24/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 maj 1999

Po dështon përçarësit

Gjithë propaganda shtetërore, vendimet e Parlamentit me gjithë rezolutën e tij nuk kanë prekur fare besimin e të ardhurve nga Kosova tek Presidenti i tyre, Ibrahim Rugova. Ndërsa një varg sondazhesh në kampingje të ndryshëm e llogaritën Rugovën si njeriun numër një për ta, këto ditë të ardhurit nuk hezituan që gjatë vizitave të kryeministrit Hashim Thaçi në kampingje, ta prisnin atë me thirrjet “Rugova, Rugova”. Mungesat e tyre në Kosovë, e majta e Prishtinës bë i kompenson me qeverinë shqiptare dhe mbështetjen përçarëse që po marrin veçanërisht nga presidenti Rexhep Meidani dhe kryetari i parlamentit, Skënder Gjinushi. Por një kompensim i tillë është sadopak funksional në Tiranë, por kurrsesi ai nuk funksionon tek banorët e rinj dhe të përkohshëm të Shqipërisë e aq më pak mund të funksionojë pas disa muajsh në Kosovë. Historia e lidhjeve të Prishtinës me Tiranën ka qenë histori e bashkëpunimit të nacionalistëve dhe nuk ka qenë një dikur kulisash për të ruajtur pushtetin, andej ose këndej. Ajo nuk ka qenë pazar dhe as tentativë provokacionesh ideologjike. Kush ka punuar për Kosovën, ka qenë i mirëpritur në kohëshien e shqiptarëve të Kosovës, ashtu si nuk janë harruar eksperiencat e këqija si me komunistët dje, ashtu edhe me ish-komunistët sot. Pikërisht këtij standardi të popullit të Kosovës nuk janë në gjendje ta ndryshojnë as aleatët e ndërtuar prej Tiranës dhe të veshur me pushtet fiktiv në Kosovë, nëpërmjet rezolutave të miratuara nga deputetët socialistë. Gjithësesi këmbëngulja e njerëzve të dëbuar e që jetojnë në kampingje për ta ruajtur dhe të ruajtur dhe respektuar institucionet për të cilat kanë sakrifikuar, është një këshillë e mirë si për Thaçin që sapo ka ardhur në politikë, edhe për Qosjen, i cili manipulon me Kosovën e zbrazët, apo për të tjerë rreth e rrotull tyre. Nëse Thaçi duke qenë në krye të UÇK-së përfaqëson njerëzit që kanë vënë jetën e tyre në themel të lirisë së Kosovës, do të ishte tepër periferike të kërkonte konsolidimin e pushtetit të tij nga ata që erdhën në krye të Shqipërisë me trumbimin serb, ihtarë të parë të të cilit ishin Meidani dhe Gjinoshi. Është tepër sinjifikative dhe po aq fisnik për qëndruesën e shqiptarëve të Kosovës fakti se njerëzit në front janë të bashkuar, kanë shkrirë potencialet e tyre si ata në ndikimin e Rugovës, si ata në ndikimin e Thaçit, apo ndonjë partie politike në diasporë. Sakrifica e tyre bie erë barut dhe jo erë uiski. Ata qëndrojnë atje krejt të pangarkuar politikisht dhe bëjnë një nga detyrat më të larta që mund të bëhen për atdheun. Natyrisht që edhe politikë do të bëhet, por ajo nuk mund të mbijetojë e ndërtuar mbi faktorë jashte Kosovës, duke suspenduar faktorët në Kosovë dhe thirrjet e njerëzve në kampingje, kur shkon atje Rexhep Qosja. Rruga për të fshirë institucionet e të gjithëve duke ndërtuar institucione për veten siç ndodh në rastin e qeverisë së përkohshme dhe të pjeshme, duhet të mbetet në historinë e Tiranës, por jo në historinë e Prishtinës. Njerëzit nuk janë në luftën që as më mos kenë mundësi të krijojnë. Pjesa më e madhe e Kosovës kanë institucione siç janë TV shtetëror dhe satelitor, me shumë se dhjetëra deputetë të Gjynishit. Ata kanë ditur të zgjedhin nën pushtues edhe më 1991, edhe më 1998. Një ditë të qetë dhe paqë në Kosovë, merren me mend se reflektimi i tyre për fatin që kërkojnë do të jetë shumë më i kthjellët.

Hashim, puno me Rugovën!

Të ardhurit nga Kosova në Kukës kërkojnë bashkimin e faktorëve politikë dhe ushtarakë NË FAQEN 3

Xhuveli, kupola e mafies së tenderave

Ministri i Bujqësisë bllokon ndihmat e FAO-s Xhuveli, kupola e mafies së tenderave Akandi i fituar nga dy tregtarë të AFADA-s nuk i le shteg ministrit për korrupsion NË FAQEN 5

Qeveria e Kosovës, mbi bazën e negociatave dhe konsensusit

Berisha: Faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës mund të mblidhen pa ndërmjetësim Thaci shprehu falenderimin e tij për rolin që ka luajtur Berisha dhe Partia Demokratike si në pushtet edhe në opozitë për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, për mbështetjen e plotë që i ka dhënë në fillim UÇK-së. Ai përcaktoi rolin e PD-së në këtë drejtim si shumë të rëndësishëm në zgjidhimin kombëtar. NE FAQEN 3

NATO nuk duhet të ndryshojë kursin

Përfaqësuesi i Zyrës së Kosovës në Londër Isa Zyberi takohet me Solanën NE FAQEN 2

Serbët djegin katër shtëpi në Vlah an

Pas dy ditë përleshjesh, kanë filluar përsëri sulmet e ushtrisë serbe në zonën kufitare të rrethit të Hasit Pas dy ditë përleshjesh, kanë filluar të Hasit Të dielën rreth orës 19.00, ka patur bombardime të artilerisë serbe deri në lagjen Muhader të fshatit Vlah an, ku kanë rënë 6 predha dhe janë djegur dy shtëpi. Bombardimet janë përsëritur edhe në orën 20.00 dhe përsëri ka patur dëmtime në dy shtëpi të këtij fshati NE FAQEN 4

“Asllan Rusi” streha e pistë e 700 kosovarëve

Kampingjet janë mbushur plot Janë rreth 700 kosovarë që vazhdojnë të qëndrojnë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në pritje të caktimit të kampit ku do të strehohen edhe pse shumë prej tyre mendojnë se janë të harruar nga autoritetet që merren me problemin e tyre. Janë rreth 700 kosovarë që vazhdojnë të qëndrojnë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në pritje të caktimit të kampit ku do të strehohen edhe pse shumë prej tyre mendojnë se janë të harruar nga autoritetet që merren me problemin e tyre NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 254 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasqetuesuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Majko të mbyllë burgjet politike

Institucionet ndërkombëtare të shqetësuara për mbajtjen në burg politik të Ekrem Spahiše NE FAQEN 2

Dedaj: Kosova nuk mund të jetojë më në Jugosllavi

Takime të ngjeshura të Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, në Danimarkë NE FAQEN 2

Fatos Lubonja merr në mbrojtje pushtimin serb të Kosovës

Një tjetër ideolog i qeverisë së Tiranës përhap pikëpamjet sllave në opinionin ndërkombëtar Nga Rexhep HOTI NE FAQEN 7

Zoran Vukotiq, krimineli i Burgut të Mitrovicës

Serbët vazhdojnë të mbajnë në burg dhe të torturojnë mbi 3 mijë shqiptarë. Dëshmi të tmerrshme të ish-të burgosurve në Mitrovicë Pjesa më e madhe prej tyre janë arrestuar kur ishin në kolonat e refugjatëve që ishin drejtuar drejt Shqipërisë. Ata nuk dinë më asgjë për gratë dhe fëmijët e tyre. NE FAQEN 7

Shqiptarët nga Kosova kërkojnë të afërmit dhe familjarët e tyre

NE FAQEN 8

Një i sapoardhur nga kampet e përqendrimit në Kosovë, qan pasi kalon pikën kufitare të Morinit

Presidenti Meidani terrorizon gjyqtarët

60 gjykatësit që nuk përfillën testimin do të thirren në Byronë Politike të KLD-së NË FAQEN 4

Bandat rikthehen në kryeqytet

Vritet 34 vjeçari në mes të Tiranës, plagoset një tjetër NË FAQEN 4

Skafistët hedhin nga anija gratë dhe fëmijët

Policia italiane ndalon qindra klandestinë në brigjet juglindore të Italisë NË FAQEN 4

Serbët djegin katër

Pas dy ditë ndërprerjesh, kanë rifilluar përsëri sulmet e ushtrisë serbe në zonën kufitare të rrethit të Hasit

“Asllan Rusi”

Kampin gjent janë mbushur plot

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e droguar të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.