09/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 maj 1999

Nderim për të rënët e Kosovës

Miting i madh në 8-mujorin e vrasjes së Azem Hajdarit Në tetë mujorin e vrasjes së tribunit të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari, “Bashkimi për Demokraci” organizon në Sheshin “Skënderbej” një miting të madh paqësor në kujtim të të rënëve në Kosovë, me datë 12 Maj 1999, ora 19.30. PARTITË E “BASHKIMIT PËR DEMOKRACI”

Shtyhet sërish seanca për të burgosurit politikë

Gjyakata dhe policia sajone pretekstë për të zvarritur gjyqin e 14 shtatorit NE FAQEN 4

Petro Koçi jep dorëheqjen. Ashpërsohet lufta e klaneve

Shefi i bandave të rebelimit komunist largohet nga detyra e ministrit të Brendshëm. Nano synon pushtetet e humbura

Karshillëku i fshehur i Tiranës ndaj Perëndimit

Nga Mero BAZE Paskal Milo shkoi në Romë për t’u takuar me Rugovën në një takim, të rregulluar nga agjencitë nga protokolli i diplomacisë perëndimore, që synon një kërkim ndjese të Tiranës zyrtare ndaj gjithë asaj që kanë bërë kundër Rugovës. Pas takimit Milo po hesht, ndërsa duket se Tirana ka humbur përfundimisht shansin të përmbysë politikisht dhe të eliminojë fizikisht Rugovën. Nga mënyra se si rrjedhën ngjarjet Tirana duket se sigurt, në mos daljen gjallë të Rugovës nga Prishtina dhe me këtë llogjikë eliminimi, ajo filloi eliminimin politik të tij. Gjithçka që Tirana bëri gjatë këtyre 40 ditëve, ishte llogari mbi mungesën e Rugovës. Rikthimi i tij tashmë në pozicionin e presidentit të Kosovës, i mbështetur fuqishëm dhe nga kancelaritë më të mëdha të perëndimit, vendos Tiranën zyrtare në një pozitë mjerane, pasi ajo tashmë nuk ka as fuqinë dhe as autoritetin e nevojshëm për të qenë një faktor në bisedimet dhe veprimet diplomatike rreth Kosovës. Thjeshtë tashmë qeveria do të vazhdojë të kryejë detyrat sanitare rreth refugjatëve, por nuk do të mund dot të jetë një faktor institucional rreth të ardhmes së tyre. Tirana nxiti një “karshillëk” shqiptar ndaj Perëndimit Rugova do të vizitojë këto ditë tri kryeqytete europiane dhe do të pritet në nivelet më të larta, ndërsa pritet të takohet me Klintonin javën që vjen në Washington. E gjithë kjo është terrorizuese për Tiranën zyrtare. Ata thjeshtë tashmë nuk dinë ç’të bëjnë as me Rugovën dhe as me ata që i shpikën si luftëtarë dhe njëkohësisht mandataren për qeveri të re në Kosovë. Në shtypin qeveritar të Tiranës, të shtunën u shfaqën simptoma e para të kësaj dileme, kur u deklarua se UÇK do të vazhdojë luftën e vetme deri në çlirimin e Kosovës. Me këtë logjikë po bëhen përpjekje nga tryeza zyrtare që të paraqesin fuqizimin politik dhe diplomatik të Rugovës, si një “tradhti” të re të Perëndimit ndaj çështjes shqiptare. Atyre s’fundit kundër Perëndimit më Tirana tani kanë deklaratat e G-8 rreth Kosovës, dhe përçarja para rezervave për Rugovën e të cilët krerët e shteteve perëndimore. Së pari, perëndimtarët deklaruan e G-8 janë fallse dhe sidomos më e fallshtë është arsyeimi se ai kërkon çarmatimin e UÇK. Kjo është përpjekje që shkruan e bardha mbi të zezë në marrëveshjen e Rambujesë dhe UÇK ka hedhur firmën. Çarmatosja e UÇK dhe gjithë grupet e armatosura në Kosovë, bile dhe në Shqipëri, është kusht numër një për të ndërtuar një jetë normale civile në perëndimin shqiptar. Armët në ushtri i duhen për luftë, paçka se larg qoftë nëse ndonjë drejtues i UÇK i ka shkuar në mendje të sillte si Fidel Kastrua me armë në brez dhe “pas revolucionit”. Deklarata e G-8 nuk bën asgjë përveç

Parlamenti Europian: Rugovën njohim si President të Kosovës

Rugova takohet me kancelarin Shrëder në Bon NE FAQEN 2 Bombardohet ambasada kineze në Beograd

Shqiptarët humbën një... / Beogradi ekzekuton

Berisha ngushëllon Presidentin Rugova dhe LDK-në për vdekjen e Aganit Shqiptarët humbën një Kosova humb një nga personalitetet e shquara të saj Beogradi ekzekuton

Bilanci i luftës dhe LDK

Pjesa e dukshme e tekstit fillon në mes të fjalisë: «… ndaj çështjes shqiptare. Atyrevet u janë dhënë rekomandime…» [?] «janë deklarata e G-8 rrugë Kosovës, dhe përkrahja pa rezervë për Rugovën e cilësuar konservatore e lëvizje perëndimore. Separat, rezervat për deklaratat e G-8 janë fallse dhe sidomos me fjalët është arsyetimi se ai kërkon ç’armatosjen e UÇK. Kjo pikë ka qenë e shkruar UÇK ka hedhur firmën. Çarmatosja e UÇK dhe gjithë grupeve të një për të ndërlidhur një të nesërme civile në hapësirën shqiptare. Armë nuk ushtrie i duhen për luftë, paqja se larg qoftë nesër ndonjë drejtues të UÇK i ka shkruar me mendje të sillët si Fidel Kastrua me armë përveçse me terma diplomatike ripërsërit marrëveshjen e Rambujesë dhe i heq Beogradit aleatët e fundit diplomatikë dhe ushtarakë në botë, të cilët ai po i përdor për të gjeneruar serbët, se “nuk janë vetëm”. Përpjekja për t’i bërë karsillikë tashmë shqiptar G-8, është hipokrizi dhe mosnjohë ndaj politikës perëndimore që e ktheu Kosovën në fishëbetjen e saj historike për të mbrojtur vlerat njerëzore dhe etikën e sistemit demokratik botëror. Karsilliku i shqiptarëve ndaj G-8 i ngjan asaj barcaletës se famshme të nallazeve që thonë se “bashkë me rusët jemi 300 milionë, kurse pa ta një kamion”. Nëse çështja shqiptare është sot një çështje në rend të ditës në gjithë politikën botërore ajo është thjeshtë jo se shqiptarët kanë rënë rrëmbyer pushkët e po çlirojnë Kosovën, por se ushtria e NATO-s po çliron Kosovën dhe shqiptarët janë aleatë me të. Çdo dilëm tjetër për të qenë jashtë kësaj aleance do të jetë një aventurë e pakëndshme, dhe për vetë Tiranën zyrtare që po përpiqet me kudhës të mbjellë këtë farë në disa individë të papërgjegjshëm që thirren në emër të Kosovës. Tani kur bëhet bilanci i 50 ditëve luftë në Kosovë, del se viktima të serbëve janë dy aleatët e ngushtë të Rugovës në Prishtinë, Bajram Kelmendi dhe Fehmi Agani, ndërkohë që në radhët e UÇK drejtuesit lokalë të LDK janë dëshmorët më të spikatur të saj. Rasti i Sali Cekut, Latif Berishës janë dëshmorët më të spikatur të LDK që ranë duke luftuar për Kosovën, dhe disa veprimtarëve të tjerë të LDK që ranë duke luftuar për Kosovën, janë ankthi që lë pa gjumë ata që duan të marrin përmes metodave të pandershme monopolin dhe legjitimitetin e luftës dhe paqes në Kosovë. Gruaja e Bajram Kelmendit, Nekibe Kelmendi e cila sot është një nga martiret e vërteta të Kosovës, pasi i ka falur Kosovës jetën e djemve dhe burrit të saj, i cili ishte dëshmitar i dhunimeve autentik i genocidit të serbëve mbi shqiptarët, pastaj në njërën kohë, veprimtaria e shquar e LDK e cila është arrestuar nga njerëz të papërgjegjshëm të grupeve staliniste të UÇK në vendin e vetë që shkoi për të njohur familjen e saj dhe kredibilitetin e intelektualëve të Kosovës. Tashmë kur analizoni kush po vritet me serbët dhe kush po përpiqet të marrë merita, del se Fehmi Agani u vra prej serbëve, por i papërgjegjshmëria e një grupi stalinist në krye të UÇK e lidhur ngushtë me SHIK në Tiranë, e kishte vendosur atë në krye të listave të pushkatimeve, për “tradhti”. (Vijon në faqen 3)

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 239 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që e fënë [?] të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

NATO, në krye të forcës së sigurisë në Kosovë

Këshilli Drejtues i “Bashkimit për Demokraci” vlerëson dokumentin e miratuar nëmbledhjen e G-8 NE FAQEN 3

Boinho Majkos: Ja si shpërndahen ndihmat

Komisionerja e Bashkimit Europian: Të ndihmohen familjet që mbajnë kosovarë NE FAQEN 3

Shqiptarët humbën një përfaqësues të shquar

Berisha ngushëllon Presidentin Rugova dhe LDK-në për vdekjen e Aganit Ekzekutimi mizor i Prof. Fehmi Aganit është një lajm tronditës për Partinë Demokratike, forcat demokratike dhe mbarë kombin shqiptar. Ky akt mizor i regjimit të Millosheviçit është dëshmi e re e platformës së shfarosjes që poollitet [?] në Kosovë, dhe likuidimi i udhëheqësve të tij të vërtetë politikë. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike ju shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje të pakompensueshme. Me Prof. Fehmi Aganin, populli i Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi humbën një nga përfaqësuesit e tij më të shquar, një ndër dhjetëra e të tij të përpjekur, që së bashku me Rugovën dhe Ibrahim Rugovën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e parë politike të Kosovës e cila shprehu dhe mbrojti interesat dhe idealet e shqiptarëve të Kosovës për liri, dinjitet dhe pavarësi. Si figurë e dytë kryesore e LDK-së, gjatë kësaj dekade, Prof. Fehmi Agani dha ndihmesën e tij të qenësishme në ndërtimin e shtetit paralel të Kosovës, në përfaqësimin e tij dhe interesave të tij në kancelaritë e ndryshme të Evropës, botës, në Rambuje e gjithkund. Prof. Fehmi Agani pas nënshkrimit të Rambujesë së bashku me Presidentin Rugova dhe përfaqësues të tjerë të popullit të Kosovës me në vendim solem[n] kaloi kufirin dhe shkoi në ndamë me popullsinë civile të paarmatosur të Kosovës, flakët dhe barbaritë e agresionit serb. Gjatë kësaj periudhe në ilegalitet së bashku me politikën e tij të Kosovës ai në Prishtinë, ku qëndroi gjer[s]a u vra, u bë shembull qëndrese, inkurajimi për bashkatdhetarët e tij. Ndaj edhe Pol Poti Evropës urdhëroi falangat e tij të ekzekutonin politikanin e shquar të popullit të Kosovës. Familja, LDK, Parlamenti dhe mbarë kombi shqiptar do ta nderojnë veprën e ndritur të Prof. Fehmi Agani.

Të zgjidhet çështja para se të kalojmë në vetëgjyqësi

Zarati i tronditur nga vrasja me implikime shtetërore e dy të rinjve paralajmëron qeverinë NE FAQEN 2

Gjyqtarët bojkotojnë testimin e Meidanit

Qindra gjyqtarë nga rrethet e vendit protestuan paqësisht para pallatit të Kongreseve NE FAQEN 2

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.