06/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 maj 1999

Policia ushtarake vret një luftëtar të UÇK

Kërkohet të mbulohet me mister vrasja e të riut nga Kosova, Gashi Në vendngjarje janë parë edhe Fatos Klosi me Jakup Krasni-qin. Këta duhet të sqarojnë se pse u vra luftëtari i lirisë dhe ku është zhdukur trupi i tij NE FAQEN 2

Tregu i mbushur me ushqime të skaduara

Shoqata e Konsumatorit lëshon alarmin: NE FAQEN 5

Fatos Nano kërkon monopolin e ndihmave

Klani i Presidencës dhe i ish kryeministrit rivihet përballë njëri-tjetrit Në mentalitetin e socialistëve nuk është e pranueshme që të cënohet solidariteti edhe kur grabisin Monopoli i shpërndarjes së ndihmave humanitare për të ardhurit nga Kosova acar[o]n luftën mes klaneve në Partinë Socialiste dhe në qeverisjen aktuale. Fatos Nano reagoi ashpër dje në grupin parlamentar të socialistëve ndaj qeverisë që ka shkelur kushtetutën kur ka emëruar Kastr[i]ot Islamin në postin e koordinatorit të Komisionit të Emergjencës për ndihmat. Nano i ka kërkuar deputetëve të tij që të verifikojnë rolin e Kastriot Islamit në shpërndarjen e ndihmave miliona dollarëshe që komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Shqipëri për të përballuar fluksin e madh të shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova prej dhunës barbare serbe. Sulmi i tij ndaj Islamit, Nano e ka motivuar me papajtueshmërinë ligjore që ekziston mes mandatit të deputetit dhe mbajtjes së një funksioni ekzekutiv në administratën shtetërore. Islami, që është sulmuar njëkohësisht edhe nga mbështetësit e Nanos në radhët e grupit parlamentar të PS-së, është justifikuar se propozim parlamentarizmi në këtë Komision të Emergjencës dhe nuk ka asnjë shkelje të mandatit të deputetit në këtë funksion. Për më tepër, Islami, ish-krahu i djathtë i Nanos e ka akuzuar atë se po bën një politikë destruktive. Por, Nano duket se nuk mbetet vetëm në shprehjen e pakënaqësisë së tij. Ai do të ndalet vetëm me largimin e Islamit nga “detyra e pajtueshme”. Për Nanon dhe klanin e tij është e rëndësishme që të uzurpohet posti ku drejtohet operacioni i shpërndarjes së ndihmave. Klani i Nanos ka fituar tashmë një përvojë në grabitjen e ndihmave, kur në vitin ’91 arriti të përvetësojë më shumë se 7 milionë dollarë ndihma italiane. Nano është në dijeni të skemave të dyshimta të qeverisë për shpërndarjen e ndihmave, ku ka hapësira të gjera për të realizuar abuzimet, sikurse ka ndodhur gjatë këtyre dy muajve. Sulmi i Nanos ngjan të ketë edhe një arsye më të drejtpërdrejtë. Mbase, Islami, që tashmë është renditur në klanin e presidentit, ka i prishur planet e Nanos dhe klanit të tij për të lëvruar për llogari të tyre miliona dollarë që kanë vërshuar në Shqipëri me emrin “ndihma humanitare”. Kjo, pasi edhe sulmi i Nanos duket disi i vonuar, kur dihet se Islami ka rreth dy muaj që është vendosur në këtë detyrë nga kryeministri Majko. çenohet solidariteti edhe kur grabisin. Megjithëse, Nano e brengosi vetëm burgun për grabitjen e ndihmave në vitin ’91, pothuajse e gjithë qeverisja e atëhershme ishte e përfshirë në skandalin e ndihmave. Por, që atëherë kanë kaluar vite, dhe sot qeverisja e socialistëve ka marrë pak edhe nga partia e Çekës edhe nga partia e Gjinushit. Goditja e pozitave të Islamit në krye të Komisionit të Emergjencës është pjesë e strategjisë së Nanos për të rimarrë nën kontroll pushtetin që e la vitin e shkuar. Dhe në këtë sulm për të monopolizuar shpërndarjen e ndihmave, është e qartë se bën pjesë edhe përpjekja e Nanos për t’u rikthyer në krye të Partisë Socialiste, duke përdorur të gjitha mjetet. Artur KOPANI

Rugova, i lirë në Romë

Presidenti i Kosovës dhe kryetari i LDK-së shpëton nga ferri serb. Ai së bashku me familjen arriti dje mbasdite në Itali Amerikanët: Mezi presim të takohemi me liderin e shqiptarëve të Kosovës NE FAQEN 3

Rrëzohet një "Apach", vdesin pilotët

Berisha përshëndet lirimin e Rugovës

Shpreh gëzimin tim për lirimin e Presidentit Rugova dhe familjes së tij nga një periudhë pengëzimi në të cilën ai ndau fatin e tij me popullin shqiptar të Kosovës. Falenderoj dhe shpreh mirënjohjen time për të gjithë qeveritë perëndimore, institucionet ndërkombëtare dhe veçanërisht negociatorët direkt që kërkuan dhe insistuan në lirimin e Presidentit Rugova duke bërë presionet e duhura e në mënyrë të veçantë Italinë më ke që e priti atë. Pres me kënaqësi të takohem me Presidentin Rugova dhe shpreh bindjen se Presidenti Rugova i lirë së bashku me të gjithë faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës do të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e merituar të problemit të Kosovës.

Sot, gjyqi farsë për ...

Rifillojnë seancat gjyqësore për “kry-engritjen e armatosur” të 14 shtatorit Sot, gjyqi farsë për

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 236 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lire dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha viziton familjen Hajdari

PD bën homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit” Drejtuesit e PD-së bënë vizitë edhe në familjen e Njazi Lleshit, e cila i ka dhënë dy dëshmorë luftës antifashiste NE FAQEN 3

Gjinushi do ta bëjë Kuvendin, si pallati që ndërton pa leje

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Genc Pollo prononcohet pas kërcënimit të kryeparlamentarit Kryetari i Parlamentit alla kallash, Shkëndër Gjinushi ka kërcënuar deputetët e PD-së, se do të bënte zvendësimin e tyre, duke shtuar edhe një fakt tjetër që tregon fytyrën e vërtetë të tij në shërbim të klanit aktual qeverisës. I pyetur për këtë deklarim dhe kërcënim të Gjinushit, nënkryetari Genc Pollo, pyetjes sonë iu përgjigj, se veprimi i Gjinushit ishte thjesht një dëshirë me të cilën kërkon të bëjë edhe Kuvendin Popullor, siç ka bërë pallatin e tij pa leje ndërtimi. Për këtë provokime të tij, theksoi Pollo, ai do të mbajë vetë përgjegjësitë së bashku me të tjerët që ndan rolet, duke u shfaqur njëherë ndryshe e njëherë në sojin e vet, siç ishte puna e ish kryeministrit. PD aktualisht në plan të parë do të ketë synim largimin e Gjinushit nga posti që mban si dhuratë e klaneve qeverisëse, pasi ai vazhdon të luajë një rol regresiv në politikën shqiptare. Kështu kërcënimi i Gjinushit, ka qenë një veprim i detyruar dhe original i tij, për të fituar kredibilitetin e humbur në mesin klanor që bën pjesë. F. TERZIU

Sot, gjyqi farsë për burgosjen e opozitës

Rifillojnë seancat gjyqësore për “kryengritjen e armatosur” të 14 shtatorit tin Sot, gjyqi farsë për burgosjen e opozitës Gjykata e Tiranës ka muaj që e zvarrit shqyrtimin dhe gjykimin e dosjes hetimore të “kryengritjes së armatosur”, pasi në të mungojnë provat dhe faktet në mbështetje të akuzës së sajuar NE FAQEN 4

Telekomi pezullon telefonat e PD-së

Qeveria vazhdon përpjekjet për izolimin e opozitës Karamitro: “Për mua urdhëri për mbylljen e telefonave nuk është ekonomik, por politik” NE FAQEN 5

[Tekst i prerë në skajin e sipërm] fundi !” Dhe nuk do të jetë ... material shumë jetë, aq shumë jetë që ... sa unë vazhdoj. ... Agimit ... Komandant ... Kosovës ... Agimi ...

Njoftim për shqiptarët nga Kosova

Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj , falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarët të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 302 29 dhe 323 55. REDAKSIA