Shqiptarët e Kosovës, viktimë e pazareve serbo-maqedone
Shqipëria të denoncojë Maqedoninë, për masakrën ndaj refugjatëve të luftës dhe jo të fshehë në mënyrë të turpshme faktet
Minarolli: “Ne gjykojmë se ka patur një lidhje mes qeverisë së Serbisë dhe qeverisë së Maqedonisë, për keqtrajtimin dhe lënien vonë, zhdukjen e rreth 25 mijë shqiptarëve të Kosovës në kampet e Maqedonisë”
NE FAQEN 3
Prefektura e Tiranës le 15 mijë pa bukë
Janë strehuar në shtëpitë e qytetarëve, por janë keq me ushqime
NE FAQEN 7
Dy alternativat
Nga Pjetër ARBNORI Çdo pushtim i huaj është i keq, po kur të ve poshtë një popull që vuan nga kompleks i inferioritetit, sepse është më i dobët se populli yt, atëherë duhet të presësh të gjitha të zezat prej tij. Dua të jem i qartë: Kur them se serbët janë më të dobët se ne nuk pohoj se ata i kanë të gjitha cilësitë dhe aftësitë më të dobëta. Ata janë më solidarë se ne, më shumësoqërorë, janë më mizorë me të huajin (ne jemi mizorë ndaj njëri-tjetrit); ata kanë lidhje më të fuqishme me botën e huaj; kanë një diplomaci më të aftë e dinake (mashtrimet e tyre nuk kanë asnjë kufi) dhe kanë pasur dhe kanë një ngajenë shumë më tmerrave aktive në Shqipëri (nuk ka për t’u harruar kurrë që në Vlorën e Ismail Qemalit depërtuan tre gishtat e nderimit serb për fillim të rebelimit dhe politikani sllavë u gëzuan se iu shtua një aleat, që do t’i ndihmonte për rrëzimin e Berishës). Më 4.12.1993 duke diskutuar në Kuvendin e Dytë Kombëtar të Partisë Demokratike, kam thënë: “Fatalisht nëndarjet e mëdha të botës, Shqipëria i ka rënë pjesë të mbetet gjithmonë në gjysmësferën e hijes, të natës ... Perandoria Bizantine, Perandoria Otomane, Perandoria Ruse-Sovjetike. Veç politikës së ndarjeve globale në këto vite të pavarësisë sonë është vënë në një përpjekje e ethshme e serbo-sllavëve për të na pushtuar siç kanë bërë gjithmonë e popullit tonë, ose kur nuk kanë mundur të na vënë nën tutelën e vet, janë përpjekur jo pa sukses për të patur në Tiranë një qeveri që t’i thoshte amin Beogradit, kryesorja në politikën sllave është që Shqipëria të mos bashkohet me Perëndimin, mbasi po të ndodhë kjo dhe kjo t’ia thotë realitet - Shqipëria ka forca njerëzore, aftësi intelektuale dhe burime natyrore që shumë shpejt do ta bëjnë të përparonte me shpejt se serbët vetë”. Kam pasur bindje të patundur dhe e kam gjithnjë që rrëzimi i qeverive demokratike, veç arsyeve të tjera reale kishte në themel këtë dëshirë të serbo-sllavëve (dhe aleatëve të tyre) që Shqipëria të vonohej sa më tepër në futjen në rrjesht me Perëndimin dhe si pasojë të pengohet përparimi i saj. Për ta nuk duhet të bëhet Shqipëria një model për shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në mbeturinat e Jugosllavisë. Edhe pengimi, zvarritja, devijimi i korridorit është pjesë e kësaj strategjie. Nuk i përket vetëm ditëve të sotme sabotimi i ringjalljes së Via Egnatia që do të lidhë Durrësin me Lindjen. Ka më tepër se një shekull, që kur nisi të ndërtohen hekurudhat, që u bë një propagandë e tmerrshme tek fshatarët e ... [teksti vazhdon jashtë kufirit të figurës] kur nisën tek fshatarët e Shqipërisë së Mesme kundër lugatit të hekurit që vjell dhe fuqitë çakallua në vend të kësaj ushtrie gjigande jetësore për Shqipërinë ndërtuan Orient-Ekspresin veri-jug dhe “lugatin” nuk volli zjarr, por flori për vendet nga kaloi. Nga kjo humbje Durrësi, taverna e Adriatikut u kthye në një fshat me 100 shtëpi. U përket historianëve të kërkojnë faqet e shtypit të hershëm dhe dokumentet që vërtetojnë se historia po përsëritet. Korridori 8, ose s’ka për t’u bërë kurrë, ose do të shkojë në kalendar greke, ndërsa arterie të tjera, pa u ndier do të mbijnë dhe rriten. Shqipëria duhet të përkrahë edhe korridorin Perëndim-Lindje edhe atë Veri-Jug. Po e nuk kemi takat. Italia është një fuqi e madhe pa da dhe ndoshta edhe korridori Perëndim-Lindje edhe atë Veri-Jug pa dhe kurse SHBA janë një buldozer i fuqishëm, që hap çdo rrugë po që se dëshiron. Pra synimi politik ka qenë që Shqipëria të mbetet një handikapate pa gjymtyrë, për të cilën edhe po përparoi të thonë shumë me keqardhje: gjynah, e shkretë, çka, po lëviz mirë. Themeli i politikës dhe antitpolikës shqiptare mbetet Kosova. Në pesë vitet e demokracisë, them se u gjel vija e drejtë kundër e anës kufirit: Të bëni të njohur Kosovën, Shqipërinë, të ngritni strukturat institucionale demokratike në të dy anët, të sensibilizoni çështjen shqiptare në politikën botërore. Ndërkaq edhe kundërshtarët tanë synuan të pengojnë afirmimin me përparimin, lehtësojnë reformimin ekonomik dhe institucional, dhe të vendosin marrëdhënie jo të barabarta të fqinjëve me Shqipërinë. Politika paqësore, zgjedhjet e lira, mosfajshimi i kufijve me dhunë, njohja e republikës së Kosovës nga Shqipëria ishin gjëra me të mira. Mallkuar ai që nuk e do paqen, po mallkuar qofsh edhe ai që nuk e do mirë e drejtën. Është ideale kur paqja, ai që nuk e do të mirën e drejtën. Është ideale kur paqja, e mira dhe e drejta kombinohen në njëra-tjetrën. Po nganjëherë e trija bashkë nuk bëhen dot. Atëherë vihet në jetë fjala e vjetër: “Si vis pacem, para bellum” - “nëse dëshiron paqen bëhu gati për luftë”. Shqipëria se pari nuk ka forcë; së dyti edhe atë forcë që kishte e shkatërroi në mesin e 1997, që të lëshkin duart e lira për të përjakuar Drenicën dhe Deçanin më 1998 dhe për të bërë si vetë pastrimin më mizor etnik, që njeh historia e Evropës këta 50 vjet. Ne flasim për paqe edhe sepse kurrë nuk kemi pushtuar një pëllëmbë tokë të huaj. (Vijon në faqen 2)
Ja skema e grabitjes së ndihmave
Aleanca e Atlantikut gati për operacionin humanitar në Shqipëri 8 mijë ushtarë të NATO-s, për të mbrojtur ndihmat
Vjedhjet mbulohen me shkarkimin e një kryedoganieri.
Ministri i Informacionit: Po vjedhin edhe OJQ-të
Vjedhjet mbulohen me shkarkimin e një kryedoganieri. Ministri i Informacionit: Po vjedhin edhe OJQ-të
Aleanca e Atlantikut gati për operacionin humanitar në Shqipëri 8 mijë ushtarë të NATO-s, për të mbrojtur ndihmat
Ja skema e grabitjes së ndihmave
Vjedhjet mbulohen me shkarkimin e një kryedoganieri.
Ministri i Informacionit: Po vjedhin edhe OJQ-të
NE FAQEN 7
Shifrat sipas ministrit Ulqini: 150 mijë të ardhur nga Kukësi, 54 mijë janë vendosur nëpër familje, 76 mijë në rreth 80 mjedise publike dhe 20 mijë në kampingjet
Shifrat reale: 150 000 të ardhur nga Kukësi, 99 650 janë vendosur nëpër familje, 36 548 në mjedise publike dhe kampingje (mungojnë të dhënat e disa rretheve)
TË VENDOSUR
QYTETET
NË FAMILJE
NË KAMPINGJE DHE AMBJENTE PUBLIKE
SHKODRA 7 100 4 507 2 593
TIRANA 27 000 19 000 8 000
DIBËR 2 050 1 600 450
KAVAJË 8 700 4 790 3 910
FIERI 7 000 4 800 2 200
DURRËSI 14 154 13 600 3 500
KORÇA 10 000 9 000 1 000
BILISHT 1 000 1 000 -
ELBASANI
5 111 698
Zbulohet skema e vjedhjes gjigande të ndihmave, të ardhura në Shqipëri për të shpërngulurit dhe dhunë nga Kosova. Qeveria ka manipuluar me numrin e të ardhurve që janë sistemuar nëpër ambiente shtetërore dhe edhe skemën e grabitjes, që fillon me shifrat e rreme të të shpërngulurve, dhe mbaron me paratë që u merren policët e Kocit kosovare, veprë të dirigjuar nga Kukësi në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Publikimi i kësaj liste, që nuk është e plotë ...
[teksti vazhdon jashtë kufirit të figurës]
9 000 1 000
BILISHT 1 000 1 000 -
ELBASANI
qyteti 5 809 5 111 698
fshati 1 735 642 1 093
LIBRAZHDI 1 420 - 1 420
PËRRENJASI 105 - 105
PEQINI 1 385 500 885
GRAMSHI 323 - 323
LUSHNJA 6 800 4 100 2 700
POGRADEC 2 000 500 1 500
KOLONJË 300 300 -
LEZHA 2 200 700 1 500
PËRMET 300 300 -
GJIROKASTËR 1 517 1 000 517
MAMURRAS 1 300 1 100 200
VLORA 6 700 3 600 3 100
SARANDA 800 - 800
DELVINA 500 - 500
BERAT 5 000 2 200 2 800
PUKA 1 000 1 000 -
Gjithsej 116 198 79 650 36 548
Shënim: Janë rreth 20 000 të paregjistruar të cilët janë marrë në familjet e qytetarëve.
Kukës, vendi ku vetëm vdekja është e sigurt
Qyteti i ka kaluar përmasat e një gjendje të jashtëzakonshme, 25 vetë kanë vdekur
NE FAQEN 5
Gjendja në Korçë, katastrofike
Prefekti i Korçës kërkon largimin e kosovarëve nga Korça
NE FAQEN 3
Tropojë, urgjent korridor humanitar
Deputeti i PD, Xhevdet Mehmeti flet për krizën e rëndë humanitare
NE FAQEN 5
Qeveria të institucionalizojë menaxhimin e kampeve
Kryetarja e këshillit të rrethit të Tiranës: “Pushtetit lokal i janë hequr të gjitha kompetencat”
Në kampingun e ngritur në Mullet, të ardhurit nga Kosova ankohen se u mungon ushqimi, fëmijëve nën tre vjeç nuk u sigurohet qumështi, mungojnë ambientet higjeno-sanitare, sundon terri i plotë informativ etj
NE FAQEN 5
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të hollat për fëmijët e drubitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA