Qeveria fle nën “daullet e luftës”
Astrit PATOZI Milosheviçi paralajmëroi mundësinë e shpjetë të një konflikti të armatosur me Shqipërinë, në përpjekje për të shtrirë flakët e luftës përtej vatrave të ndezura në Kosovë dhe Serbi. Njoftimi i ndërpre[r?]jes së marrëdhënieve diplomatike të Beogradit me Tiranën është në fakt edhe këputja e fijes së vetme në raportet e tensionuara mes dy vendeve, që do të thotë tashmë nuk ka mbetur as edhe një argument formal që të mbajë pezull shtrirjen e luftës në territorin shqiptar. Por në kohën që nuk ishte dashur të pritej ky gjest i fundit i Milosheviçit për të qenë i përgatitur, qeveria shqiptare po reagon sërish si të ishte fjala për një konflikt që ndodh diku në Afrikë dhe jo një kërcënim serioz për kufijtë e saj. Në kohën që fshatrat e veriut të Shqipërisë janë bërë poligone qitjeje për artilerinë serbe dhe kur tashmë janë bërë prozaike njoftimet për shkelje të territorit shqiptar nga forcat jugosllave, Tirana zyrtare po reagon vetëm me deklaratat e Milos apo të këshilltarëve të tij, a thuase problemi i Milosheviçit që është shndërruar në stres botëror, ka mbetur të zgjidhet në linjë seminare[?]. Është për të vënë duart në kokë që në këto çaste dramatike dhe të vështira edhe për vetë aleatët që po sulmojnë çdo ditë me furi mbi makinerinë ushtarake të Milosheviçit, zonat e veriut dhe të verilindjes së Shqipërisë mbeten të pambrojtura dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit nga ushtria serbe. Kujt i duhen deklaratat e qeverisë dhe etiketimet e saj “të guximshme” për Milosheviçin dhe regjimin e tij, sa kohë që të gjithë qytetarët e këtij vendi, por sidomos ata që banojnë në zonat më të kërcënuara nga sulmet serbe, nuk janë të sigurtë se çfarë do të ndodhë nesër në Tropojë, Kukës, Has apo edhe Shkodër? Sharjet diplomatike të ministrisë së Jashtme për Milosheviçin nuk kanë asnjë vlerë, sa kohë që një pjesë e madhe e territorit shqiptar ndodhet nën kërcënimin agresionit të ushtrisë jugosllave. Nuk është ndonjë meritë e madhe t’i thuash “regjim kriminal” qeverisë së Beogradit, sepse një gjë të tillë e thonë tashmë në të gjithë botën edhe fëmijët e ciklit të ulët, që ndjekin lajmet nga Kosova. Qeveria shqiptare të mos mendojë asnjë çast se duke i krijuar lehtësitë aeroportuale NATO-s për të sulmuar Serbinë e ka mbaruar detyrën e saj. Nëse ajo ka bërë shumë mirë që ka operuar me njësi nëpërmjet aleancës së Atlantikut të gjithë ... e ka mbbaruar ka operuar me shpejtësi për t’i hapur Aleancës së Atlantikut të gjtha portat e Shqipërisë prej nga mund të goditet Milosheviçi, duke lënë zona të tëra në mëshirën e armikut të përbashkët, ajo po kryen një gabim të pafalshëm. Në radhë të parë se ajo është përgjegjëse për çdo pellëmbë tokë të territorit shqiptar, por nga ana tjetër duke i dhënë hapësirë veprimi makinës ushtarake serbe, kjo do të vështirësonte edhe vetë veprimet luftarake të aleatëve, të cilët në vend që të merreshin me sulmet kundër ushtrisë së Milosheviçit në Kosovë dhe Serbi, do t’i kishin duart të lidhura me armikun që mund t’u mbijë nga çasti në çast pas krahëve. Tirana zyrtare nuk ka pse mburret me instalimin e “Apasheve” amerikanë në Shqipëri, e para se kjo nuk është meritë e saj, por edhe për faktin se helikopterët e famshëm nuk kanë për detyrë që të mbrojnë kufijtë e një vendi, qeveria e të cilit nuk bën as përpjekjen më minimale për të kryer detyrën e saj kushtetuese. Operacionet shqiptare nuk kanë asnjë të drejtë t’i kërkojnë NATO-s të mbrojë integritetin e Shqipërisë, sa kohë që ata vetë kanë braktisur kufirin nga ku fryjnë erërat e luftës, duke e lënë atë në vëzhgimin e një dyzine policësh kufitarë dhe atyre pak fshatarëve që kanë preferuar më mirë të vdesin në pragjet e shtëpive të tyre, sesa të evakuohen. Qeveria e Tiranës nuk mund të krenohët me faktin që ka shpëtuar jetën e qytetarëve të saj që janë larguar nga fshatrat e Tropojës, Hasit dhe Gjakovës, sepse askush prej tyre nuk ka dëshiruar që të shndërrohen në refugjatë brenda shtetit të vet dhe të sodisë nga larg atë televizion që se si i digjet shtëpia nga serbët. Të gjithë burrat e atyre trevave do të ishin plotësisht të gatshëm që të rreshtoheshin bashkë me frengjet e të ishin plotësisht të gatshëm që të ndalur çdo tentativë të forcave e errëta të ushtrisë shqiptare për të zgjeruar rrethin e ferrit të tyre të mundshëm të Milosheviçit në territoret e Kosovës. Duke mbrojtur shqiptarëve, pas masakrave të tmerrshme në Kosovë. Duke mbrojtur çdo pellëmbë tokë të këtij vendi, ushtria e Republikës së Shqipërisë ka edhe obligimin e madh të ruajë krahët e mijëra të shqiptarëve që janë mbrërritur me karvanë nga Kosova dhe janë vendosur në zonat e veriut, me shpresën për t’u rikthyer shpejt në vatrat e tyre, në zonat e veriu, Do të ishte fatale, nëse ata që në mënyrë apo në një tjetër i kanë shpejtuar mizoritë serbe në Kosovë, të arrinin dhe të masakrohen nga ushtarët e Milosheviçit në territorin shqiptar. Në kohën që Milosheviçi po jep sinjale të qarta se po bën të gjitha përpjekjet për ta shpërngulur konfliktin përtej kufijve ku ndodhet populli, regjimi i qeverisë shqiptare është i papërgatitur. Po vepron NATO-ja, regjimi i qeverisë shqiptare është i papërgatitur. Nuk MIG-et serbe kanë bërë disa tentativa për të kaluar Adriatikun, ata mund të kenë shumë më të lehtë për të bombarduar në Shqipëri, ku po dëshmohet se mbrojtja është e përgjumur, ose inegzistente dhe aty ku predhat po bien si pika të shiut dhe ushtarët jugosllavë e kanë bërë rrugë kapërcimin e kufirit. Nëse ministrat e Majkos dhe oficerët e Hajdaragës e quajnë këtë të rrëshqitshme Tropojën dhe Kukësin, ku “guxojnë” e raporojnë tokë te njerëzve të OSBE-së dhe gazetaritë e huaj, atëherë ata duhet të dinë të bëjnë një gjë: të hapur një status refugjati. Qeveria shqiptare duhet të mobilizojë të gjitha burimet ushtarake dhe mbrojtëse e vendit për t’u përgjigjur çdo sulmi të mundshëm të ushtrisë serbe, aq më tepër tani që “Fermauni” i luftës nuk e di, mos e ka një këmbë, sepse ka mbetur një, me asgjë me këta vëlla. [Teksti është i prerë në fund]