11/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 prill 1999

Fini do të takohet me Berishën

Lideri i “Aleancës Nacionale” vjen në Tiranë për të manifestuar solidaritet me shqiptarët e Kosovës NE FAQEN 3 Lideri i “Aleancës Nacionale” vjen në Tiranë për të manifestuar solidaritet me shqiptarët e Kosovës Fini do të takohet me Berishën NE FAQEN 3

Qarqet greke nxisin sherr në Jug

Reportazh me fakte të hidhura nga Gjirokastra, Saranda dhe Delvina NE FAQEN 6 Reportazh me fakte të hidhura nga Gjirokastra, Saranda dhe Delvina Qarqet greke nxisin sherr në Jug NE FAQEN 6

Vidhet magazina e Mulletit

Një ditë më parë është shkarkuar një maune me ndihma NE FAQEN 5 Një ditë më parë është shkarkuar një maune me ndihma Vidhet magazina e Mulletit NE FAQEN 5

Kriza tjetër

Nga Sami NEZA Ndërsa mijëra të ardhur nga Kosova dhe familjarët që i kanë ftuar në shtëpitë e tyre ndodhen në prag të urisë, segmenti shtetëror në krye të të cilëve është vënë Ministria e Informacionit kërkon t’i mbyllin gojën asaj pjese të medias, e cila me zë të shqetësuar kërkon të sjellë në ndihmë të nere sadopak kujdesje ndërkombëtare, në mungesë të asaj qeveritare. Për disa ditësh, rreth 300 mijë të shpërngulur nga regjimi terrorist i Millosheviçit ndodhen në duart e bujarisë së mijëra familjarëve shqiptarë, ndërkohë që mijëra të tjerë në kampingje apo qendra të grumbullimit edhe pse nën përkujdesjen e pallogaritshme të pushtetit lokal janë harruar nga qeveria dhe ministria që shpërndan eter për njerëzit që kanë nevojë për bukë. Përpara se në TV shtetëror të shpërndahen dhjetëra e dhjetëra lajme që synojnë destabilizimin e faktorit shqiptar apo përpara se informacioni qeveritar të synojë kambizëm me mediat e Tiranës, apo të huaja, fillimisht ai duhet të mendojë për jetën e 300 mijë shqiptarëve që janë në duart e tij, të kërkojë hesap dhe pastaj ndihmë, të dëshmojë me informacionet e tij ata që krihen mes vuajtjeve dhe sakrificave shqiptare në këto ditë. Në se në zyrën e Musa Ulqinit apo Pandeli Majkos jeshlion, në kampingjet në Tiranë, Kukës, Has, Durrës, Elbasan, Korçë, pikat e pritjes së të ardhurve dhe në rreth 30 mijë familje shqiptare jeta po vështir. Media qeveritare e ka më të lehtë të identifikojë se ku janë vjedhjet e ndihmave e të nxjerrë përballë opinionit dhe drejtësisë abuzuesit, se sa të seleksionojë armiqtë