3 të mbytur dhe 39 të plagosur në Karaburun
Tjetër tragjedi në bregdetin e Vlorës. Përplaset gomonia
.
NE FAQEN 4
Serbët djegin tre shtëpi në Dobrunë
Bombardime intensive të artilerisë serbe në territorin shqiptar
NE FAQEN 4
Po dhunohet drejtësia
Intervistë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Avni Shehu dhënë “Zërit të Amerikës”
NE FAQEN 3
Presidenti i destabilizimit
Njeriu i parë i shtetit shqiptar po kthehet dalëngadalë edhe shkakërruesi kryesor i shtetit shqiptar. I ndodhur që në ditën e parë të tij si President në pozicionin e njeriut destruktiv, ditët e fundit është kthyer në një makth jo më vetëm për shtetarët e tjerë të vendit, por për të gjithë shqiptarët, duke bllokuar sërish dekretimin e shkarkimit të Ministrit të Rendit, Petro Koçi. Brenda intervalit të një bllokimi deri tani tre-ditor, bandat kanë pasur një aktivitet të lartë në të gjithë vendin. Paradje ndodhi tragjedia me të ardhurit nga Kosova, tre prej të cilëve humbën jetën e disa të tjerë janë zhdukur nga përplasja e një skafi të trafikantëve të klandestinëve në Vlorë. Resijet janë shtuar shumë duke mos kursyer edhe njerëzit e pushtetit lokal, ndërkohë që në tavolinën e Presidentit është propozuar një farë zgjidhjeje me largimin e ministrit të rendit. Presidenti i Republikës megjithatë nuk ka ndërmend të firmosë një dekret të tillë deri ditën e fundit të skadimit të afatit ligjor. Ndoshta edhe atë ditë nuk ka për ta firmosur shkarkimin e Koçit, duke sjellë në skenën politike shqiptare kriza të tjera të llojeve të tjera, në kushtet e një krize të madhe gjithëshqiptare. Presidenca e Shqipërisë vazhdimisht ka qenë vatër e destabilizimit të vendit. Prej aty janë formuluar skenarë që më pas kanë degjeneruar në shkaktimin e përndjekjes së shtetit dhe institucioneve të tij, ndërkohë që ka ardhur duke u formuluar qarqë e konsoliduar klani i Presidentit të Republikës në të cilën nuk mungojnë tre gjithërënjtë si Koçi, aleatët e skafistëve si Gjinushi, apo aleatët e bandave të jugut e veriut si Brokajn. Rexhep Meidani duke u shfaqur në publik si njeri i OJQ-ve lejon nëpërkëmbë pushtimin e dhjetëra fashtrave të veriu të vendit nga ushtria serbe. Fryt i qëndrimit të tij absurd si Komandant i Ushtrisë Shqiptare janë evakuimi i rreth 15 mijë banorëve të fshatrave të kufirit verior dhe ndërtimi i një zone tampon, vet nga serbët e sivjet nga Meidani përgjatë kufirit të Shqipërisë me Kosovën. Ai ka goditur në vazhdimësi pavarësinë e sistemit të drejtësisë në përgjithësi e gjykatave në veçanti, sulm që vazhdon edhe sot me përpjekjet për shkarkimin e paligjshëm të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Avni Shehu. Në mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ai sillet si një prokuror dhe një gjë të tillë e kanë konfirmuar shumë gjyqtarë që janë shkarkuar prej tij me motive të qarta politike. Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, së bashku me ish-kryeministrin Fatos Nano ndërtojnë prokurorinë politike, e cila është një ndër segmentet më aktive të destabilizimit dhe shkatërrimit të institucioneve shqiptare. Kundërvënia e tij ndaj kryeministrit ka filluar që ditën e parë të emërimit të Majkos në krye të qeverisë. Meidani kundërshtoi shkarkimin e kryetarit të SHIK-ut, Fatos Klosi me justifikimin e antishqiptar se kështu kërkojnë disa shërbime të huaja sekrete. Më vuri sistematikisht në përpjekjeve për uljen e tensioneve politike në vend, duke ndërmarrë sebashku me klanin e tij mafjoz veprime persekutuese ndaj opozitës dhe duke mbrojtur hapur vrasësit e terrorit të Azem Hajdarit. Më në krye të Ministrit s'është gjë tjetër vetëm mbajtja në fuqi e bandave, mafies, grupeve antishqiptare, ideologjike dhe lindore në drejtimin e shtetit. Ajo është kundërvënie e hapur ndaj çdo përpjekjeje për të sjellë në vend një qeveri qofte edhe relative, është dëshira e Presidentit dhe njerëzve afër tij për të ruajtur dhe konsoliduar klanin e tyre me qeveri, prokurori, gjykata dhe kudo tjetër ku duhet firma destabilizuese e Presidentit të Republikës.
Rugova: Unë nuk i kam injektuar djeëmët e UÇK-së
Ekskluzive. Presidenti i Kosovës flet për fillimin e bombardimeve, ditët e burgut në Prishtinë, unitetin e faktorëve politikë, kthimin e të debuarve dhe rrugën drejt pavarësisë
NE FAQEN 2
Ata që duan të bëhen shefa duhet të bëjnë diçka për Kosovën. Rezistenca më e madhe është të jetë Kosova plot. Tirana duhet të respektojë dhe të mbështesë institucionet e Kosovës. Pavarësia mbetet përcaktimi im i përhershëm dhe mund të ndryshojnë vetëm rrugët se si të realizohet Kosova e pavarur
Marrëveshje Gjinushi-Godo
Deputeti Gjana denoncon “marrëveshjen e Ohrit” të propozuar nga Tirana zyrtare
PD, mike e palëkundur e SHBA-së
Berisha dhe Arbnori, takim lamtumire me Ambasadoren Lino
takime me Ambasadoren Lino
PD, mike e palëkundur e SHBA-së
Dje mbasdite, kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha i shoqëruar nga anëtarë i kryesisë së PD-së deputeti Pjetër Arbnori, pati një takim me Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, zonjushën Marisa Lino.
Në këtë takim u trajtuan gjerësisht problemet e konfliktit në rajon dhe gjendja në Shqipëri. U diskutua gjerësisht për gjendjen në Shqipëri, mungesën e shtetit ligjor e rendit publik, për korrupsionin, mbi qëndrimet e PD-së ndaj parlamentit, ndaj dialogut me forcat e tjera politike të vendit, si dhe për krizën në vend dhe mundësitë dhe rrugët për kapërcimin e saj.
Në takim u diskutua gjithashtu lidhur me të ardhurit nga Kosova, mundësitë dhe domosdoshmërinë politike të dialogut dhe bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve të Kosovës dhe UÇK-së, rrugët dhe mundësitë e kapërcimit të vështirësive dhe kundërshtive që ekzistojnë aktualisht ndërmjet tyre.
Në këtë shkëmbim të gjerë pikëpamjesh, Berisha, pasi shprehu mirënjohjen e thellë të PD-së për Presidentin Klinton, Sekretaren e Shtetit, Olbrajt dhe SHBA-në për qëndrimin e tyre të përcaktuar në sulmet kundër diktatorit të Beogradit, i siguroi Ambasadoren Amerikane se PD është e vendosur të mbështesë standardet perëndimore, se ajo ka qenë dhe do të mbetet një mike e palëkundur e SHBA-së. Duke i uruar Ambasadores Lino sukses në detyrën e ardhshme, Berisha e siguroi atë se PD ka punuar dhe do të punojë që miqësia dhe bashkëpunimi imi midis dy vendeve dhe popujve tanë të njohin nivele të reja të shkëlqyeshme.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 248 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasheqësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Ja kush janë kandidaturat politike që propozon presidenti për anëtarë të Gjykatës së Lartë
Meidani përgatit emërimin e komisarëve të gjyqësorit
NE FAQEN 2
Bashkëpunim për përçarjen!
Prokurorët politikë kërkojnë shërbimin e Thaçit kundër opozitës shqiptare dhe demokratëve nacionalistë të Kosovës
NE FAQEN 3
Marrëveshje Gjinushi-Godo për eliminimin e Rugovës
“Ohrit” të propozuar nga Tirana zyrtare
Vrasja e Drago Voshinës, shënon pushtatimin e 23 drejtuesve, aktivistëve dhe qeveritarëve lokalë të PD
Qeverisja e paktit me krimin
“Ne një kohë kur vriten qytetarë të pafajshëm, në një kohë kur vriten qeveritarë të ndëruar lokalë, kur maskat dhe bandat janë vërsulur si lukuni për të grabitur ndihmat e refugjatëve të luftës të ardhur nga Kosova, drejtuesit e tyre në Ministrinë e Rendit japin dhe ç’japin dorëheqjet, në mënyrën më të papërgjegjshme”
NE FAQEN 3
Indrit Cara, i riu nga Kavaja që dha jetën për Kosovën
Bashkia Kavajë dhe Këshilli i Rrethit shpallin “Qytetar Nderi” 27-vjeçarin nga Kavaja, i cili shkoi vullnetarisht në radhët e UÇK-së
NE FAQEN 7
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të hollat për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të derdhni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.