Të debuarit nga Kosova duhet të paguajnë ryshetë tek qeveritarët
NE FAQEN 4
Ministrat përdorin vulat për biznes vizash
Janë pëshë… kërkesat e diktatorëve për të dërguar “nëpunës” jashtë shtetit
NE FAQEN 4
LDK, mbështetje të fuqishme UÇK-së
Dy partitë më të mëdha të shqiptarëve konsiderojnë të domosdoshme krijimin e një përfaqësie të gjerë të Kosovës, rezultat i një procesi bashkëpunimi dhe kompromisi të faktorëve politikë dhe ushtarakë
Takim i Partisë Demokratike me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mijëra luftëtarë, anëtarë të LDK, janë në fushëbetejat në të katër anët e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha i shoqëruar nga nënkryetari i PD-së Gen. Pol. dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Ridvan Bode priti një delegacion të zgjeruar të Lidhjes Demokratike të Kosovës të kryesuar nga nënkryetari i LDK-së, z. Naim Millio. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për situatën e krijuar në Kosovë në fillim e zbatimit të operacionit “Patkoi” nga Millosheviçi, dhunën, terrorin, masakrat dhe genocidin që regjimi i Pol Potit të Beogradit ushtron mbi popullsinë civile të pambrojtur të Kosovës, dëbimin e saj të detyruar nga vatrat e tyre, ekzekutimin e mijëra civilëve të pafajshëm, dhunën kundër politikaneve dhe anëtarëve, aktivistëve të LDK-së dhe forcave të tjera politike, marrjen peng të kryetarit të LDK-së dhe Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Rugova, mugët dhe strategjitë që duhen ndjekur në mënyrë që shqiptarët të jenë të pranishëm në fitore. Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dënojnë me ashpërsinë më të madhe genocidin dhe deportimin masiv të shqiptarëve nga Kosova. Në takim u shpreh mbështetja për bombardimet e NATO-s dhe domosdoshmëria për një ndërhyrje tokë- një ndërhyrje tokësore. Të dyja palët u shprehën për një mbështetje të fuqishme të UÇK dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mbështesin me të gjitha mjetet dhënien e ndihmës e armatosur kombëtare në Kosovë, luftëtarëve të lirisë. Përfaqësuesit e LDK takësuan se sot ka me mijëra luftëtarë, anëtarë të LDK, të fshehëdet në të katër anët e Kosovës dhe përsëritën thirrjen e shtuar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve kudo që ndodhen e kushdo që mundet prej tyre të luftojë për çlirimin nga agresori barbar. Dy partitë shpërhen për protektoratin ndërkombëtar të Kosovës si fazë kalimtare që mbetur të përcaktohen për Kosovën e lirë dhe të pavarur, përputhje me votimin e përsëritur të shqiptarëve dhe sakrificat e tyre në fushëbetejë e Kosovës. PD dhe LDK dënojnë se të gjithë faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës të bashkëpunojnë në përputhje me marrëveshjet e bëra më të gjitha forcat në mënyrë që të shfrytëzojnë të gjitha mjetet materiale dhe njerëzore në funksion të fitores. Ata kanë bërë të palëkundur se NATO do ta fitojë betejën, se shqiptarët do të jenë bashkautorë të kësaj fitoreje dhe do të rikthehen përfundimisht në trojet e tyre etnike. PD dhe LDK dënojnë me ashpërsinë më të madhe mbajtjen peng të Kryetarit të LDK dhe Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova nga diktatori i Beogradit, kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij e të familjes së tij dhe konsiderojnë të pavlefshme të gjitha deklaratat e bëra në këtë rrethana. PD dhe LDK konsiderojnë të domosdoshme krijimin e një përfaqësie të gjithë Kosovës, rezultat i një procesi bashkëpunimi dhe kompromisi faktorëve politikë dhe ushtarakë. PD denoncojnë projektet përçarëse të disa segmenteve të pushtetit aktual në PTSH dhe mjeteve të tjera të informacionit. LDK shpreh mirënjohjen ndaj PD dhe të gjithë shqiptarëve për mikpritjen dhe ndihmën e tyre në ndihmë të të shpërngulurve nga Kosova. PD dhe LDK rikonfirmojnë se zgjedhja që japë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon është Kosova nën protektoratin ndërkombëtar dhe mbetja dhe shpreh e vullnetit të lirë të popullit të Kosovës për pavarësi.
“Apache”, së shpejti në sulm
Prokuroria mbron hajdutët e ndihmave
Hetuesit kanë frikë të nisin proces penal mbi vjedhjet e ndihmave humanitare nga pushtetarët
Burime nga prokuroria deklarojnë se ata që vjedhin ndihmat mbrohen nga funksionarët e lartë të parlamentit dhe SHIK-ut
NE FAQEN 4
LDK: Do të punojmë sipas statutit, deri në lirimin e Rugovës
Partia më e madhe e shqiptarëve të Kosovës i rikthehet funksionimit normal
NE FAQEN 3
Zhospen nuk ka kërkuar ndarjen e Kosovës
Kryeministri i Francës, përfundoi vizitën në Tiranë
NE FAQEN 3 Fabrikuesit e “tradhtarëve të kombit” Nga Veli KARAHODA NE FAQEN 7
Majko, ndahu nga planet antishqiptare
“Bashkimi për Demokraci” kërkon ulje të tensioneve politike në vend. Liri për Spahiun dhe ushtarët e UÇK-së
Beja: “Në përpjeksi insistojmë që të shkojmë drejt uljes së tensioneve politike të brendshme në mënyrë që shqiptarët të bashkohen për përballimin e luftës që kemi përpara”
NE FAQEN 3
Schuessel: Përkrahje për Rugovën
Zv/kancelari austriak kërkon praninë e një force ndërkombëtare në Kosovë
Nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli takoi Zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Jashtëm austriak
NE FAQEN 2
Ndihmat arrijnë vetëm në Rinas
Kosovarët ankohen se ndihmat vijnë me pikatore në kampingjet e tyre
Shumë nga kosovarët e pyetur në kampingjet e Tiranës apo të Liqenit Artificial thonë se kanë marrë shumë pak ndihma në veshje e ushqime
NE FAQEN 5
Serbët godasin me artileri gjithë brezin kufitar
Forcat serbe bombardojnë fshatrat shqiptare në veri. Digjen posta kufitare e Qafë Prushit, dy shtëpi dhe një kabinë elektrike në Borje dhe Zápod
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 2 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë shqiptarët.
Qeveritarë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e atyre, të cilët kanë qenë të përveçëm, por nuk prekën asnjë Demokratë dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e ndjenë Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresht-? qeveria, ose duhet ta kapë e nxjerrë para drejtësisë ata dhe të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka organizuar vrasjen e Azem Hajdarit.
Njoftim
Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët e PDSH-së se ditën e hënë më datë 03 maj 1999 në orën 11.00 organizohet në Tiranë mbledhja e Këshillit Kombëtar me rend dite:
1. Qëndrimet politike të PD lidhur me problemin kombëtar e zhvillimet në Kosovë dhe angazhimi i strukturave të saj për trajtimin e të ardhurve nga Kosova në përpjekje për t'i shpëtuar genocidit dhe spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit.
2. Situata në veri të vendit dhe sigurimi i ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit shtetëror.
3. Qëndrimi i PD ndaj vazhdimit të revan shit politik, dhunës e proceseve politike të ndërmarra nga koalicioni qeverisës.
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 342200/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, masazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA