SHIK ndalon nëntë vulneratë të UÇK
Vazhdojnë përpjekjet Meidani-Klosi për të penguar rezistencën e shqiptarëve
NE FAQEN 2
Një hajdut ndihmash bëhet drejtor
Gjinushi emëron në krye të Shëndetësisë së Kavajës një njeri që ka vjedhur ndihmat e Kryqit të Kuq
NE FAQEN 5
“Kollitë më ndihma ishin të hapura”
Kontrolli i Shtetit konstaton në qytetin e Beratit
NE FAQEN 5
Qeveria që rëndon krizën
Nga Edi PALOKA Kjo që po ndodh aktualisht në Shqipëri i kalon dhe kufijtë e arsyes. Shqipëria dhe shqiptarët po përballojnë një situatë më se të vështirë. Por ajo që është më e tmerrshme dhe që mund të quhet çudia shqiptare, është që Shqipëria po detyrohet ta përballojë krizën, pa pasur as shtet, e as qeveri. Në Kosovë bëhet luftë. Luftë bëhet edhe në Shqipëri. Millosheviçi po vret e po pret në Kosovë. Qindra mijë kosovarë nën presionin e terrorit serb kanë kaluar në kufijtë e Shqipërisë. E gjithë bota, në një mënyrë apo në një tjetër, është angazhuar në atë që po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. Paradoksalisht rezulton që të vetmit që nuk janë angazhuar seriozisht në këtë çështje janë pushtetarët shqiptarë apo, në rastin më të keq, “angazhimi” i tyre është në një krah krejtësisht të kundërt me atë të botës mbarë. Ndihma e ardhur nga kosovarët që vdiqen. Kosovarët që vdesin në territorin shqiptar, në indiferencën e qeverisë. Ushtritë serbe që pushtojnë e djegin fshatrat shqiptarë pa hasur në asnjë rezistencë. E përballë tyre qeveritarët e deputetët që përlëshën për të vendosur hierarkinë e hajdutëve. Të gjitha këto janë vetëm pjesë e fakteve më të prekshme që tregojnë realitetin e Shqipërisë së “qeverisur” nga socialistët. Kosova është kthyer në një varr gjigand e veriu i Shqipërisë rrezikon të pësojë të njëjtin fat. Terroristët e Millosheviçit nuk po mjaftohen me masakrat, vrasjet, djegiet, përdhunimet e shkatërrimet në Kosovë por i janë versulur dhe territorit shqiptar të Shqipërisë. Ushtritë serbe hyjnë në tokën shqiptare, djegin fshatra e minojnë tokën shqiptare, por qeveritarët shqiptarë vazhdojnë t’u përgjigjen nga kolltukët e tyre vetëm me deklarata. Ministri i rendit Petro Koçi vazhdon të flasë për “provokime” të serbëve. Provokime quhen kur ushtria serbe u vendos në kufijtë e Shqipërisë. Provokime u quajtën edhe kur ushtarët serbë qëlluan e plagosën ushtarët shqiptarë. Provokime u quajtën edhe bombardimet me artileri të rëndë brenda territorit shqiptar. Provokime ishin edhe kur patrullat serbe hynin në kufirin e Shqipërisë. Tani provokime quhen edhe kur ushtarët serbë hyjnë në territorin shqiptar, djegin fshatra, qëllojnë mbi shqiptarët e minojnë postat ushtarake shqiptare. A ka qeveri ky vend? Qindra mijë shqiptarë, gra, fëmijë e pleq nga Kosova, janë dëndur në territorin shqiptar nën terrorin serb me shpresën e shpëtimit. Por ata po vdesin edhe këtu njësoj siç vdesin në Kosovë. Në Kosovë është terrori serb, në Shqipëri indiferenca e pushtetarëve apo dhe më keq. A ka qeveri ky vend? Në rastin më të mirë mund të thuhet se e pushtetareve apo dhe keq. A ka qeveri ku vend? Në rastin më të mirë mund të thuhet që ky vend nuk ka qeveri. Këtë kërkojnë të tregojnë edhe vetë pushtetarët pavarësisht se kjo mund të duket absurde. Këto janë të Musa Ulqinit se po vidhen ndihmat e qeveria nuk po e merr vesh se si po vidhen, pikërisht këtë kërkon të tregojë. Por realiteti është shumë më i rëndë se kaq. E vërteta është që Shqipëria ka pushtetarë, por ata janë të angazhuar në punë të tjera. Kosovarët vdesin nëpër kampe sepse ndihmat e ardhura për ta shihen në treg nga pushtetarët. Qeveritarëve shqiptarë ju ka ardhur zogu në dorë. Për këta pushtetarë, kosovarët e ardhur nuk janë vëllezërit e masakruar nga serbi, por thasë dollarësh të ardhur. Për këta pushtetarë, kosovarët, janë milionat e dollarëve që lajnë Evropën, janë një mundësi më shumë për të vjedhur. Për këta pushtetarë, kosovarët e ardhur, janë më shumë mall për të hedhur matanë detit me skafe. Dikush u çudit se si këta qeveritarë e deputetë në një situatë të tillë u përleshen me njëri-tjetrin për çështje “të parëndësishme”. E vërteta është që ata nuk u përleshen për çështje të parëndësishme, por pikërisht për ato çështje të cilat janë në vetvete që kanë rëndësi për ta. Pikërisht në këtë situatë kur paratë po vidhen me thes edhe deputetët u përleshen për të caktuar hierarkinë e klaneve të kontrabandës e trafikut klandestin. Praktikisht Shqipëria nuk është thjesht pa qeverisje, por më keq. Shqipëria ka një qeveri dhe disa pushtetarë që krizës aktuale po i shtojnë dhe pasoja të tjera të rënda. Me këtë mënyrë, këta pushtetarë jo vetëm që nuk mund t’i vijnë në ndihmë kosovarëve, por do ta kalojnë edhe Shqipërinë në katastrofë.
UNHCR: Na janë vjedhur ndihmat
Fluksi i ndihmave të grabitura ul çmimet e tregut
Shumica e kampingjeve, pa ushqime. UNICEF jep alarmin: të gjithë kërcënohen nga uria
150 mijë të dëbuar drejt Kukësit
Mitrovica shpërngulet nga masakrat serbe
Nga i dërguari ynë në Kukës, Shemsi PEPOSHI NE FAQEN 2
Rugova: NATO të vazhdojë bombardimet
“Jam detyruar me forcë të jap intervista dhe të dal në televizor”. E përditshmja gjermane, “Tageszeitung” boton bisedën e Gagjës me Presidentin e Republikës së Kosovës
Rugova: NATO të vazhdojë bombardimet
Bombardimet më të fuqishme të aleancës
Aeroplanët e NATO-s godasin ura dhe depo karburanti ne Jugosllavi
Aeroplanët e NATO-s i vazhduan të enjten në darkë dhe të premten herët në mëngjes sulmet e tyre kundër objektivave të ndryshme në Jugosllavi.
Aeroplanët e NATO-s i vazhduan të enjten në darkë dhe të premten herët në mëngjes sulmet e tyre kundër objektivave të ndryshme në Jugosllavi
NE FAQEN 2
Qeveri antikosovare
NE FAQEN 3
Bukoshi viziton luftëtarët e plagosur të UÇK
Kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi vizitoi dje pasdite luftëtarët e plagosur të UÇK-së që ndodhen prej disa ditësh në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Kryeministri Bukoshi, inkurajoi luftëtarët e plagosur të UÇK-së për misionin e tyre të shenjtë në mbrojtjen e trojeve të të parëve të tyre. Luftëtarët e plagosur, falenderuan nga ana e tyre kryeministrin Bukoshi për mirëkuptimin e thellë dhe i premtuan atij se me menjëherë sapo ata të shërohen, do të kthehen në frontin e luftës.
Luftë në postën kufitare të Zherkës
Serbët tentojnë të futen në territorin shqiptar
NE FAQEN 2
Serbët tentojnë të futen në territorin shqiptar
Luftë në postën kufitare të Zherkës
NE FAQEN 2
Mungesë ushqimesh për të strehuarit në kampingje
Qeveria merr tonelata ndihmash nga bota, por jep thërrime për të ardhurit nga Kosova
NE FAQEN 4
Qeveria merr tonelata ndihmash nga bota, por jep thërrime për të ardhurit nga Kosova
Mungesë ushqimesh për të strehuarit në kampingje
NE FAQEN 4
Kosovarët, larg jugut të Shqipërisë
Greqia kërkon një rol parësor në trajtimin e ndihmës së komunitetit ndërkombëtar për rajonin
NE FAQEN 3
Greqia kërkon një rol parësor në trajtimin e ndihmës së komunitetit ndërkombëtar për rajonin
Kosovarët, larg jugut të Shqipërisë
NE FAQEN 3
Kosovës i duhet një përfaqësim i gjërë
Berisha takohet me kryeministrin Bukoshi
Në takimin që kishte dje Kryetari i PD-së, Sali Berisha me kryeministrin Bukoshi u diskutua mbi gjendjen e krijuar në Kosovë dhe në Shqipëri nga genocidi dhe shpërtrimi etnik i Millosheviçit.
Berisha theksoi se sot më shumë se kurrë ai mendon se Kosovës i duhet një përfaqësim i gjërë, i aftë të mobilizojë të gjitha resurset materiale dhe njerëzore për të mbështetur luftëtarët e lirisë që me betejat e tyre po dëshmojnë një shpirt të pamposhtur. se shqiptarët duhet të bashkohen sikundër ndodhi në Rambuje dhe të mos humbasin asnjë mundësi, të shfrytëzojnë çdo krizë përfaqësimi që favorizon Millosheviçin, të shmangin çdo manipulim qofsha, dhe nga autoritetet e Tiranës të cilët për qëllime të ruajtjes së pushtetit apo për të fituar kredibilitetin që u mungon në Kosovë kanë ndërmarrë një fushatë përçarjeje në kundërshtim me interesat kombëtare, i veçojnë shqiptarët sipas bindjeve ideologjike, përdorin Televizionin Shtetëror për të diskredituar UÇK, komunikojnë dënime dhe ferma me të cilat mallkojnë politikanët dhe forcat demokratike në Kosovë.
Gjaku i djemve dhe vajzave që po derdhet në fshatrat dhe qytetet e Kosovës, lumenjtë e dhimbjes dhe lotëve, sakrificat dhe vuajtjet duhet të na bashkojnë sot më shumë se kurrë për ta bërë UÇK një aleate të shkëlqyer të NATO-s për të fituar betejën në Poloponin e Ballkanit.
Zoti Bukoshi u shpreh se është i vendosur të bashkëpunojë me të gjithë faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës, të vërë në dispozicion të luftës çlirimtare dhe të çështjes së Kosovës të gjitha resurset që disponon qeveria e tij, të ulë në dialog me të gjitha forcat politike dhe ushtarake për të kapërcyer çdo lloj vështirësi përfaqësimi, për të shtuar çdo ditë e më shumë me luftëtarët e njij radhët e UÇK dhe fuqizimin e potencialit të saj.
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion fletë e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarët të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA