sa më shpejt që të mundet, duke përhapur terror mbi popullsinë civile. Është një taktikë që ata e përdorën në luftën e Bosnjës. Dhe nuk është koincidencë që të njëjtët persona që kryen masakra në atë luftë - si komandanti serb famëkeq “Arkani” - janë tani në Kosovë duke bërë të njëjtat gjëra përsëri. Ne nuk do ta lemë Milosheviçin të realizojë qëllimin e tij. Ne nuk mund ta lejojmë këtë, nëse duam të kemi një shpresë të pastër për të ndërtuar një Europë paqësore, tolerante dhe të ndryshme. Për këtë arsye ne morëm një vendim të tillë. Dhe për ndaljen nuk do të ndalemi derisa Milosheviçi të mos mundet më të vazhdojë fushatën e tij të represionit. Çdo marrëveshje duhet të sigurojë që viktimat e kësaj tragjedie - shqiptarët e Kosovës - të mund të kthehen lirisht në shtëpitë e tyre dhe të rindërtojnë jetët e tyre të shkatërruara. Kërkesa jonë se ne duhet të kishim kërkuar një zgjidhje paqësore. Sikur të mund ta arrinim këtë! Ne bëmë gjithçka që mundëm për ta gjetur atë zgjidhje paqësore. Ne eksploruam çdo mundësi për dialog. Ne pranuam premtimet e Milosheviçit dhe ai i shkeli ato. Ai na premtoi tërheqjen e kaluar se do t’i jepte fund represionit dhe do të reduktonte numrin e trupave në Kosovë, por hapi provoi se këto ishin fjalë boshe. Me veprimet e tij, Milosheviçi nuk na la rrugë tjetër. Nëse ne nuk do të kishim vepruar, Milosheviçi do ta kishte arritur t’i shpërngulte shqiptarët nga Kosova. Ne nuk mund të bënim sikur dhe t’i urinonim shënjën e tij të fatit, ndërsa Milosheviçi kryente spastrimin etnik në zemër të Evropës. Ne nuk mund të rrinim mënjanë ndërsa ai shkelte marrëveshjet e tij me komunitetin ndërkombëtar, dhe vazhdonte fushatën e pandërprerë kundër shqiptarëve në Kosovë. Ne nuk mund të lejonim një katastrofë humanitare në prag të derës. Ne nuk donim të arrinim deri këtu. Por nuk kishim alternativë tjetër. Mosveprimi ynë do të kishte një çmim shumë më të lartë - për shqiptarët e Kosovës dhe për gjithë njerëzit në Europë. Nëpërmjet veprimeve tona, ne po u japim atyre një shans për të kapërcyer të kaluarën e errët të kontinentit tonë. Ne po u japim atyre shpresë, ne nuk mund të heqim dorë.

Pushtetarët shtynë takimet e programuara

Berluskoni shtyn vizitën. Fajin e ka qeveria NE FAQEN 3

LDK: NATO të lirojë pengjet që mban Milosheviçi

Hafiz Gagica, përfaqësues i Përgjithshëm i partisë së Rugovës

Qeveria e “Rogner”-it

Ndërsa Kosova është përfshirë nga flakët në të gjitha qytetet dhe fshatrat e saj, ndërsa në Shqipëri kanë ardhur rreth 160 mijë qytetarë të Kosovës shpërngulur nga makina ushtarake terroriste serbe, ndërsa 500 mijë të tjerë janë nënshtruar pastrimit etnik serb dhe dëbohen në drejtim të Maqedonisë, Mal të Zi, Bosnjë, Kroaci, Turqi apo në zona gjithnjë e më të ngushta të Kosovës, drejtori i drejtorisë Politike të UÇK-së bëri dje të ditur përbërjen e qeverisë së re të Kosovës, e cila nuk ndodhet as në Kosovë, as në Kukës, por vetëm në Tiranë, herë në “Rogner” e herë në vilat qeveritare të malit të Dajtit. Përbërja e qeverisë, ashtu siç është lajmëruar nga TV shtetëror, i cili ka ekskluzivitetin e lajmeve që vijnë nga njerëz të UÇK-së në Tiranë, është përcjellë nga kryesuesit tek partia e Rexhep Qoses, ndërkohë që vetë zëri i është lënë LDK-së. Shpallja e qeverisë së Kosovës ndërkohë që kryeministri tjetër ende nuk ka bërë dorëheqje, ndërkohë që Presidenti i Kosovës është peng në duart e serbëve dhe ende nuk dihet fati i tij, nëse është gjallë apo jo, tregon një papërgjegjësi të UÇK-së-së Tiranës, për të ndërtuar një qeveri e cila as nuk është e koordinuar as nuk ka kushtet as nuk ka kushte ta konstituojë. Qeveria e sugjeruar nga Tirana zyrtare e kontraktuar nga Mejdan(i) dhe aleatët e tij në bllok, Milo, Klosi, Gjinushi e ka shumë të vështirë të funksionojë në një terren, ku partia kryesore në qeveri nuk ka marrë pjesë asnjëherë në zgjedhje, nuk ka funksionuar as si parti parlamentare dhe nuk ka asnjë sondazh sipas të cilit të mund të kuptohet se sa mbështetje ka kjo parti nga populli i Kosovës. Ndërkohë LDK si parti kryesore e Kosovës që ka fituar në zgjedhjet e kaluara mazhorancën, tani është minorancë, në një qeveri e cila qoftë nga përbërja e qoftë nga vendi ku u sugjerua dhe u shpall nuk frymon sipas bindjeve dhe realitetit politik në Kosovë dhe po ashtu nuk përfaqëson me kapacitetin intelektual që realisht ka Prishtina. E vetmja përqasje e saj që bie në sy menjëherë është thjeshtura e njëjtë me atë të qeverisë ish-komuniste të Tiranës dhe mbushja e saj me Qosiste për të qenë në të njëjtën brazdë me qeverinë e Tiranës. Vetëm tre ditë më parë, në një deklaratë të disa drejtuesve të UÇK-së, thuhej se në Kosovë funksionon vetëm institucioni i UÇK-së dhe qeverisë që pritet të dalë prej saj, duke harruar dhe lënë mënjanë institucionin e Presidentit dhe çdo funksionar në Kosovë për një vit rresht. Parlamentin e Kosovës, i cili gjithsesi është zgjedhur me vota dhe ka arritur të zgjedhë drejtuesit e tij. Një ditë pas kësaj deklarate pasoi ofensiva informative serbe e cila synoi shkallëtimin politik të Ibrahim Rugovës, që për fat të keq gjeti aleatë në Tiranë mes qeverisë shqiptare dhe bërthamës së qeverisë. Thaçi “Kryeministri? Lagji nuk e di sepse është në Uashington, as në Londër, as në Paris, as në Bon e as në Bruksel, por kjo nuk pengoi zëdhënësin e UÇK-së nga sallat e “Rogner”-it në Tiranë të fyejë Rugovën, i cili prej disa ditësh është në duart e barbarëve serbë. Edhe ai kishte mundësi të linte Prishtinën shumë më tepër se sa zëdhënësi apo ata që u bënë ministra pasi braktisën Kosovën dhe ditët e saj më të vështira. Kuptohet që e gjithë lufta kundër Presidentit Rugova kishte për qëllim hapjen e rrugës për ndërtimin e një qeverie e sjellë më thjesht në Kosovë, pa e njohur shqiptarët e Kosovës, pa e patur ndërrmend të ndërtojnë një qeveri të tillë dhe pas asnjë bazë historike për të mbajtur në një republikë e cila nuk ka funksionuar asnjë ditë ndryshe nga pse persektorët më të mëdhenj të popullit të Kosovës. NE FAQEN 2

Alia dhe Majko udhëheqin fushatën

Beogradi dhe Tirana zyrtare, bashkë kundër presidentit Rugova Ashtu si dhe 50 vjet të shkuara, komunistët e Tiranës të udhëhequr nga Alia, Nano, NE FAQEN 3

Jeta tjetër, bukë dhe lot

Kampingu i Liqenit në krizë ushqimore, jashtë tij mbeten shumë familje pa çadra dhe ushqim Bashkia punon vullnetarisht, por jashtë rrethinave të kampit mbeten shumë njerëz pa bukë. Ata nuk janë në listën e kampingut ndaj nuk kanë se ku të ushqehen. NE FAQEN 5

Shkodra përkujton 2 prillin

8 vjet mbas masakrës komuniste NE FAQEN 2

Fëmijë të ardhur nga Kosova në pikën e pritjes pranë Liqenit Artificial të Tiranës

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për familjet e dëbuar të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijëria tani”.

Njoftim për shqiptarët nga Kosova

Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55. REDAKSIA