04/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 maj 1999

Serbët i venë zjarrin Hasit

Bombardime intensive në territorin shqiptar. Shkatërrohet posta kufitare e Qafë-Prushit Të dielën rreth orës 18.00, në afërsi të fshatit Dobrunë të rrethit të Hasit, forcat ushtarake serbe kanë bombarduar dhe djegur 5 sht[i?]pi në lagjen Hot të këtij fshati. Po gjatë kësaj dite, si pasojë e bombardimeve serbe, është shkatërruar repeditori i kanalit televiziv shtetëror dhe lokal, si dhe kati i dytë i postës kufitare në Qafë-Prush. NE FAQEN 5

Arrestohet shoferi i Azemit

Ata që vranë heroin e Dheutrit, po burgosin edhe bashkëpunëtorët e tij NE FAQEN 5

PD, aleate e NATO-s

Mbledhje e rëndësishme e Këshillit Kombëtar të PD-së. Përshëndetet qëndrimi i PD për çështjen kombëtare, unifikimin e faktorëve politikë dhe ushtarakë në Kosovë dhe ndihma që PD dhe strukturat e saj kanë dhënë për të ardhurit nga Kosova NE FAQET 2 - 3 Berisha: Kush të dojë të shkojë në parlament PD denon politikën e qeverisë në shpërndarjen e ndihmave dhe denoncon heshtjen e saj përballë çënimit të territorit shqiptarë në verilindje

Pa LDK nuk ka të ardhme në Kosovë

Konferencë shtypi e delegacionit të LDK në Tiranë LDK theksoi se në radhët e UÇK ka një shumicë të madhe anëtarësh të Lidhjes Demokratike dhe shumë nga martirët e kësaj lufte kanë qenë drejtues të LDK në terren. Tirana të mos shpikë “komisarë” për UÇK. “Një ministër që kini emëruar nga Tirana, ka qenë me mua në bodrum në Prishtinë, kur ka marrë vesh që e kini bërë ministër”, i tha një anëtar delegacionit zoti Majko. NE FAQEN 4

S’ka ujë, qyteti në prag të shfarosjes

Mjekët në alarm: Nuk ia dalim më sëmundjeve Sipas autoriteteve lokale ndodëse në Kukës ka një numër të madh epidemish meksikës sapo prapë ky qytet është shumë i rrezikuar nga shpërthimi i epidemive të ndryshme NE FAQEN 7

Kosovarët: Ndihmat, vetëm në televizor

Nga shoqatat në tregje, ky është udhëtimi i ndihmave Të gjithë kosovarët e pyetur në kampingje në lidhje me ndihmat që ju sjellin shoqatat tregojnë se ato janë një nocion i dëgjuar dhe i parë vetëm në televizor NE FAQEN 7

Presidenca radhitet me serbët kundër shqiptarëve

Meidani njësoj si Milosheviçi keqpërdor Lidhjen Demokratike të Kosovës Presidenca shqiptare dhe Rexhep Meidani, Presidenti socialist i Shqipërisë përbëjnë aktualisht faktorin më përçarës të shqiptarëve të Kosovës si dhe një nga elementët e faktorëve antishqiptarë që përpiqen të pengojnë zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Qëndrimi i Meidanit gjatë gjithë kohës që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s dhe më pas mbetet qëndrimi më i papërgjegjshëm dhe më negativ që strukturat e shtetit shqiptar kanë manifestuar. Meidani vetëm 3 ditë gjithsej intensive të NATO-s mori mundimin të fliste për sulmet e NATO-s të Aleancës. Meidani edhe më pas në qëndrimin e tij nuk u përmbajt në asnjë drejtim qëndrimit europerëndimor për sulmet ajrore dhe zgjidhjen e konfliktit. Ai është i fundit njeri që u shpreh për trupat tokësore. Po ashtu në kulmin e luftës a fliste për marshalin ballkanik, ndërkohë që nuk tha asnjëherë asnjë fjalë për qindra mijëra njerëz të uritur nga Kosova, që me mijëra mbajnë shpirtin gjallë në sheshe të hapura anekënd Shqipërisë. Veç këtyre qëndrimeve, Meidani është përçuesi më i mirë i politikës së Serbisë në Shqipëri me përpjekjet titanike për përçarjen e faktorit shqiptar. Një qëndrim i tillë nuk shprehet thjesht në mbështetjen e kriminelëve serbë në Kosovë dhe investimin për të sjellë në pushtet njerëz të afërt ideologjikë në Kosovën e pasluftës, por në diferencimet dhe mashtrimet e paskrupullta që vihen në ndaj faktorëve politikë të Kosovës. Rasti i mashtrimit me deklarimet e përfaqësuesve të LDK-së është shprehja më e qartë e një qëndrimi të tillë. Njësoj si Slobodan Milosheviçi që pas ka burgosur Rugovën përpjeket ta përdorë për propagandën e tij, edhe Meidani e përdor të përdorte LDK dhe njerëzit e Rugovës për qëllimet e tij që përputhen me ato të Milosheviçit. Në komunikatën zyrtare të dalë nga zyra e tij ai e mashtroi opinionin në mënyrë krejt të pacipë dhe vetëm këmbëngulja e anëtarëve të delegacionit të LDK-së bëri që ato të ndryshojnë në lajmet e fundit. Edhe në këtë lajm, komunikata nuk ishte fare korrekte dhe i përmbante në thelb qëllimit serb të Presidentës, për përdorimin e LDK-së sipas interesave të Meidanit. Presidenca jo vetëm që nuk kërkoi falje për montaturën skandaloze tipike e inverviste dhe ala Slobodan, por e interpretoi vullnetin e mirë të LDK-së për të respektuar të gjitha faktorët shtetërorë dhe politikë shqiptarë sipas qëllimeve të mbrapshta të Presidentit. Presidenca dhe Presidenti me qëndrimet dhe veprimet e tyre janë radhitur publikisht në anën e atyre interesave që shkojnë kundër interesave të shqiptarëve dhe Perëndimit, në konfliktin mes Serbisë dhe Perëndimit e shqiptarëve. A.Lu.

Milo: “Nuk e kemi njohur Qeverinë e Thaqit”

Kthesë e fortë e ministrit të jashtëm shqiptar NE FAQEN 4

Policia arreston 3 të ardhur nga Kosova

Situatë e tensionuar në qytetin e Shkodrës. Protestë para bashkisë për lirimin e të burgosurve NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 234 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pasheqësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Rezoluta e Këshillit Kombëtar të PDSH-së

Këshilli Kombëtar i PDSH-së i mbledhur sot me dt. 03 Maj 1999 pasi mori në analizë dhe diskutoi gjerë-sisht rreth: Qëndrimeve politike të PD lidhur me problemin kombëtar të zhvillimit në Kosovë, si dhe angazhimin e strukturave të saj për trajtimin e të ardhurve nga Kosova në përpjekje për t’i shpëtuar genocidit dhe spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Milosheviçit; Situatës në veri të vendit dhe sigurimit të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit shtetëror; Vazhdimit të re-vanshit politik, dhunës e proceseve politike të ndërmarra nga koalicioni qeverisës; Vendosi: Qëndrimet politike të adoptuara gjatë kësaj periud-he nga Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me çësh-tjen kombëtare shqiptare dhe problemin e Kosovës në ve-çanti, e kanë shndërruar atë në shpresën më të qartë dhe mbështetësen kryesore të interesave kombëtare mbarëshqiptare, në respekt të plotë me standartet e kërkuara nga aktet ndërkombëtare. PDSH, gjatë gjithë ekzistencës së vet jo vetëm që ka kërkuar zgjidhjen e problemit të Kosovës mbi bazën e parimit të vetëvendosjes, por e ka konsideruar pavarë-sinë e Kosovës si një kusht të domosdoshëm për një stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan. Insistimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Parlament[i?] Shqiptar me 1991, ndërkombëtarizimi i problemit të Kosovës në dokumentin kryesor të Samitit të Helsinkit në vitin 1992, mostolerimi në vijimësi ndaj çdo tendence që synonte primimin e interesave për pushtet politik, e kanë shndë-rruar PDSH në sytë e gjithë opinionit publik si shprehë-sen më besnike të interesave kombëtare dhe atdhetare shqiptare. Ka qenë kjo vendosmëri e PDSH që ka bërë të dëshmojë të gjitha përpjekjet për të vënë në zbatim skenarë antikombëtarë që kanë kulmuar jo vetëm në ngjarjet e Marsit 1997, por edhe në Kretë, Lisbonë, Kr-asmonat, që herë kanë synuar dobësimin e mbështetjes së Shqipërisë, herë kanë kërkuar ta zhvendosin çështjen e Kosovës nga tryezat e diplomacisë ndërkombëtare, në një problem të Milosheviçit dhe herë të paraqitin vetëqëndresën e kosovarëve për mbijetesë ko-mbëtare e njerëzore si një lëvizje të frymëzimeve ideologjike, që përbuzet tashmë nga bota demokratike. Këshilli Kombëtar i PDSH shpreh kënaqësinë e tij Kombëtar i PDSH shpreh kënaqësinë e tij të madhe që në këtë ditë të vështira dhe kritike për kombin tonë, shqiptarët kanë në krah të tyre SHBA dhe vendet perëndimore me të cilët ndajnë vlerat e qytetërimit të tyre, të lirisë dhe demokracisë. Këshilli Kombëtar shpreh mirënjohjen më të thellë për presidentin Klinton dhe udhëheqësit e vendeve kryesore perëndimore, për vendosmërinë e tyre në mbrojtjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe për planet e shpallura prej tyre për renditjen politike dhe ekonomike të Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovës. Si forca politike shqiptare properëndimore, PD do tërësisht disponimin e saj politik në funksion të këtij rindërtimi. I. Këshilli Kombëtar përshëndet përpjekjet e bëra nga Kryesia dhe Kryetari i PDSH, Berisha për të mundësuar unifikimin e qëndrimit politik shqiptar ndaj problemit kombëtar. “Një Komb një Qëndrim”, që një vit më parë shërbeu si paralelë e PD për unifikimin e mbështetjes kombëtare, sot është shndërruar në një doktrinë mbarëshqiptare. Këshilli Kombëtar vlerëson rolin e rëndësishëm të arritur pas takimeve me përfaqësuesit të të gjitha forcave politike, në të cilën të gjitha forcat politike shqiptare duke njohur njëri tjetrin të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Kosovë dhe duke u shprehur publikisht me një qëndrim unik për problemin kombëtar, i dhanë një goditje të rëndë linjës antikombëtare që shoqëroi çështjen tonë kombëtare gjatë gjithë historisë së saj të këtij shekulli, duke ndikuar dukshëm edhe në krijimin e përfaqësimit më të gjerë që Kosova kishte pasur ndonjëherë në Konferencën e Rambujesë. Këshilli Kombëtar e konsideron mbarëvajtjen e Rambujesë dhe nënshkrimin e saj, si një etapë të rëndësishme në zgjidhjen e problemit të Kosovës, pasi ajo mundësonte garantimin e kufijve të Kosovës, i jepte fund sundimit një shekullor serb në Kosovë duke e shndërruar atë në protektorat perëndimor, dhe se jepte mundësi për ndërtimin e institucioneve. (Vijon në faqen 3)

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.