Abuzime të mëdha nga Prefektura e Shkodrës për shpërndarjen e ndihmave
NE FAQEN 2
Korçë, vidhen 34 ton ndihma
Kisha ortodokse kërkon nga prefektura se ku kanë shkuar ndihmat e saj
NE FAQEN 2
Rëndohet gjendja e të ardhurve
Asnjë ndihmë nga qeveria për të strehuarit në rrethet e jugut
NE FAQEN 6
Rruga që shmang krizën
Partia Demokratike shpalli dje platformën e saj për të përballuar krizën e rëndë shqiptare në tërësi dhe atë të Kosovës në veçanti. Lideri i saj, Berisha kërkoi krijimin e një qeverie me bazë të gjerë përfaqësimi, ndonëse që PD nuk do të heqë dorë nga roli i saj i opozitës. Kërkesa e PD për një qeveri të tillë vjen në një sfond të vështirë të qeverisë së majtë për të përmbushur funksionet e saj, në kohën kur kombi shqiptar është i rrezikuar në ekzistencën e tij. Përreth tre javë të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga ana e terrorizuesve të Millosheviçit, qeveria Majko ndodhet përpara një katastrofe të madhe humanitare brenda vendit, për shkak të fluksit të madh të administrimit të mijëra ton ndihmave që vijnë nga shumë shtete e shoqata nga të gjitha anët e botës. Qindra tonë ndihma janë vjedhur dhe një pjesë e tyre është bërë burim fitimi për spekulantë, që fillojnë nga baza e administratës shtetërore, deri në shkallën më të lartë të qeverisjes. Qeveria nuk ka dëshmuar vetëm në aspektin teknik të menaxhimit të krizës, por edhe në atë politik. Duke qenë rrjedhim i politikave antishqiptare të ndërtuara në qeverisjen e Fatos Nanos, qeveria e sotme nuk ka arritur të tejkalojë në shumë pikëpamje shinat e vendosura nga ish-kryeministri. Një pjesë e mirë e segmenteve shtetërore po vazhdon të funksionojë sipas parimeve të Krijelit. Nëpërmjet medias zyrtare është sanksionuar një përpjekje e rëndë e këtyre politikave dhe ushtrake të Kosovës, ndonëse që vetë qeverisja e majtë dhe partitë e koalicionit kanë favorizuar elementë paralelë të qeverisjes së tyre që nuk kanë as bazë historike dhe as bazë morale në Kosovë, duke kufizuar mundësitë e qëndrueshme së faktorëve politikë dhe ushtarakë në terren. Qeveria tregoi paaftësinë e saj edhe në ruajtjen e kufijve të vendit. Ajo nuk qe në gjendje të përballonte disa komando serbe që hynë në brendësi të territorit shqiptar duke djegur disa shtëpi dhe postën kufitare të Kamenicës, një precedent që nuk i ka ndodhur Shqipërisë që në 1921, duke u përjashtuar rastet pesë vite luftës së dytë botërore. Për shkak të këtij debulimi të mbrojtjes shqiptare në veriun e vendit, një pjesë e madhe e popullsisë është zhvendosur. Duke zhvendosur. Duke patur parasysh zonat gjeografike ku ka ndodhur një lëvizje e tillë e popullsisë është plotësisht e arsyeshme të mendohet se ka një koherencë politike të qeverisë shqiptare me sulmet e serbëve në Tropojë dhe Has. Në ditët më të vështira të vendit është e domosdoshme shmangia e turbulencave politike në vend, por në pasivitet për hir të krizës nga ana e opozitës mund të çojë në rënien gjithnjë e më të madhe të kontrollit të qeverisë në vend, por edhe në humbjen e kontrollit mbi krizën. Pikërisht ndërtimi i një qeverie me bazë të gjerë do të vinte në lëvizje të gjitha resurset politike në vend jo thjesht si një opinion apo intelektualizëm, por si menaxhues të krizës nëpërmjet instrumentave administrative. Në këtë rast edhe rikthimi i PD-së në parlament do të bëhej një domosdoshmëri, gjë që do t’i jepte mundësi Parlamentit të hiqte zverdhjen që e ka tashmë dhe vër në veprimtarinë e tij. Qeveria me bazë të gjerë do të ishte ndërkohë edhe një shembull praktik për politikën dhe faktorët ushtarakë të Kosovës për të bashkëpunuar ngushtësisht në mes të gjithave për largimin e pushtuesve serbë nga Kosova dhe kthimin e gjithë shqiptarëve të shpërngulur. Shqipëria me këtë rast do të bënte një hap të fortë drejt shmangies përfundimtare të destabilizimit të brendshëm qoftë për shkak të jashtëm e qoftë për shkak të polarizimit të politikës në vend. Pranimi nga ana e opozitës e një propozimi të tillë do të ishte një lëvizje e mençur e politikës së majtë. PD ka kërkuar dje edhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në pjesën verilindore të vendit, ku përleshjet me forcat serbe si dhe viktimat nga bombardimet janë bërë përditëshme. Nëpërmjet gjendjes së jashtëzakonshme mund t’i jepet fund ankthit të mijëra banorëve të Tropojës, Hasit dhe Kukësit. Në këtë rreth e pozicion një potencial i bollshëm për të siguruar mbrojtjen e kufirit dhe shmangien e rreziqeve që mund të vijnë nga një agresion i mundshëm serb, në një shkallë edhe më të madhe se ditët e mëparshme.
Ja si të shmangim katastrofën
Partia Demokratike propozon paketën antikrizë për përballuar luftën që Millosheviçi i ka shpallur kombit shqiptar
Shqiptarët të bashkohen për të ndalur shfarosjen. Të mobilizojnë të gjitha resurset materiale dhe njerëzore kundër genocidit, deportimit dhe agresionit
Partia Demokratike propozon paketën antikrizë për përballuar luftën që Millosheviçi i ka shpallur kombit shqiptar
Ja si të shmangim katastrofën
Shqiptarët të bashkohen për të ndalur shfarosjen. Të mobilizojnë të gjitha resurset materiale dhe njerëzore kundër genocidit, deportimit dhe agresionit
NE FAQEN 3
Kosova drejt zbrazjes përfundimtare
200-300 mijë shqiptarë të Kosovës po udhëtojnë për të mbërritur në Shqipëri
Nga i dërguari në Kukës,
Shemsi PEPOŞHI
NE FAQEN 2
Klark: Millosheviçi të ndalë agresionin ndaj Shqipërisë
Komandanti i trupave të NATO-s në Europën Juglindore viziton Tiranën. NATO do të intensifikojë fushatën e saj ajrore ndaj Jugosllavisë
Lidhur me bashkëpunimin e Apashëve me trupat tokësore në Shqipëri, Klark tha se nuk mund të jap specif-
Komandanti i trupave të NATO-s në Europën Juglindore viziton Tiranën. NATO do të intensifikojë fushatën e saj ajrore ndaj Jugosllavisë
Klark: Millosheviçi të ndalë agresionin ndaj Shqipërisë
Lidhur me bashkëpunimin e Apashëve me trupat tokësore në Shqipëri, Klark tha se nuk mund të jap specif-
Bashkimi, më i rëndësishëm se kurrë
Bukoshi viziton kampet e të dëbuarve nga Kosova
Kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi vizitoi dje kampin e Rroshbullit dhe disa pika të tjera të përqëndrimit në Shqipëri të shpërngulurve me dhunë nga Kosova.
Zoti Bukoshi u njoh nga afër me shqetësimet e shumta të të ardhurve nga Kosova, duke shprehur solidaritetin e tij me dhimbjen dhe fatkeqësinë e viktimave të Milosheviçit. Kryeministri i Republikës së Kosovës theksoi gatishmërinë e të gjitha strukturave të drejtuara prej tij për t’u ardhur në ndihmë të shpërngulurve dhe theksoi se shumë shpejt falë ndihmës së NATO-s të gjithë të ardhurit e Kosovës do të kthehen në shtëpitë e tyre. Zoti Bukoshi në të gjitha takimet vlerësoi se në këto momente shqiptarët e Kosovës duhet të jenë më të bashkuar se kurrë, pasi casti historik e kërkon që të lihen mënjanë të gjitha ndasitë mes faktorëve politikë.
Kukës, më 17 prill 1999
Foto: REUTERS
Kukës, më 17 prill 1999. Foto: REUTERS
UNHCR, 10 mijë dollarë hotelit të Konfederatës
Lezhë: Abuzime me shpërndarjen e ndihmave në familje
NË FAQEN 5
M(a)unet e ndihmave kalojnë kufirin grek
Mau(n)et e ndihmave kalojnë kufirin grek
Prefekti Bardhi Aliçkolli në krye të kupolës së mafias së ndihmave
Në pikën doganore të Kapshticës kanë kaluar dje dy maune me ndihma të destinuara për të shpërngulurit nga Kosova. Burime nga Korça bëjnë të ditur gjithashtu ka ndodhur në mesditën e djeshme, kur pas një ndalimi tepër të shkurtër në doganë maunet i janë drejtuar me shpejtësi tokës greke.
Kjo ngjarje duket se shënon edhe rastin e parë të daljes së ndihmave jashtë kufijve të Shqipërisë, pikërisht një pikun e katastrofës humanitare të të ardhurve nga Kosova. Është kjo një skemë e re e grabitjes së donacioneve të huaja që kanë vërshuar drejt Shqipërisë, por që po treten nga makutëria e qeveritarëve dhe e bashkëpunëtorëve të tyre në prefektura. Po dje një ndër autoritetet e Kishës Ortodokse të Korçës, at Ilia Kotnani denoncoi vjedhjen e mëse 30 tonë ndihmash të destinuara për dhjetëra mijë të ardhurit nga Kosova në këtë qytet. Sipas burimeve të besueshme nga Korça, në krye të skemës së grabitjes së ndihmave qëndron prefekti Bardhi Aliçkolli dhe ndihmësi i tij. Edhe Kisha Katolike e Korçës ka denoncuar për problemet të ngjashme me ndihmat që ajo ka arrur të grumbullojë. Por, ndërsa tashmë janë bërë të njohura faktet e zhdukjes së ndihmave brenda vendit, arratia e mauneve në drejtim të Greqisë bën përsh-petje të madhe, pasi tregon për një skemë tepër të sofistikuar që po përdorin mafiozët e ndihmave.
Korresp. i RD-së
agresionin ndaj Shqipërisë
Lidhur me bashkëpunimin e Apashëve me trupat tokësore në Shqipëri, Klark tha se nuk mund të jap specifika për Apashët, apo për operacionet e tyre ushtarake në të ardhmen. Duhet ta kuptoni vetë
specifika për Apashët, apo për operacionet e tyre ushtarake në të ardhmen. Duhet ta kuptoni vetë
Shemsi PEPOSHI
NË FAQEN 2
NË FAQEN 3
Në kampingje, mes vuajtjeve dhe shpresës
Reportazh
NË FAQEN 6
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjestarët të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 32 33 55.
REDAKSIA