Kolera më e shpejtë se evakuimi
Kukësi është mbipopulluar. Arrin në 160 mijë numri i banorëve
NE FAQEN 5
Ja pse do të humbë Slobodan Millosheviçi
Nga Robin COOK,
sekretari i Shtetit
për Punët e Jashtme
NE FAQEN 3
Qeveria fajtorë për situatën
Flet prifti Don Karmelo les Roza përfaqësuesi i kishës së Mamurasit
NE FAQEN 5
Kush do ta mbrojë Veriun e Shqipërisë?
Nga Bardhy LONDO Sulmet serbe në Veri të Shqipërisë kanë vazhduar pothuajse çdo ditë. Madje nganjëherë ato kanë marrë përpjestime të tilla që të kujtojnë luftën e vërtetë dhe ka pasur të vrarë e të plagosur nga forcat kufitare shqiptare, ashtu siç ka pasur edhe skakërrime shpesh të prej granatimeve të serbëve. Dihet qëndrimi që do të mbante në një rast të tillë çdo shtet i lirë e sovran. Shqipëria, në shumicën e rasteve, ose nuk i është përgjigjur sulmit serb duke u lënë të kuptojë agresorëve se ata mund të bëjnë ç'të duan në tokën tonë, ose ka treguar paaftësinë apo papjekurinë për t'u mbrojtur. Autoritetet shqiptare e kanë justifikuar këtë inferioritet me “ruajtjen e qetësisë” dhe me faktin se çdo lëvizje duhet koordinuar me NATO-n. Natyrisht, askush nuk u kërkon qeverisë shqiptare të futet në një aventurë dhe të derdhë gjak kot, kur dihet që ka një fqinj fare të papërgjegjshëm dhe që është i gatshëm të bëjë marrëzitë më të mëdha gjakderdhëse në kurriz të shqiptarëve. Por sovraniteti dhe paprekshmëria e Shqipërisë janë të shenjta dhe ato duhen ruajtur me nder e dinjitet. Shqiptarët kanë aq forcë e mundësi sa të ruajnë tokën e tyre të paprekur nga përdhosja e çizmes barbare serbe. Këtë duhet ta dinë mirë dhe qeveria shqiptare, duhet të bindet dhe ajo që, sepse shqiptarët janë të bindur në vetvete. Nga ana tjetër, NATO nuk pengon askënd të mbrojë kufijtë e vendit të vet, madje një aksion i tillë do të ishte një ndihmë e madhe edhe për vetë NATO-n dhe UÇK-në. Po ajo që të habit më shumë në qëndrimet e qeverisë shqiptare ndaj agresorëve serbë, është propaganda e saj. Kjo propagandë në mënyrë të papërgjegjshme, e minimizon këtë sulme duke i quajtur ato “incidente” gati të zakonshme dhe të parëndësishme, kur gjithë media botërore po alarmon për këtë barbari të serbëve. Në Tiranë sulmet serbe ndaj pikave kufitare dhe fshatrave shqiptarë, merren vesh nga televizioni e huaja, i cili i japin madje edhe më shumë filmime në vendin e ngjarjes. Ndërsa media shqiptare i transmeton ato me disa orë distancë nga televizioni e huaja, pa figurë dhe me një minimizim të papëkuptueshëm të rrezikshmërisë së tyre. Dihet që kufirin duhet ta mbrojnë të gjithë shqiptarët, por nga qendrimi i deritanishëm i qeverisë së sotme shqiptare, shtrohet pyetja: kush do ta mbrojë Veriun e Shqipërisë, sepse, me sa duket, strukturat shtetërore shqiptare e kanë kërkuar këtë vetëm nga banorët e Veriut. Vetëm në zonat verilindore deri tani janë kërkuar rekrutë për shërbimin ushtarak të detyruar, apo rezerva që të thirren në raste urgjente. Një konceptim i tillë i mbrojtjes së vendit është jo vetëm i papranueshëm, por dhe tepër i dëmshëm. Çdo pëllëmbë e kufirit shqiptar u takon të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë janë të gatshëm për ta mbrojtur atë. Kur është në fjalë Tropoja dhe Kukësi, në luftë është edhe Saranda apo Pogradeci. Të ndërtohen një politikë të tillë ku Veriu dhe Jugut ta mbrojnë vetëm Veriun, ndërsa Jugun vetën Jugu do të thotë ta lësh Shqipërinë në mëshirën e fatit dhe ta bësh prerë të agresorit më të parë që mund të invadojë kufijtë e saj. Nuk është hera e parë që qeveria me shumicë socialiste është kritikuar për politikën e diferencuar midis Jugut dhe Veriut dhe për përbërjen e saj ku mbisundojnë ministrat me origjinë e psikologji nga Jugu. Por të arrish dhe dhe për çështje të tilla siç është qendresa ndaj një agresioni serb ta lësh kufirin shtetëror vetëm në duar të banorëve të Veriut, do të thotë ta lësh vendin pa mbrojtjen e duhur dhe të mbështetës përqarjen kombëtare. Deri tani mobilizime rezervistësh dhe thirrje ushtarësh, janë bërë vetëm në Veri, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë vazhdon jetën dhe ritualin e përditshëm, aq sa është tepër e vështirë që në këto zona të kuptohet se Veriu i Shqipërisë është jo vetëm i kërcënuar, por pothuajse çdo ditë zhvillohet disa orë shkëmbime zjarri me të gjitha kalibrat e armëve që disponohen. Po a egziston kjo ndarje dhe ky veçim në popull? Ngjarjet e fundit, mënyra si u pritën shqiptarët e dëbuar nga Kosova deri në skajin më jugor të Shqipërisë, dëshmon se koncepti i ndarjes gjeografike shqiptare nuk egziston fare në psikologjinë e shqiptarëve, madje kjo psikologji pozitive shtrihet edhe tej kufijve të sotëm shtetërorë. (Vijon në faqen 2)
Hasi: Na jepni armë të mbrojmë shtëpitë
Peticion i fshatrave kufitare të Hasit drejtuar qeverisë: “Na latë në dorën e serbëve. Shtëpitë tona u shembën dhe njerëzit po vriten. Fëmijët tanë janë shndërruar në refugjatë lufte”
“Në Vlahën forcat serbe kanë hyrë brenda territorit tonë, kanë ndërtuar pozicione në drejtim të lagjes Kovaç dhe Goçaj. Te Livadhi i Delrecit në lagjen Muhadër, forcat serbe kanë vendosur çadrat në tokën tonë. Pikën tonë të vrojtimit e kanë pushtuar serbët”
NE FAQEN 2
“ Në Vlahën forcat serbe kanë hyrë brenda territorit tonë, kanë ndërtuar pozicione në drejtim të lagjes Kovaç dhe Goçaj. Te Livadhi i Delrecit në lagjen Muhadër, forcat serbe kanë vendosur çadrat në tokën tonë. Pikën tonë të vrojtimit e kanë pushtuar serbët”
Bicaj: Hashim, lëri përçarjet e shqiptarëve
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës përgënjeshtron zyrën e Thaçit
NE FAQEN 3
Vritet punonjësi i Kontrollit të Shtetit
Mister mbi motivet e vrasjes në qendër të qytetit. Tmerr dhe panik tek qytetarët durrsakë
NE FAQEN 4
Arbnori: Jemi politikanë, jo çinovnikë të dorës së tretë
Nuk u takon demokratëve të bëhen bashkëjtorë në këtë lojë të ndyrë
NE FAQEN 2
Furnizimi me ushqime, problem për të ardhurit
Të thërruarit në kampingje shprehin pakënaqësi ndaj qeverisë për ndihmat
NE FAQEN 4
Deputetët belgë propozojnë Rugovën për çmim “Nobel”
Deputetët flamandë të parlamentit belg propozuan dje që Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova t’i jepet çmimi “Nobel” për paqe. Përjashtim nga ky propozim bënë vetëm disa deputetë të ekstremit të djathtë belg, të cilët u deklaruan kundër deklaratës së shumicës së parlamentarëve belgë.
Deputetët belgë kanë vlerësuar se tepërmi rolin që ka luajtur Ibrahim Rugova dhe opsionet e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së tij politike. Propozimi i deputetëve belgë merr një rëndësi të veçantë edhe për momentin kur ai parashtrohet. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, aktualisht po mbahet peng nga regjimi barbar i Millosheviçit. Ai ka vendosur të mbahen peng Kosovë dhe të ketë të njëjtin fat me Kosovën, ashtu sikurse edhe drejtues të një anije, i cili nuk e braktis atë në momentin më të vështira, edhe sikur kjo anije të mbytet.
Ibrahim Rugova ka qenë udhëheqësi i parë, i cili ka kërkuar publikisht një protektorat të Kosovës nga NATO si dhe ndërhyrje tokësore të këtyre trupave ushtarake në Kosovë. Propozimi për t’i dhënë Rugovës çmimin “Nobel” për paqe bëhet në një kohë mjaft të vështirë për të, dhe kur ai po sulmohet dhe akuzohet si tradhtar, përveç Millosheviçit edhe nga klane të caktuara që shohin hotele luksoze të Tiranës. Kontributi i Ibrahim Rugovës për çështjen e Kosovës është i padiskutueshëm dhe vlerësimi me i denjë për këtë kontribut është dhe propozimi i parlamentit belg për t’i dhënë atij çmimin “Nobel” për paqe.
Rradhë pafund tek Kryqi i Kuq
Rifillon shpërndarja e ndihmave. Gjithë dita për një kuti ushqime
NE FAQEN 5
Baba e bijë pushkatohen nga banditët
Vrasje makabre në qendër të qytetit të Shkodrës. Merret peng një 25-vjeçar
Dje në orën 11.00, persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri duke vrarë shtetasin Zeqir Sulejmani, 50-vjeç, dhe të bijën e tij, Majlinda Sulejmani, 29-vjeç. NE FAQEN 4
Bujar Bukoshi takohet me senatorin Bob Doll
Kryeministri i Republikës së Kosovës vazhdon vizitën në SHBA
Kryeministri i qeverisë së Kosovës Bujar Bukoshi dhe ekipi i tij u takuan dhe senatorin Bob Doll, ish kandidat për president i SHBA. Senatori Doll u informua nga qeveria shqiptare e Kosovës, rreth fushatës së spastrimit etnik në Kosovë, dhe katastrofës humanitare me të cilën po ndeshen të deportuarit nga Kosova. Zoti Bukoshi shprehu mirënjohjen e thellë SHBA për iniciativën e tyre politike dhe ushtarake në ndihmë të zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Ai tha se shqiptarët shikojnë tek NATO dhe SHBA aleatët e tyre historik për një Kosovë të lirë dhe një shoqëri perëndimore.
Senatori Doll shprehu vlerësimet e tij për faktin që shqiptarët nënshkruan marrëveshjen e Rambujes dhe që po bashkëpunojnë me faktorët ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj krize. Bukoshi gjendet në SHBA në kuadrin e një vizite disa ditore gjatë së cilës do të mbante kontakte dhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit si dhe kongresmenë e senatorë të SHBA. Zoti Bukoshi zhvilloi gjithashtu një takim me gazetarët.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 234 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që të lënë të lirë dhe të paqashësuar kriminelët që e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA