16/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 maj 1999

Arapi nëshkruan mashtrimet e Nanos

Që nga rebelimi komunist e deri më sot, kreditorët nuk kanë marrë asnjë qindarkë NE FAQEN 5

Vlorë: Merret peng tregtari i mermerit

Banda e Zanit rifillon aktivitetin. 200 mijë dollarë për lirimin e pengut NE FAQEN 2

Socialistët vjedhin ndihmat humanitare

Këshilli i Rrethit dhe drejtuest e PS në Gramsh grabitin të debuarit NE FAQEN 4

Kë po lë pa gjumë 14 shtatori?

Për herë të dytë brenda një viti, kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, po përmend në fjalorin e tij politik datën 14 shtator si një “grusht shteti”, dhe po e përdor këtë si argument në rivalitetet e brendshme politike në Kosovë. Në fakt po të përjashtosh javën e parë pas 14 shtatorit, kur disa nga qeveritarët që deshën të ruajnë ende karriket, si dhe shefi i shërbimit sekret të ushtrisë maqedonase, askush tjetër nuk e përmendi këtë terminologji. Tashmë pas gati 9 muajsh të gjithë e kanë harruar këtë fjalë, përveç Hashim Thaçit, i cili as nuk ka qenë pushtetar në Shqipëri më 12 shtator kur është vrarë Azem Hajdari dhe po ashtu besoj se nuk është pjesë e Shërbimit Sekret të Ushtrisë së Maqedonisë. Atëherë përse e shqetëson 14 shtatori Hashim Thaçin? Në historinë e re të Shqipërisë 14 shtatori është një ditë problematike, e cila ka hyrë në fjalorin e politikës shqiptare si sinonim i dhunës për të balancuar politikën e dhunshme. Në një farë mënyre 14 shtatori i vitit 1998 e lidhi 12 shtatorin, dita kur qeveria shqiptare përmes një skene makabre pushtakoi para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë udhëheqësin e lëvizjes studentore të vitit 1990 dhe njëkohësisht themeluesin e së parës parti opozitare në Shqipëri, Azem Hajdarin. Vrasja e tij mes të tjerash është dhe testi i fundit që i bëhej shoqërisë shqiptare, për t’u siguruar nëse ajo ishte e gatshme për një rënie të radhës të bandave të komunizmit shqiptar si në vitin 1945. Shoqëria shqiptare reagoi dhe të gjithë jemi dëshmitarë se për 20 minuta kryeministri shqiptar, mbylli brenda në zyrë gjithë kabinetin e qeverisë dhe përmes tunelit të kryeministrisë doli nga Tirana duke përfunduar në Maqedoni. Kjo skenë megjithëse vulgaritetin dhe ndjenjën e pakëndshme që të zgjon, ishte mekanizmi i cili u përpoq të balancojë rrjedhën historike me ato mjete me të cilat ajo u prish. Pas ngjarjeve të dhunshme të vitit 1997, në Shqipëri filloi të konsiderohej njëherë e dhunë dhe komuniteti shqiptar filluan mes një qetësimi të sheshit si edhe një “kishin rrembyer armët dhe kishin marrë pushtetin”. Leksoni i 14 shtatorit e varrosi përfundimisht këtë krenari të tyre. Atë që komunistët shqiptarë e bënë për tri muaj me simbolin e tri grushteve në Vlorë pjesa tjetër e shoqërisë provoi si ishte e gatshme ta bënte për 20 minuta, por jo për ta marrë pushtetin me dhunë, po për ta poshtëruar pushtetin e dhunës dhe krimit në Shqipëri. Këtë e kup- simbolin e tri gishtave në Vlorë pjesa tjetër e shoqërisë provoi se për ta marrë pushtetin me dhunë, por për ta transferuar pushtetin e dhunës dhe krimit në Shqipëri. Këtë e kuptuan mirë jo vetëm komunistët në Tiranë, por dhe aleatët e tyre fqinjë me Shqipërinë dhe sidomos shefi i shërbimit sekret të ushtrisë maqedonase, i cili mori një siguri dhe shtoi kryeministrin shqiptar. Por për çdo qindë e të gjithëve, pikërisht ky njeri i cili komandon shërbimin sekret të ushtrisë maqedonase e cila dilte që është një filial i paramilitarit i Ushtrisë Jugosllave, u përpoq të hidhte fajin për largimin e Nanos nga pushteti tek një njeri të cilin në Shqipëri dhe sidomos në 14 shtator, as që e kishte llogaritur njeri se ku ishte. Ky njeri quhet Bujar Bukoshi. Shërbimi sekret i ushtrisë maqedonase, Fatos Nano dhe lideri politik i UÇK, Hashim Thaçi të tre në një gojë dhe në një mendje i shpallën luftë kryeministrit të Kosovës jo se ai kishte gisht në këto ngjarje, por thjeshtë se ai ishte një pengesë e re në dëshmimin e rrugës së tyre për eleminimin fizike të kundërshtarëve. Me hijeshinë me skenën e 12 shtatorit Tirana zyrtare u përpoq dhe ia arriti të dukesh e fikisht një nga kundërshtarët e saj kryesorë, kurse më 14 shtator, të përdorte revoltat e shqiptarëve për të pastruar punë me kundërshtarët e tjerë të mbetur. Kështu me sa duket Nano akuzoi Berishën, kurse Thaçi me shërbimin sekret maqedonas Bukoshin, duke shprehur sa skema do të ecë dhe ata do të ulnin poshtë. Por dihet që skema nuk ecën dhe kjo pasi u kthye nga Maqedonia, Fatos Nano dhe drejtorja e KIO e la në mes dhe ndërpreu për etiketim si grusht shteti të 14 shtatorit. Për këtë arsye duket se Hashim Thaçi nuk ka arsye të jetë ende i shqetësuar për 14 shtatorin. Duket se ai më shumë se nga 14 shtatori, ka një ankth nga data 12 shtator, aty pak para orës 21 të asaj nate, gjatë kohës kur radio e dorës të shërbimit sekret shqiptar, valët e të cilëve i përdorte dhe për dorë dhe Hashim Thaçi përcillnin skenarin e vrasjes së Azem Hajdarit. Kjo natë u duket e kaloi prishur përfundimisht gjumin këtij njeriu. Azem Hajdari është njeriu që ka mbajtur lidhjet e para me luftëtarët e Kosovës, është ai njeri që ka kujtuar dhe ka ndihmuar nga afër Adem Jasharin dhe me një gjë tjetër 1991-1993 në Shqipëri, është njeri i cili nuk i ka folur me gojë Sali Berishës dhe PD, ka ndjerë një mbrahim Rugovën dhe është bërë parti e dytë LDK-ja, është njeriu që Kosovën nuk e kishte parë kallkanishëm ka dhe qese drogash, por idealet e lëvizjes së tij politike dhe kombëtare. (Vijon në faqen 2)