e qeverisë së Tiranës në turmën e 500 mijë shqiptarëve që Millosheviçi i përzuri nga toka amë. Shtypi opozitar nuk ka mundësinë as të vjedhë ndihma, as të pengojë qeverinë të kryejë detyrën e saj në këtë krizë, as të bllokojë Rinason, portin e Durrësit apo aeroportet e Gjadrit, Kuçovës, as të shesë zyrat e shqiptarëve të Gjakovës dhe Pejës, as të marrë marketat e udhëtarëve nga Kukësi në postblloqe. Po ashtu, shtypi opozitar nuk ka mundësi opozitar nuk ka mundësi të pajtojë policë të tij në dogana për të mbrojtur manetin, kur nisën lufta e Komisionit të Emergjencës për t’i vjedhur ato, apo kur lubia tjetër e pavarur i seleksionon; mall për treg, e mall për kampingje. Ky shtyp nuk mund të bëhet rojë në Mullat, apo në Linzë prej ku ikin dhjetëra e dhjetëra tonë nga një natë, deri në orën pesë të mëngjesit. Por ky shtyp e ka detyrimin të jetë tërheqës e qeveria as nuk mund të rrijë ndihma, as nuk mund të shpërndajë ndihma dhe as nuk mund ta mbështesë njerëzit që duan të ndihmojnë. Kjo qeverisje nuk duhet të pengojë dhe të ketë guximin të bëjë një gjë të tillë. Ne nuk duam që Blaca e Glligorovit të përsëritet në Tiranë, Korçë, Has apo Kukës. Nuk ka asnjë motiv të shqiptarët, tek sakrifikuesit, pushteti lokal dhe ai shpërndarës që të mundohen aty ku është moduluar qeveria jonë me një mungesë të madhe organizative, me përfaqësues lokalë inkompetentë, abuzivë dhe korruptuar, me ideologji istë dhe mediat zyrtare, apo atij isuji zyrtar e të ideologjizuar. Rreth njëzet vite të vdekën në Kukës, mijëra të tjerë të sëmurë dhe qindra foshnje që ende flenë në rroje, është vështirë të të lënë indiferent nga këta, aq të gëta sa qeveritarëve tanë. Prefektura e Tiranës dhe ato të tjera janë përsëri rreth e rrotull nuk kanë bërë lista për të ndihmuar familjarët që mbajnë rreth 90 mijë të ardhur në shtëpitë e tyre. Mungesa e bukës në sofrat e këtyre familjeve është një dhimbje e madhe jo vetëm e mysafirëve, po e të gjithëve. Qeveria nuk ka të drejtë të mos jetë përkrah qytetarëve të saj dhe po ashtu nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë dinjitetin e mikpritësve. Informacioni i qeverisë nuk është vetëm numrat e njerëzve që kanë mbërritur, por shpirti i njerëzve që kanë mbërritur, jeta e tyre në fije të perit një herë nga barbarët e Beogradit e tani nga moskokëçarja e pushtetit qendror.

