16/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 prill 1999

Qeveria, 100 dollarë për vetë, 20 për kosovarët

Skema qeveritare e shpërndarjes së ndihmave siguron vjedhjen e tyre. Në Rinas ulen 40 avionë, por asnjë ndihmë nuk përfundon tek të ardhurit Ajo që botohet në buletinet qeveritare flet vetëm për sasinë e ndihmave që vijnë, por shpërndarja është tërësisht e bllokuar. Uqjani: Nuk e di kush i vjedh ndihmat, të na ndihmojë dhe PD NE FAQEN 3

Veriu nën predhat e artilerisë serbe

Armët me të cilat goditet territori shqiptar janë të prodhimit rus Mbillet zjarr nga Tropoja deri në Kukës. Ushtria e Millosheviçit godet në Kolsh, Myç-Has, Dobrunë, Vlahen, Morinë, Tropojë të Vjetër, Kamenicë, Lugu i Zi, Zogaj, Koldet, Trozhnjevë Nga i dërguari ynë në Kukës, Shemsi PEPOSHI NE FAQEN 2

Dëshmi rrëngëthëse nga genocidi serb

Qindra vetë të masakruar, të djegur dhe të groposur në varre masive NE FAQEN 2

“Votëbesimi” i Gjinushit, luftë klanesh

Xhaferi: “Lufta në parlament po bëhet për të luftuar një linjë trafiku dhe për të mbështetur një tjetër, dhe jo për çështje parimore” Ruçi: Nuk do lejoj që PSD dhe PAD, “dy parti taksi”, të marrin nëpër këmbë PS-në NE FAQEN 3

Inteligjenca e Kosovës është dënuar me vdekje

Intervistë me deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, prof. Sali Gashi NE FAQEN 4

Kukësi, rezervat tmerri i qeverisë

Fillimi urgjent i lëvrimit të ndihmave nëpër familje, e vetmja rrugë për të shpëtuar nderin e Shqipërisë, si dhe jetën e vëllezërve të dëbuar nga Kosova Ridvan Bode: “Deklarimi i skemës së transparencës nga ana e qeverisë, detyrimi i të gjithëve për të qenë transparentë në shpërndarjen e ndihmave, për t’i çuar ndihmat atje ku është nevoja, përbën vetëmen rrugë për të kapërcyer kaosin e një katastrofe humanitare” NE FAQEN 3

“Qeveria nuk po kujdeset për ne”

Të strehuarit në kampingje shprehin pakënaqësinë për shpërndarjen e ndihmave dhe kushtet e vështira të jetesës Të ardhurit nga Kosova shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë, se ajo nuk po kujdeset për trajtimin ushqimor, ndonëse po merr ndihma e dollarë nga bota. NE FAQEN 4

SHIK ndalon UÇK-në në Durrës

Polici politike për vullnetarët e UÇK-së Agjentë të policisë dhe SHIK-ut vazhdojnë të ndalojnë vullnetarët që vijnë nga perëndimi për të luftuar në Kosovë. Burime nga porti i Durrësit bëjnë të ditur se edhe dy ditët e fundit ka pasur raste kur at janë kthyer mbrapsht, është ose janë ndaluar në pikat e policisë së portit e më pas të qytetit. Shtypi i Tiranës publikoi dje një letër të disa prej viktimave të këtij seleksionimi politik dhe antishqiptar që bëjnë segmente të qeverisë ndaj ushtarëve të UÇK-së. Agjentë të policisë dhe SHIK-ut që shoqërohen me dy persona të tjerë nga Kosova kishin kthyer mbrapsht një numër të madh ushtarësh të UÇK-së. Ata janë detyruar para disa ditësh të ndryshojnë itinerarin dhe të kthehen nëpërmjet portit të Vlorës për të vazhduar më pas nëpërmjet ushtarake të UÇK-së Brenda në Kosovë, ku edhe vetë kishin kërkuar të shkonin. Qëndrimi i segmenteve shtetërore ndaj të ardhurve nga Perëndimi shkon përkundër qëndrës së shqiptarëve të Kosovës, të cilët po përballen me makinerinë ushtarake terroriste serbe. Qeveria dhe SHIK tentojnë të ulin në maksimum numrin e ushtarëve të repartëve të UÇK-së, të cilat deri tani kanë shënuar edhe suksese e tyre luftërake. Ndërtimi i një policie politike për vullnetarët është në vazhdim të një gjurme tjetër përpjekjeve të pushtetit të majtë në vend për të sabotuar me të gjitha format dhe mjetet qëndrësën e shqiptarëve dhe çështjen e Kosovës.

Korçë, 3000 vetë në mëshirën e fatit

Shqiptarët e Kosovës troka-sin për bukë tek prefekti Korçë, 3000 vetë në mëshirën e fatit NE FAQEN 5

Fëmijët vdesin nga uria

Ekipi mjekësor i UNÇEF-it në Kukës: Gjendja alarmante Fëmijët vdesin nga uria NE FAQEN 5

Shtohet numri i të sëmurëve në çadra

Mjekët japin alarmin. Dhjetëra gra e fëmijë po vuajnë pasojat e qëndrimit në kampingje Shtohet numri i të sëmurëve në çadra NE FAQEN 4

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të hollat për fëmijët e dëbuar të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.

Njoftim për shqiptarët nga Kosova

Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarët e tyre të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 32 33 55. REDAKSIA

16