Majko: O unë, o Meidani

Kryeministri kërkon zyrtarisht shkarkimin e Petro Koçit. Presidenti mbron me stoicizëm ministrin e Rendit PD thërret aktivin në Durrës. Demokratët mbështesin Rugovën, si një udhëheqës i zgjedhur i shqiptarëve. Luftën do ta fitojmë kur të gjithë të dëbuarit të kthehen në Kosovë NE FAQEN 3

Berisha: Kosova nuk do të ketë fatin e Camërisë

Berisha e cilësoi gabim të UÇK-së, mospërfilljen e këshillave të miqve të shqiptarëve që në Kosovë të mos zhvillohej një luftë frontale, por një luftë guerrile që të shkonte shkallë-shkallë drejt kryengritjes së përgjithshme. Berisha tha se PD ka kërkuar vazhdi- miqve të shqiptarëve që në Kosovë të mos zhvillohej një luftë frontale, por një luftë guerrile që të shkonte shkallë-shkallë drejt kryengritjes së përgjithshme. Berisha tha se PD ka kërkuar vazhdimisht që UÇK të respektojë standardet e perëndimit që të bëhet një aleate e denjë e NATO-s NE FAQEN 3

“Gjelat” e Tiranës dhe paralajmërimi i Klintonit

Konflikti mes klaneve rivale të Partisë Socialiste po shkon drejt shpërthimit, duke paralajmëruar një krizë të brendshme në koalicionin qeveritar që do t’i bashkëngjitet krizës së përgjithshme të qeverisjes. Kryeministri Majko ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Rendit, Petro Koçi, dhe shkresa me firmën e tij ndodhet prej dy ditësh në tavolinën e Presidentit Meidani, por duket se ky i fundit është pozicionuar në mbështetje të ministrit të Rendit. Vetëm një javë më parë Majko i kishte premtuar bashkëpunim ministrit Koçi, kur ky i fundit dha dorëheqjen të shtunën e kaluar, dhe u duk sikur një dorë magjike kishte sheshuar mosmarrëveshjet e ashpra mes rivalëve në qeveri. Por mesa duket kryeministri tashmë nuk ka në shënjestër vetëm ministrin e Rendit, por edhe vetë presidentin Meidani. Shtypi i majtë afër qeverisë tha se Majko është i përgatitur të kërkojë votëbesim për Meidanin, në rast se ky i fundit nuk do të nënshkruajë shkarkimin e Koçit. Por kalimi në ekstrem i ofensivës së kryeministrit në këtë konflikt klanor brenda partisë së tij, e bën akoma më qesharake këtë histori, e cila është shembulli tipik i mungesës së seriozitetit të njerëzve që kanë në dorë fatet e këtij vendi. Këtu nuk është aspak rasti i analizohet se kush ka të drejtë në këtë skëmbishmë, dhe kush kanë mundur edhe të shthurat e oligarkisë është shëmbull të analizohet se kush ka të drejtë në këtë skërmitje dhëmbësh, ku nuk kanë munguar edhe të shlyrat e bodigardëve në trumë të ndeshjes së shtetit, se sa është vendi për të parë edhe një herë se në duart e kujt kanë rënë shqiptarët në kohën më të papërshatshme, kur po vendoset e ardhmja e tyre. Tashmë ne kemi një ministër Rendi që dha dorëheqjen, sepse nuk mund të punonte në një qeveri bodigardësh, dhe pastaj u kthye prapë në postin e tij, megjithëse qeveritarët apo kryevarësit që zbatuan urdhërat e rojeve të tyre mbetshin po ata. Po kështu kemi një kryeministër që u jep rëndiçë nga ministri i tij i Brendshëm, duke i akuzuar të gjithë ata së të fundit, që i detyroi “të trojet bashkëpunimin për hir të “stabilitetit politik” dhe pas vetëm tre ditësh kërkon shkarkimin e “armikut”, a thua se në këtë kohë ka të shkurtër kishte rënë argumenti që solli pajtimin e përkohshëm midis tyre. Dhe më në fund, kemi një president që është i vendosur të garantojë “unitetin” brenda klaneve të partisë së tij, duke mbështetur gjithmonë atë që e konsideron si aleat të vetin, që në këtë rast është Petro Koçi, ashtu siç ka bërë dhe herë të tjera me shefin e shtetit-uf. Fatos Klosi. Por ndërsa disa ditë më parë, u duk sikur presidenti me “urtësinë” e tij arriti të mbajë njeriun e vet në qeveri, duke e detyruar kryeministrin të fusë shpatën në mill, tanimë ai duhet të përballojë sfidën e Majkos “o unë o Meidani”, e cila i çon në grezëk përmasat e qesharakes në këtë afër pushtetarësh shqiptarë. Në fakt i gjithë ky konflikt, që në pamje të parë jep përshtypjen e inateve personale të 3 apo 4 pushtetarëve, është një lojë e ngatërruar interesash të mëdha, që fillojnë në postat e doganave dhe mbarojnë në hise e tenderave të ndihmave, apo në hise e trafikut të zëra që mblidhen nëpër zyrat e rëndësishme të Tiranës. Pas Majkos apo Koçit e Meidanit janë piramida mafioze që përpëleshen për të ruajtur influencën e kreut të tyre, në një luftë shumë herë më të motivuar se sherrin personal apo akuzat e ndërsjella të kryeministrit me ministrin e Rendit. Këtu nuk ka shumë rëndësi për le hatër se çfarë flijesh e lëhindi Meidani me Koçin, që e bën presidentin të jetë aq insistues në mbrojtjen e ministrit të Rendit, se sa është i rëndësishëm fakti që ku pushtet, që ka përgjegjësinë e vetme për krizën totale në Shqipëri, po demonstron se nuk është në gjendje të ruajë as ekuilibrat normalë brenda llojit, qofshin këto edhe ndarje interesash mafioze. Dy ditë më parë Presidenti amerikan Bill Klinton paralajmëroi në një fjalim të tij se për perëndimin do të mbështetet vetëm qeveria e qëndrueshme dhe paqësore në Ballkanin e pasluftës. Deklarata e numrit një të Shteteve të Bashkuara është një mesazh i prerë për qeveritarët e Tiranës, të cilët kanë dëshmuar që ditën e parë të rikthimit të tyre në pushtet se nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e Klintonit. Gjatë dy viteve të fundit ata kanë dhënë me dhjetëra prova paqëndrueshmërie dhe konflikti Majko-Koçi, që tani është radikalizuar në një luftë mes kryeministrit dhe presidentit, është një shembull tipik i krizës së pushtetit. Qeveria e koalicionit të majtë është prezantuar me pamjen e xhelatit në raportet me opozitën, ndërkohë që është treguar e përulur me agresorin, kundër të cilit po luftojnë prej dy muajsh në bllok aleatët e NATO-s. Ajo është shfaqur e dhunshme dhe e pamëshirshme me demokratët dhe në përgjithësi opozitarët brenda vendit, po aq sa “e përmbajtur” me pushtimet e vazhdueshme të veriut të Shqipërisë nga forcat serbe. Duket se kushtet e Klintonit dhe koalicioni i majtë në Shqipëri nuk kanë asnjë gjë të përbashkët dhe kriza e “gjelave” të pushtetit veçse e përligj nevojën e ndryshimeve të shpejta politike në vend.

Shteti Klanor në vend të shtetit ligjor

Berisha takohet me parlamentarë francezë Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvilloi një takim me delegacionin parlamentar francez të Byrosë së Miqësisë midis dy vendeve të kryesuar nga deputeti Saar dhe i përbërë nga deputetë të koalicionit qeveritar dhe të opozitës. Parlamentarët francezë treguan interes për pikëpamjet e zotit Berisha për zhvillimet në rajon dhe gjendjen politike në Shqipëri. Në këtë takim Berisha shprehu mbështetjen e PD për NATO-n, operacionet e saj ajrore si edhe domosdoshmërinë për një ndërhyrje kosovare të saj në në Kosovë, për të realizuar kapitullimin e Millosheviçit. Ai u deklaroi parlamentarëve francezë se PD ka mbështetur dhënien e lehtësive aeroportuale NATO-s dhe gjithë lehtësirave të tjera, vlerësoi dhe çmoi shumë rolin e qeverisë franceze dhe angazhimin e saj në zgjidhjen e problemit të Kosovës. “Është e rëndësishme”,- theksoi Berisha, të përcaktohet në gjykim përfundimtare para luftës dhe lufta të çojë në realizimin e kësaj zgjidhjeje. Unë mendoj se pavarësia e Kosovës pas një periudhe protektorati është zgjidhja që jep paqe dhe stabilitet në Ballkan. Lidhur me gjendjen në vend, zoti Berisha theksoi se në Shqipëri shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin klanor. Sistemi juridik është tërësisht në duart e politikës. Lirohen kriminelë të rrezikshëm, dhe mbahen në burg politikanë të pafajshëm, siç është rasti i kryetarit të Legalitetit, partisë së tretë më të madhe në vend, Ekrem Spahia me akuzë absurde. Qeveria përdor Kosovën dhe problemet e të krimeve për të shtypur opozitën. Megjithatë, theksoi Berisha ne jemi të vendosur për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Interesimit të parlamentarëve francezë ndaj qëndrimit të PD ndaj parlamentit dhe shaqeve të këtij qëndrimi, Berisha iu përgjigj me një ekspoze të zgjeruar të të gjithë faktorëve, që kanë detyruar PD-në të ndërmarrë këtë veprim dhe i siguroi bashkëbiseduesit se PD është e hapur për dialog, por është koalicioni qeveritar ai që i ka mbyllur dyert këtij dialogu dhe se PD është e vendosur të bëjë hapa pozitive ndaj hapave të tilla të ndërrmara nga qeveria. Deputetët francezë vlerësuan qëndrësinë e analizës për gjendjen në rajon dhe Shqipëri të bërë nga zoti Berisha. Biseda u karakterizua nga një frymë e plotë mirëkuptimi.

Pushteti lokal con në gjyq qeverinë

Qeveria ka nxjerrë vendime ant ligjore për të përvetësuar ndihmat e të ardhurave nga Kosova Janë mënjanuar komisionet pluraliste dhe ndihmat administr- trohen nga vetë qeveritarët NE FAQEN 2

Serbët hedhin predha në Has dhe Tropojë

Artileria serbe qëllon papushim në drejtim të fshatrave shqiptare NE FAQEN 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 246 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë demokratike dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të gjithë botën shqiptare, Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të papërafshtuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Shpëtoni driz Ajetin, kryeparlamentarin e Kosovës

Topalli i drejtohet kryetarëve të Parlamenteve të Europës NE FAQEN 3

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për familjet e robëtuar të Kosovës, ju mund të dërgni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.