Arrestohen pse nuk nderojnë me grusht

Klosi dhe marksistët e UÇK-së nisin gjuetinë e shtrigave ndaj nacionalistëve dhe antikomunistëve nga Kosova NE FAQEN 2 Në mbështetje të këtij agresioni të egër është vënë plotësisht edhe Televizioni Shtetëror

Ku është buka e premtuar?!

LDK tubon shqiptarët në Bon

Manifestim madhështor i shqiptarëve pro NATO-s Mijëra e mijëra shqiptarë u mblodhën dje në Bon të Gjermanisë për të manifestuar mbështetjen e kombit shqiptar për luftën e NATO-s mbi makinën ushtarake serbe, që synon t’i japë fund barbarisë së Millosheviçit mbi shqiptarët e pambrojtur të Kosovës. Tubimi madhështor i shqiptarëve të mërguar u mbajt politik i shqiptarëve. Lidh-

Predhat serbe godasin Shqipërinë

Vazhdojnë luftimet e UÇK-së me ushtrinë serbe në Padesh-Kamenicë NE FAQEN 2 Vazhdojnë luftimet e UÇK-së me ushtrinë serbe në Padesh-Kamenicë Predhat serbe godasin Shqipërinë NE FAQEN 2

Dita e shpresës së madhe

Mesazhi i Berishës drejtuar gjithë besimtarëve ortodoksë me rastin e Pashkëve Besimtarëve ortodoksë në Shqipëri dhe kudo në botë ju uroj nga zemra “Gëzuar për shumë vjet Pashkët!” Kjo ditë e bekuar gjen shqiptarët në një vuajtje, dhimbje, sakrificë dhe katastrofë të paparë në rajon. Por dita e Pashkëve është dita e shpresës së madhe, e besimit të palëkundur tek Zoti dhe fton gjithë njerëzit e besimit dhe të çdo kombi dhe shumë njëri-tjetrin, të ndajnë dhe të ndihmojnë dhembjen dhe vuajtjen kosovare. Sonte ne e gjithë se bashku do të ndërtojmë vëllazërinë e ndritur për kombin dhe para Zotit, të mbarëshkruar ortodoksë shqiptarë, që u sakrifikuan nga një inkuzicion i vjetër për t’u shenjtëruar dhe për t’u bërë të pavdekshëm në ndërgjegjen tonë kombëtare dhe kishën Autoqefale Shqiptare. Kisha ortodokse e Nol-it është për shqiptarët një shenjtore e përjetshme e harmonisë, shembull i shqiptarizmit dhe atdhetarizmit, vëllazërimit me besimet e tjera. Edhe një herë gjej rastin t’ju uroj me gjithë zemër: Gëzuar për shumë vjet Pashkët! Lavdi Zotit!

shqiptarët në Bon

Mijëra e mijëra shqiptarë u mblodhën dje në Bon të Gjermanisë për të manifestuar mbështetjen e kombit shqiptar për sulmet e NATO-s mbi makinën ushtarake serbe, që synon t’i japë fund barbarisë së Millosheviçit mbi shqiptarët e pambrojtur të Kosovës. Gjermanisë për të manifestuar mbështetjen e kombit shqiptar për sulmet Tubimi madhështor i thërritur nga grupe të mëdha politike shqiptare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa shoqata atdhetare e patriotike zgjuan një interesim të gjerë të shumë mjeteve televizive gjermane e europiane. Në manifestimin e Bonit ishin të dukshme pankartat pro NATO-s, Rugovës dhe UÇK-së. Hafiz Gagica, përfaqësues i përgjithshëm i LDK-së duke dënuar tragjedinë e Kosovës përshëndeti vendosmërinë e NATO-s për të shkatërruar makinën ushtarake barbare të Millosheviçit dhe i bëri thirrje SHBA-ve dhe vendeve të tjera perëndimore që të angazhohen në Kosovë me një ndërhyrje të këshilluar të trupave të tyre për të ndalur masakrat e ushtrisë, policisë dhe çetnikëve serbë ndaj shqiptarëve të pambrojtur.

Përputhje pikëpamjesh për Kosovën

Berisha takohet me kryetarin e Liberal-demokratëve dhe ish-ministrin francez, Madle Dje kryetari i PDSH-së Prof. Dr. Sali Berisha priti në një takim të veçantë kryetarin e Liberal-demokratëve të Francës, ish-ministrin për Çështjen e Kosovës personalitetin e shquar Alan Madle, dhe personat që e shoqëronin. Në këtë pritje dhe në darkën e punës që zoti Berisha shtroi për nder të zotit Madle u diskutua gjerësisht për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe në Shqipëri. Në këto bisedime pati mirëkuptim të plotë dhe përputhje në qëndrime.

Postblloqe policie kundër kosovarëve

Urdhëri i Petro Koçi-t përzë të ardhurit nga Kosova që nisen drejt Tiranës Paradje dhe dje në postbllokun e ngritur në Fushë-Krujë janë kthyer mbrapsht mbi 30 furgonë dhe afro 50 autovetura që udhëtonin në drejtim të kryeqytetit me shqiptarë të dëbuar me dhunë... NE FAQEN 4

Të strehuarit në kampingje rrezikohen nga epidemitë

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e alarmuar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse NE FAQEN 4

serbë godasin Shqipërinë

Gazetari e fundit perëndimore që ka kontaktuar me Rugovën konfirmon faktin se Presidenti i Kosovës mbahet peng nga Millosheviçi “Spiegel”: Takimi Millosheviç - Rugova që një lojë NE FAQEN 2 Nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli takohet me Silvia Koster “Treni për jetën”, mision për shqiptarët NE FAQEN 3

Kolegji turk

Filluan regjistrimet për konkursin e pranimit në kolegjin turk

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për familjet e dëbuara të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.

Njoftim për shqiptarët nga Kosova

Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarët të tjerë të familjeve të tyre, jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55. REDAKSIA