23/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 maj 1999

“Ndihmat” me ilaçe shiten në farmaci e kryeqytetit

Tiranë: Kontrabandë nën vellon e ndihmave humanitare NE FAQEN 9

Shtyhet përsëri gjyqi politik ndaj opozitës

Gjyakata zvarrit qëllimisht dosjen e montuar nga prokurorët specialë NE FAQEN 4

Maskat e policisë masakrojnë një familje

Hakmarrje politike nga punonjësit e Rendit të Vlorës NE FAQEN 4

Në kërkim të elitës?!

Nga Mero BAZE Qeveria shqiptare filloi një përpjekje të re, për t’i dhënë një zgjidhje formale së përafrimit politik dhe institucional të Kosovës. Përpjekja e re starton për herë të parë me një platformë të qartë, të mohimit të lëvizjes politike të shqiptarëve të Kosovës në këtë dhjetë vjet dhe me imponimin e grupit politik në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si grup diktues i jetës politike të Kosovës. Qeveria shqiptare dhe “grupi i saj radikal” në Kosovë, kanë hequr përfundimisht dorë nga termi “Republika e Kosovës”, në emër të krijimit të një “realiteti të ri” në Kosovë, ndërsa të gjitha institucionet e detyrës së Parlamentit i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, etj, tashmë nuk njihen më prej saj. Të gjitha këto sipas skemës dhe idesë së qeverisë së Tiranës duhet të zëvendësohen me një lloj “komiteti” nga ato që shpiken gjithmonë kur kërkohet rrugë revolucionare për marrjen e pushtetit, ndërsa në mënyrë të turbullt të gjitha pushtetet në Kosovë, tashmë duhet t’i ketë vetëm një njeri, i emëruar në Tiranë dhe nga Tirana për të ruajtur Tiranën për zyrtare si faktor përmes çështjes së Kosovës. Skema e re po përpiqet të maskohet me atë që tashmë mund të quhet “mosmarrëveshja e Rambujesë”, ndërsa formula mbi të cilën marrëveshja është ndërtuar, është kopjuar në mënyrë banale nga slogan i socialistëve shqiptarë dhe konkretisht Fatos Nano në prill të vitit 1997, kur për të justifikuar revolucionin, shpiku parullën, “ne luftojmë për shtet, jo për pushtet”. (Mos)marrëveshja e Rambujesë Të gjitha spekullimet nisin me emrin historik të qytetës së vogël franceze, e cila në përpjekje për të zgjidhur luftën ballkanike, tashmë po lidh dhe ngatërrohet me emrin e saj lëmshin shqiptar. Arsyeetimi se gjithçka po “bëhet në bazë të marrëveshjes së Rambujesë”, është shkëndija më spekulative që po përdoret për të legjitimuar banditizmin politik të Tiranës zyrtare, për të krijuar me metoda të dhunshme dhe imponimi një faktor politik pro saj në Kosovë. Marrëveshja ndërkombëtare e Rambujesë, të cilën bëjnë sikur e ngatërron njëra herë dhe agjenti të huaja me një pazar shqiptarçe të bërë një orë para... cilën bëjnë sikur e ngatërronin disa herë dhe agjenci të huaja me një pazar shqiptar që të bëhej një orë para nënshkrimit të saj, jo vetëm që nuk parashikon qeveri të “përkohshme shqiptare”, por sqaron qartë se 9 muaj pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes, në Kosovë do të bëhen zgjedhje të reja dhe do të përcaktohen faktorët politikë legjitimë. Deri në Rambuje, këta emra që lakohen sot në skenën politike të Tiranës si ndërlokutorë për Kosovën, ishin të panjohur dhe u bënë të njohur, duke refuzuar deri në fund nënshkrimin e marrëveshjes së ofruar. Gjithçka ndodhi si me magji ditën e fundit të raundit të parë të bisedimeve, kur Paskal Milo bind për pesë minuta “radikalët” të pranojnë marrëveshjen, duke u premtuar se do të bindte Rugovën dhe të tjerë të formonin një qeveri të përbashkët. Pra gjithë thelbi i asaj që quhet “marrëveshja shqiptare e Rambujesë” ka të bëjë me faktin që liderët politikë të UÇK-së shkuan në Rambuje për të marrë pushtet politik në Kosovë, kurse pjesa tjetër e delegacionit për të realizuar një marrëveshje me komunitetin ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës së Kosovës. Sapo morën premtimet formale dhe verbalë për të qenë dikush në Kosovë, u kthyen “kapadaij” refuzuan për tri javë nënshkrimin e marrëveshjes, duke e lejuar Millosheviçin fajtor në Kosovë të 40 mijë trupave, dhe përgatitjen e tij për pastrimin etnik në Kosovë. Marrëveshja shqiptare e Rambujesë është thjesht një seancë bisedimesh për një qeveri të re të Kosovës, e cila vlen sa vlejnë dhe të gjitha marrëveshjet politike, por nuk është pikëreferencë për legjitimitetin e qeverisjes së Kosovës. Për të hutuar shqiptarët po përdoret gjilpërë e emër termi “Rambuje”, por në fakt ajo për të cilën flitet është një shpikje e Tiranës zyrtare dhe një premtim i hershëm i saj për “radikalët” e Kosovës se do ta përdornin procesin ndërkombëtar për një marrëveshje në Kosovë, si një mënyrë për të vendosur kushte dhe për të marrë legjitimitetin si udhëheqës atje. Nga thelbi i saj ajo mund të quhet më mirë “marrëveshja e Tiranës kundër Rambujesë”, pasi synoi në një farë mënyre të dilte përpara procesit të zgjedhjeve në Kosovë, përmes krijimit të një qeverie që do të kishte kontroll mbi votat e shqiptarëve në mënyrë të njëanshme. Të gjitha spekulimet e tjera me marrëveshjen shqiptare të Rambujesë janë thjesht spekulime dhe mbi to nuk mund të bazosh asgjë. (Vijon në faqen 5)

Olbrajt rrëzon “Thaçin”

Sekretarja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së inkurajon krijimin e një Këshilli të Sigurimit Kombëtar, me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve politikë dhe ushtarakë në Kosovë NE FAQEN 5

Berisha: Kosova, nga protektorati në pavarësi

Dibra, pritje madhështore liderit të opozitës dhe drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike Takime në Peshkopi, Bulqizë, Burrel, Lixhat, Komsi, Maqellarë, Melan etj. Berisha ngushëllon familjet e Dëshmorëve të UÇK-së strehuar në Dibër. Mit-

“Bomba” mbi NATO-n dhe Kosovën në Tiranë

Nga Astrit PATOZI Tirana zyrtare shpalli dje qytetarik përmes drejtori të Përgjithshëm të ATSH-së sekretimin e saj të sheshura për atë që po ndodh në Kosovë, të cilat nuk guxon t’i shpallëse publikisht për shkak të atakimit total të tyre me planet dhe objektivat e NATO-s në konfliktin ballkanik. Zyrtari më i lartë i shtypit qeveritar të Shqipërisë, Klosi, i emëruar me dekret të presidentit dhe me propozim të Kryeministrit u shpreh dje kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe akuzoi të gjithë faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës që askush kurrë një gjë e tillë, kur ish ngritur kundër shtete jugosllave. “Sërbët”, e afërmi me presidentin Millosheviç, zyrtar i lartë i shtypit qeveritar në Tiranë shkon shumë më larg se kërkesat zyrtare të Moskës për gjithçka e arritës në Jugosllavi, por ndoshta ai është shumë më i avancuar na “ideve” dhe edhe se 80 përqind të serbëve, e cilë të lodhur nga e muaj bombardime kanë nxitur të gjithë shqiptarët. Akuzat për situatën e rëndë dhe të vendit të tyre tek politi- cila të lodhur nga dy muaj bombardime kanë në fund të gjithë shpresën për situatën e rëndë të vendit të tyre tek politika e Millosheviçit. Sintesa e ideve të emancipuara të zyrtarit të Mjedanit dhe Majkos është fakti që ai i bën fajtorë të luftës në Kosovë në radhë të parë tek shteti shqiptar dhe sipas tij, duke bojkotuar institucionet qëndrore jugosllave dhe duke vrarë ushtarë serbë goditën bazat e shtetit të Millosheviçit, dhe tek NATO po bombardon prej dy muajsh mbi Serbi. Nëse autori i këtyre teksturave “extravagante” do të merrej si ekspert në Institucionet që i apeloheshin prej gazetës së tyre, nuk do t’ia vlente aspak që dikush të merrej me atë që ka thënë ai në revistën “Spektër”. Askush në Shqipëri, aq më tepër jashtë saj, nuk do ta çante kokën se çfarë po thonte njeriu, kontributi i vetëm i të cilit nga gazetarët është një arsenal gjigantë vargjesh për ish-presidentin dhe politikë në historinë e shqiptarëve, siç ishte ai i Norvegjisë. Në një kryeartikull i botuar nga gazeta e Nju Jorkut, që gjendet në radhët e institucionit të këtij vendi, ishte pakën formalisti RTSH është kthyer në televizion publik, do të thotë se ato që thotë drejtorit i ATSH-së janë fjalë që e propojnë si një kryeministër dhe president. Ka shumë mundësi që kundërshtimi i bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe nga kjo lloj sjelljeje e Kosovës kanë goditur shtetin serb të Millosheviçit, i jetë përkthimi jodiplomatik i tekstës së presidentit shqiptar për demokracinë multietnike në gadishullin e Ballkanit. Tirana zyrtare, pas shefit të shtypit qeveritar Rreth një vit më parë presidenti shqiptar ftoi në takim drejtuesit e shtypit të Tiranës dhe u kërkoi atyre që të ishin më të kujdesshëm në pasqyrimin e ngjarjeve që kishin lidhje me krizën e Kosovës, pasi sipas tij, çdo tepri informative mund të përdorej nga propaganda serbe. (Vijon në faqen 5)

Ftesa për Rugovën s’është e sinqertë

Nënkryetari i PD-së, Genc Pollo komenton qëndrimet e fundit të zotit Thaçi Pollo: “Fjalori i Thaçit ishte konfliktual, çka nuk i shërben aspak frymës së bashkëpunimit të faktorëve politikë dhe ushtarakë të Kosovës, të iniciuar nga Presidenti Rugova” NE FAQEN 3

Ruçi: Majko do të votëbesohet

Klani i Nanos provokon afrimin e Kongresit të PS-së Ndryshimi radikal i përbërjes së kryesisë mund të sjellë një situatë që e bën të domosdoshme thirrjen e kongresit të Partisë Socialiste NE FAQEN 3

SHBA i hapin dosjen Millosheviçit

Departamenti Amerikan i Shtetit fillon procesin e zbardhjes Ne - si popull, si komb, si botë - nuk mund të lejojmë që këto dhunime indinjuse të të drejtave të njeriut të vazhdojnë siç kanë filluar. Kjo është arsyeja pse NATO-ja vazhdon të luftojë në mbrojtje të viktimave të spastrimit etnik nga Beogradi NE FAQET 6 - 7

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 252 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi gjithë botën shqiptare. Qeveritarë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

430 të strehuar në gjendje të rënduar

Bashkia e Elbasanit jep alarmin për rrezikun e epidemive në kampingje NE FAQEN 9

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kon-tribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.