13/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 maj 1999

Dy të vrarë në Tropojë

Serbët futen në territorin shqiptar dhe bombardojnë shtëpitë NE FAQEN 2

Njerëzit e Thaçit japin para për propagandë në media

100 mijë dollarë nga fondi i zhdukur i UÇK-së për TV Arbërinë NE FAQEN 3

UNHCR dorëzohet, nuk ka më para

Të ardhurit nga Kosova rrezikojnë të mbeten pa ndihmë NE FAQEN 5

Parlamenti nuk njeh Republikën e Kosovës

Miratohet rezoluta që vijon linjën politike politike të Kretës dhe Lisbonës NE FAQEN 3 Tirana nderon Tribunin Azem Hajdari dhe të rënët e Kosovës

Kosova nën trysninë e përçarjes nga Tirana

Nga Edi PALOKA Qëndrimi i komunistëve shqiptarë dhe marksistëve të Kosovës ndaj Presidentit Rugova, nuk ka ndryshuar. Presidenca shqiptare nëpërmjet këshilltarëve të saj apo zëdhënësve vazhdon që sebashku me marksistët e Kosovës, ta quajnë Rugovën tradhëtar. Që këto qëndrime kanë vetëm një qëllim, përçarjen e faktorit Kosova, kjo ka qenë e ditur që në fillim, por në atë kohë komunistët kërkonin të justifikoheshin sepse Rugova ishte ende peng i Millosheviçit. Sulmet e para të komunistëve ndaj Rugovës filluan pas zgjedhjeve ditën që u formua në Tiranë qeveria Thaçi, ditë që çuditërisht përkoi me nxjerrjen e Rugovës në ekran prej Millosheviçit. Pas kësaj, kur perëndimi doli në krah të Rugovës duke e quajtur atë peng të diktatorit serb, pati një lloj tërheqje edhe të sulmuesve brenda Shqipërisë. Ata u detyruan të pranonin që Rugova mund të ishte peng e se takimi me Millosheviçin ishte i detyruar, por kjo nuk i ndryshoi përcaktimet e tyre për Presidentin shqiptar të Kosovës. Lirimi i Rugovës, si pasojë e presionit ndërkombëtar (presione diplomatike, por edhe bombardime), i vuri në një gjendje të vështirë komunistët shqiptarë dhe marksistët e Kosovës. Ata e shprehën hapur pakënaqësinë e tyre për lirimin e Rugovës pasi e dinin që tani Rugova do të fliste dhe atyre nuk do t’i mbetej më asnjë argument për sulmet. Ashtu ndodhi. Rugova u prononcua për të gjitha qëndrimet e tij e sidomos për ato qëndrime për të cilat edhe e kishin sulmuar. Tanime janë bërë publike qëndrimet e Rugovës si për bombardimet e NATO-s ashtu dhe për pavarësinë e Kosovës. Ai deklaroi se kurrë nuk është shprehur kundër bombardimeve të NATO-s siç theksoi edhe se lufton për pavarësinë e Kosovës. Që në këtë moment nuk mund të kishte më asnjë arsye që Rugova të sulmohej nga ata që e kishin sulmuar vazhdimisht duke marrë për të mirëqenë (sepse ashtu ju interesonte) deklarimet e televizionit serb për Rugovën. Por nuk ndodhi ashtu. Komunistët të çoroditur e të shqetësuar nga mbështetja që po i jep perëndimi Rugovës, kaluan edhe në akuza të tjera absurde. Të ndodhur në një pozitë të vështirë për të pozicionin që kanë marrë, tani ata nuk po dijnë se si të veprojnë dhe po rezistojnë të prishin marrëdhëniet dhe me vetë aleatët perëndimorë të Shqipërisë në këtë kohë. Këto qëndrime janë shprehur qartë në deklaratat e këshilltarëve të Meidanit, por edhe në disa rezoluta të përgatitura në parlamentin shqiptar ku dukën hapur tendencat antipërendim. Tanimë nuk është thjesht problem tek Rugova, por ka shkuar edhe më tej duke u nisur nga ajo pikë. Rugova ka mbështetur zgjedhjet e ofruara nga perëndimi ndërsa komunistët shqiptarë tani kanë arritur të sulmojnë jo vetëm Rugovën, por edhe zgjedhjet e përendimit thjesht sepse ato mbështeten nga Rugova. Megjithatë kjo çështje nuk është kaq e thjeshtë pasi sulmet e tyre ndaj Rugovës nuk lidhen me simpatinë apo antipatinë të tyre ndaj pështatjet apo të tjerët. Qëllimi është i qartë: përçarja e faktorëve politikë dhe ushtarakë në Kosovë, me shpresën se një ditë Kosova do të bëjë në duart e marksistëve. Tanimë nuk mund të ketë më asnjë dyshim për këtë pasi, siç u përmend edhe më lart, nuk ka më asnjë argument nga ata të mëparshëm dhe pare, për të sulmuar Rugovën apo qëndrimet e tij.

Përse hesht zoti Meidani për Tropojën?

Autoritetet lokale të Tropojës i kërkojnë presidentit të Republikës armatim të rëndë, për të përballuar agresionin serb “Segmentet shtetërore duan që të bëjnë Tropojën një vatër të masakrave të tmerrshme të ushtrisë serbe”, deklaroi Kryetari i Këshillit të rrethit Xhevdet Hoxha NE FAQEN 3

Shehu: Meidani shkel rëndë Kushtetutën

Pas sulmeve të presidentit, kryetari i Gjykatës së Lartë prononcohet për shtypin Lufta e pushtetarëve për të uzurpuar edhe Gjykatën e Lartë, shprehet nëse si mi konceptin marksist-leninist për unitetin e pushteteve. Pra vënien në varësi të politikës të çdo organi, të shkarkojë anëtarët dhe kryetarët e këtyre gjykatave për motive politike NE FAQEN 3

“Pas tre vitesh tranzicion, Kosova e pavarur”

Rugova flet për disa prej gazetave më të rëndësishme të Perëndimit: “Kurrë nuk jam shprehur kundër bombardimeve të NATO-s, ishte propagandë serbe dhe fatkeqësisht edhe shqiptare” Rugova: Si do ta bëjmë Kosovën: Vetëadministrim apo “self-government” sepse nuk e dua fjalën autonomi. Pastaj, pas një periudhe trevjeçare, bashkësia ndërkombëtare duhet të vendosë për referendumin apo një formë të konsultimit. Por e them edhe sot, zgjidhja më e mirë do të jetë pavarësia. Ne kemi menduar se gjatë këtyre tri vjetëve do të krijojmë strukturat politike, ekonomike, kulturore për të gjithë në Kosovë NE FAQEN 3

Largimi i Shehut, akt politik tendencioz

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese denoncon shkeljet kushtetuese për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë NE FAQEN 4

Hajdari, simbol i çështjes kombëtare

Takim përkujtimor në 8-mujorin e pushkatimit të Liderit të Dhjetorit NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 243 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pashardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë se tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që e deshën e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Qeveria të gjejë sa më parë vrasësit

Vazhdon të qëndrojë e bllokuar rruga nacionale në Gjirokastër Dje është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit lokal të Lazaratit dhe të këshilltarit të kryeministrit. Përfaqësuesit e Lazaratit kanë kërkuar zbatimin e pesë pikave të peticionit të drejtuar qeverisë NE FAQEN 4

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të hollat për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.