Qeveria, në lojën e UDB kundër NATO-s
Berisha e Fini ndajnë qëndrime të njëjta për Kosovën. Tirana zyrtare mashtron komunitetin ndërkombëtar
NE FAQEN 3
PD kërkon hapjen e Televizionit shtetëror edhe për krahun nacionalist e demokrat të Kosovës
Pushteti po dëmton çështjen shqiptare
Rugova: Ja çfarë bisedova në Beograd me Millosheviçin
Ditari i Renate Flottau nga Prishtina. Gazetarja rrëfen gjithçka ndodhi gjatë 31 mars - 6 prill në shtëpinë - burg të Presidentit të Kosovës
NE FAQEN 2
“Rugova jo vetëm që është i zemëruar shumë, ai sot është thellësisht i dëshpëruar. Udhëtimi nga Prishtina në Beograd, nëpër fshatra me shtëpi të braktisura, e kishte tronditur atë. As një qen i vetëm nuk shih ej nëpër rrugë, thotë ai i tronditur dhe i prerë në fytyrë shton: “Unë jam president pa popull. Çfarë karte mund të luaj unë ndaj Beogradit? Çfarë kuptimi ka që si hero i fundit të qëndroj në Prishtinë?”
Qeveria nuk garanton integritetin e vendit
Deklaratë e Partisë Demokratike
Dje ushtria serbe sulmoi Tropojën me të gjitha llojet e armëve të rënda, duke shkaktuar viktima të pafajshme në radhët e popullsisë civile shqiptare. Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave të këtij sulmi barbar. Duke denoncuar sulmin e djeshëm ushtarak të Serbisë në Tropojë, Partia Demokratike e konsideron atë si një agresion shtetëror të Serbisë kundër territorit shqiptar, kundër sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë dhe për këtë qëllim, ajo kërkon që qeveria shqiptare të marrë menjëherë çështjen në Këshill... Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ndëshkimin ndërkombëtar të agresorit Millosheviç. Sulmi i djeshëm serb kundër territorit dhe popullsisë civile shqiptare në brezin kufitar në Tropojë, është paraprirë me bombardime dhe granatime serbe edhe ditë më parë dhe me heshtjen e qeverisë shqiptare për t’i denoncuar këto akte kundër një vendi të pavarur. Partia Demokratike thekson se të gjitha këto akte barbare serbe bëjnë pjesë në planet kriminale të Millosheviçit, për shtrirjen më çdo kusht të konfliktit në rajon dhe tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare, të SHBA-së, NATO-s, OSBE-së, nga masakrat dhe spastrimi etnik që po bën në Kosovë. Partia Demokratike dënon ashpër qëndrimin indiferent të qeverisë shqiptare, e cila jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera analoge dhunimit të integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë nga Millosheviçi, ka heshtur ose ka reaguar vetëm disa ditë pasi kanë reaguar SHBA dhe NATO. Përkundrejt premtimeve të saj, se është gati të përballojë çdo provokacion dhe sulm të Millosheviçit, qeveria shqiptare, është sot si një QJAG larg gatishmërisë për të mbrojtur territorin e vendit të saj dhe masakrimin e shtetasve të saj. Partia Demokratike kërkon me insistim forcimin e dispozitivit mbrojtës në zonat verilindore të vendit. Duke i kërkuar NATO-s mbrojtjen e territorit shqiptar, qeveria shqiptare mendon se i shmang çdo lloj përgjegjësie për sa ndodh në kufirin e saj, duke harruar se dy herë në një gjysmë shekulli i mungimi i mbrojtjes së vendit. NATO ka rolin e saj të paevitueshëm për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë, por e para duhet të jetë qeveria shqiptare dhe Shqipëria, e cila duhet të reagojë dhe jo të lërë NATO-n vetëm në këtë mision të rëndësishëm që ajo ka marrë mbi vete. Me anë të deklaratave kontradiktore të ministrave të saj, qeveria demovon strukturat e saj për t’ju përgjigjur mbrojtjes së integritetit. Partia Demokratike ka kërkuar dhe insistuar që qeveria shqiptare të mos ndërmarrë veprime pa koordinuar me NATO-n, por jo vetëm NATO nuk kërkon nga asnjë vend mos të marrë masat për integritetin e tij, e kundërta është e mbrojtja me deklarata kontradiktore të vetë. Partia Demokratike reflekson se heshtja e qeverisë për akte të tilla destabilizuese që ka ndërmarrë Millosheviçi në drejtim të Shqipërisë, ndërmjetësi, e ka bërë më të lehtë. Është e ditur që qeveria shqiptare, pashë heshtje dhe indiferencë të mëdha, nuk ka qenë në gjendje të…
Qeveria fsheh agresionin serb
Ushtria Jugosllave godet me artileri të rëndë në Tropojë. Ujqini nuk i dëgjon shpërthimet e predhave
NE FAQEN 3
Përkeqësohet situata humanitare në rrethet e Shqipërisë
Jeta e kosovarëve
Kukësi me shtëpi plastmasi
70 mijë shqiptarë të Kosovës qëndrojnë në qiell të hapur
Transportimi i të ardhurve ka mbetur në vend numëro
NE FAQEN 5
Jeta e kosovarëve në fije të perit
Përkeqësohet situata humanitare në rrethet e Shqipërisë
Qeveria mendon më shumë për buxhetin e shkaktarëve të saj
NE FAQEN 5
Shtëpia e Rugovës në Prishtinë
Ollbrajt i kërkon Milosheviçit të lirojë Presidentin e Kosovës dhe familjen e tij
Sekretarja Amerikane e Shtetit kërkoi nga autoritetet serbe, lirimin e menjëhershëm të të gjithë familjarëve të Kosovarëve, Ibrahim Rugova. Në takimin që është mbajtur mes 19 ministrave të jashtëm të NATO-s, shefja e diplomacisë amerikane kërkoi dhe njëherë që policia serbe dhe Millosheviçi të linin të lirë Rugovën, për udhëtuar jashtë Jugosllavisë.
Kjo është hera e dytë që Brenda pak ditësh qeveria amerikane kërkon lirimin e Presidentit të Kosovës. Vetëm pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA dhe zëdhënësi i tij Rubin kërkuan lirimin e Rugovës. Atëherë shumë diplomatë dhe personalitete të larta evropiane dhe amerikane u shprehën se Rugova nuk gëzon liri dhe e shprehjes dhe të lëvizjes dhe se ai ndodhet nën një trysni të lartë nga ana e shërbimeve sekrete serbe dhe vetë Millosheviçit.
Franca ka deklaruar se është e gatshme të presë Rugovën, së bashku me familjen ndërsa SHBA është shprehur se do të ishte një gjë e rëndësishme për ne, nëse Rugova lejohet të shkojë në Shkup dhe të jetë në lokalet me diplomatë perëndimorë. Përfaqësuesit e NATO-s dhe vetë Solana kanë deklaruar se Rugova është i izoluar dhe jashtë çdo mundësie për t’u shprehur lirshëm dhe se ai ndodhet nën një presion të madh.
Pavarësisht këtij qëndrimi, nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe diplomacisë perëndimore, të cilët kishin për nëntë vjet Rugovën si interlocutor për problemin e Kosovës, nga Tirana zyrtare dhe njerëz të rëndësishëm të partisë në pushtet nuk pushtuan akuza në drejtim të tij, për tërheqjen dhe bashkëpunimin me serbët. Po ashtu edhe segmentet të UÇK-së e shpallën atë tradhtar nga një sallë në hotel “Rogner” në mes të Tiranës, pa menduar aspak për terrorin që policia serbe ushtronte ndaj liderit të Kosovës.
Qeveria shqiptare është e vetmja nga ato qeveri që janë palë me NATO-n në këtë konflikt që nuk ka kërkuar lirimin e tij përkundrazi, izolimi i Rugovës dhe rreziku në të cilin ai ndodhet i nëpërkëmbur nga kryeministri shqiptar me një rresht deklaratash. Media zyrtare në Tiranë dhe TV shtetëror kishte paralajmëruar disa ditë më parë një izolim të tillë. Në një nga emisionet e lajmeve të datës 31 mars ditë edhe kur Rugova u burgos në shtëpinë e tij, u lexua një deklaratë e disa personave që deklarohen nga Tirana në emër të UÇK-së, ku thuhej se nuk egziston më institucioni i Presidentit. Për ditë me radhë TV shtetëror nuk ka pushuar së komunikuari me vetë Rugovën nëpërmjet agjencisë së lajmeve të Klindit. Opozita shqiptare e ka konsideruar Rugovën të burgosur politik. Lideri i PD-së, Berisha, ka deklaruar një ditë pas arrestimit të Rugovës se nuk mund të gjykohet mbi deklaratat e tij të burgosuri, duke hedhur poshtë atë që Tirana zyrtare dhe elemente nga Kosova të lidhur me të e konsideruan tradhëti. Në një intervistë për “Der Spiegel”, dhënë katër ditë para arrestimit të tij, Rugova ka kërkuar sulmet e NATO-s mbi Serbi. Për ditë të tëra media në ndikimin e policisë sekrete serbe ka abuzuar me deklarimet të shkrupura, vënë në gojën e Rugovës. Në kushtet e një izolimi total ndaj publikut kjo gjë e ka indinjuar Millosheviçin në qëllimin e tij për të shkatërruar personalitetin më të rëndësishëm politik të Kosovës, si dhe për të përfituar krejt politika nga ana e vet.
Në sondazhet që media të ndryshme në Tiranës kanë bërë në ditët e ardhur nga Kosova në Shqipëri, Rugova gëzon një mbështetje dhe besim të plotë tek ta. Ata nuk besojnë tek propaganda zyrtare e Tiranës që përpiqet të godasë fort Rugovën në ditët më të vështira të tij. Ai është President i Kosovës dhe më të mirë nuk ka të jetë shprehur një nga të ardhurit në pallatin “Asllan Rusi” në Tiranë.
Transportimi i të ardhurve ka mbetur në vend numëro
plastmasi
NE FAQEN 5
Familjet mikpritëse mbeten pa ndihmë
Asnjë lloj kompensimi për familjet që kanë strehuar kosovarët
NE FAQEN 5
Prefektura lë pa bukë të ardhurit nga Kosova
Udhëzimet e ministrit të Pushtetit Lokal i kundërshtohen bashkive për furnizimin me ushqime
NE FAQEN 7
Bombardime derisa të gjunjëzohet Millosheviçi
Bruksel, Ministrat e Punëve të Jashtme të 19 vendeve deklarojnë vendosmërinë e Aleancës
NE FAQEN 8
Ditari i Renate Flottau nga Prishtina. Gazetarja rrëfen gjithçka ndodhi gjatë 31 mars - 6 prill në shtëpinë - burg të Presidentit të Kosovës
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarët të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA